BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Rritja e cilësisë së auditimeve, arritje dhe sfidë e vazhdueshme

Rritja e cilësisë së auditimeve, arritje dhe sfidë e

Në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)”, cilësohet se: “Kontrolli i Lartë i Shtetit, nëpërmjet auditimeve, synon përdorimin me efektivitet, eficencë dhe ekonomicitet të fondeve publike, pronës publike dhe asaj shtetërore, zhvillimin e një sistemi të përshtatshëm të menaxhimit financiar, kryerjen si duhet të aktiviteteve administrative, si dhe informimin e autoriteteve publike dhe publikut, nëpërmjet publikimit të raporteve të tij”.

Realizimi i auditimeve cilësore, të pakontestueshme, të bazuar në standardet e auditimit, është e vetmja rrugë për të rritur besueshmërinë tek autoritet publike, grupet e interesit dhe publiku. Pikërisht, në shërbim të këtij qëllimi, KLSH-ja në Strategjinë 2018-2022, miratuar me Urdhrin e Kryetarit të KLSH-së nr. 228, datë 31.12.2017 ka vendosur si prioritet të saj, përmirësimin e cilësisë dhe përfitimin nga auditimet e KLSH-së. Për të siguruar auditime sa më cilësore, si një vlerë të shtuar në shërbimin ndaj qytetarit, nuk mjafton vetëm vendosja si prioritet në dokumentin strategjik të KLSH-së, por materializimi i saj në punën e përditshme të çdo audituesi të KLSH-së, e theksuar kjo edhe në Deklaratën e Abu Dhabi 17 dhjetor 2016: “Është detyrë e SAI-t, të kryejë auditime të cilësisë së lartë dhe t’u japin qytetarëve raporte që mbështesin transparencën, përgjegjshmërinë e mirë dhe besimin në qeverisje”. Në përpjekje të vazhdueshme për të realizuar këtë objektiv strategjik, KLSH ka përcaktuar detyrat e saj në Objektivin 1.7, të plan-veprimit për zbatimin e Strategjisë 2018-2022, ku ka përcaktuar dhe përmbushur detyrat e përcaktuara e konkretisht:

- Miratimin e Manualit/Metodikës së Kontrollit dhe Sigurimit të Cilësisë dhe zbatimi i tij;

- Trajnimin e stafit mbi sistemin e kontrollit dhe sigurimin e cilësisë;

- Kryerjen e sigurimit të cilësisë;

- Forcimin e strukturave të cilësisë;

KLSH, për realizimin e raporteve sa më cilësore, përveç mbikëqyrjes dhe monitorimit të sigurimit të cilësisë gjatë procesit auditues (në të nxehtë), një vend të rëndësishëm i ka dhënë edhe vlerësimit të raporteve të auditimit në fund të periudhave ushtrimore. Me urdhër të kryetarit të KLSH-së, në fund të çdo viti, kryhet vlerësimi i cilësisë për 30% të raporteve të auditimit të evaduara (në të ftohtë), nga çdo departament auditimi. Në fund të këtij procesi Drejtoria e Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë del me një raport përmbledhës, ku gjetjet dhe konkluzionet diskutohen me çdo departament auditimi, me qëllim identifikimin e mangësive dhe marrjen e masave për përmirësimin e tyre. KLSH-ja, duke qenë e vetëdijshme se procesi i sigurimit të auditimeve cilësore, si një proces në vazhdimësi, kërkon përgatitje dhe integritet të lartë profesional të audituesve dhe gjithë hallkave të sigurimit të cilësisë, krahas trajnimeve të stafit, ka vënë në dispozicion të trupës audituese, një numër të konsiderueshëm botimesh (nga kolana me mbi 100 botime të KLSH-së) në lidhje me standardet e auditimit, duke filluar nga Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (INTOSAI); udhëzuesit dhe manualet e auditimeve të performancës, përputhshmërisë dhe auditimit financiar; Standardet ndërkombëtare mbi auditimin e borxhit publik; Udhëzues për auditimin e mjedisit; Manualin e auditimit të teknologjisë së

informacionit, Kodin e Etikës ISAI 30, ku një vend të rëndësishëm zënë standardet në lidhje me sigurimin e cilësisë, ISAI 40, si dhe së fundmi Udhëzuesi menaxhimit të cilësisë. KLSH, në themel të sigurimit të cilësisë ka ISSAI 40 “Kontrolli i cilësisë së SAI-ve”, Kornizën e sistemit të kontrollit të cilësisë, me 6 (gjashtë) elementët përbërës të saj (Përgjegjësitë e Leadership-it për cilësi brenda SAI-t; Kërkesa etike të rëndësishme; Pranimi dhe kompetenca; Burimet njerëzore; Performanca e auditimeve dhe detyra të tjera dhe Monitorimi). ISSAI 40, si standardi bazë për cilësinë në auditim, është referencë për çdo manual auditimi. Në manualet e auditimit të përputhshmërisë, financiar dhe performancës, ka kapituj të veçantë dedikuar sigurimit të cilësisë, si një prej prioriteteve por dhe sfidës së vazhdueshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por a mjafton kjo, natyrisht që jo. Nga përvoja në Drejtorinë e Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë, dua të theksoj se sigurimi i cilësisë së auditimit përfshin një zinxhir procesesh dhe strukturash, gjë e cila kërkon bashkëpunim, bashkërendim, sinergjizim të energjive me qëllim arritjen e qëllimit kryesor “Raport auditimi sa më cilësor”.

Sigurimi i cilësisë së duhur në auditim, kërkon së pari njohjen dhe zbatimin në praktikë të standardeve të auditimit nga çdo auditues dhe zbatimit të tyre gjatë gjithë procesit auditues. Procesi i sigurimit të cilësisë në auditim fillon që në planifikim; në njohjen e subjektit; përcaktimin e risqeve; përcaktimin e drejtimeve të auditimit; punën në terren; përdorimin e teknikave dhe metodave të auditimit; sigurimin e një evidence të saktë, të plotë, të mjaftueshme të auditimit, me qëllim mbështetjen e konkluzioneve dhe opinioneve; ballafaqimin e rezultateve me palën e audituar; hartimin e raporteve në mënyrë të qartë, koncize, të plotë, transparente, të kuptueshëm me qëllim që t’i shërbejë të gjithë palëve; etj. punën mbikëqyrëse, monitoruese dhe vlerësuese të strukturave të sigurimit të cilësisë duke filluar nga përgjegjësit e grupeve, kryeaudituesit, Drejtorët e Departamenteve, Drejtoria e Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë, Drejtorët e Përgjithshëm e deri tek Kryetari i KLSH-së, si organi vendimmarrës në KLSH. Pa plotësuar barazimin (Cilësia në auditim = Pavarësi +Integritet + dije + profesionalizëm + transparencë + sinergjizim energjish midis çdo hallke të përfshirë në procesin auditues, nga planifikimi deri në raportim), nuk do të kemi pritshmëritë e duhura. Kontrolli i Lartë i Shtetit, i angazhuar të funksionojë si institucion modern i auditimi, ka ndërtuar dhe punon në vazhdimësi për zbatimin e një sistemi efektiv të kontrollit të cilësisë dhe përmirësimin e tij, pasi gjenerimi i raporteve cilësore të auditimit nga ana e KLSH-së, përpos një vlerë e shtuar, është detyrë thelbësore në përmbushje të misionit auditues të KLSH, si ofrues i sigurisë së pavarur dhe objektive mbi shkallën e përgjegjshmërisë dhe transparencës së qeverisë në përdorimin e parasë publike.