Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Opinion / Editorial

Rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore në fushën e prokurimeve publike

Rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore në fushën e

KLSH, si institucioni i pavarur më i lartë shtetëror i auditimit të jashtëm, me detyrimin që i ngarkon ligji 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” kryen auditimin e përdorimit, administrimit dhe mbrojtjes së fondeve publike në përputhje me Kushtetutën, ligjet, legjislacionin dytësor, manualin e auditimit të prokurimit publik, standardet ndërkombëtare të auditimit të INTOSAI-it. Në veçanti, gjatë auditimeve KLSH-ja, i kushton vëmendje sigurisë së integritetit të institucioneve publike në nivel qendror/vendor, të transparencës së procesit të prokurimit, të menaxhimit të riskut, të gjitha këto në funksion të parandalimit të mashtrimit dhe korrupsionit, si detyrim ndaj taksapaguesve shqiptarë.

 Në ditët e sotme integriteti i zyrtarëve dhe i punonjësve civilë si dhe veprimet e tyre janë në fokus, në rritje të vëmendjes publike. Skandalet e shumta që lidhen me korrupsionin, rritjen e kostove, paligjshmërinë ose mungesën e profesionalizmit, nxjerr në pah rëndësinë e kësaj çështje në vendin tonë. Nga kryerja e procesit të auditimit, është konstatuar se, shumë autoritete kontraktore (institucione) në nivel qendror dhe vendor, kanë mungesa të theksuara të personelit me burime njerëzore, të cilët kryejnë detyra në procedurat e prokurimit, ndaj forcimi i kapaciteteve administrative të autoriteteve kontraktore, të cilët zhvillojnë procedura prokurimi, mbetet një nevojë e vazhdueshme. Kështu, reforma dhe modernizimi i administratës shtetërore nga ana e qeverisë shqiptare, është në fazën e implementimit, e cila duhet të synojë në zhvillimin, forcimin e strukturave me integritetit në shërbimin civil. Integriteti si komponent i etikës rezulton të jetë një pjesë e kërkuar e qeverisjes publike dhe e performancës së institucioneve shtetërore dhe në rrethana të tilla, është një element i rëndësishëm i audituesve të KLSH-së, përgjatë auditimeve të përputhshmërisë, financiar, performancës, të IT-së, etj. Kontrolli i Lartë i Shtetit është një gur themeli, për të përmirësuar mirëqeverisjen e sektorit publik, duke siguruar objektivitet dhe paanshmëri, gjatë kryerjes së auditimit, në bazë të vlerësimeve dhe opinioneve, nëse burimet publike menaxhohen me përgjegjësi dhe efektivitet nga institucionet shtetërore. Duke i bërë një analizë të hollësishme “vendeve vakante” nga institucionet vazhdimisht justifikohen me argumentimin e dështimit të procedurave të rekrutimit nga Departamenti i Administratës Publike (DAP) si dhe ndonëse qeveria shqiptare ka miratuar VKM-në, nr.395 datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike” i ndryshuar me VKM nr.277 datë 16.05.2018 dhe me VKM nr.16 datë “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2019, në njësitë e qeverisjes qendrore” përsëri, strukturat e prokurimeve publike kanë ende vende bosh si dhe burimet njerëzore të cilët janë pjesë e strukturave të prokurimeve, në shumicën e institucioneve, kanë mangësi në profesionalizëm dhe integritet. Kështu, janë evidentuar shkelje dhe mangësi që kanë shmangur konkurrimin e ndershëm, duke devijuar nga ligji “Për prokurimin publik”, qëllimi i të cilit është të sigurojë trajtim të barabartë dhe jo diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit. Gjatë auditimeve, janë konstatuar raste që strukturat “lodhen” për të gjetur mënyrën “ligjore” për të favorizuar operatorin ekonomik të njohur. Tashmë, nuk janë vetëm skualifikimet e padrejta, por një rëndësi të madhe zë pjesa e hartimit të dokumenteve të tenderit dhe konkretisht hartimi i kërkesave të veçanta për kualifikim dhe specifikimet teknike, që në të shumtën e rasteve hartohen dhe miratohen, për të mundësuar shpalljen e fituesit të paracaktuar, duke kërkuar dokumentacion, i cili duket sikur janë hartuar nga vetë operatorët ekonomikë të privilegjuar. Kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe gabimet e konstatuara, kanë sjellë plotë raste keqpërdorimin e fondeve publike pa ekonomicitet, efektivitet dhe efecientë, të cilët rëndojnë Buxhetin e Shtetit. Më së shumtin e rasteve, autoritet kontraktore justifikohen se burimet njerëzore, nuk janë të përditësuara me bazën ligjore dhe nënligjore, duke nxjerr në pah profesionalizëm dhe integritet të dobët në realizimin e detyrës shtetërore. Me anë të auditimeve KLSH synon të nxisë, institucionet e sektorit publik të kryejnë proceset e punëve, jo vetëm me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri, por duke synuar që të rritet vëmendja në procesin e rekrutimit të personelit. Kështu, KLSH duke vlerësuar komponentin e integritetit në institucionet publike i shtrin më tej detyrat e funksionimit të tij duke parandaluar shpërdorimin e fondeve publike, uljen e kostove në realizimin e detyrave dhe duke orientuar subjektet që të vendosin individët e duhur me aftësitë që kanë në detyrat (funksionet) që i përshtaten, të vlerësojë nëse individi e ka të nevojshme trajnimin me qëllim rritjen e aftësive për realizimin e objektivave. Nga ana tjetër, struktura përgjegjëse, veçanërisht Agjencia e Prokurimit Publik (APP), duhet të bashkëpunojnë për të marrë masa për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga KLSH (kjo, për hir të së vërtetës është përmirësuar dukshëm nga APP dy vitet e fundit), dhe më konkretisht, APP në mënyrë të përhershme, duhet të sigurojë dhe asistojë, në trajnime të vazhdueshme me punonjësit e angazhuar në procesin e prokurimit si dhe të vlerësohen mundësitë për hapa të mëtejshëm drejt certifikimit apo profesionalizimit në të ardhmen të këtyre punonjësve, proces i cili do të kërkojë edhe bashkëpunimin me institucione të tjera publike, duke përmirësuar aktet ligjore dhe nënligjore të prokurimit.

*Audituese në KLSH