BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Rroftë e qoftë revolucioni, këtë herë do më shikoni!

Rroftë e qoftë revolucioni, këtë herë do më

Sa herë Berisha kërkon të arrijë ndonjë nga objektivat e ngecura në rrugëtimin e të bërit opozitë, i hedh sytë nga revolucioni, bën thirrje që shqiptarët të ngrihen e t’i bashkohen kauzës së tij për fitore kundër qeverisë së krimit, siç e cilëson ai mazhorancën aktuale. Thirrjet për revolucion, janë periodike, ciklike, pothuaj të vazhdueshme, të përditshme dhe pa u shuar jehona e një thirrje bëhet tjetra e radhës. Kaq shumë revolucione nuk ka parë, jo vetëm Shqipëria, por tërë bota mbarë. Është kjo arsyeja që deklaratave për revolucion u ka humbur kuptimi dhe kanë mbetur zë në boshllëk e janë tretur në panairin e kotësive. Këto thirrje pafund për revolucion, janë bërë të shpeshta, si frymëmarrja dhe nuk kanë fund. Të parët që nuk i besojnë revolucionit, janë liderët që i ftojnë qytetarët për t’u ngritur dhe përmbysur këta që janë në pushtet për të sjellë në krye këta të tjerët që janë në pritje dhe u duket padrejtësi historike që janë ende në opozitë në një kohë kur për merita të veçanta, që i kuptojnë veç ata, u takon pushteti i përjetshëm për vet kualitetin që përfaqësojnë dhe atë që kanë bërë për Shqipërinë. Liderët e revolucioneve i besojnë profecisë, se kanë zbritur mbi këtë tokë, si engjëjt e pagabueshëm, mbrojtësit e drejtësisë, si kampion të ndershmërisë. Shkurt si Mesia mbi tokë. Nuk kanë të kaluar. Nuk u kanë ngjitur duart në asgjë. As kanë vjedhur, as kanë bërë korrupsion. As kanë qenë ndonjëherë në pushtet. Në këtë mënyrë janë plotësisht me të drejtën e zotit që të kërkojnë me çdo çmim pushtetin. Të jenë në krye. E meritojnë. Dhe këtë e di i gjithë populli. Vetëm ata që nuk duan opozitën dhe lidershipin e saj ngurojnë. Thirrjet për revolucion sa herë Berisha gjendet para një pamundësie për të fituar një betejë, siç është ajo e vulës dhe logos përmes gjykatës, këto ditë apo fitorja mbi grupin parlamentar të kryesuar nga Ali Basha, siç e etiketon Berisha, grupin parlamentar që ende nuk i është nënshtruar “Rithemelimit”. Pikërisht për dështimin e dy objektivave themelore nga të cilat varet e ardhmja e “Rithemelimit”, u bë thirrja e radhës për shqiptarët të ngrihen në këmbë për të përmbysur regjimin, sikur të ishim në vitin 1990 dhe jo një vend me më shumë se tri dekada demokraci dhe instalim të pluralizmit politik dhe të demokracisë dhe lirive themelore të njeriut. Mentaliteti i vitit 2023 tek Berisha dhe mbështetësit e tij, duket se ka ngecur në fund të vitit 1990 dhe nuk ka lëvizur asnjë centimetër përpara. Ky mentalitet nuk është tek qytetarët, po tek ish pushtetarët dhe në radhë të parë te lidershipi i pjesës së PD –së, drejtuar nga Berisha. Deklaratës për revolucion në realitet nuk i beson as vetë autori i kësaj thirrje. Berisha e di shumë mirë se zëri i tij është mekur dhe nuk mund të ketë as fuqinë, aq më pak besueshmërinë e viteve të shkuara. Secili prej qytetarëve të këtij vendi e di shumë mirë se revolucioni për të cilin bëhet thirrja nuk i shërben qytetarëve, po atyre që kërkojnë, si individë, familje, rreth, klan, që kërkon  me çdo kusht pushtet sa më shpejt. Meqenëse nuk e kanë fuqinë dhe as mundësitë për të krijuar epërsi dhe frymë për ndryshim edhe pse propagandojnë se janë në prag të fitores së madhe në 14 maj 2023, siç deklaroi bashkëkualicionisti Ilir Meta që garantoi se Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, janë të fituara pasi ai e ka marrë vet në dorë këtë betejë përsëri, llogaritë nuk dalin. E vetmja rrugë, sipas Berishës mbetet revolucioni mbarë popullor, shkatërrimi i themeleve të këtij regjimi si të ishte dinastia e Carëve këtu tek ne apo diktatura e kaluar,  që të detyrohen këta që sot janë në pushtet të bëjnë mënjanë, të largohen urgjentisht për t’u lënë rrugë të lirë për të shkuar drejt pushtetit, kalorësve të demokracisë, të patrazuarve me pushtetin dhe që sot u duket vetja si të zbritur nga qielli për t’i dalë zot vatanit. Po pse revolucion dhe jo evolucion, apo ecje në rrugët e njohura nga demokracia, duke luftuar në fushëbetejën me vota pasi asgjë në sistemin që jetojmë nuk pranon rrugë ndryshe për të ardhur në pushtet veç votës së popullit? Po të dëgjosh Berishën dhe mbështetësit e tij, deklaratat e betimet, mburrjet dhe premtimet pa fund, thua se i ka të sigurta votat për të fituar bashkitë në gjithë Shqipërinë në 14 maj. Po të dëgjosh kryetarin e PL, Ilir Meta janë në thes të tërë kryeqendrave të Shqipërisë nga jugu në veri. Janë të sigurta. Madje shkohet deri atje sa të deklarohet  se bashkitë janë të fituara qysh tani dhe përpjekjet e pushtetarëve për të penguar uraganin apo trenin e triumfit nuk kanë asnjë fuqi t’i ndalë. Përditë dëgjojmë për një revolucion të ri. Nga revolucionet vijmë drejt revolucioneve shkojmë. Dhe shqiptarët e lodhur nga betejat e politikës teksa dëgjojnë refrenin e përditshëm i bashkohen korit  të doktorit: Rroftë e qoftë revolucioni, këtë herë do më shikoni!