BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit prej 9 muajsh nga SPAK në bashkëpunim me Policinë

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit
x

Opinion / Editorial

Rruga e kombit dhe trau (jo)patriotik

Rruga e kombit dhe trau (jo)patriotik

Rruga Durrës-Morinë, e mbiquajtur Rruga e Kombit, e nisur në vitin 2007 me një studim leverdisshmërie me kosto 600 milionë euro, i kushtoi Buxhetit tonë të Shtetit 1.3 miliardë euro. Kjo rrugë nuk ka asnjë argument dhe sfond politik. Pavarësisht se përdoret politikisht, nga kjo anë dhe nga ana tjetër e kombit. Rruga na ka sjellë përfitime të jashtëzakonshme ekonomike si komb. I ka vlejtur si aks lëvizës si Shqipërisë dhe Kosovës. Por sidomos i ka vlejtur aksit të ri tregtar të realizuar nga tregtarët kosovarë, nëpërmjet Shqipërisë dhe rrugës. Pavarësisht kostos tejet të lartë dhe të rritur më shumë se dyfish nga studimi fillestar i leverdisshmërisë, pavarësisht se rruga nuk pati asnjëherë një projekt tërësor të sajin, vlera ekonomike dhe gjeopolitike e Rrugës së Kombit është e jashtëzakonshme. Është e vetmja në Evropë, që lidh ekonomikisht dy shtete të të njëjtit komb. Që nga nisja e funksionimit të rrugës në maj të vitit 2009, tregtia mes Kosovës dhe Shqipërisë është shtatëfishuar, ndërsa turistët kosovarë që pushojnë në bregdetin e Shqipërisë janë pesëfishuar. Pas ndërtimit të Rrugës së Kombit, interesimi i shqiptarëve të Kosovës për blerjen e apartamenteve në Shqipëri erdhi në rritje. Në 11 vitet 2009-2019, apartamentet e blera nga kosovarët në Durrës, Shkëmbin e Kavajës, Vlorë dhe Sarandë janë njëzetfishuar. Vetëm gjatë një viti, vitit 2011, nga qytetarët e Kosoves u blenë banesa dhe apartamente në Shqipëri në vlerë prej afro 30 milionë eurosh. Një nga zonat më të preferuara nga shqiptarët e Kosovës është Durrësi, nga Shkëmbi i Kavajës dhe duke u shtrirë deri në Golem. Por vlera më e lartë e Rrugës së Kombit për Kosovën është lidhja me Portin e Durrësit. Ndërtimi i tunelit të Kalimashit i reduktoi në mënyrë drastike kostot e transportit të mallrave nga dhe drejt Portit të Durrësit. Në këtë mënyrë, jo vetëm Shqipëria ishte më afër, por ajo lehtësonte edhe aksesin e biznesit nga Kosova drejt tregjeve të tjera. Rruga e Kombit u dha mundësinë sipërmarrësve kosovarë që brenda një kohe të shkurtër të shfrytëzonin një nga portet më të mëdha në Shqipëri. Aksesi më i shpejtë drejt Portit të Durrësit u dha mundësinë kompanive të Kosovës që të mos kishin vetëm një korridor furnizimi përmes Selanikut. Rruga ndihmoi në reduktimin e kostove me rreth 50 për qind, në krahasim me kostot e larta të transportit që tregtarët kosovarë detyroheshin të paguanin nga kalimi i kamionëve të tyre nëpërmjet Greqisë dhe Malit te e Zi. Korridori Durrës-Kukës ka rëndësi të madhe për faktin se transporti i mallrave dhe i pasagjerëve zë peshën kryesore të transportit në total, si brenda vendit ashtu dhe me Kosovën. Mirëpo rruga doli shumë, shumë e shtrenjte. Rreth një e katërta e pagesave vjetore të borxhit publik të sotëm që të gjithë ne si qytetarë në Shqipëri paguajmë nga taksat tona, vjen nga përballimi i kostos së kësaj rruge. Vetëm kosto e mirëmbajtjes së saj i tejkalon të 35 milionë eurot në vit. Kjo është arsyeja që qeveria vendosi ta bëjë rrugë me pagesë(jo për banorët në të dyja anët e rrugës). Kush përdor rrugën dhe shkurton kohën e kalimit nga 5 në dy orë duhet të paguajë 5 euro për autoveturën e vet dhe 23 euro për kamionin. Trau që të bën ta paguash këtë rrugë si këtej dhe andej kufirit me Kosovën ia vlen koston e përfundimit të saj(Rruga e Kombit është ende e papërfunduar në disa segmente të saj dhe kosto totale e përfundimit i kalon të 100 milionë eurot) dhe koston vjetore të mirëmbajtjes. Nëse kjo rrugë nuk mirëmbahet dhe nuk përfundohet, degradimi dhe shkatërrimi gradual i saj është i sigurt. Prandaj dhe mirëmbajtja e saj, gjë që e siguron trau për pagesën e Rrugës së Kombit, është veprim patriotik dhe ekonomik, në interes si të Shqipërisë dhe Kosovës.