BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x

Opinion / Editorial

Rruga e një publicisti drejt letërsisë

Rruga e një publicisti drejt letërsisë

Të shkruash për një libër të sapobotuar, me ngjarje kaq të freskëta, është një ndërmarrje paksa e vështirë sepse ngjarjet, edhe pas botimit të librit, precipitojnë me shpejtësi. Një libër i tillë i shpëton kësaj ngasjeje vetëm në se bëhet letërsi. Panajot Zoto këmbëngul në narativën e vet për të hyrë në qendër të vëmendjes së lexuesit me bindjen se po bën letërsi të vërtetë.Dhe në fakt ia arin këtij qëllimi në librin në fjalë,ku realiteti përthithet prej letërsisë pa i humbur asnjëherë gjurmët e tij. Ngjarjet në roman janë të ditëve tona. Zoto nuk ka pritur derisa ato të precipitojnë por i ka futur njëherësh në laboratorin e tij krijues. Personazhet janë njerëz që i ndeshim përditë në rrugë,në zyrat e administratës shtetërore ku bëjnë të fortin apo në medja,pse jo dhe ndër shtetarë e politikanë të pushtetshëm.Janë një larmi individësh që lëvizin lirshëm në penën e autorit. Gjakftohtësia dhe siguria me të cilën ata veprojnë përcakton vet natyrën e shoqërisë, shpesh në pafuqi për rreagim. Idealet për këta ‘heronj’ kanë rënë dhe ata janë rrëzuar nga piedestalet. Ngjyra është përherë gri, pa perspektivë. Një gjendje që nuk ndryshon veç i zhyt ata në llumin e krimit dhe të korrupsionit. Libri është një sprovë letrare nga më të rrezikshmet sepse suksesin e ndan një fije e hollë prej dështimit. Lexuesi është edhe protagonist në atmosferën që mbizotëron dhe,mund të ç’orjentohet duke ngatëruar letërsinë me realitetin(historinë). Pikërisht për këtë është për t’u vlerësuar guximi artistik i autorit,i cili, jo si moralist por si një misionar ‘sypatrembur’ identifikon të keqen, hyn nëpër labirinthet e saj ku thurren planet e përmbysen perspektiva, duke e larguar edhe më tepër të arthmen. Panajot Zoto, një emër i njohur i publicistikës shqiptare dhe autor i disa librave, ndodhet përball një sfide: E keqia shoqërore duhet mundur tani sepse nesër do të jetë tepër vonë. Publicisti raivizon shkrimtarin e ardhshëm me një përgatitje e vullnet për ta bërë letërsinë më luftarake.Dhe në këtë sens duket sikur na thotë: ‘s’ka më kohë me prit’. Si publicist ai i njeh mirë shtigjet e errëta të këtyre labirintheve,dhe ia ka dalë të shmang rrezikun e përzerjes së bublicistikës me letërsinë e mirfilltë. Personazhet e krijuara prej tij ndërkallen nëpër rrethana e veprime misterioze dhe e bëjnë të vështirë zbulimin e vat natyrës së shoqërisë e cila përballet me pushtetin e frikshëm të krimit, të gjobëvenësve, aventurierëve të pushtetshëm, njerëzve me ‘jaka të bardha’ në drejtësi e politikë, të cilët janë përgjegjës për situata të cilat shpesh krijojnë pasiguri. Panajoti zbulon natyrën e njeriut ‘të fortë’, atë më të ertën, e cila s’ndalet para asgjëje. Ngjarjet që përditë i ndjekim në lajme dhe ekrane televizionesh,gati në një dinamizëm të shfrenuar, tani kemi rastin ti shohim në optikën e letërsisë. Njerëzit dalin nga një skenë për të hyrë si personazhe në një tjetër skenë ku ndryshojnë emrat,vendi e koha e veprimit. Tashmë ata përfaqësojnë një kastë shoqërore të veçantë, grupime interesash që përcaktojnë edhe rrjedhën e ngjarjeve në kohë e hapsirë. Thirrja e shkrimtarit është: ja, ata janë mes nesh.Janë futur në jetët tona, në gjumin dhe ëndrat që duan të na i prishin.Ndërkaq ne e dim se letërsia nuk mund ta ndryshojë realitetin. Ajo na ndihmon për ta njohur atë. Dhe libri ia ka aritur këtij qëllimi. Te romani ‘Të fortët’ shohim dritën që zbulon të vërtetën në realitetin që jetojmë. Por duhet të jemi të qartë e më të drejtpërdrejtë për atë çka kumtojmë: A është libri i Panajot Zotos një risi jo vetëm letrare por në përgjithësi shoqërore? Sa do bjerë ai në dorë të lexuesit dhe sa do të bëhet një libër i përzgjedhur i bibliotekave tona? Këto pyetje, natyrisht, do të marin me kohë përgjigje, por një gjë është e sigurtë. Panajot Zoto na vjen me këtë libër si një befasi ku rrëzohen tabutë dhe na çon në burimin prej nga vjen vet letërsia. Libri tani është në rrugë për te lexuesi, por rruga është e gjatë gjersa ai të mbrijë në zemrën e tij.