BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x

Opinion / Editorial

Shenjtërimi i “shenjtorit të demokracisë”

Shenjtërimi i “shenjtorit të demokracisë”

Shfaqja e ndërtesës së SPAK-ut nëpër ekrane, është kthyer në një ''Mekë''. Pelegrinazhi rreth saj nuk ka të sosur nga gazetarët, në pritje të liderëve të thirrur në hetim. Kjo për faktin e thjeshtë të kamerave, të cilat janë kthyer në përgjues të paftuar të çdo dalje nga dyert. Mikrofonat me zgjatimet që s'ndahen pa i shkëputur ndonjë fjalë të thirrurve në SPAK, qoftë edhe pa dëshirën për të folur, si biznesmeni Bektashi, gjuha e mimikës është treguese më e mirë ç'fshihet brenda saj. Nuk e di pse teksa ndjek të ''thirrurit '', kokat e ngritura në dalje u qëndrojnë nga lart mikrofonave me atë ''gjendjen ekzistenciale'' të tyre, si për të treguar se zgjedhjet kanë qenë në vullnetin e lirë, ndaj dhe nuk largohen nga përgjegjësia për veprimet e tyre. Ata përfaqësojnë si fajin e vet dhe pasojat e veprimit, diçka e ngjashme me Adamin apo Satanin e Miltonit, i cili deklaronte se; është më mirë të mbretërosh në ferr, se sa të shërbeje në qiell. Këta ''Mersonj''( personazh i romanit 'I huaji i Albert Kamysë ) të mbyllur në vetvete marrin përsipër, brenda absurdit të botës të tyre të brendëshme, e cila ekzistencën e saj, e sheh pavarësisht shoqërisë dhe të tjerëve që e rrethojnë nga pas, duke u kthyer kështu në të huaj, si për shoqërinë, por edhe për vetveten e tyre për sa kohë që nuk u binden rregullave apo ligjësive shoqërore. Përjashtim nga aksioma e përgjegjësisë ndaj zgjedhjes me vullnet të lirë, bën vetëm kryetari i rithemelimit, i cili në 32 vjet ka shenjtëruar korrupsionin, duke montuar një sistem kapitalist të ngritur si me frymën e shenjtë dhe po me këtë frymë përpiqet, të bëjë avokatinë, por jo përmes rrugës ligjore, por përsëri përmes zgjedhjes me vullnet të lirë, të zgjedhë ekranet, duke qëndruar mospërfillës ndaj institucionit që ka detyrën, të prezumojë, fajin apo pafajësia, gjatë një procesi gjyqësor.. Çuditërisht të qënurit në ''gjendjen ekzistenciale'', e ka kthyer rithemeluesin në një personazh në çoroditjen e të cilit edhe pse në pamje të parë duket stoik, nga brenda është i kapur nga frika dhe paniku, duke iu fshehur hetimit të SPAK-ut, pas emblemës së absurdit'', i ngjashëm me skenat e procesit gjyqësor të '' Mersoit'' të Albert Kamysë. Kryetari i rithemelimit ia kalon dhe ''Mersosë'' sepse ''Mersoi'' brenda absurdit pranon krimin. Duke mos pranuar fajin apo mëkatin, qëndron brenda gjendjes së tij eksizenciale, si qenie e lirë që me vullnetin e tij, zgjedh të qëndrojë larg shoqërisë, tek e cila sheh mëkatarin më të madh, që e privon nga e drejta për të qenë i lirë të zgjedhë, atë që i kërkon shpirti. Absurdi i rithemeluesit, qëndron mbi çdo absurd, përsa kohë absurdit individual i jep konotacion shoqëror, i cili zgjedh të bëjë takime me elektoratin e Kavajës dhe, nga andej lirisë së mendimit të tij, i jep të drejtën absolute, për ta quajtur kundërshtarin e vet politik, armik, duke ushqyer ndjenjën e hakmarrjes, tek turma e njerëzve dhe nxitur atë për ta kthyer rrotën e historisë, nga mbrapa si një ''Don Kishod'' që kërkon kthimin e 90 - ës, sepse këtë vend e ka mbuluar e keqja sipas tij. E keqja mbi të keqen, është gjendja eksizenciale e lidershipit i cili, në absurdin e lirisë së vet, nuk pyet për SPAK, por sillet ekraneve si një ''shenjtor'' që për hir të vërtetës, i ka dhënë aq ''shenjtërim'' vetes sa tani nuk begenis të shkojë dhe në ''Mekën '' e drejtësisë për të falur mëkatet, duke e kthyer në një gjendje absurdi ligjin, sjell vërdallë oficerët e policisë, me skenat më makabre që shfaqen nëpër shkallë pallati, ku e trokitura e tyre për ta njohur me aktin e gjykatës në lidhje me hetimin,( pengimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje dy të hënat e muajit para oficerit të hetimit për t'u pyetur ), gjen refuzimi i njohjes së vendimit nga familjarët; gruaja, vajza apo djali, biles edhe shkuarja ne selia e PD -së të oficerëve të policisë dhe hasja me të njëjtën skenë refuzimi nga nënkryetari i PD, ngjason me skenat e një teatri absurd. Më keq akoma të shohësh daljen e avokatit mbrojtës Gjokutaj, të shprehet për shkelje afate kohore, të zbardhjes së vendimit të gjykatës, kur gjendje ekzistenciale e individit, kalon çdo kufi të normalitetit ligjor. Kjo ka të bëjë jo thjesht me qenien njeri, por me absurdin brenda institucionit, i cili është në zbatim të ligjit, por e kthen atë në një lojë të rrezikshme, vetëm e vetëm pse rithemeluesi i ka dhënë të drejta të pakufi vetes, duke u përpjekur të fshihet përmes mbrojtjes së procedurave kushtetuese. Që individi është në të drejtën e tij të zgjedhë me vullnetin e tij, lirinë për të qenë i lirë, të veprojë, është një e drejtë e tij, por institucionit të drejtësisë nuk mund t'i lejohet të dalë jashtë procedurave të ligjit kushtetues, se atëhere i bije gjithë sistemi, të kthehet në një absurditet që s'do ta merrte vesh, qeni të zottë. ''Shenjtërimi'' i pafajësisë nga vete rithemeluesi i vënë nën hetim, është absurd mbi absurdin, për më tepër të futësh në lojë një pjesë të elektoratit në sulmet ndaj drejtësisë, duke etiketuar si SKAP. Nuk ka shantazhim më të madh që mund t'i bëjë sistemit, një lidership i kthyer në një ''shenjtor i demokracisë'' përmes mendimit të lirë që nuk njeh as një ligj apo ligjësi e rregull shoqëror.'' Gjendja ekzistenciale'' e tij, e ka kthyer lidershipin e rithemelimit, në një situatë absurdi, të cilën e sheh të xhirojë jo vetëm në parlament, përmes mos bindjes civile, por të tentojë ta shtrijë atë në elektorat, për të sjellë kaos si një zgjedhje individuale në shërbim të mbrojtjes nga hetimet e drejtësisë. E gjitha kjo, sepse absurdi i individit rithemelues duke shfrytëzuar pozitën shoqërore, ditët e parlamentit i ka kthyer në mos bindje civile, duke dalë jashtë kornizës së kushtetuese, në emër të Kushtetutës. Kështu është kur ''shenjtori i demokracisë '' shenjtëron pafajësinë e tij, duke mos iu nënshtruar organit të drejtësisë, për të hetuar për fajësi apo pafajsi, njësoj si bëhet me individët nën hetim. Shenjtërimi i ''shenjtorit të demokracisë'', po e kthen drejtësinë e re, në një precedent që peshqit e mëdhenj mos pyesin, për SPAK-un, kur dihet arsye pse ai është krijuar; të gjykojë të paprekshmit, kur ata janë të korruptuar dhe jo të livadhisin, duke u përpjekur të krijojnë edhe kaos brenda institucioneve apo jashtë në shoqëri, me elementë në ''gjendje ekzistenciale'', ku liria pa kufi në rrugën e pisllëqeve, në shmangie të ligjit, i ka futur në rrugën e korrupsionit e krimit. ''Shenjtori i demokracisë '' kërkon të shenjtërojë ''pafajësinë'' përmes mos bindjes civile në parlament dhe jashtë tij, në emër të mbrojtjes së kushtetutës, kur dihet se Kushtetuta është Bibla, ku falen të gjithë, pa dallim. Jo për peshqit e mëdhenj e nënës e të tjerët e njerkës. Nuk e di pse në këto çaste m'u suall fjala e fundit para ekzekutimit e Mersoit ; Ditën e ekzekutimit tim dëshiroj të ketë sa më shumë shikues dhe ta përcjellin këtë spektakël makabër, me brohoritje urryese.....Eh morr Merso ! Ti vrave arabin, pse të ra dielli në kokë. Para lakut të gjykatës i thirre mendjes dhe vdekjen e përcolle me pendesë. Ndërsa peshqve tanë të mëdhenj që u ka rënë korrupsioni në tru, nuk begenisin as të paraqiten në ''Mekën'' e SPAK -ut, për të dëshmuar. Ikin në drejtime të paditur. Bëjnë linçime për SKAP, si e si të mbajnë peng drejtësinë. Dhe ç'është më e keqja, urrejtja patologjike për kundërshtarin politik nga një histeri individuale, kthehet në histeri deputetësh të cilët në emër të mbrojtjes së demokracisë përmes mosbindjes civile e kanë, kthyer parlamentin në një arenë cirku, ku e vërteta është se aty luhet për fatin një aktori. Atë të kryetarit të rithemelimit. S'kanë faj ! Shenjtërimin e ''shenjtorit të demokracisë'', vjen nga vetë zvarritjet e procedurave të gjykatës, e cila i bie lart e poshtë oficerët e policisë si robotë, duke kërkuar gjurmët, kur rithemeluesi, ditën për diell, ngreh zërin nëpër ekrane e mitingje për mos bindje civile, për të krijuar kaos në gjithë vendin. Shenjtërimi i ''shenjtorit të demokracisë'' është një nga tragjeditë më të mëdha që luhet në kurriz të popullit në emër të demokracisë.