
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Memoriali i vendosur në qendër të qytetit Fushë- Arrës

Shkruar nga Simon Puta 17 Nëntor 2023

Memoriali i vendosur në qendër të qytetit Fushë- Arrës, i cili i kushtohet Qeverisë së Përkohshme Shqiptare të krijuar 27 prill 1911. Ndryshe ajo është quajtur edhe ‘Qeveria e Kimzës’, për shkak të emrit të fshatit ku u kijua. Qeveria e Kimzës ( e quajtur “e Përtashme Shkipeniis) ishte qeveria e parë e organizuar që shpalli zyrtarisht Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Për herë të parë që nga vdekja e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu, një tubim i organizuar i përfaqësuesve nga bajrakët e veriut mori pjesë në krijimin e një qeverie të bashkuar. Ata rridhnin nga vendbanimet Spaç, Fan, Gojan, Orosh, Kushnen, Kthellë, Shkodër, Dibër, Mërtur, Berishë, Shalë, Shosh, Thaç, Toplanë, Theth dhe Nikaj.[2] Kreu i qeverisë së Kimzës, avokati dhe aktivisti arbëresh Terenc Toçi, kërkoi të bënte një kryengritje "revolucionare" nga veriu në jug për "të pasur një frymë të vetme, një flamur, njëkohësi veprimi dhe disiplinë dhe për të bindur botën e qytetëruar të ndërhynte në interesat tona”. Toçi zgjodhi rajonin autokton të Mirditës për të formuar një bërthamë kombëtare “që do të shërbente edhe si shkëndijë për një lëvizje mbarë shqiptare. Qeveria e Kimzës ishte e para qeveri shqiptare që ngriti flamurin kombëtar dhe kërkoi Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Para dy vjetësh, aktivistë kombëtare që nga Arbëreshët e Italisë dhe vendas, u mblodhën dhe bënë të mundur ngritjen e një memoriali përkujtimor në qendër të qytetit të Fushë Arësit. Ditët e fundit, në një mëngjes të zakonshëm, qytetarët e qytetit Verior që jetojnë bashkë me historinë dhe me memorialin e Qeverisë së Kimzës, e gjetën veprën përkujtimore të dëmtuar: goditur me sende të forta dhe lyer i tëri me bojë të zezë. Në këtë qeveri bënin pjesë krerë të nga trevat e Veriut të Shqipërisë, katolikë e myslimane, qëllimi i të cilëve ishte që të krijohej një bërthamë kombëtare e cila do të vinte në lëvizje aksionin për pavarësi në mbarë vendin. Dhunimi i memorialit të Qeverisë sëPërkohshme Shqiptare në Fushë- Arrës kushtuar kësaj ngjarjeje madhore, duket sa e thjeshtë aq edhe thjesht një veprim anti- kombëtar. Kjo nuk nderon asnjë njeri, madje ka shkaktuar edhe shqetësim te banorët e zonës. Po çfarë ndodhi pas kësaj? Çfarë pritej e çfarë ndodhi?, shtrohet pyetja. Pritej që autoritetet shtetërorë dhe përfaqësues të qytetarisë së zonës, të jepnin shpjegime pse ndodhi. A mund të jetë kjo thjsht marrëzi e dikujt, apo është një akt që provokon ndjenjën kombëtare të banorëve të zonës të cilët krenohen me historinë e tyre në shërbim të kombit? Por kjo nuk ndodhi. Madje nuk ndodhi edhe që përfaqësues tëzgjedhur apo edhe zyrtarë të lartë të qeverisjes lokale të deklarohen ‘të papajtueshëm me aktin’, si edhe të shpallin qëndrimin e tyre. Autori i aktit të dhunimit të memorialit historik duhet të zbulohet, sepse kjo është e shëndetshme edhe për qytetarinë e zonës. Dëmtues të tillë të veprave historike, etnografike, kulturore, etj., që dëshmojnë vlerat dhe shpirtin e popullit, sigurisht që ka kudo; por edhe që zbulohen lehtësisht. Zbulohen lehtësisht sepse akti i tyre prek shumë njerëz dhe vetë pjesën e përbashkët të qytetarëve: Respektin dhe dashurinë për atdhetarët e mëdhenj që nuk kursyen asgjë për të mirën e kombit. Po kur këta nuk zbulohen? Atëherë dëmi bëhet edhe më i madh se sa dhuna mbi memorialin e Qeverisë Kimza. Dëmi nis e shtohet duke filluar që nga hamendjet, paragjykimet, prapamendimet dhe keqinformimet. Disa mendojnë se kjo dhunë mbi veprën u krye me qëllim meqë ‘jemi në Fushë Arrës’, dmth në Veri. Disa thonë se ‘Mirditën nuk e lënë të qetë, por e provokojnë’. Dëmi që shkon deri të paragjykimet mbi ndarjet fetare dhe krahinore, e bëjnë edhe më të hidhët ngjarjen. Kjo është arsyeja pse kërkohet të zbulohen autorët e dhunimit të simboleve kombëtare. Jemi një komb që e krijojmë dhe e duam vlerën, prandaj edhe e mbrojmë. Veçanërisht kohët e fundit po dëshmohet se shqiptarët, si në Jug edhe në Veri, po i bashkojnë vlerat e tyre me qytetërimin perëndimor europian; ashtu sikurse edhe aspironte Qeveria Kombëtare e Përkohshme e Kimzës.
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
