BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Rrugëtimi i një femre në radhët e policisë, sfidat dhe pasioni i Dianës

Rrugëtimi i një femre në radhët e policisë, sfidat dhe

Pothuajse gjithmonë kur flitet për femrat në polici, flitet për punën e bukur dhe të vështirë që ato bëjnë. Por përveç atyre që i shohim çdo ditë në rrugë duke u munduar të sigurojnë rendin, qetësinë dhe sigurinë, janë dhe disa të tjera që kanë si detyrë informimin e publikut.

Një ëndërr e fëmijërisë do ishte shtysa që ajo sot, të ishte pikërisht aty, në zyrën e zëdhënëses dhe në radhët e uniformave blu. Flokët e zeza ja nxjerrin më në pah sytë e bukur jeshil, dhe fytyra e saj e buzëqeshur të tregon shumë për çiltërsinë që ajo ka.Diana, do ishte gëzimi i pestë i familjes Deda, të cilët u bekuan me ardhjen e saj në jetë para 29 vitesh. Ajo lindi dhe u rrit në Kukës, ku kreu shkollën dhe ishte shumë e vogël kur shfaqi talentnë pikturë. "Kur mbarova klasën e tetë konkurrova tek Liceu Artistik në Tiranë, por ndodhën disa gjëra që nuk e vazhdova",rrëfen ajo.Pasi përfundoj gjimnazin,ndoqi studimet universitare në Shkodër për Gjeografi, por duke mos e vazhduar si profesion pasi ëndrrat e fëmijërisë nuk e çonin në atë drejtim. "Që e vogël kam dashur gjithmonë t'i futem Policisë, ajo uniformë më tërhiqte shumë dhe doja që një ditë ta mbaja veshur" thotë ajo e qeshur.Shtysa e saj më e madhe ishte babi i saj, pikërisht ai ka qenë personi që e ka çuar në këtë rrugë dhe i ka plotësuar dokumentat. Një rrugëtim plot sfida e priste përpara,por që në asnjëmoment nuk e gjeti të lodhur dhe pa dëshirë për të vazhduar përpara. "Unë as që e dija që babi më kishte plotësuar dokumentet, por një ditë vjen në shtëpi dhe më thotë që do konkurroja për t'u futur në shkollën e Policisë",rrëfen ajo.Diana iu nënshtrua 4 fazave të pranimit dhe e kujton sikur të kishte ndodhur sot, momentin kur mori vesh që ishte fituese. Një lumturi e papërshkrueshme e kishte pushtuar dhe mendimi i parë që i erdhi ishte si do dukej ajo me uniformënqë aq shumë kishte ëndërruar. "Edhe pse e kisha provuar kur isha e vogël uniformëne dajës, fakti që tashmë isha rritur dhe do e kisha timenmë zhyti në mendime të thella. Si do dukesha unë me atë uniformë? A ishte ky momenti kur unë kisha gjithçka që doja ? Por vendosa të ja lë kohës kthimin e përgjigjeve dhe me vrap nxitova të lajmëroja familjen",tregon ajo. Mbështetja e familjes nuk i kishte munguar në asnjë moment dhe nuk do i mungonte as në një moment të tillë. E ëma e saj nuk ishte shumë dakord me atë që vajza e saj kishte zgjedhur,por pa kaluar shumë kohë ajo ndryshoi mendim. "Sot është pikërisht ajo që më thotë të mos heq asnjëherë dorë nga ky profesion",rrëfen Diana duke qeshur.Për 6 muaj qëndrimi në akademi ajo mësoi shumë gjëra, u njoh me shumë njerëz dhe me një disiplinë të rreptë. Pas mbarimit të pjesës teorike do i vinte radha pjesës praktike, ku do shfaqte ato që kishte mësuar, në terren. "Ishte e vështirë pasi isha e vetmja femër dhe nuk ishin mësuar të shihnin një femër me uniformë",tregon Diana për fillimet e saj.Më 15 prill 2015 ajo merr lajmërimin që ishte emëruar Zëdhënëse e Policisë së Qarkut dhe ditën e parë të punës ajo e kujton duke qeshur "Isha si e hutuar, nuk dija çfarë të bëja dhe vetëm rrija aty",ndërsa shton se me ndihmën e eprorëve ajo shumë shpejt ja doli mbanë të mësonte çdo gjë në lidhje më punën e saj. Diana tregon se pavarësisht sa e ngarkuar mund të jetë dita e saj, asnjëherë nuk do e mendojë largimin nga radhët e Policisë. Ta pyesësh nëse je penduar ajo hap sytë gjithë habi dhe pa hezituar të thotë vetëm një gjë:"Jo, aspak. Ka qenëëndërre imja dhe jam shumë e lumtur që e kam realizuar". Ajo e shpreh shumë qartë që nuk do e ndërrojë këtë profesion por edhe nëse do i thoshin të zgjidhte një pozicion pune në Polici, ajo do zgjidhte pikërisht këtë që ka. "Të punosh në Polici do të thotë t'i shërbesh komunitetit, të jesh pranë njerëzve, të parandalosh konfliktet e ngjarjet më të rënda, të bësh aktivitete të ndryshme, me qëllimin e vetëm, sa më pranë komunitetit",rrëfen ajo.Ky nuk është aspak profesion vetëm mashkullor sipas saj, mund të jetë e vështirë për femrat të përshtaten për shkak të mentalitetit por aspak e pamundur. Rritja e numrit të femrave në radhët e uniformaveblu e vërteton më së mirë këtë. Diana ka fort besim që të gjitha femrat munden madje pa dashur të paragjykojë gjininë tjetër, ajo shprehet "Femrat janë më serioze dhe më korrekte në kryerjen e detyrës".Kur niset për në punë ajo tregon një “fenomen”që e ndesh çdo ditë:"Sa herë që vesh uniformën, çdo mëngjes e iki për në punë, ka shumë fëmijë të mrekullueshëmtë cilët më përshëndesin në rrugë dhe shprehin dëshirë përt'u bërë polic në të ardhmen".Diana e pranon se për hir të këtij profesioni ka ndryshuar disa gjëra te vetja "Të jesh punonjëse policie, detyrimisht të ndikon dhe në jetën personale, Duhet të jesh më serioze, që për mua personalisht ka ndikuar, duke qenë se jam dhe natyrë e qeshur, kam ndërruar dhe veshjen po ashtu".Situata është zbutur me futjen e kaq shumë femrave në polici dhe punonjësit e policisë e respektojnë shumë figurën dhe prezencën e tyre. Qytetarët po ashtu e shohin këtë si një ndryshim pozitiv të këtij institucioni.Ajo fitoi që në konkurrimin e parë,por edhe nëse nuk do ishte shpallur atëherë, do e kishte provuar përsëri dhe sipas nuk do e demoralizonte fare ajo pjesë. "Nuk është në natyrën time të demoralizohem, aq më tepër për diçka që e kisha ëndërruar që në vegjëli. Do e provoja përsëri derisa të arrija qëllimin tim",tregonajo dhe me bindje thotë që do ja sugjeronte kujtdo.Ky rrugëtim pothuajse 5 vjeçar i saj, e ka bërë atë të ndihet e plotësuar në çdo aspekt por dhe shumë krenare që ka arritur gjithçka që ka me forcat e saj dhe mbi të gjitha që nuk i lejoj ëndrrat e saj të mbeteshin vetëm të tilla. Sot ajo e jeton atë ëndërr dhe merr gjithçka që mundet prej saj. Diana mban gradën Inspektore, por duke pasur të drejtën e konkurrimit për rritje grade viti tjetër mund ta gjejë aty ku ajo e nisi këtë rrugëtim, në Akademinë e Sigurisë, për gradën Nënkomisar. "Është diçka që po e mendoj dhe me shumë mundësi do e bëj, që të eksploroj më shumë brenda këtij profesioni",përmbyll ajo.

Nga Arnela Avdiaj

 

 

 

Nga Arnela Avdiaj