BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Opinion / Editorial

RTSH, shembulli “par excellence” i trajtimit politikisht korruptivisht të publikes në Shqipëri!

RTSH, shembulli “par excellence” i trajtimit politikisht

Në tridhjetë vitet e atij që padrejtësisht e quajmë tranzicion dhe që në fakt është post diktaturë, ai aset publik nga dikur shtetëror që duket realisht më i shëmtuari dhe më gllabëruesi i fondeve asgjëbërësi dhe shërbëtori i pushteteve me paratë tona është RTSH. Në fakt, është gabim, sepse janë shëndetësia dhe arsimi apo pushtete vendore, por RTSH bie në sy. Ai megjithëse kohët e fundit ka bërë hapa përpara është shërbëtor pushteti, është një harxhues deri në absurd parash, por është kulmi mediokritetit dhe futjes në punë të militantizmit mediatik pa vlera dhe në një sasi impresionante njerëzish që zë më pak se 8% të audiencës në dijeninë time. Në fakt askush në përgjithësi nuk do të shikojë “Tiranën” në krahasim me gjigantët mediatikë privatë që kanë sigurisht shumë më pak njerëz dhe shumë më tepër prodhim, por sidomos më shumë cilësi. Kjo gjë tashmë është e qartë. Për çfarë duhet enti i madh publik ish-shtetëror që ka dhe arkivën e prodhimit të dikurshëm e që ka abuzuar me krijim Tv (bishta të vegjël si kanale) me tendera dhe shtim Tv që nuk kanë në realitet asnjë garë dhe me televizione lokale private. RTSH është gjigant konsumues, por jo gjigant prodhues. Biles nuk është fare gjigand. RTSH u përdor politikisht duke u kthyer në një turp nga Berisha i parë dhe i dytë, u përdor nga Nano dhe tashmë nga Rama megjithë “përmirësimet” e Gëllçit (në fakt ka bërë ndryshime që vlejnë) që në fund ka akuza për ngritje tenderash 700.000 euro për një aneks TV në RTSH që quhet Agro. Nuk prodhon asgjë po asgjë fare. Për përballje në treg them. Gjithsesi tashmë po kontrollohen shumë tendera, por RTSH nuk është prodhim i Gëllçit dhe ai është fundi që nuk mban më. Gëllçi është fajtori që po paguan (padrejtësisht) për politikën korruptive dhe aspak pluraliste në RTSH nga politika shqiptare. Po nga PD dhe PS dhe bordet e tyre të korruptuara. Burgu i drejtorit të fundit të RTSH është padrejtësia e drejtësisë së vonuar për gjigantin mediatik si gropa më e madhe korruptive me taksapaguesit shqiptarë, të cilët asnjëherë këto 30 vite nuk kanë marrë shërbim nga ky medium i stërmadh publik. RTSH është shembulli që tregon se si sillet shteti shqiptar politikisht dhe korruptivisht me pronën publike. Si sillet me publiken në arsim, në shëndetësi dhe pushtete vendore. Si prishen paratë e qytetarëve dhe përfitojnë të korruptuarit e pushteteve. Por… RTSH duket sepse është media dhe që asnjëherë politika shqiptare nuk do ta rregullojë as me bordet politike që ndërton dhe as me dëshirat e partive që sundojnë. RTSH me këtë klasë politike, duhet privatizuar, duke ruajtur arkivën dhe prodhimin e dikurshëm të saj të mos shpërdorohet dhe siguruar atë pjesë profesionistësh të mbetur (janë pak), por sigurisht ky është diskurs tjetër. Ai as edukon dhe as përfaqëson publikun, sepse përfaqëson partinë që ka pushtetin (me radhë) duke përfituar paratë tona që të ngopen kodoshët e partisë në pushtet. Por akoma më keq se sa RTSH janë arsimi dhe shëndetësia. Publikja në këto dy sisteme është politike korruptive. Drejtorët dhe drejtorevicat janë politikë korruptive të paaftësh dhe shpesh herë delirantë pushteti. Po po mitomanë pushteti dhe vesesh politike pa moral. Edhe kur qëllon gabimisht të vijë një profesionist i aftë, e dërmojnë ose e përgojojnë dhe e largojnë. Po po kështu bëjnë konkubinat e pushteteve në arsim dhe shëndetësi. Për të mos thënë pastaj për tenderat super korruptive të tipave me PPP dhe jo, në një vend ku prishet paraja e qytetarëve, pa asnjë problem. Që fryhen të pasurit shpesh herë gangsterë të farmaceutikës dhe shumë të tjerë që dalin dhe që janë akoma pa dalë e janë miq politikë dhe financierë të partisë. Në qoftë se RTSH ka marrë përsipër të indoktrinojë (përpunojë politikisht) politikisht dhe abuzon korruptivisht me paratë tona, arsimi ka marrë përsipër me politikën e anuar, duke përdorur paratë tona të prodhojnë injorantë, drejtoresha partie injorante dhe sherrxhije deri në cënim dinjiteti njerëzor. Kurse shëndetësia ka marrë përsipër të abuzojë me shëndetin dhe pse shumë përpiqen ose mundohen të mos jenë në këtë vorbull idiote abuzimi me pushtetin dhe për në entet publike. Është çmenduri politike që askush nuk do ta marrë seriozisht. Biles nuk e merr seriozisht dhe një shoqëri që paguan paratë që sistemet publike të abuzojnë me taksapaguesin dhe të pasurojnë partinë liderin dhe gangsterët tenderistë të partisë. Me paratë tona kjo sigurisht. Aq më shumë në pushtetin vendor, që nuk jepet prodhim as shërbim. Kush ka kuptuar se mund të vjedhë 50% të parave dhe të vendosë aty ku duhet 50% është për “fletë lavdërimi” kurse të tjerët janë grabitës me 90% dhe vetëm 10% mbetet për ata që kanë nxjerrë paratë nga xhepat dhe djersa e tyre. Ky është dhe parimi i përdorimit të pronës publike në shtetin më të keq në këtë drejtim në Ballkan. Askush nuk është si ne. As Bosnja që është e fundit në çdo gjë. As Kosova me pak vite shtet dhe as që bëhet fjalë të krahasohemi me sjelljen ndaj publikes me Malin e Zi dhe Maqedoninë. Jemi fundi i Europës dhe është fatkeqësia që na shoqëron prej tre dekadash. Është turp i madh i një shoqërie që paguan dhe vështron se si ja shpërdorojnë taksat dhe paratë që ka nxjerrë për të marrë shërbim.