BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ruajtja nga “kurthi” kombëtar e ndërkombëtar i Prokurorit të Përgjithshëm

Ruajtja nga “kurthi” kombëtar e ndërkombëtar i

Duket se në arenë kanë zbritur “Titanët”. Në realitet janë liderët e opozitës shqiptare në mision të mbrojtjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla nga një “kurth” që interpretohet sikur nuk është vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Thua se të gjithë janë bërë në një mendje, të brendshëm e të jashtëm, si të largojnë Kryeprokurorin, t`i bëjnë puç edhe pse i ka mbaruar mandati. Opozita shqiptare është në një betejë legjendare si të “mbrojë” Reformën në Drejtësi dhe të mos lejojë kapjen e saj nga mazhoranca e majtë. Ka ditë që e tërë politika është mbërthyer fort pas lojës së stisur, duke debatuar me zjarr se nuk është kushtetuese ikja e Llallës dhe zëvendësimi i tij me një kryeprokuror të përkohshëm, variant që mbron opozita apo duhet të zgjidhet një Prokuror i Përgjithshëm i përkohshëm që të plotësojë kriteret profesionale e morale, të ketë integritet e të jetë një specialist i njohur e i provuar i fushës nga radhët e prokurorëve më me përvojë, variant që mbron mazhoranca edhe faktori ndërkombëtar. Pikërisht për këto dy qëndrime, përplasjet janë të egra. Opozita e paraqet situatën si të ishte një komplot me pjesëmarrës nga brenda e jashtë që kërkojnë të kapin drejtësinë. Dhe si përherë edhe tani sapo kundërshtohet qëndrimi i opozitës, gjithë të huajt shpallen armiq, të pabesueshëm që sillen si pushtues. Avaz i vjetër, dëgjuar shumë herë. Edhe pse në dukje opozitarët tanë shiten si parimorë, në realitet qëllimi është ruajtja e statuskosë së derisotme në prokurori. Mosprekja e kryeprokurorit të pëlqyeshëm dhe zgjedhur nga opozita e sotme pesë vjet më parë kur ishte në pushtet. Njëra pjesë e politikës, opozita bën luftë me të gjitha armët për të mos iu prekur Llalla dhe ruajtjen me çdo çmim të tij. Për t`ia arritur qëllimit, përpiqet të sjellë argumenta nga më të ndryshmet, ekstra ligjore, duke e lexuar kushtetutën, siç dinë ta lexojnë ata. Qëndrimi i mazhorancës është zgjedhja e një kryeprokurori të përkohshëm që do jetë në detyrë deri sa të zgjidhen organet përkatëse të emërimit për një Prokuror të Përgjithshëm me mandat të plotë, siç është përcaktuar në kushtetutë. Për opozitën, qëndrimi i mazhorancës cilësohet si përpjekje për të kapur drejtësinë. Ndërsa qëndrimin e saj e konsideron ligjor edhe pse këmbëngul për të përjetësuar kryeprokurorin aktual. Dhe pse bie ndesh me ligjin e organizimit të prokurorisë dhe kushtetutën në fuqi, ky qëndrim, prej saj konsiderohet si më i drejti, parimori e korrekt. Mbajtja jashtë ligjit e kryeprokurorit për PD është i drejtë ndërsa zbatimi i kushtetutës i padrejtë. Konsiderohet përpjekje e manovër qeveritare për të zgjedhur njeriun e mazhorancës. Po si qëndron e vërteta, a ka në këto dy qëndrime një ndarje të thellë, përplasje të dy modeleve e dy botëkuptimeve dhe nga anon e drejta dhe kush është qëndrimi ligjor? Prezenca e Bashkimit Europian në Shqipëri ashtu si dhe ambasada amerikane, thotë se: “Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë” parashikon dispozita të qarta trazitore. Ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit. Mandati i Adriatik Llallës si Prokuror i Përgjithshëm ka përfunduar dhe duhet zëvendësuar. EURALIUS dhe OPDAT theksojnë se: Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash. Njëherësh në një zë, ambasadori Donald Lu tha qartë: “Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ne nxisim parlamentin ta zbatojë”. Në këtë gjatësi vale është edhe mazhoranca e cila në komisionin e ligjeve solli argumenta të plota përse zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm është veprimi i duhur dhe pse kjo është në përputhje me Kushtetutën.

Pikërisht ky qëndrim i cili është në unison mes shumicës dhe faktorit ndërkombëtar ka bërë që të hidhet në sulm me anatemime e tërsëllima e gjithë opozita. Tërë arsenali politiko- juridik i opozitës është në një betejë të ashpër si ndaj qëndrimit të brendshëm e atij të jashtëm të cilët janë edhe frymëzuesit dhe garantët e reformës në drejtësi. Ata e dinë shumë mirë se e lexojnë kushtetutën, jo si socialistë, as si PD -istë apo LSI-të, por si specialistë dhe nuk ngatërrojnë dëshirat e mllefet, siç bëhet tek me të vërtetën. Të huajt që sot damkosen nga opozitarët tanë nuk janë as me PS-në as me opozitën. Ata si gjithnjë janë me shqiptarët. Nuk kanë asnjë interes të mbajnë anësi. E gjithë përpjekja e tyre është si t`i japin zgjidhje ngërçit të funksionimit të organit të akuzës, i cili flet dhe vepron në emër të shtetit dhe kurrsesi nuk mund të ketë vakancë apo ndërprerje. Përpjekja për ta paraqitur iniciativën e mazhorancës si tendencë për të kompromentuar organin e prokurorisë si dhe qëndrimet e paprecedenta të frontit të bashkuar opozitar, ngjajnë si dy pika uji me ato që ndodhën në ngjarjet e vitit të kaluar ku ndaj kushtetutës u mbajt qëndrim gati luftarak dhe vetingu u sorollat deri në atë pikë sa vonoi tërë procedurat e zgjedhjes së organeve zgjedhore dhe emërtesave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Fronti opozitar këtë herë është edhe më i salduar dhe më i plotësuar. Zërave për një qëndrim ndryshe nga ai ligjor i është bashkuar edhe ish presidenti, Bujar Nishani. Bile ai godet edhe kompromisin. Është kundër dialogut dhe marrëveshjes. E ka vënë veten në rolin e ruajtësit dhe mbrojtësit të liderit të PD-së se mos bie në grackë. Mos bën ndonjë të pabërë si ajo e 18 majit. Edhe pse pesë vite në krye të piramidës shtetërore që presupozon se është njohës i kushtetutës dhe fakti që gjykohej si garant i unitetit kombëtar, qëndrimi ndaj zgjidhjes së një kryeprokurori të përkohshëm i kundërvihet fuqimisht thirrjes për të gjetur një zgjidhje kompromisi, pozitë-opozitë. Ftesës së kryeministrit ndaj liderit të opozitës për të gjetur një zgjidhje të ligjshme dhe për kompromis, e cila nuk ka pse të vihet në dyshim për sinqeritetin që mbart, e bëri Zotin Nishani të drejtojë një thirrje kontraverse ndaj PD dhe Lulzim Bashës. I merakosur deri në palcë se mos Lulzimi bie në kurthin e kryeministrit, a mos kushedi riaktivizohet kompromisi i shkuar, ai i kërkon Bashës ta lexojë e studjojë me shumë kujdes ftesën “Rama”. Ta mbikqyrë e kontrollojë sikur të ishte bombë me sahat. Ta mendojë se mos është ndonjë kurth që mund ta marrë PD në qafë. Dhe Nishani bën thirrje për më shumë vigjilencë, sikur këtu luhet ndonjë lojë e madhe konspirative dhe jo si të ishte një veprim normal dhe i zakonshëm për demokracinë. Po përse zgjedh këtë gjuhë në vend që të shprehi vullnetin dhe nxisi liderët politikë të kontaktojnë. Të debatojnë e të diskutojnë. Të mblidhen edhe në prani të specialistëve më të mirë të vendit dhe po qe nevoja edhe ekspertëve të huaj që e duan vendin tonë me drejtësi të rinovuar e zbatim të reformës së miratuar? Nga se ka merak Nishani, apo mos vallë nuk do të prishet statuskuoja e sotme dhe mos i preket monumenti Llalla? Përse ngutet për ta anatemuar një ftesë që tek e fundit është për të gjetur një zgjidhje? Do apo nuk do Nishani një zgjidhje të arsyeshme dhe ligjore? Cila është e keqja nëse ulen palët në dialog dhe në tryezën e bisedimeve për të gjetur zgjidhje të mira dhe në interes të popullit tonë e të drejtësisë, e cila është shpresa e gjithë vendit dhe për të cilën ka pritshmëri të jashtëzakonshme prej vitesh? A i shkon ky kostum ish presidentit tonë? Sa i paanshëm është ai në arsyetimin që bën dhe thirrjen e paralajmërimin për kurthe, sikur të ishim në betejën e Vaterlosë së Napoleonit? Sa objektiv është në këtë thirrja për vigjilencë dhe a e ka vërtetë hallin e Kryeprokurorit apo të PD-së? A mos vallë i druhet shpluhurosjes së dosjeve që presin apo janë mbyllur në shkëmbim të ndereve? Sido që të argumentohet kjo thirrje nuk është qëllim mirë. Nuk jemi mes kundërshtarëve armiq që të thërrasim për vigjilencë, po palëve politike të Shqipërisë që i detyron demokracia të bisedojnë, të dialogojnë, të shahen, të zihen, të debatojnë, të flasin, të kërkojnë, të korigjojnë dhe në fund të vendosin për më të mirën. Sa i sinqertë ishte ish presidenti kur këshillonte të takohen e të diskutojnë palët në Shqipëri kur ishte në presidencë? Po kur porositi kosovarët për të dialoguar me serbët? Se kur nuk ka kurajon për të nxitur dialogun mes palëve këtu si mund të kesh besim tek të huajt?! Zoti Nishani edhe merakun se Rama kërkon t`i bëjë karshillëk Europës me Rusinë e Kinën është një nonsens. Është një lojë fjalësh dhe një shkëputje frazash nga konteksti. Rama mund të kritikohet për gjithçka, por jo si politikan antieuropian. Nëse paralajmëron një rrezik real që po ndodh aktualisht edhe në Ballkan, ky nuk është sakrilegj as shmangie nga rruga europiane. Largim nga Europa është atëherë kur nuk dëgjon Europën, por zërat e meloditë që nuk duan të zbatojnë thirrjet e saj.

Po Nishani nuk është i vetmi, bile mund të konsiderohet si i fundit zë kundër propozimit të SHBA dhe Europës për Prokurorin e Përkohshëm. Oert Bylykbashi që është edhe i fushës juridike thotë: “Asnjë memo s`mund të zëvendësojë Kushtetutën”. Dhe vijon- Zgjedhje jo. -Shtyrje e ruajtje e aktualit po! A nuk e kupton vallë kushtetutën Oerti? Ai ka qenë për një kohë të gjatë në komisionin e reformës zgjedhore. Atëherë përse nuk mban linjën logjike e të ligjit po i bashkohet korit opozitar? Me sa duket kështu është më i mirë pazari. Të ruhet Llalla, të mbahet në karrige se ndryshe nuk i ecin planet opozitës. A mos vallë këmbëngulet në ruajtjen e kryeprokurorit aktual se kanë frikën se prokurori i ri do trazojë ujërat dhe do vërë në lëvizje dosje të rënda që presin të arkivuara në siratërt e mbyllur të gjykatave dhe që shumë prej tyre janë të vulosura me vulën: “Kurrë mos u hapshi”. Si gjithnjë Petrit Vasili është në krye të debateve juridike. Monika nga Amerika e ai nga Shqipëria kanë bashkuar fuqitë për të “mbrojtur” drejtësinë. Si mjek, Vasili e di më mirë se të gjithë, ku dhemb plaga. Po si ministër i Drejtësisë, edhe pse ka kontribuar për reformën dhe përsosjen e saj sot në këtë debat mban një qëndrim anti reformë. Anti Rama po, se atë e ka shënjestër për çdo veprim që mund të bëjë. Po tani është me një qëndrim edhe më refraktar. Nuk është vetëm kombëtar por edhe ndërkombëtar kundërshtia e tij. Kanabizohet reforma në drejtësi Dhe goditjet vijojnë: Të huajt, cilët do qofshin nuk mund të sillen si pushtues. Kryetari i grupit kuvendor të LSI-së që presupozohet se është personi më i informuar për reformën në drejtësi dhe mënyrën e zgjedhjes së prokurorit të përkohshëm bën zhurmuesin më të madh. Flet si politikan dhe jo si specialist. Ndaj dhe e ka mprehur shpatën jo vetëm ndaj vendasve, por edhe Europës e SHBA-së, atyre që e di shumë mirë se kanë qenë e janë mbështetësit më të zjarrtë të ecurisë së reformës në drejtësi. Po Vasili e Lulzimi nuk e bën nga padija. Dëshira për të ruajtur Prokurorin e Përgjithshëm i ka vënë në garë, se ai i shërben më mirë politikës së frontit të bashkuar dhe gjithë opozitës mbarë.

Nga Bardhyl BEJKO