BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Opinion / Editorial

Sa do të bashkojnë trupin dhe kokën, prap Minotaurin do të nxjerrin!

Sa do të bashkojnë trupin dhe kokën, prap Minotaurin do të

Nuk ka më keq dhe më dëshpëruese se gjëndja e sotme e pa fat dhe keq përdorur e PD! Është e trishtë. Por tashmë është faji i të gjithëve aty. Sigurisht kryesori është ai që e di PD-në pronë personale të tij dhe si një mbrojtëse nga dështimi i tij ndërkombëtar dhe kombëtar që në fakt është Sali Berisha! Vetëm të jo shumë të kualifikuarit në dijeni, mund të besojnë se Sali Berisha do ti shpëtojë drejtësisë sa do larg qoftë ajo dhe sa do larg tja mbajnë për interesa ndoshta strategjike Sali Berishën dhe ndonjë familjar të tij. Vetëm mitomanët folkorikë mund të besojnë se Sali Berisha është qënia politike që nuk mposhtet kurrë! Vetëm ata, sepse ato që kanë pak dijeni politike e kuptojnë se ai po luan skenarin e tij të fundit për të shpëtuar kokën dhe familjen. Kokën e tij nga përgjegjësia e madhe penale dhe politike. Në çdo vend të botës normale, një njeri që ka shkaktuar Gërdecin do të kishte përfunduar prej kohësh në burg. Por në Shqipëri Sali Berishën nuk do ta fusë në burg drejtësia, sepse e di se i duhet politikës dhe politika sepse e di se nesër i duhet drejtësisë. Me sa duket Berishën nuk e duan në burg as ndërkombëtarët. Ai është një aktor dhe mbajtës skenari më i duhuri sot. Referenca te Berisha është siguri pushteti dhe siguria e pushtetit është parësore dhe për SHBA dhe BE. Tashmë Sali Berisha e ka shëndruar PD në një qënie mitologjike apo Minotauri! Po pra, atë qënie mitologjike me kokë demi dhe trup njeriu! Minotauri është një figurë në mitologjinë greke. Biri i demit të Kretës dhe i Pasifasë, mbretëreshës së Kretës, ai ishte një qenie monstruoze dhe e egër, me trupin e një njeriu dhe kokën e një demi që lindi me urdhër të Poseidonit, perëndisë së detit, i cili synonte të ndëshkojnë mbretin e Kretës, Minos. Athina, e mundur nga Minos, u detyrua të paguante një haraç të tmerrshëm duke i ofruar atij shtatë djem dhe shtatë vajza çdo vit në labirintin e Knossos. Tezeu, biri hero i mbretit athinas Egeus, ofroi të ishte pjesë e të rinjve për të mposhtur Minotaurin. Ariadne, vajza e Minos dhe Pasifae, ra në dashuri me të. Në hyrje të vogël të labirintit, Ariadne i dha Tezeut "fijen" e famshme, një top fije që do ta lejonte të mos humbiste një herë brenda dhe një shpatë për të vrarë Minotaurin. Kur Tezeu doli para Minotaurit, ai u përball me të dhe e vrau me shpatë. Duke u larguar nga labirinti, Tezeu u nis me Ariadnën për në Athinë, duke ngritur vela të bardha në shenjë fitoreje. Po narrativa e legjendës. Por dhe PD kështu është tashmë. PD është e ndarë në kokën veç dhe trupin e saj veç. E nuk e kam fjalën për dy PD që janë që të dyja me faj dhe janë koka e demit! Të dyja në kryesitë e tyre janë “kokë demi”! Pjesa e demokratëve është trupi njeriut! Demokratë poshtë janë njeriu si trup i Minotaurit me kokë demi të egër dhe brenda një labirinti kriminal. Minotauri PD ka njerzore vetëm trupin. Koka e tij është e demit vrasës demokracie! Nuk është se unë kam gjë me bashkimin e kryesive dhe të kokave. Ato koka demi janë të dyja! Kanë qëndruar bashkë, kanë humbur bashkë, ka rrahur njeri tjetrin bashkë, kanë protestuar bashkë, kanë djegur institucionet bashkë, kanë rënë dakort për çdo marrëzi që ju ka shkaktuar humbje po bashkë! Ata si në foltore dhe vultore, çdo gjë në marrëzinë e tyre e kanë bërë bashkë. Nuk kanë kurrfarë ndryshimi efektiv. Ata realisht nuk jetojnë dot – jo bashkë! Duket dhe sot. Duken sikur këto të vulës janë medemek pro amerikanë dhe ato të foltores jo! Në fakt janë dy palët njësoj – anti USA! Po, në bindje. Shumica them, jo të gjithë! Demokratët poshtë jo. Ata vetëm nxiten dhe shtyhen nga Demi plak tashmë. Të gjithë aty kanë një moshë politike. Po të Berishës! Ata janë berishka të vegjël dhe të dukshëm dhe berishka të vegjël, por të fshehur! Koka e Minotaurit janë dy brirët PD e Foltores dhe PD e Vultores. Të vjen keq ti krahësosh kështu, por në fakt, kështu janë. Relisht kështu. Po marrin në qafë demokratëtr poshtë! Po dhe ky është qëllimi i tyre. Ju mungon vetëm Tezeu demokratëve për ti shpëtuar nga kjo fatkeqësi! Njeriu që do të mund të shkojë deri në fund të labirintit ku është Demi me trup njeriu. Praktikisht një aventurë politike e pa mundur sot politikisht dhe moralisht ( jo fizikisht) në PD. Ata dhe sikur të bashkojnë dy brirët e Minotaurit, po ajo qënie mitologjike do të jetë. Sikur të shpallin se po bashkojnë kokën e demit (Sali Berishën) dhe trupin (demokratët) po Minotaur do të mbetet. Asgjë e re dhe asgjë më shumë. E kush është i qartë e di se ku është faji! Po sigurisht, jo ke trupi.