
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për viktima

KAS i dha goditjen e fuqishme pak minuta më parë, reagon 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berisha: Ja kush ka dhënë urdhër

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren Sali Berishës më 22 mars 1992, puçi që bënë me ndihmën e Ramiz Alisë dhe roli sekret i CIA që tronditi politikën

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit. Publikohet DOKUMENTI

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe avokatëve

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm ‘maja e ajsbergut’, Meta-Berisha fshehin miliona euro pasuri të pajustifikuara nëpër botë, ja pronat e tyre sekrete në Shqipëri që pritet të sekuestrohen

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia bën rekurs në Gjykatën e Lartë, ja saga 24-vjeçare e përplasjeve të tij me Berishën dhe tentativa për ta eliminuar në 2019 kur do padiste ish-kryeministrin

"Sa e korruptuar është Amerika?"/ Kreshnik Spahiu: Erdhi dita që Saliu dhe Monika të kërkojnë hetimin e Amerikës

Shkruar nga Kreshnik Spahiu 3 Shkurt 2023

Sa e korruptuar është Amerika?
Erdhi dita që Saliu dhe Monika, kërkojnë komision që të hetohet Amerika.
Dje në të njëjtën orë kur opozita serbe në Beograd pushtoi sallën e parlamentin, në mënyrë të sinkronizuar opozita shqiptare bllokoi Kuvendin në Tiranë.
Ndryshe nga Beogradi që në anxhendë kishte Kosovën, Tirana ashtu siç ka ndodhur 30 vjet kishte një axhendë për ta shkëputur vëmëndjen nga Kosova e cila sot ka në pikpytje dhe udhëkryq sovranitetin e saj, nëpërmjet një autonomie të 10 komunave asociuara serbe.
Opozita në Tiranë kërkon Komision herimor për çështjen e ish-shefit FBI McGonigal dhe mardhënieve tij me Edi Ramën.
Ishte dje e njëjta opozitë e cila ka 2 vjet që akuzon Amerikën të korruptuar nga SOROS për çështjen e shpalljes Non-Grata të Sali Berishës.
Prej kohësh rrjetet sociale janë pushtuar nga komentet dhe blogjet e demokratve se Amerika është e korruptuar, se ambasadorët e saj janë të krimbur me rryshfete.
Papritur një dosje penale për ish-shefin e FBI e pranuar nga Gjykata e rrethit të Ëashingtonit do përdorej hapur dhe dukshëm si kauzë e opozitës se Edi Rama ka blerë Amerikën.
Pyetja shtrohet: Arrestimi i shefit FBI si i korruptuar, është tregues që Amerika është e korruptuar apo e lufton fort korrupsionin?
Arrestimet tregojnë që Amerika është simbol i luftës kundër korrupsionit.
– Dje FBI kontrrolloi shtëpinë e presidentit Amerikan Joe Biden
– Nesër FBI ka në proçedurë kontrrollin e banesës së ish-zv/presidentit Michael Pence.
– Nje javë më parë hetuan ish presidentin Donald Trump.
Amerika nuk kursen askënd sepse sistemi i drejtësisë funksionon me një standart: “Të gjithë të barabartë përpara ligjit”, ndryshe nga Shqipëria ku Sali Berisha ka 10 dosje penale si i dyshuar dhe prokuroria nuk ka guxuar asnjë herë që ta tharrasë si dëshmitarë dhe jo më ta arrestoj apo kontrrolloj banesën.
Amerika është një dhe ska dy Amerika sipas optikës së Partisë Demokratike.
Kur akuzohet Berisha, atëhere ajo qenka e korruptuar.
Kur akuzohet Rama, atëhere ajo qenka e ndershme.
Komisionet qesharake shqiptare nuk mund të ngrihen mbi drejtësinë Amerikane.
Çdo kërkesë që parlamenti shqiptar të ngrej një Komision hetimor për të hetuar për shefin e FBI është qëndrim se ka dy Amerika.
Jo nëse besoni tek Amerika, atëhere mos mbani dy standarde. Largoni nga politika çdo person të akuzuar nga Amerika.
Hapni Komision për Ramën, Metën, Berishën dhe Bashën por jo Komision mbi Amerikën.
Kini durim dhe besoni që Gjykata amerikane do përcaktoj fajsinë apo pafajsinë e kryeministrit shqiptar. Gjykata amerikane është më e pavarur, më profesionale dhe më e paanshme se komisionet fshatreske të parlamentit të dështuar shqiptar.
Kauza anti-amerikane se Amerika është e korruptuar nuk e pastrojnë dot llumin ku janë zhytur udhëheqësit shqiptar.
Saliu dhe Monika s’mund të gjykojnë sa e korruptuar është Amerika.
Kjo nuk s’mund të jetë kauza e të djathtës shqiptare.
Lufta me Amerikën, është mision i pamundur.
Më të lexuarat


Atraksioni i luginës së Vjosës, në valët e programit “La Regina Blu”

Na ka humbur një parti!

Bursa që do sjellë më lirë energjinë

Aktivistët e PS dhe kryepatronazhisti i PL

“Demokrati” Sali dhe “pengu” Alibasha

Nga komunizëm në “antikomunizëm” pa larguar atë “komunizëm” si të përbashkëtën 78-vjeçare!

Morali i politikës dhe jeta shqiptare

“Agro Park Tirana” dhe e ardhmja e bujqësisë

Pas 14 Majit 2023 do përshpejtohet rënia e politikës së vjetër

Arrivizmi “Tartufjan” i lidershipit të “Bashkimit për fitore”
