Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sa e vështirë të "bësh përpara" si gjykatës?!

Postuar: 30/08/2018 - 07:10

Shumë interesante thirrja në formë alarmi i US Ambassy Tirana, në faqen e FB së saj! Sigurisht që kjo ambasadë, si e interesuara e parë e procesit të vështirë të reformës në drejtësi do të bënte thirrje, por unë i them dhe alarm, sepse po të ishte e thjeshtë dhe e lehtë, nuk do të ishte e nevojshme të bëhej pikërisht thirrje! Por është "alarm", sepse duket qartë se ka vështirësi në "resurset njerëzore" në këtë materie tashmë të vështirë në drejtësinë tonë! Nuk ka njerëz, nuk janë të gatshëm dhe nuk ka profesionalizëm të shoqëruar me dinjitet profesional dhe integritet moral njerëzor! Kjo gjë është turp shoqëror dhe politik i yni! Shoqëror, sepse kjo shoqëri është pothuaj e gjitha e pajtuar me krimin juridik dhe në zbatim ligji në Shqipëri. Politik, sepse ajo është nxitësja e kësaj maskarade juridike në drejtësi! Ka përsëritur njoftimin Gjykata e Lartë dhe ja çfarë shkruan: Rishpallje e thirrjes për paraqitjen e interesit nga Gjyqtarët e Gjykatave të Apelit jashtë Tiranës, për pozicionin e Anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor!? Por pothuaj askush nuk ka marrë përsipër të dalë përpara kësaj oferte pune! Për këtë US, Ambassy Tirana shkruan në FB kështu: Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni këtu: https://bit.ly/2P7bVKk dhe ambasada jep linkun! Pra nuk do kush të "bëjë përpara"? E njerëzit nuk janë idiotë që të mos kuptojnë se nuk bëhet përpara, ose gjyqtarët nuk bëjnë përpara sikundër thotë US. Ambassy, sepse ka disa dyshime të mëdha te vetja dhe koha e sotme në drejtësi! US Ambassy, thotë që të bëjnë përpara të ndershmit, patriotët dhe ato me integritet?! Po po, por kjo është shumë, shumë e akoma shumë, e vështirë në Shqipëri! Po miq, në sistemin e drejtësisë është shumë e vështirë të gjesh gjyqtarë të ndershëm, patriotë dhe me integritet! Sigurisht duhet të ketë, por është shumë e vështirë! Këto tre "definicione" të "US Ambassy" janë shumë të vështira të plotësohen nga gjykatës, që kanë efektivisht vite që punojnë në sistemin e drejtësisë shqiptare! Shumë e vështirë, sepse është ngritur dhe ka vepruar i gjithi si një "cosa nostra" institucionale vertikalisht! Mbase i ka shpëtuar ndonjëri horizontalisht, por dhe ai thotë tani se "çfarë më duhet mua të ngatërrohem mes ujqish të mafies së togave të zeza në Shqipëri"?! Ky degradim ka nisur që me shkollimin e tyre! Shumë i dëgjoj që shajnë "Plepat e Durrësit" si fabrikë prodhimi "juridiksash" që pastaj morën poste dhe bënë namin në marrëzinë ligjore dhe në drejtësinë e munguar apo dhënë gabim! Por "plepat" janë gjë e vogël në krahasim se çfarë "shit" prodhimi juridiksash, ka dalë nga fakultetet e Shkodrës në juridik, Tiranës e të tjerëve dhe pastaj atyre private në përgjithësi! Kush i beson të tillë "juridiksa" me një sistem të tillë fakultetesh që janë "prerë pare me by..ë" nga pedagogë, dekanë e rektorë!? Shumë pak kanë mësuar, shumica ka paguar se dhe po të doje të mësoje, askush nuk ishte i gatshëm të të kalonte pa paguar! Vetëm ndonjë shumë i zoti dhe kokëfortë! "Juridiksat" që dolën mbas 1994-trës në fakultetet e drejtësisë apo juridikut, janë njerëzit pothuaj më pa integritet dhe ndërgjegje në administratë! Çfarë ndershmërie mund të ketë një i dalë nga fakulteti kështu! Lëre pastaj se çfarë patriotësh janë të tillë monstra të një jurisprudence po të tillë! Pra e para, nuk ka prodhim normal dhe profesional juristësh dhe padyshim gjyqtarësh, që ka rrjedhur nga një tarikat i tillë njerëzish dhe universiteti! Nuk kanë profesionalizëm dhe kanë mësuar ligjin, shkollimin juridik nga "zbatimi detyrës pa e mësuar atë në libra"?! Pa ditur dhe "nxënë" (mësuar) shkollën e lartë!! Po po, dikush ka marrë juridikun pa pasur të mesmen dhe ka që nuk kanë pasur as tetëvjeçaren! Pastaj vitet e punës në zbatim medemek të ligjit këto 25 vite, janë një krim ligjor dhe në drejtësi nga të tillë elementë me shumicë në këtë shtyllë të demokracisë!

Sot ka ardhur dita që çdo ish student i dikurshëm apo dhe juridiks i Enverit apo dhe ai i plepave në Durrës, duhet kontrolluar si për pasuri, si për aftësi profesionale dhe figurë morale! Është e vështirë dhe gati e pa mundur të dalë "mirë"?! Kanë frikë për të kaluarën e tyre, kanë frikë për mos kompetencën e tyre profesionale, kanë frikë për lidhjet e tyre me krimin, kanë frikë për veprime në kundërshtim të ligjit dhe deri në patriotizëm të munguar apo harruar! Prandaj nuk bëjnë përpara! Sepse janë shumica e shumicës e "llumosur" e shkatërruar, nga dhjami i korrupsionit dhe nga ndershmëria e munguar qartazi, fare hapur, si pasuria që deri para disa kohësh demostrohej me arrogancën e njerëzve mbi ligjin! Po pra, dhe që ishin në punë si njerëzit e ligjit! Kam përshtypjen se ka dhe të frikësuar për gjëra të vogla që padyshim dalin në kontrollin e sotëm të gjykatësve dhe prokurorëve! Janë të frikësuar dhe nuk bëjnë përpara, sepse përllogarisin shumë kohën, vendin dhe sidomos formën e tyre profesionale! Nuk janë të sigurtë se duhet të luajnë ndershëm si patriotë dhe me integritet! Ky i fundit është dhe njerëzor dhe profesional dhe padyshim është e vështirë. Sepse jemi pikërisht në kohë emergjence juridike dhe profesionale dhe kjo emergjencë është kaq e madhe dhe kaq e rëndë, sa vetëm sjellja nga jashtë e gjykatësve, mund të bëjë të mundur dhe reformën në drejtësi! Francisco de Quevedo thotë: bëjnë më pak dëme kriminelët se sa një gjykatës i keq! E ne kështu kemi 25-së vite që bëjmë në pothuaj gjithë gjykatat tona! Pse? Po sepse Stanislaw Jerzylec thotë: jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit, por jo përpara atyre që janë ngarkuar ta aplikojnë! E kjo ka më tepër se një shekull që ndodh në Shqipëri! Prandaj është shumë e vështirë!

Nga Besi BEKTESHI 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 07:24

Pozita dhe lidershipi i saj, akuzon opozitën për pengesë në reformën e drejtësisë dhe sidomos dy momenteve kryesore, të cilat janë SPAK dhe BKH!? Të gjithë akuzojnë të gjithë në këtë çështje!

Postuar: 22/09/2018 - 07:22

Para çdo palë zgjedhjeje, në Shqipëri, klasa politike as nuk ia ka idenë te premtimet ndaj zgjedh

Postuar: 22/09/2018 - 07:19

Shoqëria shqiptare ka shprehur vullnetin e saj të bëhet vend demokratik ashtu si vendet e tj

Postuar: 22/09/2018 - 07:16

Është e qartë, që vendi është pa opozitë. Gjithçka duket e vjetruar, e thënë dhe e stërthënë.

Postuar: 21/09/2018 - 07:28

Që Shqipëria është vend paradoksesh, kjo tashmë është një "sukses" i njohur i saj, por

Postuar: 21/09/2018 - 07:27

A u ka qëlluar të keni parë ndonjë qen, që ka frikë të afrohet dhe shtje dhëmazi nga larg?

Postuar: 21/09/2018 - 07:23

Një ditë pas protestës të kuksianëve kundër tarifës në “Rrugën e Kombit” kundër