BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

 Sa e “vogël” Shqipëria

 Sa e “vogël” Shqipëria

 - Një rrotullim mikro magelanian brenda tokave tona-

Ashtu siç ndodh për shumë situata me ne shqiptarët, që kurrë nuk bëhemi në një mendje ndodhi edhe me ne. Të moshuarit ora e nisjes 5 e gjysmë na u duk shpejt se na kujtoi kohën e zgjimit ushtarak ndërkohë që të rinjtë që mezi i prisnin këto ditë ekskursioni ishin të entuziazmuar. Vetëm kur morëm kthesën në Bushat për në Vaun e Dejës edhe ne u bindëm se kishte qenë ora më e favorshme për t’u nisur. Jo vetëm se kishim shmangur vapën e padurueshme këta muaj, por më kryesorja kishim shmangur qarkullimin që sidomos këtë të shtunë për në Shëngjin dhe Velipojë ka qenë i stërmadh. Pastaj rruga deri në Koman ka qënë fifti-fifti. Gati 20 km janë rrugë normale, por ato 20 km e tjera janë për t’u harruar. Dhe është për të thënë me shpirt, gjynah. Kur shikon gjithë ato makina luksoze që udhëtojnë për aty, por sidomos ata dhjetëra mikrobusë me turistë vendas e të huaj do e thuash kundër dëshirës tënde atë shprehjen se “ne nuk e duam veten tonë”. Gjithë ajo bukuri natyrore nuk shijohet si duhet vetëm nga troshitja e makinës ku ti udhëton. Se syri nuk të kap vetëm maja malesh, por edhe gjithë atë hapësirë liqeni, miniishuj, mure të kështjellave mijëra vjeçare, përpjekje për rritje artificial trofte… Kur u them fëmijëve se dikur këtë rrugë deri në Vaun e Dejës e kam bërë me një grup shokësh më këmbë, qeshin jo vetëm ata, por edhe të rinjtë e tjerë që janë me ne. U duket nga ato gënjeshtrat e bardha si ajo kur u them se dikur dy vezë me pak miell e hanim për drekë 4 vetë. Sot dy për secilin u duket pak. Por kur përpara syve shfaqet Komani i vërtetë, diga dhe stacioni elektrik, gjithçka harrohet. Të tjerët i kap hareja mua nostalgjia. Startimi i këtij gjiganti mban djersën time dhe të nja 500 moshatarëve 18-vjeçarë skënderbegas që më ‘78 betonuam kolonat e urës mbi Drin dhe hapëm trasenë e rrugës për tek maja e digës. Më duket vetja si një kriminel i kthyer në vendin e krimit, por them me vete se krime të tilla le të kisha bërë sa më shumë. Por humori na prishet kur marrim rrugën ngjitëse për tek diga. Nga njëra anë janë parkuar mbi 100 makina dhe mësojmë se janë të atyre që do të shkojnë deri në luginën e Shalës dhe nuk kanë ku i lënë tjetër makinat me të cilat kanë ardhur. Kjo sjell një tollovi më vete, sepse ne që ngjitemi nuk e kemi bosh korsinë tonë. Ndodh që nga lart vjen një makinë tjetër dhe na duhet të sprapsemi për t’u hapur rrugë. Kështu para - mbrapa bëmë disa herë sa mërzia vjen vetë tek gjithsecili. Pas gati 1 orë kalojmë tunelin dhe dalim në sheshin e nisjes së trageteve, (tragete i thënçin, tragete janë ata që duken nga dritarja e shtëpisë time në Vlorë që marrin deri në 700 – 800 makina dhe 20-30 autobuza dhe jo këta që mbajnë e shumta 10 makina) ku është beteja e vërtetë. Shesh e quajta unë po ajo është një pjerrinë që kalon kush mundet. Dhe e gjitha ndodh për mungesë organizimi. Zgjidhja është fare e thjeshtë: një parkim i madh pa nisur ngjitjen për tek diga dhe aty të jenë në dispozicion autobuza që çojnë pasagjerët në tragete dhe po ashtu të lejohen të kalojnë vetëm makinat dhe fugonat që kanë prenotuar vendet në tragete. I kalojmë të gjitha vështirësitë që megjithatë nuk na e prishin kënaqësinë e udhëtimit dhe nisemi drejt Fierzës. Shpejtësia e tragetit është histori më vete. Një traget normal deri në Fierzë do t’i duhej një orë e më pak ndërsa ne na lajmërojnë se udhëtimi ynë do të zgjasë pak më shumë se tre orë. Është vërtet mirë që shpejtësia e tragetit mos të jetë marramendëse për të shijuar bukuritë e maleve shqiptare, por jo kaq sa është realisht. Rrugën Fierzë- Bajram Curri thuajse nuk e ndiemë fare. Aty na priste baca Bajram me pushkën në njërën dorë. Edhe këtu kam qënë pothuajse përpara 40 vjetëve dhe ndjej vërtet kënaqësi për ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur. Atëherë që nga hotel Turizëm “Shkëlzeni” dalloje kush hynte e dilte në qytet deri edhe kush shkonte tek spitali në skajin më verior ndërsa sot gjallëronte lëvizja sa nuk dije ku të shikoje më parë. I bëj një zile tropojanit më të famshëm që njoh, ish-kolegut Vladimir Katana dhe ai vjen me minuta. Dikur kemi qenë pjesë e ekipit të shahut të shkollës së Bashkuar të Oficerëve dhe dilnim edhe kampionë në spartakiadat ushtarake. Sot unë e kam braktisur shahun e garës ndërsa Ladi e ka ndjekur pasionin e rinisë. Ka ngritur dhe mban me forcat e veta ekipin e “Valbonës” me të cilin konkurron denjësisht në kampionatet kombëtare madje duke zënë edhe vende nderi. Kujtojmë me nostalgji vitet e suksesshme, por nuk mjafton se duhet të nisemi, na pret Valbona. Ndryshe nga ajo që kisha parë dekada të shkuara. Rruga e ngushtë, por e asfaltuar. Gjithandej bujtina me përmasa të ndryshme. Kishte startuar edhe një objekt me 5 yje që tjetër frymëmarrje do t’i japë turizmit këtu. Megjithëse dhe tani nuk është keq. Shikojmë rrugës plot turistë të huaj që me pajimet e veta mbi shpinë shikonin shpesh hartën për të gjetur shtigje të reja për t’u ngjitur. I kam zili. Jo vetëm për forcën fizike, por edhe për atë që më tregojnë vendasit: janë turistët me më pak problem. Kur ndodhen ngushtë duan vetëm një krevat për të fjetur dhe pak bukë qoftë edhe me djathë e domate.

- Kurse ju turistët vendas jeni të pangopur, kërkoni edhe patjetër televizor e kondicioner, sikur nuk jeni në bjeshkë po në plazhet e vendit – më thotë Sokoli që ka ngritur 4 bujtina veç e veç dhe pranë njëra-tjetrës. Po ne folezën tonë e kemi pak më larg. Duhet të ecim edhe nja 2 km një rrugë që vetëm ashtu nuk mund të quhet. Bujtëm tek Tahir Hysaj dhe të bijtë, Florjani dhe Fatlimi që nuk e kanë çuar asnjëherë mendjen tek emigrimi por presin dhe përcjellin turistë, kryesisht të huaj. Nuk na besohet kur vetë i zoti i bujtinës, Tahiri na thotë se ajo është 120-vjeçare. E rikonstruktuar sidomos në brendësi ajo është një qetësues më vete. Ajri i bjeshkës është si antibiotik dhe ti ke dëshirë të jetosh gjithmonë këtu. Modest ushqimi, por zemërgjerësia e mikpritësve na bën që orët e qëndrimit aty të na duken më të shkurtra se 60 minuta. Rikthehemi përsëri në qytetin e Bajram Currit për të marrë rrugën drejt Qafë Morinit për të kaluar në Gjakovë. Vazhdon çudia shqiptare. Doganierë shqiptarë këtej e andej kufirit që ndoshta pse është e diel dhe mjaftohen me një shikim sipërfaqësor dhe na lënë të vazhdojmë udhëtimin. Nuk jam i pari, por qofsha nga të fundit që bëj pyetjen retorike: përse duhet të kontrollojmë njëritjetrin kur sot bota ka tjetër qasje për këtë problem? Më kujtohet kur isha në Belgjikë përpara shumë vitesh dhe më thanë se pas gati 100 metrash ku jetoja unë ishte kufiri Belgjikë– Holandë. Me atë kuriozitetin që na ndjek kudo, një ditë morëm biçikletat me tim bir dhe u nisëm drejt ku na thatë. Rruga kalonte mes një pylli që nuk mbaronte dhe dikur lexojmë një tabelë të madhe: WELCOME TO HOLAND. Asgjë tjetër, as roje, as ushtarë, as kioska që shërbejnë si zyra dogane. Kjo midis dy shteteve ndërsa tek ne që jemi një komb ka ende tra dogane. Po e harrojmë shpejt këtë gjë se na pret Gjakova. Do të kemi një qëndrim vetëm prej 30 minutash gjë që nuk mjafton të çmallem siç duhet me një mik të veçantë që na pret aty, Skënder Gola, drejtori Radio Gjakovës. Skënderi është “hero” më vete. Jo se gjatë viteve të fundit të okupimit serb bashkë me shokët e mbajti gjallë këtë radio, por edhe sepse sot e kësaj dite prej gati dhjetë vitesh organizon “Radiofestin”, një takim i radiove shqipfolëse nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Presheva. Modest nga vetë natyra ai skuqet kur ia them për të disatën herë se ai me të vërtetë ka bërë bashkimin e Shqipërisë së Madhe, atë që politikanët shqiptarë kanë frikë edhe ta artikulojnë. Nuk ia tregojmë dot të gjitha njëri-tjetrit sepse na pret Prizreni i famshëm. Prizreni i famshëm i Lidhjes së Prizrenit, Prizreni i Zambakut të Prizrenit, Prizreni me kalanë mbi krye e Prizreni i një gjallërie që nuk e gjen tjetër kund. Vizita e parë tek shtëpia e famshme ku Abdyl Frashëri më shokë krijoi Lidhjen që mbeti në histori. Ndonëse e diel aty nuk mungonin punonjësit e tij që me shumë kënaqësi na shëtisnin nëpër dhomat e shtëpisë së famshme. Unë kam qenë edhe tjetër herë, por pas çdo vizite aty nuk të hiqet nga mendja se ç’ka ndodhur aty dhe të rilind një dëshirë të kthehesh përsëri. Trimëria, si shtylla kurrizore e shqiptarit duket sikur aty e ke më afër. Ulem në stolat diku aty afër dhe me atë aftësinë që më duket se ne shqiptarët e kemi të veçantë dhe mirë që e kemi, hyj në bisedë me prizrenas që gjen aty. Kur u them se kam jetuar në Vlorë dhe Tiranë, xha Sulejmani, më i madhi mes tyre më thotë:

- Ore vlonjak (më vjen për të qeshur, askush nuk më kishte thirrur me këtë epitet deri më sot) në këto ditë bëjmë tutje nga Vlora jote e ti tëhu nga ne, bukur. Shkojmë të hamë drekë dhe si gjithmonë kënaqem me shërbimin e shpejtë dhe të kulturuar dhe padyshim me shumëllojshmërinë e ushqimeve që të servirin. Habitem se si edhe tek kuzhina jonë nuk serviren disa prej gatimeve prizerjane, ndonëse janë të traditës turke. Jo se tek ne nuk ka nivel kulinaria, madje do të thosha se edhe ata duhet të marrin shembull shumë nga gatimet tona, por edhe ne të marrim prej tyre. Por më shumë të bën përshtypje gatishmëria e personelit për të të shërbyer. Nuk janë pak, pothuajse 30 të tillë, por gjithsecili e di detyrën e tij dhe ti nuk ke nevojë të thërrasësh me zë të lartë, siç bëhet zakonisht tek ne. Mjafton të ngresh dorën dhe pranë të gjendet njëri prej tyre dhe duket që nuk është i bezdisur që e ke kërkuar, ndonëse thjesht për një gotë ujë. Po ujin e vërtetë e pimë tek çezma në mes të sheshit ku 4 lëfytet nuk lënë rast të krijohen radhë. Pimë dhe nuk ngopemi. Dhe mua më vjen vetvetiu pyetja: përse edhe në qytetet tona ku nuk mungojnë burimet e ujit nuk ka çezma të tilla publike ku njerëzit përveçse shuajnë etjen edhe takohen me njëri-tjetrin? Akrepat e orës na duken sikur lëvizin shpejt dhe nisemi drejt kufirit në Morinë. Edhe aty nuk na vonojnë shumë dhe pas pak minutash duket Kukësi. Nuk dua të qëndrojmë. Këtu miqtë i kam të shumtë dhe nëse do të takoja dy apo tre prej tyre do të ishin 20-30 të tjerë që do të më mërziteshin dhe nuk e dua këtë gjë. Do të vij një ditë për ta kaluar të tërën këtu. Për dy - tre orë gjendemi në Tiranë. Kur u them përsëri fëmijëve se dikur do të donim deri 8 orë për ta bërë të njëjtën rrugë, përsëri qeshin. Por unë e kam tjetër kund mendjen. Për dy ditë udhëtuam edhe këtej edhe andej kufirit që nuk e kuptoj përse është ende. Kush na akuzon se Shqipëria është e madhe? Shqipëria është kaq e vogël dhe vëllezërit takohen kaq shpejt me njëri –tjetrin. Përse duhen ende pasaportat dhe kartat e identitetit për t’i paraqitur në ato kioska dogane që kot që qëndrojnë dhe më kryesorja, deri kur do të qëndrojnë?