
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Sa herë që Kryeministri, kruan kokën..!

Shkruar nga Pandeli Bardhi 18 Nëntor 2023

E kam parë gjithmonë këtë “tregues”, duke menduar që, ose i është bërë ves, ose do të thotë ndonjë gënjeshtër..Kam shumë arsye të mendoj kështu, duke patur parasysh që shumë premtime që ka bërë, i ka “harruar” shpejt, siç është ajo për 21 Janarin, për të” liruar” Shtëpinë e Ushtarakëve “ nga “pengmarrësi” Sali, kur e mori në grahmat e fundit të sundimit të tij e shumë të tjera. Por, së fundi, tek e dëgjoj të flasi në Asamblenë e zgjeruar në Qytetin e Pogradecit me pjesëmarrjen e anëtarëve nga gjashtë Bashkitë e Qarkut të Korçës, kur përpara ka Kongresin e Partisë Socialiste, mu bë mëndja top që të gjitha sa tha, janë gënjeshtra “Imzot” e njëjtë me ato të fushatave parazgjedhore. M’u krijua kjo bindje qysh në fjalën e hapjes nga Ministri i Mbrojtjes, ku mes të tjerave tha: “Nuk ka kaluar shumë kohë kur ne, arritëm një rezultat fantastik. Të gjashta Bashkitë i fituam, Të gjithë Kryetarët socialistë fituan dhe kemi shumicën dërrmuese në Këshillat bashkiake. Kemi shumë arsye të festojmë , por nuk e kemi këtë objekt. sepse PS-ja ndryshe nga të gjitha simotrat e saj në Rajon e më gjerë e ka aftësinë të reflektojë mbasi momentet, kërkojnë ndryshime të vazhdueshme, etj, etj për të mos vazhduar më tej sepse do të dëgjojmë edhe Kryeministrin më pas, që vazhdoi me sukseset sipas parimit, “Më mburr moj gojë se të shqeva”. Nuk kam asnjë dyshim dhe as dua të mohoj punën e bërë nga kjo Forcë politike krahasuar me shkatërruesit e mëparshëm, duke patur parasysh, edhe kapërcimin e vështirësive të shumta të krijuara nga “Covid-19! dhe tërmeti i vitit 2019. Por, krahasimet, nuk bëhen me një forcë politike që është futur në qorrsokak dhe nuk po gjejnë akoma udhën e tyre ku janë futur nga “I paudhi”! As nuk e shoh të nevojshme të vazhdoj më tej me fjalën e zotërisë në fjalë, por dua të theksoj që mbas c ‘do suksesi “fantastik”, nga pjesëmarrësit në këtë takim, dëgjoheshin vetëm duartrokitje.
E si të mos dëgjohen vetëm duartrokitje, përderisa pjesëmarrës janë Kryetarët e Bashkive, të Qarkut, Deputetë, apo edhe të ftuar të tjerë, janë anëtarët e Këshillave bashkiakë, janë të gjithë të punësuar nga shteti dhe të gjitha punët i kanë në “terezi” dha tani japin vetëm “Okej” për gjithçka thonë “Të mëdhenjtë”! Për një gjë, unë dhe kushdo, është i bindur që këta “duartrokitësa”, nuk duartrokasin bindjet që kanë tek forca e majtë politike,dhe programi i saj, sikurse edhe atë të djathtë, por për interesat që u siguron pushteti, Që nga Kryetarët e Bashkive, e deri në majën e “Kupolës”, do të shohësh që të gjithë ata që janë afër pushtetit, Qendror apo vendor, e kanë siguruar gjithçka u nevojitet atyre e të gjithë familjarëve e të afërmve të tyre. Pushtetet, në këtë tranzicion që ka kaluar ç‘do kufi tranzocioni, që kanë ardhur e kanë ikur të të gjitha ngjyrave kanë qenë dhe mbeten gëzim për pakicën dhe trishtim për shumicën. . Nuk e kam fjalën për rolin e shtetit në Demokraci, për të cilën do të flasim kur të vendoset demokracia. Fjalën e kam për këta tridhjetë e tre vite që kanë kaluar, që këta Pushtete, do të mbahen mënd, jo më shumë nga ajo që nuk kanë kryer detyrën në shërbim të qytetarëve sipas Kushtetutës,por më shumë, për atë që kanë shkatërruar dhe kanë gllabëruar këtë vend, veç të tjerave edhe me privilegjet që ju siguron Shteti një pakice apo që spekulojnë me mungesën e Shtetit.
Veç shumë të këqijve të tjera që ka kjo, e keqja më e madhe është hendeku i madh që është krijuar mes shumicës dhe pakicës, e cila ka nxitur përçarjen mes atyre që jetojnë në bollëk dhe atyre që luftojnë për mbijetesë. Asnjëherë nuk do të ketë harmoni mes atyre që kanë me bollëk, jo nga puna e tyre, por nga favoret që ju krijon shteti dhe nga ana tjetër, atyre që luftojnë për mbijetesë, që nuk sigurojnë as bukën e gojës as ujin për të pirë që është bërë edhe më i shtrenjtë nga buka dhe qumështi. Shumica tjetër, dihet se si e kanë shtyrë këtë, ta quajmë tranzicion, duke ikur nga vendi, “ajka” e shoqërisë ikje kjo që siç thonë edhe statistikat e fundit,është bërë shumë më “agresive” krahasuar me vendet e tjera dhe nga ana tjetër pensionistët, numri i të cilëve vetëm rritet e po i afrohet milionit, që afërsisht janë sa gjysma e popullsisë që kanë mbetur në këtë vend. Forca aktive e punës , apo ajka e shoqërisë, nuk largohen nga “bollëku” në Shqipëri, duke ditur që kudo, nuk është fushë me lule”! Të gjitha, për gjithçka flasin, vetëm për qeverisje dhe drejtësi, jo! Të vijmë tani tek jo të gjitha, por dy a tre premtime të Kryeministrit, që e bënin të kruante kokën. Po, lë mënjanë borxhin e ulur në 60%” që “Partia Socialiste punon vetëm për Shtetin”,” për taksat zero për biznesin e vogël der në vitin 2029, “që vetëm një telefonatë mjafton tek “e-Albania”nga telefoni në xhep për të zgjidhur hallin”, kanë vetëm një përgjigje, Këtu, vetëm ata që i ka zënë halli e dinë se c ‘heqin nga kjo administratë e paaftë, e deri tek korrupsioni me hapa galopante që nga sekseri e deri tek shtetari më i lartë. Sa për “fjalët e bukura” të “Koranëve” rozë dhe blu që të tregojnë se “kush është Partia që ndërton dhe kush është partia që shkatërron” , që edhe “Koranin” blu të pyesësh, ai do të të përgjigjet “ Hë mo, lëre tani këtë muhabet”.
Mes të tjerave, kryeministri foli edhe për Reformën në drejtësi, për SPAK-un e cila kjo sipas tij është meritë vetëm e Partisë Socialiste dhe “nuk e sollën amerikanët me helikopter”! Që këtu, nuk ka patur e nuk ka drejtësi, kjo është një e vërtetë dhe po aq e vërtetë është që fajtorët e vërtetë për këtë janë në radhë të parë këto dy forca politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kur ajo ekzistonte, të cilat, gjithmonë kanë qenë në garë se kush do të marri drejtësinë që të sundojnë në përjetësi këto dy forca, siç edhe e ndryshuan Kushtetutën. Më mirë këtë po e tregon Berisha, i cili sulmon vetëm ata prokurorë e gjyqtarë që nuk janë “Plepista” në mbështetje të tij, që të siguronte vazhdimësinë. Një drejtësi, apo punonjës të veçantë të drejtësisë që i vërtitin ligjet sipas preferencave partiake, nuk është drejtësi. Për këtë,ka shumë tregues që kanë mbyllur tërë babëzitë e politikanëve që e kanë bërë jetë vend si “Çiflig personal”!. Partitë po e shkatërrojnë këtë vend dhe kjo dihet. Në këtë kuptim, edhe Berisha, megjithëse “i ndotur” nga të tëra anët, jep edhe “pretencën” për Ramën e për gjyqtarët duke i etiketuar ata si “terroristë” dhe “banditë”, pikërisht kur ai “litarin” e ka në fyt.
Nuk qëndron më larg Rama, kur thotë që SPAK-u apo reforma në drejtësi, është meritë e Partisë Socialiste, pavarësisht që shumica e shtetarëve të ndëshkuar, janë të forcës së majtë politike. “Duartrokitësit” e pushtetit,kanë të drejtë të shpërthejnë edhe në ovacione “frenetike”, përderisa Shteti, sikur shtetarëve, politikanë e deputetë, të mos ju mjaftonin privilegjet, ju shtoi edhe pagat jo dy e tre herë, sepse këto,janë “koko”, por pjesën e majme u a sigurojnë firma dhe vulat që kanë. Nuk them që ato të barazohen, sepse nuk janë njësoj nga puna që bëjnë. Ndërsa pushtetarët e Deputetët do të ngrejnë pesha të mëdha deputetësh për tu futur në Institucioneve nga oxhaku apo dritaret, pensionistët, do të mbajë peshën e një dorë lëpjeta për të shitur, një peshore apo një kuti shahu… Mirë e thotë Kryeministri që djali dhe nipi apo mbesa ankohen për gjyshin e Babain që pensionin e kanë të ulët, dhe këtë e “argumenton” që nuk ka kontribute që edhe ata pak që punojnë shumica punojnë në të zezë dhe pronari ja jep në Bankë, që të mos e dijë askush sa paguhet punëtori. Dakord Kryeministër,po kujt ankoheni? Ku është inspektoriati i punës të Shtetit, për të mos vazhduar me AKU-në e sa e sa të tjera që hedhin “valle” në mungesë të Shtetit. “E keqja” e pensioneve të ulëta, janë edhe kontributet, kjo qëndron, sepse e gjithë forca e punës po ikën nga Vendi dhe gjasat janë që në të ardhmen, pensionistët të mos marrin as këtë pension që marrin. Shteti dhe Kryeministri, atje ku i gjejnë miliardat për shtetarët e rrogëtarët, për oligarkët e vjedhësit me “çizme”, atje të gjejnë edhe të ardhura për pensionistët e shtresat në nevojë...
Më të lexuarat


Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare

Çlirimi i Shqipërisë në 29 Nëntor 1944, ditë historike, lufta partizane krenari për gjithë Shqipërinë

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

Një analizë e shkurtër e identitetit të Kushtetutës së Shqipërisë

Paburrëria si status social!

111 Vjetori i Pavarësisë përballë politikës dhe realitetit të sotëm
