BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Sa herë Rama dorën i shtrin, aq më shumë Basha ia pështyn!

Sa herë Rama dorën i shtrin, aq më shumë Basha ia

Prej kohësh që gjatë fushatës elektorale të 25 prillit kur nuk dihej nga do anonte fitorja, do rikonfirmohej Rama apo do ngjitej Lulzim Basha në pushtet, Edi Rama i drejtoi dhjetëra herë ftesën për bashkëpunim opozitës, ku veçonte PD si opozita më e madhe në vend, alternativa për të ardhur në pushtet. Pas këtyre ftesave që shumë herë u bënë melodi e mërzitshme për nga shpeshtësia, ftesa që parathoshin reflektim dhe sjellje ndryshe në politikën shqiptare në mandatin e tretë qeverisës. Basha dhe gjithë funksionarët e partisë, i anatemuan me egërsinë më të madhe, me mllef dhe sharje të papara, sikur të ftonte armikun në darkën e gabuar. Këto ftesa i bënë copë, i ftuari, i vetëshpallur fitues, Basha i denigroi, bile akuzoi kryeministrin dhe kryetarin e PS që udhëhiqte aksionin e mazhorancës për të fituar mandatin e tretë, i cili vihej në dyshim kategorikisht nga opozita, analistë, e opinionistë të shumtë pranë saj. Akuza më fyese ishte ajo se humbësi i sigurtë kërkonte t`i ngjitej fituesve të rinj, t’u kacavirrej, t`u pleksej si parazit atyre sepse e kishte të sigurtë humbjen dhe fitorja e opozitës ishte vetëm një akt formal pasi sipas tyre askush, asnjë forcë mbi dhe nuk mund ta ndalte. Rama nuk mund ta kthente rrotën e historisë pas tetë vitesh aq sa ka qenë në këto tri dekada periudha maksimale për rokadën në pushtet. Të bindur për rotacionin, sepse kishte mbushur afatin, mazhoranca dhe karriget e pushtetit duheshin liruar për shtetarët e rinj që propagandonin fitore spektakolare.

Po ja që në përfundim u kthye në humbje spektakolare, bile me tregues të paparashikuar nga sondazhistët e opozitës dhe parashikuesit rreth saj. Sa më shumë i ftonte Rama, sa më tepër intensifikonte ftesat për të gjetur gjuhën në interes të zhvillimit dhe bërjes realitet të reformave thelbësore aq më shumë rritej agresiviteti në kampin opozitar. Jo si ti ftonte për bashkëpunim, po sikur t`i shponte më thikë në shpinë, t`i fyente e denigronte, t`i mashtronte e tallte apo të bënte hipokritin sa për t`u treguar luajal faqe botës dhe shqiptarëve. Ftesave për bashkëpunim, lideri i vetëshpallur kryeministër, Basha, i përgjigjej, jo thjesht me kundërshti me debate serioze në rrugë demokratike, njerëzisht, shqiptarisht, si individ që flasin e gjykojnë në shqip, hanë bukën e kësaj toke dhe pinë ujin e këtyre maleve, jetojnë nën këtë qiell dhe u rrjedhur ndër deje i njëjti gjak, i bashkon para se të bëjnë strategji bashkëpunimi të qenit shqiptar. Mohimi dhe kundërshtitë, kanë marrë përmasat e urrejtjes, flitet me fjalor banal, marrë borxh nga rruga. Kundërshti përmes sherreve permanente që vetëm për marrëveshje dhe bashkëpunim nuk mund të flitet. Pasi i dëgjon nëpër altoparlantët e opozitës, në podiumet e partisë, në selitë e aleatëve të përdorin armën e denigrimit total, me akuza pa fund, etiketime e cilësime pa vend, sikur mazhoranca qurravitej dhe kryeministri në perëndim, kishte nisur numërimin mbrapsht. Për Lulzim Bashën e Gazment Bardhin, pa cituar dhe iu referuar këtu, Vokshit, Tabakut, Grida Dumës, Flamur Nokës, Mediut, për mos të shkuar deri tek profesor doktor i shkencave, Xhelal Mziu që udhëhiqte grupet paramilitare në Dibër dhe bënte thirrje për të përsëritur ngjarjen e Elbasanit, ku mbeti i vrarë nga arma e të rekrutuarve në emër të mbrojtjes së votës, se ky shembull do ndiqej kudo nëpër Shqipëri. Betimi i Mziut në emër të PD-së, ishte sinjali i ashpërsimit të betejës mes mazhorancës dhe opozitës. Jo vetëm kaq. Sa hapte gojën Rama dhe ftonte,pa pritur asnjë sekondë të kuptohej ftesa për bashkëpunim dhe ku synonte kundërshtari me këto ftesa pa fund, i përgjigjej opozita, duke hedhur poshtë kategorikisht çdo përpjekje për mirëkuptim dhe ecje në rrugën e integrimit për ta parë Shqipërinë në BE që është detyrë, jo vetëm e pushtetit, qeverisë, po edhe e opozitës, si faktor i rëndësishëm për të dhënë konsensusin, për të arritur objektiva madhore dhe reformimin e institucioneve, të cilat nuk mund të arrihen pa bashkëpunim. Po përgjigjja nga kampi opozitar, ishte e prerë: No! No! No! Ne, demokratët pushtetin nuk e ndajmë me ata që e kanë shkatërruar dhe vrarë shpresën e shqiptarëve për zhvillim, që e kanë varfëruar dhe deformuar demokracinë, kanë bërë politika të mbrapshta dhe drejtojnë si në sistemin njëpartiak, duke harruar braktisjen e gjithçkaje, pa i detyruar askush, vetëm me idenë se kështu do përmbysej qeveria dhe pushteti do i kalonte opozitës pa zgjedhje dhe votim të përgjithshëm. Shumë iluzione. Shumë anatemime. Aspak reflektim dhe përgjegjshmëri, duke i lënë ftesat në ajër për t’i marrë era drejt vendeve të tjera, po jo në mesin e opozitës. Në realitet, deklarata e Mziut ishte gjuha me të cilën përgjigjej partia që synonte dhe garantonte fitoren e padiskutueshme të Bashës, i cili për muaj me radhë dha spektakël komik, para shqiptarëve në përpjekje për t`i bindur ta votonin pasi vetëm ai ishte i zgjedhuri i zotit që do sillte ndryshimin e progresin. Dhe për t`i bindur votuesit, i bëri të gjitha. Zgjodhi edhe një podium lëvizës, origjinal, që Sali Berisha sot që zhvillon betejën për të mbrojtur veten para tij, e quajti podium lëvizës i karrocerisë së fugonit. Kur Rama llogariste numrin e deputetëve dhe nënshkruante “memorandumin” e Kuçit, si një akt besimi, sipas sondazheve, llogaritjeve e frymës së zgjedhësve, mandate që u verifikuan me votën popullore. Ishte i bindur në fitore sipas llogarive korrekte dhe me këmbë në tokë. Ndryshe, kandidatët e Bashës, kudo nëpër Shqipëri, ironizonin këta tregues dhe shpallnin fitoren me më shumë se njëqind deputetë vetëm PD dhe dyzetë LSI. Zero deputet PS?! Natyrisht, llogari këto të bëra me subjektivizëm eufori, pa pyetur për vullnetin e sovranit dhe pa bërë asnjë analizë reale se cila ishte mbështetja e qytetarëve shqiptarë te opozita që e kishte shpallur qeverinë, kishte ndarë postet ministrore dhe kishte parashikuar edhe drejtuesit e niveleve të dyta e të treta, duke u bazuar në fitoren imagjinare. Betimi i tyre ishte për të larguar nga zyrat, jo vetëm zyrtarët, po edhe tavolinat, perdet, kompjuterët, sixhadet, kolltukët dhe gjithçka që i përkiste mazhorancës së majtë. Edhe pse gjuha e zgjedhur nga PD dhe lidershipi i saj apo deklaratat e LSI, kryetares Kryemadhi dhe vetë Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës, Ilir Meta për përmbysjen e madhe dhe rezultatin e thellë të fitores për të cilën ai u ngujua në kryeqendrën e jugut në qytetin historik të Vlorës, shembjen e diktaturës dhe rivendosjen e demokracisë dhe lirisë, iu përgjigjën ftesës së kryeministrit me fyerje, urrejtje, ligësi, eufori e përçmim ekstrem. Pas çdo ftese të Ramës dhe sa më shumë e intensifikonte kërkesën për bashkëpunim ai, aq më shumë lideri i PD, Basha e refuzonte. Dhe në këtë marrëdhënie tragjikomike, njëri me dorë të shtrirë, tjetri përballë me dorë e trup të ngrirë, duke e pështyrë atë dorë që nuk ishte një simbolikë, po tjetër politike, si filozofi e re që kudo dhe cilido e kërkon këtë marrëveshje në këtë atdhe për mos humbur kohë dhe energji, për ta bëra sa më shpejt dhe më mirë këtë tokë që na ka falur zoti si popull shqiptar, sa më parë. Pas çdo ftese, mijëra komente bëheshin, ashtu si dhe sot pas çdo mesazhi për bashkëpunim dhe marrëveshjeje, jo për ndarjen e tortës së pushtetit dhe qeverisë, po për të ndarë përgjegjësinë para kombit për integrimin në familjen europiane. Qëndrimet kanë qënë dhe janë jashtëzakonisht agresive, jo bashkëpunuese, si thirrje për luftë dhe jo në emër të paqes dhe marrëdhënieve mes palëve të një shoqërie që kanë emërtime të ndryshme, po tek e fundit jemi pjesë të një kombi, një shoqërie, një gjaku. Jemi të gjithë shqiptarë, i përulemi atdheut, të njëjtit flamur kombëtar, flamurit kuq e zi. Për bashkëpunimin mes palëve, teoria e shtetit dhe përvojat e shteteve me demokraci qindra vjeçare, janë detyrime që burojnë nga qenia shqiptar, po edhe nga kushtetuta e Shqipërisë, si dhe kërkesat e demokracisë. Të dyja palët, si ata në mazhorancë edhe opozita para popullit kanë të njejtat detyrime. Para kombit dhe shoqërisë janë të barabartë, sikur janë në qeveri edhe kur janë në opozitë. Thelbi i ftesave të Edi Ramës nuk janë për pazare as për shkrirje apo ngrirje, nuk synojnë të shuhet pluralizmi dhe t’i bashkohen një partie, nuk synohet shkrirja e dallimeve dhe praktikave, skemave dhe njehsimin e strategjive politike, të cilat janë të ndryshme për vetë filozofinë që partitë politike afishojnë dhe mbrojnë në praktikën e përditshme. Nuk synojnë njehsimin e mazhorancës dhe opozitës. Askush nuk ka qëllim që PD të shndërrohet në shtojcë të qeverisë, apo t`i jepet pushtet për ta pasur mirë dhe për t`i shpëtuar kritikave apo pengimeve që nuk mungojnë në vendin tonë. Ftesat e Edi Ramës bëhen në emër të një filozofie të re të ndryshme nga ato deri sot. Dhe kjo shfaqet para shqiptarëve dhe në qëndrimet jashtëzakonisht të ndryshme mes palëve. Mazhoranca edhe pse i ka të gjitha numrat për të drejtuar qeverinë dhe zbatuar programin nuk i kundërpërgjigjet veprimeve bllokuese të opozitës. Fjalimet e liderit të PD, Basha nisin e mbarojnë me fyerje dhe akuza që nuk qëndrojnë. Bashës i ka mbetur akrepi i orës në 25 prill. Argumentat nuk i ka ndryshuar asnjë milimetër. Edhe pse në një epokë të re post zgjedhore, ai nxjerr nga sirtarët e arkivat, fjalimet e para 25 prillit dhe i lëshon mes deputetëve sikur të ishin produkt i freskët i analizave pas humbjes së zgjedhjeve. Kundërpërgjigjia dhe mosdakordësia për të gjetur disa pika kontakti duken në mënyrën e të sjellit të liderit të PD dhe tërë atyre që mbushin 59 karriget e sallës së Parlamentit dhe përbëjnë grupin e deputetëve të PD-së dhe Aleancës për Ndryshim. Shprehen dukshëm në fytyrën e nxirosur dhe të pezmatuar plot mllef të Bashës, i cili qëndron si të nisë sulmin për të shpartalluar, jo thjesht kryeministrin po tërë qeverinë e sapo dekretuar. I akuzuar në distancë nga Sali Berisha, gjithë inatin me fjalime e deklaratat, gjestikulacionet, ia përplas në fytyrë Ramës, duke e shpallur ftuesin për marrëdhënie korrekte bashkëpunimi, shkaktarin e tragjedisë së humbjes së PD dhe Lulzimit. Po, kjo nuk i shton asnjë kuotë Bashës. Përkundrazi. Bashkëpunimi parimor dhe gjetja e pikave të përbashkëta, ku duhet të jenë në një front do ta bënte lidershipin e PD, Bashën dhe ata që ka rreth vetes më të besueshëm sepse do tregonin se për Shqipërinë dorën e shtrirë dhe ftesat për bashkëpunim nuk do t`i refuzonin aq më pak t`i pështynë me neveri meqenëse ftesat i bën kundërshtari politik që është kryeministër i Shqipërisë dhe jo thjesht një socialist. Ndaj është koha që opozita ta vlerësojë me objektivitet dhe transparencë, me logjikë, e ndershmëri, ftesën për bashkëpunim të kryeministrit, për ecurinë e Shqipërisë, zhvillimin e demokracisë për të ecur më shpejt, drejt BE-së dhe zhvillimit, harmonisë dhe mirëkuptimit.