BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Sa herë tentojmë të "inatosemi" me USA, aq herë vrasim veten!

Sa herë tentojmë të "inatosemi" me USA, aq herë

Tashmë Lulzim Basha ka nxjerrë PD-në në një bisht të LSI-së dhe Presidencës së kësaj partie në saj të dyzimit si njeri e frikës, si një gjysmë shtetas shqiptar dhe plotësisht shtetas holandez! Ky moment tragjik i një partie të madhe e drejtuar nga një njeri i vogël, frikacak e keqan në aksione por dhe i pa merituar në vendin ku është, hajdut votash brenda partisë dhe në zgjedhjet vendore, asgjë bërës në Bashkinë e Tiranës dhe me vjedhurira në Rrugën e Kombit si Ministër Transporti, përgjegjës për katër të vrarë si Ministër i Brendshëm, përgjegjës për vijën detare me Greqinë si Ministër i Jashtëm dhe sidomos një Sanço i dobët nën Don Kishotin e madh SB, po luan edhe një herë lolon tashti me Ilir Metën! Ky njeri ka shkatërruar PD-në me largimin e saj nga lufta, gara dhe qëndrimi në institucione me frikacërinë e tij malinje, duke menduar të largojë Ramën nga presioni rrugës të cilin mendonte se do ta përkrahnin edhe ndërkombëtarët! Po pra USA dhe BE! Por këtë marrëzi për të nxjerrë PD-në jashtë Kuvendit dhe jashtë zgjedhjeve si Ëashingtoni dhe Brukseli zyrtar, por dhe Berlini e Parisi, Roma e Vjena zyrtare, nuk ja pranuan dhe nga dikur kritikat ndaj Ramës këto kancelari i vunë kyçin gojës, duke pranuar zhvillimin e zgjedhjeve vetëm! Tani Lulzimit i kanë mbetur marrëzitë me "sekretarë të Merkelit" si mashtrime dhe ndonjë opinionist pa asgjë në dorë që "Zëri Amerikës" mundohet të gjejë kundra Ramës për pluralizëm më tepër dhe për të kritikuar State Departament-in e tyre, se sa për konsum të shqiptarëve!

Por si Lulzimi dhe shefi i ri i tij ( hahaha Luli ka dy shefa që e bëjnë të mbushë panolinit Presidentin Meta dhe Doktor Berishën) e shumë të tjerë në sulm ndaj ndërkombëtarëve, kancelarive dhe sidomos USA e UE, kanë një gabim të vogël që ju vjen nga injoranca! Po po, nuk kanë lexuar sëpaku sa kemi shtet dhe pak përpara tij si formim nga të huajt të territorit shqiptar. Nuk e dinë se pothuaj gjithçka e kemi nga sforcot e tyre, nga fajet dhe dëshirat e mira dhe të këqija të tyre. Nga vulat dhe firmat e tyre pa asnjë dyshim dhe pse shpesh herë gabim! Nga përpjekjet dhe gjaku jonë, por padyshim nga firmat e tyre qoftë dhe të pa drejta ose kriminale në raport me trevat shqiptare. Kujtesa e të korruptuarve të sotëm në pushtete, që kanë vjedhur dhe kanë bërë krime dhe që po ju fillon ora e e drejtësisë nga të huajt, ose nga SPAK dhe BKH apo drejtësia e re shqiptare, po zymtohet nga egërsia dhe tmerri i pikërisht drejtësisë! Kujtojnë se në këto tre pothuaj dekada të qelbësirës politike të tyre, shqiptarët nuk e dinë rolin e ndërkombëtarëve dhe sidomos amerikanëve dhe të tjerëve! Sidomos kur ne jemi futur në konflikt politik dhe shoqëror me njëri tjetrin! Kanë harruar vitin 1996-të të qelbur nga Sali Berisha politikisht dhe moralisht në demokraci dhe po ashtu amerikanët dhe ndërkombëtarët! Po harrojnë ’97-ën që deshën të risjellin për hatër të pushtetit të tyre fals në 2019-ën, duke imituar dhe krijuar kushtet për vëllavrasje ose marrëveshje kodoshësh në thyerje të kushtetutës dhe popullit! Harruan se prishën shtetin nga kriza e parave të humbura dhe organizimeve popullore armiqësore majtas - djathtas kur në krye ishte një demon demokracie si Berisha. Po tentohej jo prishja e shtetit, por dhe konflikti mes shqiptarësh, ku agjencitë e armiqve tanë të vjetër po krijonin dhe vetëm ndërhyrja e USA e Europës na nxori në paqe. Po ashtu në 1998-ën dhe me krizën e luftës së Kosovës, por dhe krijimin e shtetit të ri të Kosovës dhe pranimit në NATO?! Na futën në NATO kur Berisha dhe Mediu hodhën në erë popullin shqiptar afër Tiranës! Na pranuan, jo se e meritonim, por donin të na mbanin nën kontroll politikisht! Sepse e dinin se çfarë monstrash kishim dhe kemi në politikë. Po të njëjtët fytyra atëherë dhe sot! Është shtuar Luli si holandez, dhe ka ikur Nano si pijetolog liberal ( sigurisht më i mirë se të tjerët) i famshëm, por të tjerët janë po ato?! Sot pjesa më e degraduar e shoqërisë e lidhur me të keqen jashtë në saj të inkriminimit të tyre në pushtet, sulmojnë ndërkombëtarët dhe kancelaritë. Por dhe në vitin 1913-të po ato kancelari (pa Amerikën) ndërhynë për të krijuar shtetin! Po, ndërhynë në rrethimin e Shkodrës! Ishin trupat e para ndërkombëtare paqeruajtëse të cilat nxorën jashtë si Malazezët dhe Turqit. Ishin në kohë të plasjes së luftës së parë botërore dhe e mbyllën në Shkodër për ta hapur në Sarajevë. Ne asnjëherë nuk kemi mundur të bëjmë pa ndërkombëtarët. Asnjëherë dhe nga disa kancelari mike dhe disa jo aq mike kemi nevojë akoma dhe sot e kësaj dite! Asnjëherë nuk kemi pasur shtet të drejtë dhe sovran në politikat tona! Vetëm nëqoftëse Presidenti i sotëm i thotë mirë shokut Enver që nxori Amerikanët dhe Anglezët jashtë për të futur njëherë jugosllavët dhe pastaj rusët e kinezët! Gjithmonë kur ju themi "keq" amerikanëve sidomos - aq herë i bëjmë keq shqiptarëve. Kjo është lemë ose aksiomë e qartë, se kush akuzon dhe tërbohet duke kritikuar qeverinë amerikane dhe State Departament, tenton ti bëjë keq shqiptarëve. E ka bërë "shoku Enver" dhe sot me rrethane të tjera, po përpiqen ta bëjnë tyryfylë historie dhe të korruptuar pushtetesh, që po ju vjen dita nga pikërisht amerikanët dhe drejtësia e re e ndërtuar nga ato dhe miqtë tanë perëndimorë në Bruksel dhe kudo! Ky është dhe problemi i madh i tyre dhe kjo ka për të qenë dhe modeli i afërt i ardhshëm i fatit të tyre dhe shpëtimit tonë!

Nga Besi Bekteshi