BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Sa interesant do ishte krijimi i Partisë “Demokratike Konservatore” Sali Berisha!

Sa interesant do ishte krijimi i Partisë “Demokratike

I gjithë ky tur i Berishës nëpër Shqipëri, ka një qëllim të qartë në fund të fundit. Po pra largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së. Po pra atij që qenka “joshur” nga Rama dhe ky ose Berisha, e paska toleruar dhe sot kërkon të falur pse e ka toleruar. Berisha ka përkrahës, Berisha ka shumicën e tij mbas vetes dhe Berisha thotë për PD-në se ka shkuar “nga turpi në turp” dhe se me Evi Kokalarin duhet shkuar drejt partisë konservatore. Pastaj dhe se duhen bashkuar. Me të joshurit nga Rama, do të shkohet drejt partisë konservatore? Me Bashën që ai e votoi para dy muajve do të shkojë drejt konservatorizmit zoti Berisha? Me Bashën dhe me Grida Dumën apo Salianjin apo dhe me Mark Markun që iku apo me Agron Gjekmarkajn dhe me Bardhin sekretarin, do të bëjë konservatorizmin zoti Berisha? E nuk mund ta bëjë konservatorizmin me Tritan Shehun edhe pse të dy ish-komunistët e fundit në Europë, por konservatorë në fund të fundit. Nuk e bën dot me zonjën Trumpiste konservatore ish ATSH-iste Kokalari, apo me zotin Flamur dhe shumë e shumë të tjerë si ajka e konservatorizmit në Shqipëri. Si ka mundësi që doktori do ta bëjë konservatorizmin me Bashën dhe të tijët dhe nuk e bën me njerëzit që e brohorasin dhe i deklarojnë dashurinë e tyre si e kanë puthur dikur apo që vdesin për të, apo kur i thonë “Bud Spencer”. Si ka mundësi që nuk e bën me ato që i thonë: Jepi ti se jemi gati të marrim armët dhe japim jetën. Po PD-ja sotme sipas vetë Doktorit është e joshur dhe sigurisht ka “kryer punë” së qeni si një parti e djathtë. Për çfarë i duhet një PD e tillë për të cilën thotë se kalon nga “turpi në turp”. Me këtë parti dhe Bashën e fajeve do të bëjë konservatorizmin doktor Berisha? Në të vërtetë do të ishte interesante të formonte “Partinë Demokratike Konservatore” dhe t’iu tregonte dhe Topallit dhe Patozit se ja kështu formohet partia dhe fitohet. Çfarë i vlen më Berishës partia e Bashës? Për çfarë i duhet një parti e joshur dhe e blerë nga Rama? Se nuk ma merr mendja se aty qenka joshur vetëm Basha. Sepse po të jetë kështu, atëherë është akoma më keq problemi. Po pra se Rama na paska joshur vetëm Bashën dhe ky pastaj i vetëm është kaq i fuqishëm, sa merr dhe partinë me vete mbas joshjes. Apo e kam gabim? PD-ja nuk është më parti demokratike në logjikën e Berishës, por parti e joshur. Ajo ka votuar në shumicë të padiskutueshme përfshi dhe doktorin për Bashën. PD-ja, nuk ka zakonin demokratik të fraksioneve sepse është mësuar nga doktori të “ketë unitet” deri në imitim të partisë së tij të parë. Kështu pra them, mbase do të ishte më mirë që doktori të formojë realisht partinë konservatore të modelit Trumpist. Atë pra të atyre që sulmuan “Kapitolin” dikur dhe që kanë sulmuar Kryeministrinë në Shqipëri këto tre dekada kur nuk ka qënë kryeministër dhe zot shtëpie pikërisht Sali Berisha. Duhet të merrte dhe Topallin dhe shumë karrigethyer të tjerë që Berisha nuk i mbrojti kur Basha i joshur i largoi. T’i marrë dhe të bëjë partinë konservatore, sepse mbase shkojnë mirë dhe dy zonjat e mëdha njëra nga Shkodra dhe tjetra nga Gjirokastra. Imagjinoni se çfarë partie e djathtë konservatore do të ishte kjo që po them unë. As që bëhet fjalë se pjesa më e madhe e elektoratit demokratik në Shqipëri do të shkonin te kjo parti. Realisht do të ishte shumë interesante. Kjo parti do të kishte të gjithë intelektualizmin e mbetur në Shqipëri dhe mbase edhe ato që iu ka dhënë rrugët Rama që ka joshur Bashën. Po pra dhe që Berisha nuk donte ta besonte që në 2014-tën, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, por tashmë e ka kuptuar qartë e mirë mbasi e votoi për kryetar të partisë në 2021. Priti “mëshirë plot” që ta largonte dhe “doktorin” që t’i mbushej mendja Berishës se ishte i joshur. Çfarë dreqin i duhet dhe pse ka nostalgji për atë parti, kur ajo ka “e joshur” prej sa kohë ka në pushtet Rama dhe në drejtim të saj Basha? Ka frikë se nuk i shkojnë njerëzit pas. Mua nuk ma merr mendja se e ka këtë frikë doktori. Ai nuk ka frikë. Dyshon se i përçahet partia?! Po ajo e përçarë është. Nuk beson se e djathta mund të bëhet pa PD-në e Bashës. Po ajo që tani nuk është e djathtë. Atëherë pse nuk e provon. I ka dhe deputetët që ndjekin pas. Ka dhe popullin “konservator” shqiptar që e ndjek kudo. Çfarë i mungon? Zoti Berisha duhet të imitonte Golistët. Me vonesë, por sigurisht do ishte shumë interesante. Biles partia duhet të kishte emrin e tij. Mbase unë ekzagjerohem, por pse jo? PD-ja ashtu ka qenë, por e shpartalloi Basha i joshur nga Rama. PD-ja ka qënë – berishiste. Do ishte një “shpresë” e madhe për shoqërinë tonë, e cila po kërkon me “qiri” në dorë të djathtën e madhe shqiptare të cilin vetë Sali Berisha e shkatërroi që në ditët e para të sundimit të tij bolshevik të PD-së dhe shoqërisë shqiptare politikisht dhe ekonomikisht por dhe filozofikisht. Tani për mua i ka mbetur të krijojë atë që Kokalari i propozoi. E duhet provuar, sepse moshën e ka dhe kushtet gjithashtu. Po po, ka dhe idealin “full concept”.