Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sa larg është e vërteta nga gënjeshtra?

Postuar: 13/10/2019 - 07:46

Thonë se të vërtetën nga gënjeshtra e ndan vetëm drejtësia. Kështu duhet të jetë ligjërisht. Mirëpo sa kohë duhet që të vesh deri tek e vërteta? E bëjmë këtë pyetje, se as ca palo juristë që janë caktuar të bëjnë drejtësi nuk po e gjejnë dot të vërtetën. Se kjo e vërteta nuk do vetëm mbështetje ligjore, por edhe fakte bindëse. Po kur është bindës dhe ligjor një fakt? Vite të shkuara në një ndërmarrje të Skraparit debatohej rreth një thashethemi, që nuk i gjendej as filli as fundi. Pas debateve pa fund ngrihet një punëtor dhe i thotë të deleguarit: “Të lutem, a e di sa larg është e vërteta nga gënjeshtra”? Për një çast debati u shua. Edhe pas asaj pauze asnjë nuk iu përgjigj atij punëtori. Atëherë ai u ngrit, vuri katër gishtat midis syrit dhe veshit e u tha: “Katër gishta është larg e vërteta nga gënjeshtra, ta pa syri e ta dëgjoi veshi”. Ju lutem, dëgjojini e lexojini me kujdes mediat ose opozitën. Dëgjojnë një thashethem dhe e kthejnë në lajm të vërtetë, pas të cilit vërtiten me ditë të tëra. Aq më keq që sajojnë kaseta me Babale dhe ngrejnë mjegulla, me të cilat marrin më qafë edhe njerëz të pafajshëm. Shikoni sa deputetë janë dënuar nga drejtësia, sepse bëjnë akuza të pavërteta për të fituar kredo politike. Sa kohë ka opozita që merret me nja dy dosje, ku janë parë ca përgjime, të cilat i shesin si të vërteta. Përse nuk presin sa t’i hetojë e gjykojë drejtësia për të marrë fakte të pakundërshtueshme dhe të kërkojmë llogari? Sa herë kanë dalë bosh disa deputetë në akuzat e tyre? A thua se ndikojnë këto në besueshmërinë e një subjekti politik? Këto ditë gjykata dënoi për shpifje zonjën Vokshi, ish-deputete e PD, për kallzim të rremë ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Në vend që kjo t’i kërkonte ndjesë dhe të ndërpritej gjykimi, ajo u hodh në kundërsulm kundër gjykatës me deklarata politike. Kanë dy-tre muaj juristët e Presidencës tok me presidentin, që po hedhin në media turli akuzash kundër kryeministrit, në vend që t’u përgjigjen shkeljeve që i kanë bërë Kushtetutës së vendit. Presidenca është kthyer në një opozitë të katërt, që i ka eliminuar të gjitha të tjerat. Në qoftë se nuk bindeni, dëgjoni këshilltarin e presidentit, Tedi Blushi, se me çfarë gjuhe flet. As një rrugaç nuk mund t’i thotë ato që dalin nga Presidenca. Çfarë kërkon presidenti me kulufët e tij, që përdorin satirën në vend të dekreteve? Presidenca drejton me dekrete, jo me politikë. Po kur këto dekrete nuk ja përfill Kuvendi i Shqipërisë dhe opozita, përse duhet të flasë Presidenca. Një institucion ose lider i saj nuk ka bërë asnjë shkelje, përse duhet të kërcejë si cërmëdelja në zjarr. Përse nuk u konsultua me partitë para se të shpallte dekretin e shtyrjes së zgjedhjeve të 30-shtatorit? Tani gjykojeni ju, fitoi apo humbi presidenti me këtë dekret që mbeti si varr i hapur?

Më duket se janë regjistruar nja tri parti, mes tyre edhe ajo e presidentit, po a do të venë të votojnë, se erdhi 13-tetori? Presidenti pretendon edhe tani, se me atë dekret do të zgjidhte krizën. Tani le ta gjykojë vetë, se çfarë pasoja të rënda solli në politikën shqiptare. Një njeri i nervozuar nuk mund të japë gjykime të sakta. Kush e ndoqi presidentin në një televizion, ku fliste me duar e me këmbë, se nuk donte t’ia dinte për Komisionin e Venecias, kur i ka dërguar 55-faqe për të mbrojtur veten e tij. Kjo do të thotë të mohosh veten. Populli e ka provuar dhe e ka vuajtur pa ka thënë: “Kush shpejton mbollizet”. Askujt nuk i është ndaluar të bëjë verifikime për thashethemet që dëgjon, përse t’i hedhin në tregun mediatik pa i saktësuar. Kjo e ka një shpjegim. Opozita nuk po afron asnjë alternativë për të konkurruar me qeverinë, po merret me cingla mingla. Ajo çdo ditë e më shumë po e largon elektoratin nga vetja me premtimet që i gënjen dhe është bërë më e pabesueshme. Kjo u provua gjatë të gjitha protestave që ndërmori për të rrëzuar Ramën. E vërteta nuk është shumë larg, mbase aq sa e tha ai punëtori, por e largojnë ata që nuk kanë ç’të thonë dhe gjenden në punë me përralla. E vërteta është kokëfortë, por atë duhet ta kërkosh jo ta sajosh.  

Enver CAKAJ

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 07:17

(17 nëntor 1944-17 nëntor 2019: 75-vjetori i çlirimit të Tiranës)

Postuar: 19/11/2019 - 07:15

Shoqëria jonë ka një mangësi të jashtëzakonshme në trashëgiminë e saj të sotme, të ardhur deri më

Postuar: 19/11/2019 - 07:13

Tani që u shua, ndoshta për një periudhë të caktuar kohe, mundësia e hapjes së negociatave me BE,

Postuar: 17/11/2019 - 19:17

Dita e sotme si një ditë përkujtimore për çlirimin e kryeqytetit nga

Postuar: 17/11/2019 - 07:47

“Nga të gjitha fatkeqësitë që mund ta gjejnë një Komb, asgjë nuk është më tragjike dhe me k

Postuar: 17/11/2019 - 07:45

Për mendimin tonë, për politikën shqiptare në përgjithësi, sindroma e mosrespektimit të të rinjve

Postuar: 17/11/2019 - 07:44

Jam një nga tre milionë shqiptarët që jetoj në Shqipëri.