Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sa larg Shqiponja krenare me duart e Presidentit!

Postuar: 26/06/2019 - 07:17

... Mund ta themi qysh në fillim atë që Presidenti, nuk ka asnjë ngjashmëri me Shqiponjën. E pamë para disa ditëve tek formoi me duar simbolin e krenarisë tonë Shqiponjën. Shqiponja është me të vërtetë simbol i krenarisë tonë kombëtare, por t’i “drejtohesh” Shqiponjës, kur kryen një akt anarkist, që as të majtët e as të djathtët nuk ndihen krenarë, as më shumë e as më pak Presidenti formoi një “korb të zi” që ndjell vetëm fatkeqësi, formoi një “sorrë”, apo në fund të fundit formoi një shqiponjë duke patur parasysh vetëm anën e saj grabitqare. E themi këtë pasi pastërtia dhe krenaria e këtij shpendi nuk i duron dot duart e infektuara! Shqiponja, si simbol i bashkimit Kombëtar nuk e duron dot të qëndrojë në duart e një njeriu që punon për përçarjen e Kombit, që me aktin e tij të njëanshëm i ka futur në sherr të gjithë faktorët e politikës, i ka futur në sherr të gjithë politikanët që deri më sot kanë punuar vetëm për të përçarë.

Flasin shumë për të bashkuar Shqipërinë dhe në fakt bëjnë të kundërtën punojnë për ndarjen e Shqipërisë, punojnë për ndarjen e shqiptarëve. Sikur vetë Shqiponja të kishte logjikën e një njeriu të mençur, me siguri të gjithë politikanëve të sotëm, të majtë e të djathtë, të gjithëve do t’u kishte lënë nga një glasë në dorë, por ajo e di që ka të bëjë me politikanë që mendojnë për Kombin të cilin ajo përfaqëson. Shqiponja “e pa” që simbolin e saj e bëri Presidenti me pëllëmbët e tij dhe nuk u “ankua”. Nuk u “ankua” sepse mendoi që kanë të dy të njëjtin qëllim, atë për të qenë “simbole të unitetit” dhe kur ky unitet bashkohet me krenarinë, na japin një tablo të plotë të këtij vendi të shqiponjave ashtu si është njohur qysh nga lashtësia. Eh sikur ta njihte Shqiponja, “kolegun” e saj që është bërë “simboli” i përçarjes”, me siguri nuk do të kishte pyetur as për “molotovët” e tij, as për xhamat e dritareve e dyert e ndërtesës Presidenciale, dhe jo me sqepin e saj të “hekurt” por me kthetrat do t’i kishte shqyer ato e do të futej brenda. Mbasi të “përkëdhelte” Heroin Kombëtar, atë që nuk e ka tradhtuar asnjëherë, do t’i kthehej banorit të gjallë të saj, do t’ja rrëmbente atë “ç’dekret” të përçarjes dhe do t’ua kishte çuar zhapikëve në ndonjë kënetë!

Por nuk është vetëm “ç’dekreti” i tij. Në gjithë karrierën e tij politike, ai ka “ofenduar” së tepërmi Shqiponjën. Kohët e fundit i ka dërguar një letër Kryetarit të OSBE-së ku i ankohet për Kryeministrin. I ankohet OSBE-së si ajo gruaja e ligë, të them, që i thotë botës “hajde më rregullo punët e shtëpisë se unë kam punë”. Po mirë, ju si Kryetar Shteti përse qëndroni!? Këtë marifet ka bërë edhe para disa kohësh kur i dërgonte letër Presidentit amerikan ku i shkruante: “Qeveria nuk më pyeti fare mua si President që dha votën kundër Amerikës në OKB, sepse po të më kishte pyetur mua, unë nuk isha dakord me votën kundër jush sepse kam qenë e do të jem pro interesave tuaja”! E megjithatë, simpatinë e amerikanëve nuk e fitoi. Kësaj i thonë, “Dridhe Like”! E “shet” dhe e “blen” Amerikën sipas “kërcimeve të “tangos” së tij të veçantë “presidenciale”! Ky as që e mendon që edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë bota do t’i thonë: “Kur qeveria nuk të pyet ty, atëherë, përse qëndroni Kryetar? Nga njëra anë ky bën spiunllëqe, e nga ana tjetër thotë “kam bërë ç’është e mundur për të zgjidhur krizën”. E para është që ai nuk ka bërë asgjë dhe e dyta edhe sikur të bëjë ndonjë gjë, kush e pyet këtë që “ha bukën e turkut dhe bën duvanë e kaurrit”? Kush e pyet këtë që u kërkon të huajve të vijnë e t’i ngrenë “pantallonat ” që i kanë rënë dhe të mos bëjë asnjë përpjekje që të gjithë antarët e familjes së tij t’i mbajë të bashkuar?

Por, si mund t’i bindi ky kundërshtarët e tij politikë brenda “familjes” së tij, kur i ka shpartalluar edhe antarët e “repartit” të tij të dikurshëm të quajtur LSI? Forca e tij politike u krijua si një forcë e të majtës së bashkuar dhe sot është katandisur që të tjerët të thonë “na ishte dikur LSI-ja! Kishte kjo forcë politike shumë djem e vajza të reja me reputacion dhe ka akoma, por krerët e saj kërkojnë “figurantë” që vetëm të dëgjojnë “esnafët” e tyre të ditur! Ligjin në këtë parti, kërkojnë ta bëjnë ata që nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë por me hajninë! Edhe partinë e tij e ka shpartalluar dhe ka lënë vetëm një “armë roje” i cili edhe ky, nga frika del përditë në ekranet e televizioneve dhe me një fjalor prej rrugaçi vetëm shan Edi Ramën. Këtë e bën nga frika se mos i vijnë t’i “vjedhin” në “repartin” e tij të dikurshëm që sot ja kanë mbathur të gjithë! Presidenti, para pak kohëve tha që “do të dorëzoj mandatin tim, që vendi të mos shkojë në kaos” dhe “do të flijohem si Salvador Alende” etj., etj. A është i besueshëm ky? Aspak nuk është dhe gjithçka që ai flet, duhet marrë e kundërta e asaj që shprehet. Kështu është edhe në rastin e formimit të Shqiponjës me ato duar me të cilat i bëri një ofendim të madh këtij shpendi krenar! Ai e kupton edhe vetë që kur formon Shqiponjën, ka parasysh një “Korb grabitës” që “çukit” kudo e kërkon të hajë sa andej këtej derisa një ditë t’i vijë ndonjë gur nga “llastiqet” e atyre që nuk e lejojnë të hajë në “misrat” e botës e të shkeli ligjet. Shqiponja krenare nuk mund të durojë e aq më pak të jetojë në moçale të “infektuara” me lloj-lloj shushunjash, zhapikësh, shumëkëmbësha insekte vdekjeprurëse e lloj-lloj “çyrykësh” të tjerë, siç e kanë bërë Shqipërinë këta lloj politikanësh dhe më pas mburren me Shqiponjën! Shqiponja qëndron lart, në vende dominuese, fluturon lart dhe nuk e ul veten e saj të vihet në garë me “lakuriqët e natës” me “zhuzhullakët” apo “brumbujt” që fluturojnë sa për të bërë zhurmë. Njëri politikan e formon me duar Shqiponjën, tjetri e mban atë edhe kur vesh brekushet, një tjetër e mban në kapelë etj., por asnjëri prej tyre nuk është i përshtatshmi për të mbajtur këtë simbol të krenarisë. Presidenti nga ana e tij jo vetëm me ç’dekretime por nuk ka bërë asnjë punë konkrete për të influencuar për zgjidhjen e krizës, as më shumë e as më pak ka ndërsyer gjysmën e shqiptarëve kundër gjysmës tjetër, Kryeministri nga ana e tij, gjithmonë, por sidomos kohët e fundit rend nëpër “moçale” dhe krijon të tilla edhe atje ku ato nuk egzistojnë për të mbledhur sa më shumë njerëz e për t’ia kundërvënë gjysmës tjetër, atyre të Presidentit?! Vallë, kështu do të eci Shqipëria? Përveç shumë zullumeve të tjera që ka bërë ky “Shqiponjë”, kohët e fundit ka dalë në përgjimet e bëra nga Prokuroria. Të çudit fakti që asnjë nga televizionet nuk merret me këto “pisllëqe” të tij, asnjë i quajtur analist, asnjë “moderator”! Vetëm kur i thonë të huajt, si ndonjë “Bild” apo ndonjë “Mother Johnes” fillojnë e bërtasin sikur të kenë kapur hënën me dorë, pa ç’ka se ato që shkruan “Bild”-i , “Shijak TV”-ja i ka thënë me kohë, por “Shijak Tv” ja nuk dëgjohet mbasi është “larg”! Kjo është e drejta e tyre, por ata duhet të merren jo vetëm me Edi Ramën e ministrat e tij dhe shumë mirë bëjnë, por nuk mbetet pas as Presidenti dhe të mos fshehin “zullumet” e tij. Të dalin të gjitha të palarat që kanë bërë këta politikanë “mysybetë” dhe që nga Kryeministri, Presidenti e të gjithë pas tij, deputetë e ministra, të japin llogari e të vihen para përgjegjësisë. Një nga kriteret e mospranimit në BE, ndoshta më kryesori, është edhe ajo që asnjë “Peshkaqen” si këta që ja hedhin fajin njëri tjetrit, nuk është ndëshkuar dhe po të ishte bërë kjo, edhe në BE do të ishim futur edhe këto pasoja të kësaj krize të gjithanshme, nuk do të kishim pësuar. Me dhjetra herë në ditë, ekranet televizive na e japin Presidentin duke formuar Shqiponjën, sikur ky të kishte krenarinë e Shqiponjës! Këta dy krerë të politikës, Presidenti dhe Kryeministri, pa përmendur kryetarin e opozitës që për disa vite rresht përsërit e stërpërsërit të njëjtin mësim të abetares, janë përçarësit e mëdhenj të shqiptarëve. Nuk u mungojnë as “speciet” e shumta rreth tyre që simpatizojnë njërin apo tjetrin dhe meqenëse nuk kanë asnjë “ushtar” të vetëm në partitë që “udhëheqin” përveç ndonjë shoqëruesi, zgërdhihen dhe fërkojnë duart me ç’po ndodh në këtë vend, që natyra i dha krenarinë, që e privilegjoi e i dha të gjitha të mirat që askujt të mos i shtrinte dorën por ja që këta politikanë e kthyen në një “kosh hedhurinash” dhe kërkojnë që të vijë bota e ta “pastrojnë”! Kështu si është, njëri kërkon t’ja lërë “në derë” Brukselit dhe tjetri e tërheq nga vetja për ta mbajtur në këtë gjendje që është në këtë funksion që kryen! Një i tretë, kryetari i opozitës kërkon që të hedhi sa më shumë hedhurina, më pas t’i vërë flakën dhe kur të vijë në pushtet. (lavdi Zotit mos ardhtë ajo ditë dhe e zënçin mallkimet e Neritan Cekës) që ta “pastrojë” këtë pisllëk që kanë bërë për vite të tëra, të majtë e të djathtë! Çdo popull e meriton qeverinë që ka në krye. Edhe qeveria ka gjetur këtë popull, ose këtë “shesh” dhe bën “përshesh”! Secili nga këta “strategë” të politikës, kërkon të grumbullojë sa më shumë “ushtarë të bindur” rreth vetes për të shkuar më 30 Qershor që më shumë se një ditë votimesh, do të jetë një “fushë beteje”! Ruajna Zot, nga politikanë të tillë që s’dinë ç’bëjnë! 

Nga Pandeli BARDHI       

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 07:19

Mbase jo te niveli fillestar, por në një ecuri të frikshme e të njëtrajtshme po përjetojmë një sulm frontal jo të zakonshëm, por me një papërmbajtje të habitshme, mbi shkencat historike, artin, kulturën e vendit tonë.

Postuar: 17/10/2019 - 07:17

Këto janë orët e një ankthi integrues, janë orët që në fund të fundit, do të jenë të fundit që re

Postuar: 17/10/2019 - 07:16

Në fjalimet e udhëheqësve të Partisë së Punës nuk kishte rast pa sulmuar armiqtë e jashtëm.

Postuar: 16/10/2019 - 07:15

Në kushtet social-ekonomike që po përjeton populli ynë, brezi i të rinjve në moshë është dalldisu

Postuar: 16/10/2019 - 07:13

Megjithëse e mohuan historinë kombëtare, luftën çlirimtare dhe punën ndërtimtare të shqiptarëve n

Postuar: 16/10/2019 - 07:09

Sigurisht që "diplomati Bernd Borchardt" nuk ka bërë ndonjë veprim kaq "diplomatik

Postuar: 15/10/2019 - 07:16

Me astirasit jemi pothuaj familjarizuar të gjithë.