BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Opinion / Editorial

Sa më në faj të jenë, aq më shumë i japin të drejtë vetes!

Sa më në faj të jenë, aq më shumë i japin të

Nuk ka si "vëllazëria" e postkomunistave shqiptarë në thelbin e tyre sundimtar mbi shqiptarët! Berisha, Rama, Meta kanë kuptuar se Enver Hoxha kishte më shumë sukses në delirin e tij prej diktatori kur fajin e tij, gabimin e trajtonte si një mrekulli, një e drejtë kombëtare dhe politike, si një veprim që në vend ta turpëronte e nderonte. Enveri prishej për pushtetin e tij me Anglo Amerikanët dhe këtë e shiste në popull si sukses politik ndërkombëtar dhe kombëtar. Kur Enveri i fuste në kooperativa sovjetike shqiptarët duke bërë fajin e mbetjes pa pronë dhe bukën e gojës ai mburrej me rendimentet e larta dhe kolektivizmin dhe harronte barkun bosh të shqiptarëve.Kur vriste persekutonte dhe impononte luftë klasash thoshte ishte në drejtësinë proletare të "krijimit të njeriut të ri, veprës më të shkë..yer të partisë. Sa më shumë faj aq më shumë arrogancë për të thënë - kemi të drejtë.Po kështu si Enveri për kohën bëjnë Berisha dhe Meta,, por dhe aspak socialisti ose ish demokrati Rama! Ish demokrati them unë se aty ishte Rama në fillim si ish komunisti Berisha sepse aty ishte në fillim dhe ka 32 vite që na jep leksione ne vdekatarëve më poshtë.Po kështu është Berisha! Sa më tepër ishte gabim Berisha me Piramidat aq më shumë thoshte nuk merret shteti me paratë e privatit!! Sa më tepër vidhte dhe rrihte në 1997 aq më tepër shpallej President. Sa më tepër hidhte në erë Gërdecin, aq më shumë mohonte shtetin e tij në të. Sa më shumë vidhej Rruga Kombit vidhej kurse Berisha mburrej për cilësi dhe punë të mirë. Kishte rrugë 3.5 metra të gjëra e thoshte kam 10.000 km rrugë në Shqipëri. Sa më shumë humb Berisha aq më shumë ulëret fitova! Sa më shumë i dalin të palarat aq më shumë mohon e transformon të vërtetën.Por edhe Meta kështu është. Sa më shumë kapet me presh aq më shumë fluturon me të si pa presh! Sa më shumë video e fakte aq më shumë delir luftaraku dhe krahinori epileptik pothuaj sa Berisha. As Rama nuk është larg. Ai ka sulm inatçor kur e kupton se është në faj. Sa më tepër të kapet në faj aq më shumë në rregull jam del Rama nga folklorizmi tij. Sa më shumë i zbërdhylet konkubinati tij, aq më shumë thotë Rama jam në rregull. Rama e bën në mënyrë artistike groteskun e "njeriut fajtor" që nuk do të vërtetën kur ajo del dhe kur të gjithë e shohin. Ai paraqet të vërtetën e tij impostore faqezezë sa herë të ketë hall nga sulmet mbi qeverinë e tij dhe atë vetë. Rama ekzagjerohet në mbrojtje të dëlirit grotesk të tijsepse kështu mund të mbajë nën kontroll "filling" mes tij dhe "elektomilitantëve"  nën kupolën e lirisë së gënjeshtrës që luan rolin e të vërtetës. Rama nervozohet me akuzat e fajit të tij dhe sillet se trim!!! Mënyra për të sulmuar me të kundërtën e të vërtetës dhe krijimi i të drejtës personale kundër asaj që realisht është e vërteta e drejtë, përbën një filozofi të rrezikshme për demokracinë. Të tre këta tipat por dhe më poshtë kështu janë. Një mitomani e shthurur folklorike por që ka shëndet e jetë në saj të këtyre tre delirantëve të pushtetit. Në shtator  një sekretar partie president non grata, nuk mund të vazhdojë  më dhe as spiunët e dokumentuar ose si lejfen i trimërisë që nuk hap dosjen e tij.Por mbas tyre radha si me dashje dhe pa dashje i vjen Ramës. Po po atij.