BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Opinion / Editorial

Sa më shumë vetvirtualizohet BE, aq më shumë kthehet në realitetin dikur, Ballkani Perëndimor!

Sa më shumë vetvirtualizohet BE, aq më shumë kthehet në

Në një shkrim të “Der Spiegel” jepet një farë alarmi për Ballkanin! Akoma në Evropë është fantazma e Bosnjës dhe opinioni në këtë testatë merret me liderin e serbëve të Bosnjës që mban lidhje të ngushta me Vladimir Putinin. Oligarku rus thotë testata - Konstantin Mallofejev udhëton rregullisht para zgjedhjeve në “republikën serbe” të Bosnjës. Dhe aty çon një fizarmonicist me këngë folk serbe, por dhe pretendohet që të shkatërrohet nga Dodik armata dhe prokuroria apo gjykatat! Në fakt perëndimi nga faji i madh dje, që la të masakroheshin mijra e mijra boshnjakë tani i fryn shpesh edhe kosit dhe pse varret e shumta në Bosnje, ja tregues i plotë se çfarë mund të ndodhë, por nuk kishte vëmendje nga Europa. Por përveç këtij folklorizmi, artikulli kishte një të vërtetë të madhe që kur shkruante: Sepse së pari politika e jashtme e BE-së është përgjithmonë komplet jokredibile nëse as në Ballkan nuk mund të bëjë diçka dhe atje lejon Rusinë dhe Kinën të veprojnë. Fakti që BE nuk po i ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e këtyre ditëve. Dhe së dyti: pasojat për pjesën tjetër të Europës as që mund të merren me mend nëse atje sërish do të ketë përballje të armatosura. Kjo s’mund të përjashtohet”- paralajmëron “Der Spiegel”.

Artikulli thotë një të drejtë, por është jashtëzakonisht shumë sipërfaqësor. Merret vetëm me problemin që ka vetë BE me Rusinë dhe Kinën, por jo me realitetin që ka Ballkani Perëndimor. Artikullshkruesi nuk referohet larg ( para më shumë se një shekull) në histori, sepse me sa duket nuk e di dhe për më tepër nuk i intereson. Por Ballkani Perëndimor pikërisht po kthehet në historinë e tij të dikurshme dhe interesa e dikurshme që kanë shtesë vetëm Kinën si superfuqi, por aktorët e tjerë janë po ato, përfshi dhe USA mbas 1919-ën me Presidentin Willson.

BE me peshën e humbur dhe fjalët e shumta në një inflacion kritik në mos mbajtje premtimi dhe interesa cinike, po bën gati raportin e ri të pikës së gravitetit që kthehet në kohë të dikurshme! Bashkimi Europian më shumë kujdeset për paradën e gay-ve dhe sjelljen e shteteve të veçanta me komunitetin homoseksual se sa me gjeostrategjitë dhe kthimin pas në to, në interesat ekonomike dhe politike që sigurisht plasin luftën dhe plasin prishjen e ballancave etnike religjonare e territoriale në Ballkan dhe që pastaj siç thashë plasin dhe luftën. Sjellja me komunitetin gay është e rëndësishme ( po themi, po mendoj unë ashtu kot, si etalon demokracie për Europën) por nuk plas luftën në Europë. Këtë nuk besoj se nuk e dinë bie fjala në Berlin apo Paris apo Amsterdam, por jam i qartë se në Vienë, Romë, Athinë, si vende të BE e dinë se pikërisht nga luajtja e këtyre ballancave etno religjonare dhe gjeo-historike, apo dhe rifutja në të dikurshmen zonë mes dy perandorive asaj Austro-Hungareze dhe Otomane, ka gjithmonë vend për diskutim dhe punë të madhe pastaj për të zgjidhur telashe të së shkuarës me vizionin e të sotmes për të ardhmen. Me virtualioetin e saj BE dhe Europa po vonon dhe largon besimin në mos e ka humbur përfundimisht në Ballkan. E ka humbur në Shqipëri në një masë të madhe imagjinoni në vendet e tjera si Mali i Zi apo Serbia apo Maqedonia që nuk e ka pasur kurrë, sa në Shqipëri dhe Kosovë. Shumë marrëveshje të humbura dhe të vonuara, shumë projekte të humbura dhe vonuara, shumë tregti të vonuara dhe të humbura, shumë ndalesa dhe raporte të pa përmbushura dhe të vonuara me Europën, shumë premtime të pa mbajtura, janë mbushur nga Turqia dhe nga Rusia apo dhe Kina po sidomos nga Turqia. E sigurisht mirë kanë bërë sepse nuk mund të prisnin Europën për gjëra imediate si në Termet apo në Covid 19-të apo në interesa tregtie apo dyert të mbyllura të Europë burokratike dhe me cinizmin e shëmtuar që ka ajo. Sot BE ka sabotuar ecjen përpara në strategjinë integruese, duke ulur ndjeshëm dhe respektin për këtë bashkim për nga besueshmëria dhe forca e vullnetit. Kjo është skandaloze! Sidomos tallja ndaj popujve në premtime dhe “detyra” fare kot dhe bisedat me qeveri qoftë dhe korruptive e bëjnë BE-në, një vend tashmë që do paguajë për këtë humbje të madhe interesi për Ballkanin dhe për dëshirën e tyre për të qenë pjesë e familjes europiane politikisht! Them politikisht, sepse gjeografikisht janë pjesë më përpara se të ishin ato në qendër të Europës. Ndikimi i Turqisë së sotme vetëm me telenovela kulturalisht është i bollshëm, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka qenë dikur pjesë e Perandorisë Otomane. Në Bruksel, vazhdojnë fjalët kot të bukura për ti prishur ose harruar raundin e radhës, por Stambolli nuk ka nevojë të marr vendime që të aprovohen pastaj nga shtetet apo administrata që urrejnë Ballkanin sikundër është rasti në BE! Në fakt asgjë nuk kam me qeverinë e Presidentit Erdogan dhe për qëllimin e kthimit të ndikimit të ish perandorisë. As që ka më problem kjo gjë. Kur nuk do Europa ta bëjë, pse mos ndikojë shteti Turk ose trashëgimtari i perandorisë së dikurshme! E ka kollaj, ndikimi është te mënyra e ushqyerit dhe shumë terma idome perandorake janë, veshjet dhe kultura ballkanike është, pse mos të tentojë dhe një herë ekonomikisht dhe kulturalisht – Perandorinë!? Por dhe popujt sllavë e kanë kollaj me ndikimin rus! E kanë kollaj dhe me mallrat e lira kineze! Ata që “nuk duan” ose nuk duan të kenë mendjen apo realisht ndikim janë kryesisht në Brukselin e cinizmit dhe pa fuqisë politike, në Paris si zakonisht bëjnë, në Amsterdam si kanë bërë dhe dikur dhe për fat të keq dhe në Berlin në dobësinë e tranzicionit post Merkel në mungesë lideshipi dhe perspektive të detajuar. Çfarë të lënë bosh vendin ndërkohë që merren me virtalitete idiote miqtë tanë në Europë, ai do të mbushet menjëherë nga kthimi dikurshëm në influenca të pa diskutueshme në Ballkan. Ballkani Perëndimor nuk është vend bosh! Ju duket atyre marrokëve shpesh në moshë (për fat të keq) në zyrat e burrokracisë Europiane, që merret me “lajle e lule me ylbere dhe ngjyra plot”! Aty bosh po e lënë vendin si ndikim nga cinizmi dhe lojrat e shëmtuara shtet më shtet, pikërisht perëndimorët e BE-së! E kjo sigurisht është në të keqen e tyre si siguri, si ekonomi dhe sidomos politikisht dhe gjeostrategjikisht! Vjen një ditë dhe për fat të keq shikojnë se fuqitë e dikurshme, mendësitë e dikurshme dhe kultura e dikurshme pllakos territorin e Ballkanit Perëndimor dhe i vetmi ndryshim është influenca për fat amerikane dhe shteteve që nuk kanë nevojë për burokraci dhe përçarje për të bërë ekonomi dhe politikë në Ballkan!