BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Sa paguajnë qytetarët për “Viruset” e arratisur nga “Spitali Psikiatrik”?...

Sa paguajnë qytetarët për “Viruset” e arratisur nga

...Paguajnë shuma marramendëse, paguajnë moralisht, shpirtërisht, ekonomikisht. Kështu na katandisën “Viruset”që u arratisën nga “Spitali Psikiatrik” i sistemit të kaluar. “Viruse” këta që, na sollën demokracinë me helmetë në kokë e kallash në dorë! Tërë jeta në luftë, dje për të mbrojtur pushtetin me “grykën e pushkës”, edhe sot “me grykën” e pushkës, për të mbrojtur “diktaturën” nga vetvetja! Kush është sulmuesi? Kush është mbrojtësi? Na sulmojnë tanët, mbrohemi nga tanët! Edhe sulmi, edhe mbrojtja, këto taktika luftimi, nuk janë midis dy “kampeve” kundërshtare, janë midis nesh që luftojmë me vetveten, janë midis opozitarëve! Tridhjetë vite sulme, tridhjetë vite mbrojtje. Luftë me tanke, me autoblinda, me mitraloza, me armë kimike. Kundër armikut të jashtëm? Jo! Kundër tanëve, kundër shtetit tonë që e bëmë shkrumb e hi atëherë kur pretendonim se sollëm demokracinë! Lufta vazhdon me mjete të tjera, me kosore, me sëpata, me çomange, me sfurqe! Lloje luftimi me kosto të madhe me një ekonomi të rrënuar, në një mjerim si askund tjetër në Europë. Askush nuk merret as me mjerimin, as me ekonominë, as me fukarallëkun, as me prodhimin, as me të ardhmen as me edukimin, as me mirëqenien, por vetëm me ato çka thonë “viruset”! “Virusi” që quhet “Simbol i unitetit kombëtar”, “Rrëmbeni kosoret, sfurqet dhe çomanget”. “I dërgova mesazh Berishës: Kujdes, asnjë makinë, nga ato që ndodhen në oborrin e Selisë së PD-së! Unë si President, bëra ç’është e mundur, për të pajtuar palët, por nuk munda!” Hipokrizia dhe cinizmi, nuk kanë fund! Pse nuk e dhatë dorëheqjen përderisa nuk ju dëgjon kush? “Si thatë, Gjykata Kushtetuese? Ajo është zero interes për presidentin, këtu do të më keni edhe pesëdhjetë vite”! Një tjetër “virus“ shumë i hershëm; “O budallenj, jam Sali Berisha unë, o budallenj”!- u drejtohet përfaqësuesve të popullit! “Luftë kërkoni, luftë do të ketë”!- çirret një tjetër “virus”. “Thyeni xhamat e makinave, shpojini gomat e makinave, thyeni dyert dhe dritaret”! Nuk janë vetëm këta, janë shumë “viruse” të tjerë që mbasi “infektuan” mendjen dhe shpirtin e qytetarëve, kërkojnë të na mbushin mendjen që po konsolidojmë demokracinë, e cila, nuk bie erë demokraci. ”Viruset’ infektuan pak e nga pak vetë demokracinë. Sot, kemi një demokraci që po jep “shpirt”, ajo nuk funksionon. Nuk ka më liri mendimi, nuk ka më fjalë të lirë, nuk ka më vlerësim truri, nuk ka më vlerë i dituri, nuk ka më shpresë për të ardhmen, nuk ka më edukim, nuk ka më moral. . . Televizionet janë shmangur nga ajo që duhet të bëjnë. . Ata nuk propagandojnë unitet, harmoni, dashuri, demokraci. Ata na servirin ditë e natë politikanë të urryer, që kërcënojnë njëri tjetrin, na servirin militantë partish që urrejnë e shajnë, na servirin “dordolecë” militantë partish, na servirin fallxhorë. . Nuk ka më arsim, nuk ka më edukim. Tashmë të ardhmen e parashikojnë fallxhorët dhe ata që mbajnë shpresa i mblidhen të dëgjojnë Cakon! O zot ! Ky është morali që na bën media, e shkruar apo vizive. Hallet dhe shqetësimet e qytetarëve, janë harruar me kohë. Në plan të parë, janë “shqetësimet” e atyre që marrin miliona dhe si do të gjejnë rrugët për të bërë miliarda. Nga kush? Nga “djersët” e të papunëve, fukarenjve, nga pensionet qesharake, nga mungesa e investimeve për ujin e pijshëm, nga “rritja e pensioneve 2%, nga mosdhënia e pagës së 13-të, nga “shpërblimet” që marrin! Varfëri mendore, varfërim shpirti, varfëri ekonomike, mungesë perspektive. Vetëm 5% “shqetësohen” si të shtojnë pasuritë që nuk dinë sa kanë dhe ku i kanë. Janë 95% të tjerë, që kanë shqetësim bukën e gojës, kanë tokën, pasurinë që u takon, por nuk e marrin as dje me gjykatës “paravetingashë”, as sot mbas vetingut! Pa imagjinoni për një çast sa shoqërues, sa fanatikë, sa badigardë, sa mercenarë”, sa “sekserë”, sa këshilltarë, sa të dashura ka “punësuar” një politikan, një “virus” i madh”! Pa këta që “punësojnë” mos na lëntë Zoti! Shpresat e vetme të tyre, janë fëmijët e shpërndarë nëpër botë, nga të cilët presin! Më keq akoma, po shpërfytyrohet njeriu dhe është kthyer në një “mall” të rëndomtë biznesi pa vlerë. Shkurt, kjo politikë e këta politikanë, nuk po i boshatisin vetëm xhepat qytetarëve, por po i “grabisin” edhe trurin, po i “varfërojnë” edhe shpirtin dhe po e kthejnë në një masë amorfe.

”Ti o popull që nuk di ku je, mbaji mbi kurriz se mirë i ke”! Këtë, po e ilustroj vetëm me shembullin e fundit, atë më të rëndomtin e kohëve të fundit, sepse të tilla, janë të përditshme gjatë më shumë se dhjetë mijë ditëve. Ka tridhjetë vite që ka filluar një luftë e papajtueshme midis krerëve “viruse” të partisë opozitare. E them të partisë opozitare jo se nuk janë të këtij “kallëpi” edhe partitë e tjera, por meqë kjo parti rrëmbeu flamurin e antikomunizmit në fillimin e proceseve demokratike dhe “fitores historike” që arriti të mposhti komunizmin jo me pushkë, por me britma, me dy gishtat përpjetë dhe të shoqëruara me “veprime luftarake” duke djegur disa kazanë plehrash! Kur malli blihet badiava, askujt nuk i dhëmb, sepse nuk ka derdhur djersë, ashtu sikurse nuk i dhëmbin askujt paratë kur i ka të fituara duke mos derdhur asnjë pikë djersë! Hë se demokraci “qyl” është...

Ka tridhjetë vite që qytetari shqiptar, siç e thashë, gjithnjë e më shumë po varfërohet ekonomikisht, mendërisht e shpirtërisht, të cilat këto, kanë edhe anën e tyre komike. Njëri nga krerët e Partisë Demokratike që tradhtoi “ungjin” e tij, një njeri që qëndron më shumë se kot, mbrohej në kështjellë, kurse “ungji” i tij që e mbajti në prehër, por e flaku menjëherë kur ky e “shiti”! Të dy pretendojnë që janë udhëheqës, por njëri me vulë e tjetri pa vulë. Të dy përkatësisht, kanë “shkarkuar” njëri-tjetrin, por askush nuk e njeh vendimin e tjetrit sepse “arbitri” që duhet të ndajë “shapin nga sheqeri” ka renë në gjumë letargjik. Kjo është ana komike. “Djali” i ungjit” shpenzoi shuma marramendëse për të blinduar dyert dhe dritaret e selisë së partisë. Të kuptohemi, jo për të blinduar ndonjë institucion të rëndësisë së veçantë, por të partisë që në demokraci, siç kanë pretenduar të dy këta “yrnekë” është, “shtëpia e lirisë”! “Sulmuesi” nga ana e tij, me mjetet e tij “paqësore”, varre, leva, çomange, shkatërron këto blinde, me të njëjtën kosto që paguan qytetarët për blindimin e tyre. Kjo është njëra anë e shpenzimeve kolosale.Po tjetra? Tjetra, janë shpenzimet e mëdha që bëhen për mbështetësit e tyre që vijnë nga larg, për “mercenarët” dhe sekserët e tyre nëpër studiot televizive, që do të vazhdojnë kush e di edhe për sa kohë të tjera. Lavdi Zotit që “virusi” nuk kishte në dorë të nxirrte në rrugë autoblindat dhe tanket, mortajat dhe mitralozat, në qoftë se kanë mbetur akoma! Janë të trembur jo vetëm qytetarët por janë “tromaksur edhe “piulat”! Shpenzohen miliona për të frikësuar, kur fshatari, nuk ka të bëjë një “deriçkë” druri të bllokojë rrugën për të mos i kaluar komshiu, tek i cili nuk ka më besim. . . Pesë më lart e pesë më poshtë të gjithë të të njëjtit hall janë. Ka banorë në fshatra të shumtë ku nuk kanë ujë të pijshëm, nuk kanë kanalizime, nuk kanë një rrugicë. Askujt nuk i shkon mendja në këto investime “qejfi”, sikur të ishin kazino! Mbasi qytetarët, shohin në televizion “mercenarët” për disa orë që flasin, shahen e bërtasin me një fjalor ordiner, për disa orë dhe kanë “shpërlarë” trurin me njërin apo tjetrin “mercenar” që paguhen shuma marramendëse nga qytetarët, në përfundim flenë dhe ngrihen në mëngjes. Burri shkon në ndonjë kafene e gruaja shkon të bëjë pazarin. Qumështi nga 120 lekë ka shkuar 150, çmimi i lakrës po arrin çmimin e mishit dhe po kështu edhe çmimi i preshit, pa zënë në gojë artikujt e tjerë. “Këta maskarenj na morën shpirtin”, (tregtarë e politikanë bashkë), mos i hëngshin inshallah! “Na morën shpirtin! Shan e mallkon zonja dhe vjen në shtëpi”! Në drekë, vjen burri: Çfarë na ke gatuar sot? “Më sollët gjë që unë të bëj? Më dhatë juve lek që unë të sjell, po unë ku i gjeta?” E kështu sherri nis udhën e tij, që “Mos o Zot” të përfundojë në tragjedi. Në darkë, i njëjti avaz, “ngushëllohen” me mercenarët” që “përleshen” në studio dhe u “qajnë “hallin! “Bobo, u grinë këta? As i shkon në mëndje që i paguajnë këta gjoja sherrxhinj! Qëllimi i politikës, me mercenarët dhe sekserët e tyre është të ndajnë popullin në dysh, jo në bindjet e tyre, por në të drejtat e tyre të përditshme e mbi të gjitha në ato ekonomike. Përçarja dhe urrejtja nxiten si asnjëherë tjetër, ku në ndihmë i vijnë televizionet dhe mjetet e propagandës. Në rrezik e në nevojë, askush nuk të vjen në ndihmë përveç atij që i dhëmb. Kombi dhe këta, janë “atdhetarët”, që deri sot, kemi parë e dëgjuar e ç’nuk kemi parë e dëgjuar, kriminelë, hajdutë, trafikantë, mashtrues, etj, etj, por një atdhetar me vepra, nuk kemi dëgjuar. Siç duket, atdhetarizmi ka mbetur në raftin “asgjëkundi”!

E vërteta është që në fillimet e gjoja demokracisë, “viruset” erdhën nga Diktatura Komuniste, me të njëjtën forcë infeksioni, me të njëjtin mentalitet, me të njëjtin zell për të mbajtur gjallë luftën e klasave dhe nenin famëkeq të agjitacionit dhe propagandës. Për të hartuar ligje si dikur, për të nxitur edhe më shumë përçarjen, për të nxitur urrejtjen, për të mos u pajtuar kurrë as njerëzit me njëri-tjetrin, e jo “djalli me të birin”! . . . Ah, hartimin e ligjeve, diktaturës, “i marrin të keqen” sepse ajo, hartoi ligje sipas ideologjisë së saj, kurse “viruset” të ashtuquajtura demokratikas hartuan ligje për veten e tyre, për kastën në fuqi, për të hartuar ligje edhe më antidemokratike nga ato të diktaturës. Ajo ç’ka ndryshuan “demokratikasit” e tipit “virus” që erdhën mbas rënies së komunizmit, ishte vetëm ndryshimi i ngjyrës së xhaketës! “Viruset” në krye të partive opozitare apo të atyre vazhduese të sistemit të kaluar, ishin të njëjtë, infektonin,, mashtronin, pasuroheshin, shkatërronin, mburreshin... Përfundimisht çfarë sistemi ndërtuan? Ndërtuan një sistem demokrato-anarshisto-komunist, “barku” që pjell tërë të këqijat që e kanë mbërthyer vendin, qytetarët, Shqipërinë.

Ky infeksion i këtyre “viruseve” të ardhur në fillimet e proceseve demokratike nga “Wuhani”, tani për nga rrezikshmëria që paraqesin, i ngjajnë atyre të arratisurve nga “Spitali Psikiatrik”sipas parimit, “një i çmendur, gjithë dynjanë e çmend”! Të gjithë, janë të të njëjtit “kallëp”, edhe kur hiqen “njerëzorë” edhe kur hiqen “të qeshur”, edhe kur gjoja të qajnë hallin, edhe kur janë të egërsuar, që këtë egërsi e justifikojnë me “lirinë e demokracinë” që për argument të vetëm kanë vetëm mbajtjen e dy gishtave përpjetë që vetë e “sollën” dhe vetë nuk e besojnë. . .

Si përfundim,kjo politikë e këta politikanë, kanë realizuar qëllimin e tyre që askush sot, nuk “betohet”për Shqipëri e për Atdhe, por “betohen” vetëm për “kokën e prijësve”, sipas bindjeve, sipas interesave që kanë. . . “Prijësit” nxitin qytetarët të përleshen, prijësit blindojnë, shkatërrojnë, varfërojnë, futin nëpër xhepa, prijësit shpenzojnë shuma marramendëse për të vjedhur pushtetin e për të mbajtur pushtetin, qytetarët paguajnë e fanatikët u shkojnë nga prapa...