BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Opinion / Editorial

Sa rrugë e shkurtër nga “besnik i thekur” në “tradhtar”

Sa rrugë e shkurtër nga “besnik i thekur” në

Tradhtia nuk i është ndarë asnjëherë jetës politike dhe shoqërore shqiptare. Për të mos u thelluar në historinë e largët po themi se në 50-vjeçarin e sundimit monist më së shumti tradhtarët stiseshin dhe legalizimin e merrnin në zyrën e sekretarit të partisë dhe pastaj formalisht dënoheshin nga gjykatat popullore. Të parët që e morën këtë damkë ishin intelektualët e studiuar në universitetet më të shquara europiane dhe më së shumti në vitin ‘45 morën plumbin partizan ballit. Pastaj historia vazhdojë me Koxi Xoxen, delegatët e Konferencës së famshme të Tiranës, me grupin në fushën e artit dhe kulturës, atë të industrisë dhe më pas me grupin puçist të ushtrisë për të vënë vulën me kryetradhtarin Mehmet Shehu, që çuditërisht është edhe kryeministri më jetëgjatë shqiptar. Flasim për tradhtarë VIP-a se të zakonshëm kishte gati çdo ditë që tentonin të kalonin kufirin dhe ndodhte që trupi u mbetej mbi tela mbi gjemba. Pas viteve ‘90 nuk kishte më skuadra pushkatimi dhe tela me gjemba dhe tradhtarët më së shumti ishin në fushën politike. Burim frymëzimi ata kishin kontradiktat me drejtuesit e forcës politike ku militonin. Këtu ngrinin kokën dy arsye: ose drejtuesit politikë nuk ishin më ata të mëparshmit dhe kishin shkelur parimet e drejtimit dhe kundërshtoheshin nga parimorët ose më së shumti dilnin hatërmbeturit për një post politik të shpresuar. Më e besueshme kjo e dyta, sepse në jo pak raste tradhtarët gjendeshin në prehrin e partisë kundërshtare, gjë që nuk e bën asnjëherë dhe në asnjë rast një parimor. Kur krye ngre interesi personal, atëherë një fenomen i tillë është i zakonshëm. Në historinë e pluralizmit shqiptar, tradhtia lindi njëherazi me të. Ngjizja e partisë së parë opozitare ende edhe pas gati 30 vjetësh nuk ka një histori të vetme dhe të saktë, por disa variante, deklaruar nga protagonist të kohës. Kjo sepse startimi i opozitarizmit pati të tjerë frymëzues dhe organizatorë që më pas ose u lanë në heshtje ose u shpallën tradhëtar dhe ashtu mbeten edhe sot e kësaj dite. Me rrjedhjen e viteve shtoheshin edhe degëzimet e partive kryesore që në një farë mënyre ishin tradhtarë të trungut. Shembujt janë të shumtë nga të dy forcat kryesore politike, por kryeson e djathta. Duket drejtimi me dorë të hekurt nga kjo parti nga një kriptokomunist si Sali Berisha solli pakënaqësi në pjesën tjetër drejtuese të kësaj partie që në pamundësi të pranimit si fraksione brenda partisë apo në pamundësi për t’iu imponuar pjesës tjetër të partisë, krijuan vetë parti të reja. Nuk po përmendim tradhtarët individualë, por ata që patën mundësi të bëhen vetë drejtues si Neritan Ceka e Arben Imami apo më pas edhe Genc Pollo me shokë, ndërkohë që kishin qenë bashkëpunëtorët më të afërt të Sali Berishës. Po bëjmë fjalë për tradhtarët politikë dhe jo të fushave të tjera, kryesisht të fushës së drejtësisë ku mund të përmendim avokatin e njohur Maks Haxhia apo ish-Prokurorin e Përgjithshëm Zef Brozi që tashmë ligjëron nga SHBA. Pak e paqartë tradhtia tek e djathta sepse vetëm pas pak kohësh, patjetër për interesa personale ata I pe përsëri së bashku. Nuk po merremi fare me tradhtarët e rinj, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli (kjo e fundit po shfaqet përsëri pranë Sali Berishës) sepse ata më së shumti inatin e kishin me kryetarin aktual të PD. Edhe në kampin e kuq nuk mungojnë tradhtarët. Petro Koçi e krijoi një parti të tijën ndonëse sot është deputet i partisë së parë. E bëri edhe Gjergj Koja po sot është pjesë e administratës shtetërore. E vetmja e ndarë nga partia mëmë dhe që qëndron ende në këmbë është LSI-ja. Me një udhëheqës të racës së fortë si Ilir Meta dhe me një buxhet disi të fryrë nga pas ajo i përballoi sulmet ndaj saj dhe vit pas viti forcohej në përfaqësimin parlamentar, derisa Edi Rama gjeti një formë moderne për ta shkatërruar, duke i dhuruar kryetarit të saj postin më të lartë shtetëror atë të presidentit dhe duke e lënë drejtimin e saj në dorën e Monës që me sa duket edhe përmes aleancave të dyshimta me PD nuk ishte e aftë ta mbante atë të fortë në duelin parlamentar, por e katandisi në vetëm 4 deputetë. Aktualisht tek e majta ka rënë paqja me tradhtarët ose ndoshta është qetësia përpara furtunës ndërkohë që tek e djathta ka cunam. Dy drejtuesit më jetëgjatë të kësaj partie, në vend që të bënin më të ndershmen, të kërkonin falje për të sjellin e kësaj partie në nivelin më të ulët të drejtimit të saj dhe të largoheshin qetësisht në punën e tyre, kërkojnë me kokëfortësi të vazhdojnë të mbajnë drejtimin e saj. Në vend që t’i hapin zemrën partisë dhe t’i tregojnë asaj plagët e vërteta që më pas të gjendet ilaçi shërues kanë filluar si dy gjela kokorroç në prag të Vitit të Ri, të gjuajnë njëri-tjetrin. Njëherë për njëherë larg e larg, pa hyrë në “zonën e rreptësisë”, por nuk do jetë e largët dita kur të nxjerrin në tregun mediatik edhe të patreguara deri tani, thagma që ne spektatorët as që i kishim menduar ndonjëherë. Flasin të dy për bashkimin e PD por në praktik përditë e më shumë po veprojnë për përçarjen përfundimtare të saj. Nuk u mjaftuan me duelin në vetvete, por tashmë kanë hapur një front jo pa rëndësi edhe me aleaten e parazgjedhjeve LSI-në. U daltë për hajër. Meqë jemi tek tradhtia politike, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe dy nga ato individualet që mund të jenë edhe shkollë e kësaj pabesie, Kastriot Islamin dhe më të fundit Floriana Garon. Profesorit të shquar të fizikës iu duk i ngushtë kolltuku profesional dhe eksperienca parisiene ndaj kërkoi lartësimin në politikë. E arriti përkohësisht këtë, deri në ministër e kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Madje këtu mbahet mend me kërkesën absurde për një profesor për “t’ua carë kafkat kundërshtarëve politikë”. Por siç duket ai nuk e kishte mësuar në Francë se politika siç të afron edhe të flak. Pas kësaj të fundit ai iu bashkua atyre që do t’u çante kafkat, për mëshirë nga Sali Berisha dhe sot më e famshmja që ai bën, parashikon se si do të dalin zgjedhjet e radhës dhe ku çuditërisht asnjëherë nuk ka qëlluar në shenjë. Moderatorja e kohës Floriana Garo erdhi nga Zvicra me gjithë rrëzëllimin e saj fizik për t’i dhënë një dorë në fitore Lulzim Bashës dhe PD në zgjedhjet e 25 prillit duke u emëruar zyrtarisht si zëdhënëse e kësaj force politike. Por duket se nuk pati as karrizmën dhe as mendësinë për ta bërë këtë. Në udhëkryqin e pas zgjedhjeve me sa duket mezi paska pritur “Foltoren” e Sali Berishës për t’u bërë përsëri pjesë e skenës politike si drejtoreshë e zyrës së informacionit, por kësaj radhe duke pështyrë” në burimin ku kishte pirë ujë. Jo vetëm mohoi ç’ka kishte bërë deri tani me Lulzim Bashën por mohoi edhe të vjehrrën që as më pak dhe as më shumë e kishte ngjyrosur më zi se kushdo tjetër vetë liderin e sotëm të saj Sali Berishën. Tradhtia kudo është e pafalshme, por kjo e Garos që është më e bukura dhe më e freskëta qoftë edhe më e fundit në politikën shqiptare, në nivelin VIP. Pa tradhëti të zakonshme, në politikë dhe në jetën shoqërore, në Shqipëri ka aq shumë sa nuk di kë të përflasësh më parë. Duket se edukata e brezit tim ku predikohej puna dhe mirësjellja është zëvendësuar me këtë ves të poshtër. Zoti na faltë.