BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Sa shumë shënjestra të gabuara, zonja Kryemadhi!

Sa shumë shënjestra të gabuara, zonja Kryemadhi!

“Gabova. E di që vite më vonë do më shajnë nipat e mbesat që nuk e qëllova drejt e në ballë Ramën me çizmen që hodha mbi parlament, ditën e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme”. Zonja Kryemadhi, kryetarja e LSI, bëri “autokritikë” publike dhe u shfaq e dëshpëruar për gabimin me objektin që kishte vënë në shënjestër. Gaboi nishan. Humbi një rast për të goditur në shenjë, drejt e në kokë kryetarin e qeverisë. Të gjithë e kemi të freskët në kujtesë atë rast pasi edhe vetë “arma” e zgjedhur, ishte mjet i panjohur dhe i padëgjuar më parë. Ishte vetëm një veshje dimërore për këmbë të ngrohta. Si armë sulmi nuk ishte llogaritur e përdorur ndonjëherë. Po edhe nëse do arrinte të godiste në atë distancë nuk është se do shkaktonte ndonjë plagë të rëndë! Sipas ligjeve të fizikës, dihet se distance humbet fuqinë kinetike dhe gravitetin. Deri ditë më parë, kur Kryemadhi iu kthye edhe njëherë ngjarjes e kishim harruar si veprim. Mendonim se ishte një shprehje dufi i momentit, çizmja mbi deputetët. Nuk ishte ndonjë hata. As fenomen shqiptar. Po ja që ishte një sulm i ndërgjegjshëm. Pa bërë asnjë përpjekje për ta fshehur veprimin, qëllimin për t`i rënë kokës, ish aleatit dhe bashkëkryetarit për 4 vjet, tani kundërshtarit me të urryer politik.

Çuditërisht ndaj tij nuk mjaftojnë vetëm fjalët, etiketimet, ligjëratat, ofendimet, sharjet, demaskimet, përgojimet e përminutshme. Ndaj tij është rritur temperatura e urrejtjes. Dhe nuk kursehet edhe dhuna fizike. Çizmja e Monikës është ku e ku më e butë nga snajperi që kishte zgjedhur për eliminimin e kryetarit të opozitës, ish kryeministri pas 21 janarit. E deklaroi vetë nga ekrani i televizionit me mburrje. Arma e zgjedhur nga ish kryeministri nuk mund të krahasohet me atë që përdori Kryemadhi. Këtu nuk ka vend për krahasim. As për barazi. Diferenca është vërtetë shumë e madhe. Goditja me çizme është si një ledhatim. Edhe kur të qëllojnë, duke e pasur të veshur. I gjithë aksioni mbyllet e shumta me një gërvishtje. Pa shkaktuar ndonjë traumë të madhe. Ndryshe është me snajperin. Plumbi i snajperit, konvertohet me marrje jete. Pra është baraz me vdekje. Po është brenda kanunit. Megjithatë, në të dyja rastet ka një të përbashkët. Është urrejtja e liderëve tanë për njëri tjetrin. Ata nuk e duan kundërshtarin të jetë në këmbë. Nuk e pranojnë të gjallë. Urrejtja për të mos e pranuar as si qenie biologjike është fatale. Dëshira e papërmbajtur të mos thithin as të njejtin ajër është makabre. Dëshira e zjarrtë për ta zhdukur fare “armikun”, është jashtë imagjinate. Vërtetë target i sulmit është individi. Po objektivi është posti. Nuk është qytetari Rama. As piktori Rama. Po shefi i qeverisë. Me kryeministrin bëhen llogaritë. Ai mbetet objektivi. Ndaj tij është sulmi, mllefi dhe urrejtja.

Po le të kthehemi tek “keqardhja” dhe “pendesa” e kryetares së LSI-së, e cila ndërmori “aksionin” edhe pse nuk ishte përgatitur. Me provën e parë dështoi. Arsyeja? Se nuk kaloi nga poligoni i qitjes. Ishte pa stërvitje. Dhe nuk ia mbërriti nishanit. Nuk e shmangu dështimin në parlament. Nëse ajo do kishte bërë edhe pak stërvitje do e kishte realizuar. Nuk do t`i kishte shpëtuar objektivi dhe nuk do kishte nevojë të bënte tërë atë autokritikë, po do kishte një shans për t`u barazuar me kampionet e qitjes para vitit 1990. Do ta tejkalonte edhe Karabollin e cila e ngjiti Shqipërinë kampione Europe. Po kjo i përket viteve të shkuara. Jo si tani që kujt i shkrepet qëllon pa asnjë përgatitje. Për shenjën e Kryemadhit do shkonte batuta e famshme e një filmi nga koha e shkuar: “Qëllove si kalama, o Malo”! Se njëri nga “atentatorët” i dërgoi plumbat për laraska. Kështu edhe Kryemadhi. Qëlloi si “kalama”. Gaboi shenjë. I doli huq gjuajtja. Dhe u detyrua të kërkojë ndjesë dhe të mbetet e “turpëruar” përballë fëmijëve, nipave dhe mbesave, jo thjesht të familjes biologjike, por gjithë shqiptarëve. Po kryetarja e LSI-së, me simbolikën e çizmes dhe ndjesën figurativisht që kërkoi nuk është se ka humbur shënjestrën vetëm për këtë rast. Kjo s`do ishte asgjë. Do mbahej mend vetëm për simbolin e përdorur. Një shaka. Nëse analizojmë veprimtarinë e partisë që kryeson, LSI-së, e cila për shumë vite ishte shpresa e një numri të madh qytetarësh, veçanërisht brezit të ri, vajzave dhe djemve të shkollave të mesme apo universitare, po edhe shtresave të gjera të popullit që e kanë parë atë si shprehëse të interesave të tyre, sot ka ikur shumë larg. A nuk ka gabuar shënjestër LSI në strategjinë e vet, para zgjedhjeve të qershorit 2017, ku ajo nuk e pranoi koalicionin me partnerin që udhëhoqi për katër vite dhe kishin një histori të përbashkët me PS? A nuk gaboi shënjestër me trajtimin që i bëri çadrës së PD-së në tre muajt e ngujimit, duke mbajtur qëndrim heshtës dhe mbështetës ndaj protestës maratonë? Si mund të quhet orientim i drejtë, qëndrimi as mish as peshk ndaj një lëvizje që cënonte, jo thjesht koalicionin qeverisës, por vetë të ardhmen e vendit? A nuk ka gabuar shënjestër në zgjedhjen që bëri, duke mos ruajtur individualitetin e vet në pozicionin e ri politik pas daljes në opozitë? Ishte shënjestër e gabuar kur përcaktoi si partner PD dhe gjithë forcat politike kundër mazhorancës për qëllime jo parimore. A mund të gjykohet e moralshme strategjia e LSI, kryetares Kryemadhi dhe shtabit udhëheqës të kësaj force politike, duke e paraqitur vendin tonë si një vend ku lulëzon krimi? Ku qeveria nuk është e popullit po e banditëve? Ku është ulur këmbëkryq varfëria dhe ku shpëtimi i të rinjve është braktisja e Shqipërisë? Nuk goditi në shenjë kjo forcë politike kur zgjodhi të kritikojë dhe anatemojë ligjet që ajo vetë kontribuoi për hartimin e miratimin e tyre, pasi pa votat e saj nuk mund të votohej në Kuvendin e Shqipërisë, sapo zbriti nga karriget qeveritare. A nuk ishte bashkautore LSI për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe sa u pozicionua në opozitë hodhi poshtë krijesën që kishte miratuar me vullnetin e vet politik? Nuk mund të themi se shënjestra e LSI-së është objektive kur bashkohet me korin opozitar për ta paraqitur vendin tonë larg integrimit se lulzon krimi e mafia. Qëllon jo në shenjë kur deklaron se në këto 6 muaj shqiptarët kanë rënë në varfëri ekstreme kur vetë ka qenë bashkautore e reformave që janë ndërmarrë për katër vitet në bashkëqeverisje. S`është goditje në objektiv kur vë në punë gjithë tellallët dhe anatemon pa mëshirë reformat dhe programet ku ka qenë bashkautore e vendimmarrëse me qeverinë, siç është lufta që bën kundër strategjisë së përpunimit të mbetjeve, duke ngritur në këmbë militantët për të marrë rrugën nga Tirana në fshatrat e Fierit për ta shndërruar në kauzë një ankesë të fshatarëve. Si ka mundësi të ketë kaq kujtesë të shkurtër dhe të harrojë se ka qenë ministria e tyre ajo që drejtonte dhe zbatonte strategjinë mjedisore, ku përfshihej edhe përpunimi i plehrave, një gangrenë prej të cilës vuajmë prej kohësh si vend?

Është shënjestra gabim, prishja e marrëveshjes, LSI- PS- në bashkëpunimin e pushtetit lokal, i cili ka objektiv zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe nuk bën politikë të madhe. Mirë u prish koalicioni në qeverisjen qendrore. Po nuk kishte arsye për shkatërrimin e bashkëpunimit lokal. Një hap i njëanshëm ky. Pa folur për koalicionin që edhe pas ftesave pa fund, por u refuzua pa fund, nga ata që llogarisnin për të qenë forcë e parë, forcë e paparë. Dhe telefoni i zotit Vasili nuk do pushonte për t`iu lutur të merrnin pjesë në qeverinë e tij. Përse duheshin shkatërruar lidhjet dhe prishur bashkëpunimi në pushtetin lokal, duke larguar administratorët e nëpunësit që punonin në interes të qytetarëve? Përse duhej larguar me ultimatum partiak zëvendës kryetarja e Bashkisë së Tiranës, zonja Paskali, e cila përfaqësonte në bashki interesat e qytetarëve që votuan këtë parti në zgjedhjet e 2015 për bashkëqeverisje? Nuk ishte normal largimi i këshilltarëve nga aleanca PS-LSI në bashki të vendit, ku vota ishte bashkim i elektoratit të majtë, vetëm se liderët i ka mbërthyer urrejtja me partnerët e deridjeshëm. Gjithë ky mllef ndaj bashkëpunimit në qeverisjen vendore kur ky pushtet është fryt i bashkëpunimit dhe nuk kishte vend për përçarje dhe qëndrime refraktare që bien ndesh me vullnetin e votuesve. Shënjestra e kryetares Kryemadhi dhe bashkëpunëtorëve të saj nuk është se gaboi vetëm në gjuajtjen me çizme mbi kryeministrin dhe dëshpërimi që ajo përjeton se çdo ndodhë në vitet që vijnë me pasardhësit që nuk goditi kryeministrinë në ballë. As se do shahet për mungesë nishani. Ajo që do kritikohet për tërë këto shënjestrime të gabuara për të cilat është duke paguar dhe do paguajë kosto më të mëdha në të ardhmen për akrobacitë sa majtas- djathtas. Do paguajë koston për veprimet e mospërmbajtjen, luftën pa princip, urrejtjen pa kufi, denigrimin, sharjet, etiketimet, armiqësimin mes militantëve që vijnë nga një llogore dhe i përkasin të njëjtit front. Të majtëve. Një politikane që e ka nisur betejën ende kur ishte studente dhe ka ecur nëpër shtigje të vështira, është përplasur me shumë dallgë, nuk i falet t`ia fusë kot e të përqafojë kauza që nuk e nxjerrin në asnjë breg. Kryemadhi e di shumë mirë se integrimi është një objektiv dhe aspiratë kombëtare. Ashtu siç e di rëndësinë e reformës në drejtësi. Një dëshirë dhe prirje e gjithë shqiptarëve. Ndaj kur anatemon policinë, kur kritikon dhe e etiketon vendin si të mbytur nga droga, ku kapja e kokainës trajtohet dështim dhe shitet si dorëzim i shtetit, kur akuzohet vetë shteti si trafikant ordiner, vendi i mbërthyer nga krimi, kur ngrihet kundër çdo ndryshimi dhe vë në shënjestër çdo përparim nuk është se godet në shenjë. Nuk është sinjal drejt përparimit dhe Europës. Është gabim shënjestre kur gjithë opinioni kombëtar dhe jo vetëm ngre shqetësimin për lobimin e PD, kur shtypi botëror flet për një ngjarje, e cila është nën hetim dhe kur paligjshmëria është e lexueshme përmes fakteve me emra e mbiemra, me shifra e numra llogarish, është e gabuar kur e cilëson lobimin me ndërmjetësimin rus, si akuzë qesharake. I gabuar qëndrimi pas arrestimit të ish drejtuesve të rrugëve, të cilëve u doli në mbrojtje si arrestime politike. Gabim me vettingun. E seriali i gabimeve vijon pa fund. Do donim që LSI, si parti që e mban veten për të majtë, jo të mbështeste qeverinë as të donte kryeministrin. As të ishte një erashkë t`i bëjë fresk qeverisë. As të jetë dakord me politikat e saj. Të mos bëhet fasadë. Le të luftojë fort e të vihet në pararojë të frontit të bashkuar opozitar. Po objektive veç. E ndershme. E sinqertë. Pohuese dhe mohuese. Do donim të shikonim qëndrime, siç ishte ai për vettingun në polici, ku LSI dha një kontribut të vyer me amendimet e propozuara. Do donin që të udhëhiqej nga ide progresiste. Korigjim shënjestre së paku me fjalë, siç ishte ajo që deklaroi se integrimi është përparësi para protestave. Po nuk do donim për gjithë sa numëruam më lart. Sepse në pak muaj liderët e LSI-së dhe kryetarja Kryemadhi e kanë ngatërruar sa shumë herë shënjestrën. Sa shënjestra të gabuara znj. Kryemadhi! “Dëshpërimi” që nuk mundi të godiste Ramën në parlament nuk do ishte asgjë. Do mbyllej si një shaka. E keqja është kur shënjestra gabon me ardhmërinë e Shqipërisë! Nga Bardhyl BEJKO