BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Sa të “dashurojnë”  Berishën, Metën,  Ramën shqiptarët,  aq do të zgjasë agonija e tyre mes diktaturës dhe demokracisë! 

Sa të “dashurojnë”  Berishën, Metën, 

Përballë një pjese të shoqërisë që beson Sali Berishën për të ndershëm dhe trim kundër Amerikës dhe botës, përballë  asaj pjese të shoqërisë që e di Ilir Metën si të drejtë dhe familjar të mirë në partinë e tij familje, përballë asaj pjese të shoqërisë që e di Edi Ramën më të zgjuarin (mënçurin)  dhe të zotin në demokraci,  qëndrojnë pjesa më e vogël e shoqërisë që i di se janë të tre folkorruptivët që përdhosin demokracinë, sa herë hapin gojën për të. Por kjo pjesë e shoqërisë është më pak se sa ato që duan Berishën, Metën dhe Ramën!  Kjo pjesë e shoqërisë që është qytetare dhe edukuar në koncepte lirie dhe demokracie në sistemin demokratik,  nuk fiton kurrë në Shqipëri! Në sistemin demokraturë sikundër jemi ne me Berishën, Metën dhe Ramën nuk mund të dal kurrë nga periferia e venmdimarrjes kjo pakicë, ku pikërisht Berisha, Meta dhe Rama e kanë çuar! Berisha, Meta dhe Rama janë armiqtë të pluralizmit demokratik, janë armiq të alternimit të forcave në pushtet dhe kjo shikohet te problemi me zgjedhjet! Kjo pjesë e elektoratit është padyshim më e mira, por është më e vogla metematikisht! Pjesa retrograde shoqërore, pjesërisht injorante dhe pjesërisht e indoktrinuar pak si folklorikë dhe pastaj dhe si mitomanë filozofikë,  janë të interesuar të besojnë se Berisha është një antikomunist!  Që është kaq trim sa ja mbledh dhe USA dhe GB! Besojnë ose kanë qejf si vetë Berisha që ai ka bërë mirë në 96-tën kur përdhunoi zgjedhjet dhe 97-tën për Piramidat. Se ka bërë mirë në 14 shtator 1998 kur përdhunoi shtetin me grusht shteti. Se ka bërë mirë në 21 janar dhe se ka bërë mirë në Gërdec! Të besojnë  Berishën kur ai ju thoshte atyre që nuk kishin qenë kurrë komunistë – komunista!  E besojnë se Berisha vetë kur ishte komunist .... ishte disident! Por pjesa që e di  Berishën jo të  ndershëm dhe antikomunist i këpucëve të grisura janë më pak, që e njohin ish sekretarin e partisë si është dhe ku e ka qëllimin!  Një pjesë e shoqërisë besojnë se ato 700 mijë dollarët nuk janë gjë që ka lidhje me Metën! Se ky i fundit ka fituar gjygj!  Besojnë Metën se ka demokracinë më të madhe në partinë e tij dhe të gruas së tij, duke ndërruar rolet! Biles një pjese aty ju leverdis ky perversitet politik! Janë një pjesë që realisht besojnë se Meta kur flet për Kushtetutën e ka seriozisht! E kur flet për “lirinë” e ka sinqerisht me lirinë e shqiptarëve!  Kryeqesharaken  krijesë politike degrade dhe korruptive  “Parti e Lirisë” janë gati ta besojnë si .. hahahaha ..parti të lirisë!   Shkojnë deri aty, që justifikojnë dhe pasurinë e tij nga “puna e pa lodhur” e tija dhe gruas politikane!  Janë një pjesë që besojnë se Berisha dhe Meta do të risjellin demokracinë që ka përdhosur Rama! Biles besojnë se mund të ketë dhe garë mes Metës dhe Berishës për të kapur i pari (njëri prej tyre) pushtetin,  mbasi të kenë rrëzuar Ramën e korruptuar dhe mafioz të Sorosit që ka në dorë të gjitha pushtetet! I besojnë ose duan ti besojnë të shkretat  mor amani - do të thoshte i madhi Jovan Bregu!  Një pjesë e madhe e shoqërisë beson te aftësia e Berishës nga Viçidoli për turma dhe turmëzim në rrëzim pushteti te kundështari! Te aftësia e tij për të bërë hahahaha demokraci! E po ashtu besojnë se fokloriku tjetër nga Çepani që të mbrojë lirinë në Shqipëri! Nuk di në se besojnë te ato, apo nuk dinë se kush është filozofikisht koncepti politik demokraci dhe ai liri! Po ta zemë se nuk e dinë e çfarë pastaj..? Ata (shumica pra)  e pranojnë se demokraci në Shqipëri do të thotë Sali Berisha dhe liri në Shqipëri është  Ilir Meta! Nesër këta të dy mirë se do të luftojnë “bim bam bum” me Ramën por dhe në mes tyre për lidership politik udhëhëqes dhe pushtetar në demokraci dhe liri! Mirëpo po ti shtojmë edhe pjesën e elektoratit që beson ose do të besojë te Rama se është më i zgjuari dhe më i dituri dhe më i gjati ( po i gjati besoj dhe unë) më i pa korruptuari se të gjithë atëhere kemi të bëjmë me mbi 60% të shoqërisë sonë në demokraci! Po është dhe një pjesë e madhe e shoqërisë që pranon Ramën, se nuk do të pranojë më Berishën dhe Metën!  Ka prej atyre që thonë “nuk po ndërrojmë më, një hajdut me një hajdut” dhe lëreni të rrijë ky i gjati që ka kaq shumë fjalë të bukura dhe shkon mirë me ndërkombëtarët!  Pastaj vishet dhe me shallvare apo çitjane që thonë këta “kundështarët “ e tij për fashion dhe kjo i pëlqen dhe atyre që respektojnë çitjanet që na sjellin gjithmonë në mendje se prej nga ku kemi dalë kostumografikisht  pothuaj të gjithë! Po po shoqëri shallvarexhinjsh dhe çitjanexheshash në shumicë! Se pikërisht për këtë gjë i vesh dhe Rama  që tju thotë atyre jashtë se këtë popull kam! Sa më tepër të kujdesen folkoruptivët për lirinë dhe demokracinë aq më të shëmtuara do të bëhen apo janë ato! Sa më tepër të flasin Berisha, Meta dhe Rama për demokracinë dhe lirinë apo mbi ndershmërinë dhe drejtësinë e tyre, aq më të degraduara do të jenë pikërisht ato që po përmënda!  Metematika zgjedhore e elektoratit në Shqipëri është për folkorruptivët Berisha,  Meta,  Rama! Ka më shumë elektorat që i do këta mashtrues në demokraci, se sa njerëz që i dinë ( ose i dinë por bashkohen me to)  për mashtruesa të tre! Të vetmit që kanë shpëtuar nga ata  dhe shqiptarët që ju shkojnë pas, janë ata  shqiptarë që kanë ikur dhe janë me banim në botën demokratike!  Kurse kur të zvogëlohet nga 60% në 50% ky elektorat i “dashuruar” me Berishën, Metën dhe Ramën, mbase ka shanse Shqipëria të shpëtojë nga deliri folkpolitik dhe folkorruptiv që sot është sundues në shtetin shqiptar dhe mentalitetin tipik folklorik shqiptar!  Sa të “dashurojnë”  Berishën, Metën,  Ramën shqiptarët,  aq do të zgjasë agonija e tyre në mes diktaturës dhe demokracisë!