BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Opinion / Editorial

Sa të prodhojmë “burrecë pushteti” nuk do kemi “burra shteti”!

Sa të prodhojmë “burrecë pushteti” nuk do kemi

Në një budallëk mashtrimi të panevojshëm ministri i besuar i Ramës ose Ahmetaj, na tha se kemi rritje 18 për qind dhe jemi më të mirët në Ballkan për këtë periudhë krahasuar me atë të 2020-tës! Pyetja është pse nuk mbajnë gojën mbyllur sëpaku? Pse në arrogancën e tyre idiote bëjnë marrëzinë e rritjes ekonomike kur vaji është 40% më shumë dhe po ashtu vezët e mielli apo dhe pothuaj gjithë shporta bazë e ekonomisë së shqiptarit? Kur ekonomia bie mbi 20% në po të njëjtën periudhë vjet e sot rritet 18%, por dhe llogari të tjera që tregojnë një rritje normale dhe në sajë të hapjes dhe turizmit shpallja e shifrës me krenari është një arrogancë idiotësh dhe kjo tashmë është dhe filozofia tip “mandati i tretë” që bën diferencën nga të tjerët sepse iu fillon dhe marrëzia në deklaratat e tyre! Po ky është një shembull i vogël për të treguar se kemi të bëjmë me “burrecë pushteti” dhe jo burra shteti! Një “burrë shteti” e kupton kur nuk duhet të “shesë mend” me shifra dhe me arritje në një ekonomi të vështirë që bazohet te taksat e rënda dhe prodhimi i kanabisit! Duhet të mbyllë gojën, kur e di se ka çmimet më të mëdha në rajon! Sepse këtë politikë ekonomike dhe financiare ka imponuar dhe ai që i dizenjon këtë gjëra (të bukura) taksash dhe shifrash është pikërisht mësuesi i anglishtes Ahmetaj! Gjithsesi nuk është fjala të një person i dorës së dytë dhe tretë si Ahmetaj i ekonomisë më të “mirë në Ballkan dhe taksave më të mëdha e çmimeve më të rritura”! Ne si shoqëri prodhuam dhe katapultuam “burrecë pushteti” si Sali Berisha që për pushtetin e tij, arriti të prishë vendin përfshi dhe ushtrinë dhe vulat e firmat e gjithë shtetin, duke e futur gati në luftë civile vetëm për karrigen e tij! Që ka bërë grushte shteti dhe ka përgjegjësinë e vrasjes në Gërdec dhe 21 janar! Që ka përgjegjësinë për 7501-shin! Ne kemi prodhuar një burrec tjetër shteti si Nano, që harronte zyrën dhe lejoi transformimin e shtetit në shërbim të doganave dhe korrupsionit masiv dhe qelizor në parti dhe shtet. Njeriun që mbasi solli Ramën kur ky i mori me të drejtë partinë, thoshte e kam sjellë me “thonj paprerë” dhe tani së fundi thotë është “pjekur në politikë”! Majkon po ashtu që e mbylli me shërbim ndaj Rilindjes, e cila e largoi si socialist që nuk “merr vesh” dhe që Majko nuk është i zoti të thotë gjysmë fjale. Metën që së bashku me Majkon e kanë filluar punën si “kryeministra”, por që Meta krijoi partinë familjare e gjitha “gojë e stomak”. Partinë që mësoi politikën shqiptare punësimin me taksa për partinë! “Burrecë të partive të vogla” që kishin veten dhe sejmenët për të bërë pasuri si republikanët dhe socialdemokratët etj. etj. parti pa fund! Po pra parti furgonësh me një kryetar të përjetshëm që merrnin fonde dhe zhvatin dhe sot shqiptarët. “Burrecë shteti” që nuk bënë një herë të vetme shtet në Shqipëri që nga vitet 1990-të. Sot jemi në gjendjen mes pasigurisë së madhe të PD-së që “burrecërinë e shtetit” e ka bërë tashmë një mrekulli partie dhe arrogancës së Rilindjes. Jo thjesht me Bashën dhe veprimet e tij, por dhe atyre që ikën dhe formuan parti të reja, duke mos bërë asgjë. Burrecërinë e sotme të tyre që bën gjithçka për pushtet dhe asgjë për shtetin dhe për më tepër shoqërinë. E sigurisht sot, burrecëria më e madhe është rrëzimi i administratës së shtetit në një sipërmarrje OJQ-sh me fëmijë të paedukuar dhe gra që binden nën urdhërat e demonëve sipër. Shtetit që nuk kontrollon dot territorin dhe që i bëjnë presion rruge, idiotë dhe horrat që shesin mend me miq partie dhe teserat e saj kudo më keq se në shtetin e diktaturës. Rilindja që pranon qeverisjen e vetme dhe që nuk kupton se po shkatërron themelin e demokracisë në sajë të arrogancës së idiotëve që nuk dinë dhe nuk duan të bëjnë shtet. Krijimi i butaforisë shtet, shërben për të përfituar në korrupsion dhe Rilindja e Ramës është pikërisht ajo e duhura për nga zakonet që ka. Ka më pak folklorizëm nga dikur Berisha, por ka më shumë cinizëm “burrecë shteti” që bëjnë po të njëjtën marrëzi qeverisjeje si dikur.

Ne kemi prodhuar shumë “burrecë shteti” sidomos këto tridhjetë vite. Më vjen keq, por kishim më shumë burra shteti nga 1920 deri në 1939! Nuk mungonin dhe atëherë burrecët, por kishim burra shteti. Sot nuk kemi. E sa të prodhojmë “burrecë shteti” asnjëherë nuk do të kemi “burra shteti”! E si pasojë as shtet burrash! Me ligje dhe me administrim normal. Nuk e kam fjalën për “seksizëm” kur them burrash, por na kanë munguar dhe gratë që bëjnë pikërisht gruan e shtetit! Faji sigurisht është i shoqërisë që ka humbur aftësinë e prodhimit të burrave të shtetit. Kaq asgjë më shumë se sa kaq.