BREAKING NEWS

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të energjisë, ERE del me njoftimin e papritur

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të
x
BREAKING NEWS

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje të reja nga biznesi i Vis Martinajt: Kishte lidhje me elementë të botës së krimit në të gjithë Shqipërinë, fitimet rriteshin për shkak të...

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi në “luftë” me Iranin ndërsa qeveria...

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i publikon fotot e Vis Martinajt

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i
x
BREAKING NEWS

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia
x
BREAKING NEWS

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret për tu bërë efektiv policie

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një grua nga Berati, zbardhen dyshimet e policisë

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një
x

Opinion / Editorial

Sabotuan demokracinë dhe tani po prekin lirinë!

Sabotuan demokracinë dhe tani po prekin lirinë!

Tashmë ka mbaruar koncepti tranzicion për kalimin tonë shoqëror si ekonomik dhe kulturor, por dhe politik nga diktatura në demokraci. Tranzicioni nuk mund të jetë mbi tre dekada i gjatë dhe biles i qartë mbas tre dekadash, se nuk ka dritë në fund të tunelit. Ky tranzicion duhet të kishte përfunduar, sepse në më shumë se 30-të vite, duhesh ndërruar elita politike post komuniste në Shqipëri. Por ajo jo vetëm nuk është ndërruar, por tashmë në një rrezikshmëri tragjike për demokracinë - përfaqësohet në opozitë nga një ish komunist i degradit politik korruptiv si Berisha dha nga Ilir Metaj, njeriu i kapur në faj korruptiv (figurë e zë) dhe krijues i një partie familjare me dokumenta spiunimi në diktaturë! Kurse nga ana tjetër është “Konkubinati Politik Rilindja” i Edi Ramës, ose fara (etalon mase) më tempullin korruptiv të arrogancës së pushtetit si lojë pasurimi dhe PPP! Për tre dekada, lidershipet politike të PD, PS dhe LSI, por dhe të të gjitha partive simbol i post diktaturës, kanë sabotuar demokracinë! Duke shfrytëzuar shpesh herë militantizmin grotesk popullor dhe injorancën falimentuese përpara rendit dhe ligjit në shoqëri, ata sabotuan demokracinë në themelin e saj! Me dëshirë dhe qëllim! Me dëshirën që të mos vijë kurrë dhe me qëllimin që duke sabotuar të sundojnë vetë. Po në një bashkëpunim morboz PS,PD, LSI & company! Në dukje në pluralizëm, kurse në realitet në atentat të vazhdueshëm kundër demokracisë. Ata deri sot, kanë sabotuar demokracinë si koncept dhe zbatim Por kush është dhe si u sabotua!? Demokracia presupozon një shkallë të caktuar pjekurie civile për t'u zbatuar me sukses, përndryshe ajo bëhet një demokraci fasade, një demokraci pa të drejta dhe garanci që do të kishin për qëllim të vetëm fshehjen e metodave jodemokratike të vendimmarrjes. E kjo në Shqipëri është jashtëzakonisht e dukshme dhe e prekshme. Demokracia e aplikuar për qeverisjen e një kombi përfshin një organizim të shtetit që u jep një rol mbizotërues organeve kolegjiale që veprojnë si lidhje me popullsinë dhe karakterizohet nga ndarja e tre pushteteve kryesore të shtetit: pushtetit ekzekutiv, pushteti legjislativ dhe pushteti gjyqësor. Por ne të gjitjë e dimë se ndarja e pushteteve në Shqipëri është një sabotim i PD me Berishën, PS me Ramën dhe LSI PL me Metaj duke shtuar dhe rreth rrotullakët e tyre. Ndarja e pushteteve në Shqipëri është sabotuar që në fillim nga Berisha dhe është vazhduar më vonë nga të gjithë. Është gjithashtu thelbësore që shoqëria të pranojë një pakt përbërës i cili vendos parimet bazë pa të cilat demokracia nuk mund të funksiononte dhe të cilat përgjithësisht janë të specifikuara në Kushtetutën materiale të Shtetit ose në një Kushtetutë formale. Në Shqipëri ka që në vitin 1994 që Kushtetuta sabotohet si letra më e rëndësishme e shtetit dhe themeli demokracisë. Kush nuk e di se Kushtetutën e kanë bërë për turp po ajo klikë që përmënda më lart? Demokracia është një koncept që i ka rrënjët në Greqinë e lashtë, në fakt termi "demokraci" rrjedh nga bashkimi i fjalëve "demos", që do të thotë popull dhe "kratos", që do të thotë forcë, qeverisje. Pra demokracia si qeverisja e të gjithë qytetarëve. Me Revolucionin Francez, vlerat e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë u lidhën me konceptin e lashtë të demokracisë si parime në bazën e sistemeve demokratike. Në Shqipëri është eufemizëm forca e popullit! Ai nuk ka asnjë forcë sepse demokracinë e kanë oprishur në bazë duke mos pasur njëherë të vetme zgjedhje të lira pa trrysnuara dhe të pranuara! Asnjëherë realisht dhe normalisht të pranuara. Pushteti është ndërruar duke mos pranuar! Në mënyrë të përmbledhur, demokracitë përkufizohen si ato forma qeverisjeje në të cilat sovraniteti i takon popullit që e ushtron atë nëpërmjet përfaqësuesve të tij të zgjedhur lirisht në format dhe brenda kufijve të përcaktuar nga vetë Kushtetuta. Sot (dje) në Shqipëri përfaqësuesit e zgjedhur janë domen i lidershipit politik partiak pronar partie si kryetarë pronarë të tyre! Edhe në këtë pikë demokracia është sabotuar. Por demokracia cilësohet edhe si një konceptim politiko-social, si një ideal etik, i cili bazohet në parimin e sovranitetit popullor dhe në garantimin e lirisë dhe barazisë së të gjithë qytetarëve, Nuk mund të flitet për barazi qytetrash kur vota nuk është e tillë dhe zgjedhja jo e tillë. Duke mos pasur demokraci të brendëshme në parti, të gjtiha këto parime bien poshtë. Edhe këtu demokracia është sabotuar! Demokracitë bashkëkohore janë të gjitha demokracitë përfaqësuese ku një rol themelor luajnë partitë dhe organizatat politike. Nëpërmjet këtyre organeve të ndërmjetme qytetarët marrin pjesë në diskutim për të udhëhequr zgjedhjet e qeverisë dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në zgjedhje. Format e demokracisë së drejtpërdrejtë si referendumet popullore mbeten në demokracitë perëndimore. Asnjëherë në Shqipëri nuk është ngritur politika mbi egzigjencat dhe interesat e shoqërisë ose popullit në koncept me përgjithësues. Çdo interes është thjesht në elitokracinë e korruptuar po e njëjta prej tre dekadash! Populli nuk pyetet në Shqipëri, ai “ftohet” të votojë interesat e elitokracisë korruptive pa alternativë konkrete. Në Shqipëri lanë pa opozitë ( me vendim politik) si askund shoqërinë ( në botën demokratike) me qëllim për ta sabotuar plotësisht dhe ja ku janë sot. Demokracia është sabotuar dhe në këtë pikë elitat korruptive dhe tiranokrate kanë fituar. Mbas sabotimit të demokarcisë i ka ardhur dita prekjes së lirisë. Si? E para fare, duke prekur prej tre dekadash lirinë e pronës! E prekën më keq se Enver Hoxha dhe kriminelët e tij. Në këto tre dekada, ja morën sërish pronarit dhe ja dhanë dikujt tjetër me letra, duke futur në sherr një sasi impresionate njerzish dhe duke mohuar një nga liritë e njeriut. Kanë prekur lirinë për punë si vazhdim! Po pra se në shtet thirren të punojnë në mungsë të lirisë, vetëm pjesa e partisë! Kjo ndodh dhe ka ndodhur në diktaturë në Shqipëri. Ndodh dhe sot! Kanë prekur inisiativën e lirë! Po po, çdo inisiativë mbahet në kontroll nga organizma politikë të cilët bëjnë presion o ti paguash o bashkëpunosh, o të jesh në konflit me të tjerë që kanë përkrahjen e politikës. Kanë prekur lirinë prë jetën dhe shëndetin! Po sepse shkon në publik të kurohesh dhe ju paguan para korruptivisht si privatit! Kanë prekur lirinë për tu edukuar studiuar! Si? Po sepse në fillore dhe mesme nuk bëjnë mësim por mbushin letra virtualisht duke degraduar orën e mësimit kurse në universitet paguhet dhe merret nota! Kanë prekur lirinë “për tu mbrojtur dhe qënë i mbrojtur”! Po, sepse policia nuk dihet se për kë punon shpesh herë! Për horrin apo në mbrojtje të shoqërisë. Shpesh policia është me pagë te shteti dhe më shumë te pronari i parcelave dhe rrugëve të krimit. Prekën lirinë për të pasur drejtësi, sepse që nga viti 1992 drejtësia nga e ideologjizuar në kohë të diktaturës, u politizua në kohë të Berishës dhe vazhdon pothuaj ashtu dhe sot. Ka dhe të tjera, por sigurisht kjo është dhe e bukra se duhen mijra e mijra fjalë për të treguar se jo vetëm demokracia është sabotuar si vulnerabël dhe koncept relativ, por po preket pas saj dhe lidhur me të dhe liria si moment absolut. Tani më nuk janë armiq vetëm të demokracisë, por dhe të ......lirisë!