BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x
BREAKING NEWS

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me teorinë e frikshme, ja si zyrtari i lartë rus po e përgatit terrenin për të marrë vendin e Vladimir Putinit

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me
x

Opinion / Editorial

Sado “pëllumba” të lëshojë Papa nga Vatikani, liria nuk mund të vijë pa luftuar

Sado “pëllumba” të lëshojë Papa nga Vatikani,

Është shkruar dhe është folur shumë nga Marksi për epokën e lindjes së kapitalizmit, hapin e madh që pësoi shoqëria njerëzore kur u shkëput prej mardhënieve të vjetra feudale, sikurse është shkruar dhe nga Lenin për epokën e revolucionit industrial në imperializëm, hapat e tij, sikurse dhe plagët e rënda që e grryejnë dhe e bashkëshoqërojnë atë deri në vigjiljen e revolucionit proletar. Po cilat janë këto plagë dhe a kishte të drejtë Lenini kur përcaktonte se kapitalizmi duke kaluar në imperializëm hedh shikimin jo vetëm në koncentrimin e kapitalit, por dhe të shpërndarjes së tij dhe që ky zhvillim i tij, pra i imperializmit karakterizohet nga një konkurrencë kacafytjesh të pa mëshirshme midis njëri tjetrit për zona influence në eksportin qarkullimin dhe shitjen e kapitalit të tij? Dhe se përpara se të kacafyten me njëri tjetrin, është po ky imperializëm i cili karakterizohet nga kriza të mëdha prodhimi e superprodhimi, nga inflacioni dhe papunësia të cilat shoqërohen me luhatje të mëdha të çmimeve dhe rënies së nivelit të jetesës së shtresave të shoqërisë. Të gjitha këto çojnë në rritjen e diferencave të mëdha dhe dallimeve të tejskajshme midis punëtorëve të çdo vendi imperialist dhe satelitëve të tjerë të tij me shtresën e madhe të borgjezisë parazitare e cila në vjedh pa mëshirë dhe rrëmben me dhunën e ligjëruar nga shteti, jo vetëm punëtorët por të gjitha shtresat e shoqërisë. Pikërisht këtu këtu qëndron i gjithë thelbi i shfrytëzimit kapitalist. Por kur imperializmi botëror ashtu sikurse përqendron kapitalin e vet, ashtu dhe bashkohet në grupime të mëdha për të rritur jo vetëm potencën e vet ekonomike e ushtarake, por dhe për të qenë i aftë që me anë të forcës të ndërhyje kundër një grupimi tjetër po aq të madh duke dashur ti rrëmbejë atij zonat e influencës. Po kur ndërhyn imperializmi në çfarë kushtesh.... dhe pse në momente të caktuara imperialistët bëjnë” marveshje” të tilla që ruajnë përkohësisht “statuqua”-në paqësore? Ky fenomen, ndodh atëherë e vetëm atëherë kur fuqitë e mëdha imperialiste apo super potencat janë relativisht të kënaqura, sepse prodhimin e tyre në vendet ku kanë influencë e eksportojnë normalisht e pa probleme. Veçse duke qenë se ekonomia kapitaliste karakterizohet nga spontaniteti i prodhimit ( pra jo i planifikuar) në rastet e superprodhimit kërkohen tregje dhe këto tregje nuk i kërkon vetëm njëra superfuqi, por dhe tjetra. Nëse nuk arrihen marrveshje për ndarjen e territoreve atëherë këto territore rrëmbehen dhe zotërohen me anë të luftërave grabitqare. E gjithë historia e luftërave ndër shtetërore, atyre koloniale të kapitalizmit kanë pasur në themel të tyre luftën ekonomike. Pra lufta nuk na qenka gjë tjetër veçse vazhdim i politikës ekonomike që ushtron një vend kapitalist, imperialist, apo dhe super potencë imperialiste për të diktuar dhe realizuar me anë të mjeteve të dhunës dhe të forcës, qëllimet e veta. E tillë ishte lufta e parë botërore, e tillë ishte dhe lufta e dytë. Këto luftëra nuk i hapën popujt por imperializmi i pozicionuar në perandori të ndryshme. Lufta e parë u kushtoi popujve me gati 4 milionë viktima, teksa e dyta afërsisht, 60 milionë teksa tashmë jemi në pragun e një lufte të tretë. Në pamjen e parë duket sikur fajtore është vetëm Rusia e car Putinit, sepse ajo filloi agresionin ndaj një vendi sovran, Ukrainës. Rusia e shkatërruar dhe pjesa bërthamë (e vetme e mbetur nga ish B.Sovjetik) duke qenë se është futur tërësisht në shinat e imperializmit kërkon dhe ajo që të jetë pjesë e rrëmbimeve e presë së globit dhe për këtë ajo shfrytëzon me sukses kartën e “hapsirës sllave” . Asaj aspak nuk i bëhet vonë për këta popuj, por këtë kartë e përdor si preteks për ndërhyrje të armatosur? Pse mos vallë lufta e parë shpërtheu ngaqë i riu Principio Gavril i bëri atentat duke vrarë princin trashëgimtar të Austro-Hungarisë Franz Ferdinand ? Mos vallë Hitleri e sulmoi Poloninë se gjoja “një batalion polak” sulmoi një postë radiostacioni në kufi me Gjermaninë?(në fakt ky batalion ishte inskenuar me të burgosur nga vet Hitleri, të cilët i veshën si polakë për të justifikuar më vonë shpalljen e luftës ndaj Polonisë batalion ky që për të humbur gjurmët i asgjësuan tërësisht). Pra, preteksti aktualisht është armë e Rusisë cariste për të lakmuar jo vetëm vendet priballtike por jargët e urisë nacionale të saj arrijnë deri në Ballkan. Rusia imperialiste kurrë s’ka për të hequr dorë dhe në konkurrencë me USA, me Evropën e Bashkuar( që është e përçarë më shumë se kurrë) me Kinën, Japoninë. Kanadanë, Australinë etj..etj kërkon ti imponohet këtyre fuqive ekonomikisht. Evropa aktualisht është tmerruar sepse edhe pse ka si mbështetëse NATO-n, ajo e di mirë që vende të ndryshme të saj, kanë qëndrime të ndryshmesikurse dhe brenda për brenda saj ka ende vende të aleancës që janë me probleme dhe kundër njeri tjetrit..Greqi-Turqi... Shqipëri – Greqi( Ligji i luftës, çështja e “ Vorio Epirit “ dhe çështja çame, mosmarrëveshjet Bullgari – Maqedoni etj..etj. Këta faktorë e kanë bërë NATO-n, si ”Stani i Stavros” dhe për më tepër se më shumë se 90% e vendeve evropiane janë të lidhura, madje të varura sepse më shumë se 35-40 % e energjisë së tyre e marrin pikërisht nga Rusia. Tashmë që Rusia ju përgjigj sanksioneve me kundër sanksione duke shtrënguar fort rubinetat , si psh që Evropa ta blejë gazin drithin dhe naftën me rubla, bëri dhe po bën që të ngrihen çmimet të cilat vijnë çdo ditë e duke u ngritur. Veçse kriza e energjisë, që është ulur këmbë kryq jo vetëm në Evropë por kudo në botë është shoqëruar dhe vazhdon të shoqërohet me uljen e nivelit të jetesës së popujve, jo vetëm të kontinentit evropian por kudo në botë, krizë kjo e cila ka rritur shumë zemërimin e masave. Kjo situatë i intereson shumë Rusisë, sepse revoltat e brendshme ( psh brenda për brenda vendeve evropiane) e dobësojnë dhe i lëkundin pozitat ekonomike të Evropës. Duhet theksuar se kjo krizë gjithashtu që nga ajo e “Raketave në Kubë”( 1962) është e ngelet më e nxehta, sepse ka dhënë e po jep sinjal “portokalli” për gjithë situatën në botë, krizë kjo e cila mund të çojë të gjitha vendet imperialiste së bashku me satelitët e tyre në një kacafytje të re me përmasa tragjike, shumë më tragjike se lufta e dytë. Kërcënimet nuk mungojnë si nga njëra palë ashtu dhe nga tjetra. Po mos vallë e keqja e botës na qenka Rusia, Amerika, Evropa, Kina, Kanadaja, India, Japonia Anglia etj..etj..?! Jo nuk janë vendet dhe popujt e këtyre vendeve fatkeqësia e globit! Fatkeqësi e globit është imperializmi i këtyre vendeve dhe në këtë rast ç’duhet të bëjnë popujt, të përkrahin grykësinë e Rusisë që kërcënon, apo lotët e krokodilit të Evropës plakë e cila nuk ka hallin e popujve të vet, por qan me ulërimë se Rusia po i rrëmben prenë? Besohet USA e cila nuk ka lenë vend të botës pa kërcënuar ku në emër të “ botës së lirë”, ajo i ka rrëmbyer lirinë e sa e sa popujve me anë të luftërave? Apo mos vallë do besuar Kina imperialiste e cila ka shtrirë kthetrat e saj ekonomike në Afrikë, Indi, Indokinë e deri në Evropë? Lufta aktuale e Ukrainës, është një mësim i madh historik, një gur prove ,se imperializmi për qëllimet e veta jo vetëm se e manipulon të vërtetën, por dhe i ndërsen popujt kundër njeri tjetrit duke mbjellë frymën e urrejtjes reciproke. Nëse me të vërtetë do të shpërthente lufta, popujt atë me çdo kusht jo vetëm duhet ta parandalojnë e ta sabotojnë duke e kthyer atë në një revolucion të madh e të përbotshëm, ku në flakët e tij të djegin një herë e përgjithmonë skllavërinë moderne nga ku për herë të parë në rruzull të ndërtojnë një botë të re pa shtypje e shfrytëzim barbar, që një pakicë njerëzish që përfaqësojnë një klasë, të shfrytëzojnë e shumicën e klasës tjetër. Vetëm atëherë do të kishim një jetë të lumtur e në paqe. Nuk ka paqe nën ullinjtë e imperializmit ! Sado pëllumba të lëshojë Papa nga Vatikani, liria nuk vjen pa luftuar. Ai popull që beson se një imperializëm është më i mirë se tjetri, ndaj atje duhet të mbështetemi, apo të luftojmë atë që është më i rrezikshëm.. ai popull gabon rëndë. Ai që beson këtë ngelet skllav i përjetshëm. Më thoni a ka njeri apo popull në këto botë, që ta durojë skllavërinë pambarimisht? Ne na duhet së afërmi të demostrojmë, po kundër kujt dhe në favor të kujt? Kjo do ishte liria jonë?