Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Saga" e mobil llapaqenëve politikanë shqiptarë dhe maqedonas!

Postuar: 11/07/2019 - 07:13

Gjithmonë kam pasur dëshirë të lexoj tregime apo në poezi, ose dhe prozë të kultivuar nga tradita popullore nordike dhe kryesisht gjermanike! Janë fantastikë! Kanë një definicion dhe quhen "saga" e kjo më bëri të filloj titullin e opinionit me pikërisht këtë definicion!

Besoj ju kujtohen "përgjimet" ndaj qeverisë Gruevski në Maqedoni! Në Maqedoni them, sepse është akoma vend ku përgjimet mund të bëhen dhe ligjore dhe devijate dhe akoma askush aty nuk mban përgjegjësi! Ne, Maqedonia dhe ndoshta Kosova, akoma kanë një "demokraci" përgjimesh, por nuk kanë një demokraci ligjore e cila të bën si në SHBA apo në vendet e Europës së Bashkuar - të përgjigjesh për përgjimet si i ke bërë, ku ke marrë leje dhe sa firma janë dhënë, e ku janë dhënë, për tu përgjuar qoftë dhe një telefon qytetari i thjeshtë. Pse? Po sepse pastaj po dolën ato që i kanë bërë - futen në burg! Shteteve si Maqedonia dhe Shqipëria në folklorizmin e tyre si shoqëror dhe demokratik, ju plasin skandale përgjimesh, sepse ligji është një paçavure në dorë të politikës dhe ajo pastaj i ngre kurthe përgjimesh, pikërisht vetes. Por nga ana tjetër, kjo "sagë" përgjimesh, ka dhe anën e perversitetit të politikanëve, zyrtarëve të lartë dhe të mesëm! Ju kujtohet besoj se çfarë flisnin me njëri tjetrin ministrat maqedonas për shqiptarët, urrejtjen dhe racizmin, por dhe kriminalitetin mes vetes në ndyrësirat politike dhe korruptive! Flisnin pa teklif në telefon, apo më mirë, në pikërisht te telefoni mobile! Idiotë dhe idiote (femra) të plotë në fjalimet e tyre telefonike, mes kolegësh dhe mes miqsh! Bile kishte dhe përgjime të shqiptarëve me pushtete që bënin dashuri telefonash! Pothuaj një qeveri e tëra në Maqedoni që rrinte në telefon dhe aty ministrat dhe vetë kreu i tyre, nxirrnin marrëzira nga goja! Pa profesionalizëm, pa respekt për zyrtarizmin që duhet të ketë një shtetar, pa asnjë respekt për kulturën dhe etikën personale dhe të një shtetari apo përfaqësuesi të popullit! Marrokë dhe injorantë të plotë të zyrtarizmit dhe qëndrimit zyrtar, kur ke një pozitë të lartë publike! Sot dalin përgjime të Zaev i cili nuk mund të ishte (si maqedonas them) ndryshe! Ose jo kaq ndryshe dhe që bie në kurth bisede, duke nxjerrë pastaj atë që mendon si një "privacy" ose mirëbesim në telefonatë! Pikërisht një vazhdim i atij "arketipi" ballkanik retro kulturor dhe në lëshim goje, pa asnjë domen kulturor personal dhe shtetar. Flet për atë që ai presupozon, duke mos nxjerrë fakte dhe tanimë akuza për Ramën dhe Thaçin si "filo rus dhe serb" merr dhenë. Këtë "nder" Zaevit ja bëjnë vetë ata që e futën në kurth me rastin e ndihmës së tyre dhënë sigurisht për opozitat si në Maqedoni dhe Shqipëri, në kaos të plotë institucional. E kuptojnë tani qartë të tillë llafazanë në telefona, se çfarë do të thotë mungesë etike dhe serioziteti zyrtar dhe në biseda telefonike. E kuptojnë se çdo të thotë profesion politikani dhe etikë profesionale si politikan dhe shtetar i lartë. Por nuk janë kështu! Ashtu sikundër janë "zhele" etike dhe morali, njerëzit e përgjuar nga Prokuroria në Shqipëri, e cila sigurisht ka pasur një leje që ka përgjuar! Ato dosje që kanë shkuar si përgjime nga prokuroria shqiptare në "Bild"! Aty duken shqiptarët tani në bisedat e tyre anti etikë dhe anti moral, por dhe anti shtet! A janë të ligjshme apo jo dhe a ka brenda gjëra serioze apo jo, sigurisht do ta ketë hetimi, por një gjë kuptohet qartë: politikanë shqiptarë, deputetë dhe njerëz të pushtetit kudo deri në polici, janë levendë telefonash dhe të keq edukuar! Plotësisht kapadainj të politikës dhe arrogantë, por dhe njerëz të fjalorëve etikisht jashtë zyrtares së kërkuar! Të tillë manjakë telefonash dhe fjalive idiote, si të kenë bërë keq në zgjedhje si jo, janë të deformuar në etikën e tyre zyrtare dhe kjo mjafton të mos jenë më në ato vende ku janë! Ka dhe në Kosovë, por ato kanë institucione ndërkombëtare që nuk para lejojnë të dalin përgjime dhe ka dhe në Mal të Zi e Serbi të tillë levendë, por ka dhe ligj më të ashpër për të nxjerrë përgjime! Nejse, si të ketë ligje të rrepta dhe si të mos ketë, një gjë është e qartë se në majë të shteteve si Maqedonia dhe Shqipëria, ka njerëz që ju mungon edukata e nevojshme për qeverisje, ju mungon etika zyrtare dhe për më tepër kanë me tepricë - pa përgjegjshmëri politike!

Sidomos te ne, duke filluar nga poshtë dhe përfunduar në majë të piramidës politike! Po kështu ishin gjygjtarë dhe prokurorë dhe po kështu gazetarë dhe hetues, apo dhe kriminelë që janë kapur se nuk rrinin dot pa folur me dashnoren në telefonin mobil! Po, po, treçereku janë kapur kështu! Jemi shoqëri folklorike dhe arrogante, që ka si majë zhvillimi mediokritetin dhe shpesh herë injorancën! Tani do të merren disa ditë dhe me "Ramën sipas Zaevit" në shërbim të Rusëve nga një përgjim që kurthin e kishin ngritur ato vetë! E bëjnë se (daljen e përgjimeve) është koha për të ndarë Maqedoninë nga Shqipëria në pranim të kandidaturës për BE, e bëjnë se duan të ndëshkojnë Zaevin, e bëjnë se duan përshtjellim politik akoma më shumë te ne dhe atje, kjo qartësisht nuk dihet, por asgjë nuk përjashtohet! Ajo që dihet qartë është se po ti përgjosh (tu lexosh tabulatet dhe audiot e tyre prej vitesh) politikanët dhe shtetarët në Ballkan, sidomos në Shqipëri dhe Maqedoni e Kosovë bëhet nami! Aty do të dalin sa kriminelë janë, sa mafiozë, sa të korruptuar dhe sa në imoralitet politik dhe kombëtar janë. "Saga" e tyre nuk merr fund kurrë!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:22

Struktura Speciale Kundër Korrupsionit, Byroja Kombëtare e Hetimit, janë kthyer gati tunduese për drejtësinë shqiptare.

Postuar: 18/09/2019 - 07:18

Dukuria e korrupsionit, kjo gangrenë e shoqërisë shqiptare i ka përfshirë të gjitha shtresat.

Postuar: 18/09/2019 - 07:16

Po ikin mjekët, inxhinierët, mësuesit…, po ikin të gjithë.

Postuar: 18/09/2019 - 07:14

Në Shkodër, Lulzim Basha nuk ju përgjigjej dot gazetarëve "se nga do të vinte zgjidhja e kri

Postuar: 17/09/2019 - 07:17

Sa herë Presidenti del me deklarata ose jep opinione, konferenca shtypi apo shkruan në rrjetet so

Postuar: 17/09/2019 - 07:15

....Këtë mund ta besojë vetëm ndonjë mendje si ajo e z.

Postuar: 17/09/2019 - 07:14

Më kujtohet se kur erdhi në pushtet qeveria e Edi Ramës mbas zgjedhjeve të 2013-ës, ju desh njëfa