BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat
x
BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x

Opinion / Editorial

Sali Berisha e ka përdorur gjithmonë PD si mburojë për interesat e tij

Sali Berisha e ka përdorur gjithmonë PD si mburojë për

Protesta e organizuar nga Berisha për të marrë me dhunë selinë legjitime të PD tregoi përsëri atë që ka treguar veprimtaria e tij politike gjatë këtyre 30 vjet tranzicion. Ai nuk e ka dashur kurrë PD si politikan i ndershëm, që ta vejë kauzën e saj në dobi të vendit e demokracisë, as si pushtetar e as si opozitar, por e ka përdorur atë si mburojë për interesat e tij dhe demokratët e thjeshtë si mish për top. Akti banditesk i mbështetësve të tij ndaj selisë së PD u dha gjithë shqiptarëve se një njeri i tillë maniak nuk duhet të vijë kurrë në pushtet se motoja e tij është vetëm dhuna dhe qëllimi të shkatërroi edhe atë copë Shqipërie që ka mbetur. Dhuna ndaj selisë së PD në 8 janar tregoi jo vetëm fytyrën e vërtetë prej shkatërrimtari të Berishës,por edhe fundin e tij të turpshëm. Së fundi shumica e ndershme, e deputetëve, kryesisë, e drejtueseve të zgjedhr në bazë, gjetën kurajon dhe u shkëputën nga diktati arrogant i Berishës. Është për të ardhur keq që mjaft figura të PD me në krye Lulzim Bashën e njohën shumë vonë Sali Berishën. Por më mirë vonë se kurrë. Tani, ata, siç e tregoi edhe qëndrimi i së shtunës,ku demokratët e vërtetë e kanë braktisur, e kuptuan se më Berishën nuk ka të ardhme PD. Këtë duhet ta kenë kuptuar edhe një pjesë e atyre deputetëve që e mbështetën në foltore, pasi e lanë vetëm në krye të dhunueseve që goditnin me varre dyert e zhduknin kamerat nga godina. Të gjithë duhet ta kuptojnë se si mund të ketë të ardhme PD me një plak 80 vjeçar, ku me gjysmë shpirtin bajraktarist që i ka mbetur, ku njera i kreh flokët, tjetri i rregullon maskën që nuk i rri më mbi fytyrën e maskuar prej vitesh dhe një tjetër mban gati bidonin duke i dhënë gëllnga uji, që të mos i bjerë të fikët. Për gjendjen kome të PD janë të dy fajtorë, si Lulzim Basha ashtu dhe Berisha, por ky i fundit më shumë. Ndaj është qesharake që kusuret e tyre ndaj PD mundohen t’ia hedhin kryeministrit Rama,duke e akuzuar njeri si “pengmarrës” dhe tjetri si” tub oksigjeni për pushtetin e Edi Ramës”. PD mund të dalë nga gjendja kome vetëm duke iu nënshtruar zgjedhjeve të ndershme, me kandidatura alternative nga baza deri në strukturat e larta drejtuese të saj. Por meqë Lulzim Basha është i zgjedhur në mënyrë të ligjshme e që po tregon se është shkëputur përfundimisht nga “ vargonjtë” e Berishës,duhet t’i jepet ca kohë që të provohet se ç’mund të bëjë duke qenë në krye të opozitës. Mbështetës të sinqertë të tij duhet të bëhen edhe ata deputetë e intelektualë që kanë mbështetur Berishën, të cilët në protestë qëndruan disi të mënjanuar. Edhe një tjetër fakt flet në favor të Bashës: shumica e PD nuk është me Berishën. Po të ishte shumica e demokratëve me Berishën, nëse ata 44 mijë anëtarë që pretendon ai se kanë shkarkuar kryetarin peng Basha, nuk kishte nevojë të ulërinin në oborrin e selisë e të thyenin dyert me leva e trapanë, por Basha e kishte aq kulturë sa për ta lënë karrigen paqësisht. A ju kujtohet protesta e studentëve , të cilët mbushën rrugën e Durrësit, dhe pse nuk thyen një xham e nuk këputën një lule, shembën më tepër se gjysmën e qeverisë. Askush nuk duhet të harrojë se si e ka përdorur Berisha PD që nga fillimet e saj. Lëvizja e studentëve të dhjetorit nxori në krye të PD Azem Hajdarin, ndërkohë që Berisha glorifikonte figurën e Ramiz Alisë. Po nuk zgjatën muaj dhe Sali Berisha si komunist karierist, filloi manovrat për ta shtënë në dorë PD me qëllim që ta vinte atë në shërbim të interesave të tij. Ai eliminoi me forcën e armëve kandidatët konkurues dhe u vu forcërisht në krye të saj,siç e ka dëshmuar vetë shoqëruesi i tij Izet Haxhia. “Ne qëndruam të armatosur në anekset e godinës ku po bëhej zgjedhja -ka deklaruar Izeti -dhe nëse nuk do të votohej Berisha, atë që s’do ta bënte vota do ta bënim ne”.

Për të treguar se PD është pronë e tij dhe se ai është Zeusi që vendos për gjithçka, Berisha gjatë viteve 92- 97 nisi dhe realizoi shkatërrimin e Shqipërisë dhe paralelisht me pushtetin politik ai shtjeu në dorë dhe pushtetin ekonomik. E kur e ka pyetur ndonjë herë Berisha për PD dhe demokracinë e saj, përveçse kur iu ka dashur si mburojë e dredhirave dhe grabitjeve të tij? Qysh në shkurt të vitit 1992, duke parë autoritetin bajraktarist të Berishës, një grup dputetësh dhe anëtarë të kryesisë së PD kërkuan që të ndalohej me ligj ndikimi i presidentit (nënkupto Berishës )mbi partinë dhe qeverinë ,por Sali “demokrati”, jo vetëm që nuk i dëgjoi, por nisi hakmarrjen e i flaku të gjithë nga partia. Po përse e donte Berisha edhe PD, edhe presidencën edhe qeverinë, mos vallë për të mirën e popullit? Mos vallë Sali Berisha, një ish komunist fanatik e donte më shumë PD se Pjetër Arbnori, i persekutuar politik që për ta ruajtur demokracinë nga ky despot, u fut në grevë urie. Mos e donte më shumë se Leka Toto, Tomorr Dosti, Emin Haxhiademi, Aleksandër Meksi, Neritan Ceka, Ylber Vrioni, Alfred Serreqi, Preç Zogaj e dhjetra të tjerë themelues të PD, apo që vinin nga shtresat e të persekutuarëve politikë të cilët ai flaku nga PD me metodat më të pështira enveriste?

Mos vallë për të mirë të PD dhe Shqipërisë pengoi Sali Berisha kthimin e pronës tek ish pronarët e vërtetë dhe shpërblimin e të persekutuarëve të monizmit?

Mos vallë për të mirë të PD dhe Popullit Sali Berisha zgjidhet president në kushtet e vendosjes së shtetrrethimit, duke shfrytëzuar votën e deputetëve të rreshtuar verbërisht pas tij. Berisha me dinakëri realizoi nënshkrimin e marrëveshjes së 9 marsit 97, duke pasur si fasadë PD,ndërkohë që ishte përgatitur t’ia mbathte jashtë vendit për krimet që kishte bërë. Pika kryesore e asaj marrëveshje që e shfrytëzoi plotësisht Berisha për interesat e veta dhe të oborrit të tij,duke mbajtur si fasadë PD,ishte që Parlamenti shqiptar të shpallë amnistinë e përgjithshme për të gjithë ata civilë dhe ushtarakë që u implikuan në revoltën e fajdeve. Krimet dhe vjedhjet e Berishës përsëri u futën nën fletët e PD. Edhe kur thyente embargon me Millosheviçin, edhe kur bënte biznese të pista me Damir Faslliçët, edhe kur lejonte fëmijët të pasuroheshin ethshëm,Berisha gjithmonë ka përdorur si flamur PD. PD,për faj të Berishës nuk u shndrrua kurrë në demokratike, dhe është kjo arsyeja që ngushtimi i diapazonit të saj dhe ndrydhja e demokracisë së brendshme, nuk lejuan të krijohet një lider i vërtetë dhe burrë shteti I forcës së parë politike që lindi për t’I shërbyer realisht kombit. Duke i ditur pisllëqet dhe kusuret e tij që ishin bërë mal, Berisha e mbajti nën kthetrat e tij PD edhe pas humbjes së zgjedhjeve të 2013. Duke e ditur se ai do ta përdorte akoma PD nëpërmjet Lulzim Bashës , e mbështeti fuqishëm atë edhe në zgjedhjet e 2017 edhe në zgjedhjet e 2021. Vetëm kur u shpall “non grata “ ngas SHBA dhe kur Basha doli nga fletët e tij të ndotura, Sala shpërtheu tërë helmin e mbledhur në këta 30 vjet tranzicion. Menjëherë ai kthehet në origjinë, por tani hapur fare, duke bërë presion me foltore e kuvende turmash , se PD ishte pronë e tij dhe ai do të sfidonte SHBA dhe të gjithë kundërshtarët e tij. E gjithë dashuria fallco e Berishës u kthye në një urrejtje të tmerrshme pathollogjike ndaj çdo strukture e anëtari të ndershëm të PD, gjë që u duk qartë edhe në protestën e dhunshme ndaj selisë së PD apo “shtëpisë së lirisë” siç e quan ai me hipikrizi. Vetëm një mendje si ajo e Sali Berishës mund ta quaj paqësore një protestë ku kërcet varreja,uturin matrapiku, pështyhen deputetët e thyhen dyert e dritaret. Berisha nuk është as demokrat dhe as i lirë,por rob i marrëzive dhe krimeve të veta. Berisha tanimë është plotësisht i dështuar ndaj çdo lajthitje e dështim mundohet tua shesë të tjerëve. Por Xhozef Brodski, poet i shquar rus dhe fitues i çmimit “Nobel”, ka shkruar: “Një njeri i lirë nuk fajëson askënd, nëqoftëse dështon”.