BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Sali Berisha nuk e ka hallin tek zgjedhjet lokale, por tek “non-grata”!

Sali Berisha nuk e ka hallin tek zgjedhjet lokale, por tek

Kuvendi i datës 30 Prill vërtetoi edhe njëherë aktin përcarës të Partisë Demokratike të ndërmarrë nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Ky kuvend nuk i shërben bashkimit të demokratëve dhe betejës të gjithëve bashkë kundër Edi Ramës. Interesi i Sali Berishës dhe mbështetësve të tij është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal, krahinore, familjare dhe kryesisht non-gratës së tij. Zgjedhjet në Këshillin Kombëtarë ishin vijimi i një partie personale që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Në Këshillin kombëtarë shumica qe u zgjodhen janë ish-ministra, zv/ministra, ish drejtorë që shqiptarët i kanë larguar në vitin 2013 me shumë vota kundër dhe te bindur se nuk do te kthehen perseri. Shumica e të zgjedhurve janë individë që i kanë shërbyer Sali Berishës në vite dhe vecanërisht gjatë qeverisjes së mbushur me skandale dhe akte korruptive nga 2005, vecanërisht mbas 2009 dhe të afërmeve të tij. Shqiptarët presin zgjidhje dhe alternativa për largimin e Edi Ramës. Ndërtimi i strukturave paralele nga baza në qendër, te filliuar qe mbas 2013 nuk është asgjë tjetër, vetëm nje akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës. A mund të luftojnë korrupsionin drejtues të akuzuar për korrupsion nga media vendase dhe ajo ndërkombëtare dhe individe, pensioniste qe duan te kalojne kohen ne PD?!  Strukturat paralele të Sali Berishës dhe Rithemelimit e përcajnë edhe më shumë PD-në e vërtetë. Në një konferencë për shtyp mbas Kuvendit të datës 30 Prill, Berisha deklaroi se është koha të punojmë për zgjedhjet lokale 2023, duke vazhduar në stilin e lincimit, denigrimit të ish-drejtuesit demokrat Basha si "peng i qeverisë". Koha do ta vertetojë se kush është dhe ka qenë peng i Edi Ramës sidomos mba vitit 2009, ngjrajeve ne Gerdec dhe mbas vitit 2013?! Sali Berishën në zgjedhjet e pjesëshme të 6 Marsit e kanë mbështetur reth 23% e elektoratit në disa Bashki të vendit, me qellimin per te mundur Bashen dhe jo Edi Ramen . A mund të fitohet gara për zgjedhjet lokale të vitit 2023 me këtë model politik, sic është Rithemelimi, që po i përcan demokratët dhe ka për qëllim vetëm përdorimin e partisë për qëllimet personale të Berishës. Sali Berisha nuk e ka hallin tek zgjedhjet lokale, por tek non-grata. Kështu deklaruan edhe përfaqësues të lartë të DASH, që nuk e takuan Berishën, si person non-grata në SHBA. Situata në rajonin e Ballkanit dhe misioni i qeverisë amerikane për të luftuar me cdo mjet korrupsionin masiv në Shqipëri dhe Ballkan nuk e mbështesin Sali Berishën, që do ta izolojë PD-në duke e kthyer në parti non-grata. Zyrtarët amerikanë takuan vetëm përfaqësuesit e PD-së legjitime, Alibeaj dhe Tabaku dhe mbështesin vetëm politikanë pro-perëndimorë që nuk kanë patur të bëjnë me afera korruptive. Edhe përfaqësuesit e zgjedhur të Rithemelimit nga Shkodra, janë mbështetës të Berishës dhe janë një klan i strukturuar si një linjë paralele që nuk ka të bëjë me demokratët e vërtetë shkodranë dhe nuk e bashkojnë por e përcajnë PD-në në Shkodër.  Kuvendi i riciklimit të figurave të korruptuara të PD-së, të dështuara nuk jep shansin PD-së të mundi Edi Ramën dhe non-graten e tij.  Në këtë kuvend u krijua carja e madhe e PD-së dhe largimi i shumicës së deputetevë të grupit legjitim të PD-së. Në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 një pjesë e madhe e  mbështetësve të Berishes dhe kundërshtarë të Bashës,  krijuan parti personale dhe votuan kundër PD-së duke e penguar per te ardhur ne pushtet. Sot keta personazhe te politikes se vjeter si Topalli, Murrizi dhe Hajdari janë rikthyer ne PD dhe lozin rolin e viktimes nga ish-kryetari Basha. Deputetët që nuk morën pjesë me të drejtë në këtë Kuvend të përcarjes janë votuar nga demokratët e vërtetë dhe shqiptarët që besuan tek ndryshimi dhe largimin i Edi Ramës. Sali Berisha në këtë kuvend është i dështuar, pavarësisht se përpiqet të propagandojë dhe prezantojë optimizëm dhe te flasi per zgjedhjet lokale dhe se do e mundi Edi Ramen. Te gjitha keta deklarata jane propagande e paster dhe shperqendrim i vemendjes nga non-grata e DASH. Mesazhet e ndërkombëtarëve dhe vecanërisht USA kanë qenë shumë të qarta, që nuk do të bashkepunojne me PD-në, nese zgjidhet kryetare Sali Berisha. Ne kuvendin e rithemelimit u vulos dështimi dhe rrëzimi i politikanit që po e përcan PD-në, të ardhmen e njerëzve, militantëve dhe anëtarëve të PD-së, për interesa personale, non-gratën e tij dhe nuk ka të bëjë me opozitën për largimin e Edi Ramës!