
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Sali Berisha, plutokrati i lojërave politike që ka kërcyer në “ballo me maska” hipokrizie

Shkruar nga Kastriot Aliaj 6 Shkurt 2023

Politika si një proces marrëdhëniesh midis njerëzve, është përgjigje ndaj të gjitha problemeve që shqetësojnë shoqërinë. Por ajo fiton admirimin dhe besimin e çdo shoqërie, kur ndërton strategji me programet e duhura për ndryshim, në interes të rritjes së nivelit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve. Por në Shqipëri fjala politikë ka ngjallur neveri dhe urrejtje, për vetë faktin se ajo u vesh me maska hipokrizie, duke krijuar shtresën e plutokracisë sunduese, brenda kornizës së demokracisë. Një nga këta plutokratë që zhurmon dhe ngre zërin më shumë se të tjerët, është profili i berishizmit dhe klanit të tij. Ky profil, i ndërtuar në sfondin e dhjetra prapaskenave,mashtrimeve,aferave dhe krimeve, i veshur me maskat e hipokrizisë politike, ka mbajtur peng zhvillimet demokratike në Shqipëri. Këtë resantimanizëm të karakterit të tij, e konfirmojnë dokumente të shumta arkivash, brenda dhe jashtë vendit, të cilat dëshmojnë se gjatë gjithë karrierës si kryetar shteti dhe partie, ka kërcyer ballo me maska hipokrizie. Por e vërteta sado që të kamuflohet dhe përçudnohet, një ditë ajo shfaqet fuqishëm me të gjithë subjektivizmin e saj, si në sensin negativ ashtu edhe atë pozitiv. Shumëkush që nuk e njeh profilin e tij, apo që nuk u beson të vërtetave por alibive me mashtrime,hipokrizi dhe gënjeshtra, vazhdon të përformojë dhe mbajë me frymë anatominë destruktive të tij. E gjithë karriera e këtij njeriu me natyrë diabolike, të nxjerra nga arkiva të ndryshme ndër to edhe ato italiane, janë bërë të njohura qe në vitet 1997-98, nga gazeta prestigjoze kosovare "Koha Ditore" sot "Koha Net". Në këto materiale flitet për origjinën e tij, të gjyshërve rus të ardhur nga rrethinat e detit Kaspik në Ballkan në shek.e 19 në Gjakovë, dhe pas konvertimit në mysliman, marrin mbiemrin e shumë përdorur në atë trevë Berisha. Konfliktet e lindura në rrethinat e Gjakovës me banorët vendas, bënë që familja e tij të largohet dhe të vendoset në fshatin Viçidol të Tropojës. Këtu fillon edhe aventura e udhëtimit të tij biblik, që i ndihmuar nga vëllai më i madh Idrizi, i cili nuk jeton më, pranohet anëtar i PPSH. Në kompensim të këtij privilegji, bashkëpunon me organet e sigurimit famëkeq me pseudonimin"Penicilina". Por njeriu që e kishte ndihmuar aq shumë Saliun familjarisht, ish,drejtor i Drejtorisë së Punëve te Brendshme Zef Loka, që mbante dosjen e tij, u "shpërblye" nga Saliu duke e futur në burg, si shume të tjerë duke mos përjashtuar edhe mjekë. Gjatë kohës që punoj si mjek dhe sekretar i partisë së spitalit civil në Tiranë, ai punonte me përkushtim për të fituar besimin e partisë, ndërsa nga ana tjetër kishte si qëllim të humbte gjurmët si agjent i UDB, i rekrutuar që më 30 Dhjetor të vitit 1974. Në dosjen me nofkën "Bisturia", që ndodhet në arkivat e UDB në Beograd, janë të evidentuara të gjitha kontributet e tij. Duke patur frikë se mos zbulohej, ai u fut tek Brigada rezerviste e Gardës, e cila duke qenë në shërbim të udhëheqjes ndihej më i mbrojtur. Aty me dallavere e djallëzi që e kanë karakterizuar tërë jetën e tij, bëri të gjitha përçapjet për t'u bërë mjeku i Hysni Kapos, në vend të Dine Abazit, por nuk mundi dhe përfundoj pranë familjes së Simon Stefanit. Lidhur me veprimtarinë agjenturore të tij në ato vite, zbulimi shqiptar jashtë Shqipërisë, i dërgon kundra zbulimit një informacion, ku shkruhej se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB. Një kanal nga fshati Viçidol i Tropojës, ndërsa tjetri nga Shkodra, por pa përmendur emra. Ky dokument ishte firmosur nga zv/drejtori i Sigurimit të Shtetit Sulejman Abazi, i cili u arrestua menjëherë kur Saliu mori detyrën e Presidentit. Saliu u martua me serben Svoboda, i cili e fshehu etninë e saj qëllimisht, duke i ndërruar emrin që ka sot Liri. Por Liria ishte e bija e Rexhep Ramoviçit, një ish,student shqiptar që nuk u kthye në Shqipëri, pas prishjes së marrëdhënieve me ish-Jugosllavinë por qëndroj në Kosovë në shërbim të UDB. Ai ishte martuar me motrën e koloneles së UDB Milica, ish-oficere e OZNES. Pas çlirimit të Jugosllavisë Milica tezja e Lirisë, u bë mbështetëse e famëkeqit Rankoviç, lapsi i Titos që hartoj planet për genocidin kundër shqiptarëve të Kosovës. Djali i saj gjatë luftës në Bosnje, ishte këshilltar ekonomik i Milosheviçit, me të cilin Sali Berisha mbajti lidhje nëpërmjet shoqërisë të krijuar prej tij"Shqiponja", për furnizimin me naftë nga liqeni i Shkodrës, "makinën" vrasëse serbe, duke thyer kështu edhe embargon e vendosur nga OKB. Për këtë kontrabandë të pastër mafioze, ka folur edhe ish-presidenti i atëhershëm i Mali të Zi Bullatovic. Pas përmbysjes së sistemit monist, Saliu për t'u treguar se ishte demokrat i flaktë, filloj të maskohej edhe më shumë, duke shkruar artikuj për demokracinë, në bashkëpunim me Mehmet Elezin, sepse i lidhnin të njëjtat ideale. Në lidhje me zgjedhjen e tij në krye të PD, amerikanët që nuk e njihnin Saliun,futën në lojë ambasadorin e tyre në Beograd Rajërsonin, i cili në ato vite ishte i ngarkuar edhe me detyrën komandantit të grupeve të emigracionit. Rajërsoni rekomandoj Saliun për kryetar të PD, sepse nga propaganda që i ishte bërë atij, merrej si më i besuari nga faktori ndërkombëtar. Në fakt për kryetar partie ishin tre kandidatura, Meksi, Vejsiu dhe Ceka. Garën me vota e fitoj Meksi, por u desh ndërhyrja e Azem Hajdarit, që zgjedhjet të përsëriteshin, duke i premtuar Meksit detyrën e kryeministrit ndërsa Saliu kryetar i PD. Saliu ishte beniamin i SHBA nga udhëheqësit e lindjes, por nuk e justifikoj besimin e tyre kur u diktua si agjent i UDB, por me keq akoma ishte kthimi i Shqipërisë në qendër të fondamentalizmit islamik. Me këtë veprimtari ishte angazhuar Bashkim Gazidede, po edhe ky agjent i UDB, i cili futi në Shqipëri terroristë të rrezikshëm,për ndërtimin e kullave binjake në bulevardin qendror të Tiranës. Me propagandën e zhurmshme të tij, që po vazhdon edhe në ditët e sotme, ai është shfaqur sikur është njeriu i pafajshëm i shoqërisë shqiptare, kur në fakt është mallkimi biblik i saj. Por në rrolin negativ të tij, ka ndikuar jo pak bashkëshortja, që e veshur me vellon e urtësisë, ka qenë e keqja e strukturës së kësaj familje. Tek kjo familje kanë sunduar individualitete dhe jo idetë për ndryshim e progres, si nga vete Saliu ashtu dhe bashkëshortja e etnisë serbe me fëmijët. E padukshmja Liri që është paraqitur në publik si dele e urtë, ka luajtur fijet pas shpinës së tij, duke ushqyer tek ai madhështinë e së keqes. Me konceptin tribal për të qenë i suksesshëm, ai nuk ka kursyer asgjë në zbatim të planeve të Lirisë, e cila ka qenë gjithnjë dominante në vendimmarrjet kriminale të tij, që nga ngritja firmave piramidale dhe deri në pazaret e 354.4 km katror det, që e firmosi ish-ministri i tij i jashtëm Basha për Greqinë. Disa nga aktet që e komprometojnë profilin e tij, si një dosje e zezë voluminoze, janë krimi ekonomik, me trafiqet e armeve e municioneve në Lindjen e Mesme e në Afrike, si dhe afera korruptive CEZ, por mbi të gjitha krimi shtetëror dhe ai politik. Këto akte fillojnë që nga ngjarja e vitit 1991 në Shkodër, që mënyra se si u organizua protesta, duke shkaktuar konflikt me pasoja vrasje njerëzish, si dhe gjykimi formal i ngjarjes me vendime farsë, të kujton djegien e "Rajshtagut Gjerman". Zhdukja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi hoxha, ku urdhërues kryesor ishte vetë Saliu, ndërsa ekzekutorët e zbatimit të tij, kanë qenë Bashkim Gazidede, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe xhelati vrasës Budjon Meçe. Sepse Remzi Hoxha viktimë e shtetit terrorist, mbante kasetën e planeve ogurzeza të Saliut, në bisedimet me Milosheviçin për shkatërrimin e Shqipërisë, Janë ngjarjet e vrasjeve në Tropojë, që u groposën nga egoizmi, ligësia, përçarja dhe çmenduria e tij. Djega e Shqipërisë me ndërhyrjen e UDB më 1997, si dhe grushti i shtetit më 14 Shtator 1998. Tragjedia unikale e biznesit të Gërdecit, me në krye të birin, që ngriti për interesat e pasurimit të tij,fasadën e vdekjes, në bashkëpunim me mafien shtetërore dhe atë ndërkombëtare, deri në eliminimin e dëshmitarit kyç Kosta Trebicka. Krimi shtetëror i 21 Janarit, ku zhduken serverët e regjistrimit të urdhrave të dhëna prej tij. Megjithëse etiketohet si ikona e tranzicionit barbar, me karrierë të psikolirizmit të shfrenuar, si qytetar i djegur, i diskriminuar dhe i braktisur nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, atij nuk i bëjnë aspak përshtypje këto turpe. Sepse brenda karakterit të tij, kane bërë vend si susta të shpirtit, urrejtja dhe hakmarrja për këdo që i ka dalë kundër. Si i tillë ai sot po përjeton mjerimin më të madh, politik, moral e shoqëror, i katandisur si një kufomë politike pa asnjë vlerë.
Më të lexuarat


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!
