BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Sali, kur lisin e presin edhe pulat e dhjesin

Sali, kur lisin e presin edhe pulat e dhjesin

Po e nënvizoj qysh në fillim: jam në parim dakord me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, por kurrsesi me mënyrën që u përdor. Lulzim Basha nuk ishte korrekt as në aspektin statuor, as në aspektin ligjor, as në atë kanunor dhe me keq akoma, aspak në aspektin burrëror. Vendimi i marrë në minutën e fundit dhe pa asnjë miratim të strukturave parlamentare të PD tregon pabesinë e Bashës për të vrarë “babain e tij politik”. Kishte plot mënyra të tjera dinjitoze për të marrë këtë vendim, por që duhej marrë, as që diskutohet që “po”. Sali Berisha pati një fat të artë që mund të vijë një në një mijë vjet jo në Shqipëri po në botë: nga një kirurg duarartë iu dha mundësia të drejtonte partinë e parë opozitare dhe shtetin e parë pluralist në vendin tonë. Nëse edhe në drejtim të tyre ai do të manifestonte sadopak nga aftësia kirurgjikale politike ai do të mbetej në histori si një staturë e pavdekshme. Pse nuk e bëri dot këtë ai po largohet nga politika pas një pjesëmarrje prej gati 30 vjetësh si luftëtar i vijës së parë të frontit politik shqiptar në mënyrën më të turpshme, aq sa edhe kundërshtarët politikë po prej gati 30 vjetësh po ndjejnë mëshirë. Ai erdhi në skakierën politike në fillimvitet ‘90 si një kriptokomunist. Kam dëgjuar plot histori që e vërtetojnë këtë gjë, një pjesë edhe sajesa, por ajo që di unë me saktësi, për të qeshur dhe për të qarë, është se bashkëshortja e njërit prej komandantëve të mi punonte infermiere pranë tij në kirurgji. Një ditë ajo kishte mbështjellë bukën e drekës, dy fleta bukë me pak gjalpë e djathë, me një pjesë të gazetës “Zëri i Popullit”, siç bënim të gjithë në atë kohë. Fatkeqësia qëndronte në faktin se gjalpi ishte shkrirë dhe kishte pushtuar gjysmën e fotografisë së Komandantit, që për dreq kishte qëlluar të ishte në atë copë gazete. Karikatura e krijuar ishte katastrofë. Mbledhje pas mbledhje, infermierja dhe komandanti im u detyruan të shkojnë të punojnë në gurore. Duke qenë kaq i përkushtuar ndaj idealit, u mendua se ai këtë përkushtim do ta shfaqte edhe në detyrat e reja që iu besuan. Por zhgënjimi ishte i madh qysh në fillimdemokraci. Vetëm në zgjedhjet e para pluraliste parlamentare ai fitoi në mënyrë plebishitare, sepse votuesit ecën me devizën “ta provojmë njëherë”. U deshën pak muaj që të ndjehej zhgënjimi dhe ai humbi në zgjedhjet lokale për të mos njohur realisht në zgjedhje të ndershme asnjëherë fitore. “Po nuk është ditë është natë” përsërit shpesh “profeti” Nard Ndoka dhe Saliu këtë e përktheu “nëse nuk ka fitore të ndershme, ka mënyra të tjera për të sjellë fitoren”. Dhe Saliu nuk la mënyrë nga më të thjeshtat tek më të kamufluarat për të “rënë shiu në arën e tij”, për të mbushur kutitë e votimit me fletët që tregonin fitoren e forcës së tij politike. Sali Berisha nuk erdhi në drejtimin e shtetit shqiptar me mendësinë e burrit të Kombit Ismail Qemalit që “do të shes edhe 6 rrënjët ullinj që më kanë ngelur për lirinë e Shqipërisë”, por i mori kësaj Shqipërie pamëshirë jo 6 por 60, 600, 6000, 60 000, 6 milionë ullinj. Le të bërtasë sa të dojë ai nëpër ekrane televizive se ka vetëm 100 mijë lekë të depozituara nga gjithë vitet e drejtimit të shtetit me gjithë lirinë, por një burim i brendshëm nga fondacioni i zonjës më tregon me dokumenta se ky fondacion sot vlen 8 milionë euro. Vërtet fëmijët e tij nuk kanë marrë asnjë lekë nga fondet shtetërore, por nga burime tip Gërdeci dhe aferave të tjera korruptive, ata fitonin deri në 300 mijë euro në muaj. Më gjeni ju lutem një shtet të vetëm në botë edhe në ato diktatoriale kur kryeministri i vendit i quan publikisht presidentin dhe Kryeprokuroren pusht dhe lavire bulevardi? Dhe meqë jemi tek Kryeprokurorja, më thoni cili në këtë post e çoi deri në fund të mandatit këtë post dhe nuk u hoq me një urdhër dite. Unë mendoj se e gjitha ç’ka po bën këto ditë Sali Berisha është një lojë që ai e ka bërë edhe herë tjetër me shumicë dhe i ka dalë për hajër. Ai vetëm hedh tymnaja për të shtyrë kohën duke e ditur se koha e tij përfundoi. Madje jo thjesht e di, por është plotësisht i bindur për këtë. Ndaj listës së konspiracionistëve kundër tij me Edi Ramën, Yuri Kimin dhe Xhorxh Sorrosin i ka shtuar edhe emrin e Bashës. Sipas tij ky I fundit ka kohë që punon për këtë gjë. Sali, një miku im i mirë ndjesë pastë, Petrit Velo që ka vuajtur burg dhe internime plot 42 vjet përsëriste shpesh dy postulate që i kishte provuar mbi shpatullat e veta: “ruaju të mos rrëshqasë njëra këmbë se shkove në g..p të s’atëm” dhe “kapelën që bie nga koka e shkelin të gjithë”. Më vjen keq të të them se ty nuk të ka rrëshqitur njëra këmbë por të dyja. Mos ju gëzo atyre 100 vetëve që të presin dhe të përcjellin kur hipën dhe zbret nga makina apo Nokës dhe Palokës se duket kanë hallin e tyre. Nxënësi juaj i devotshëm që e morët prej veshi dhe e bëtë mëkëmbësin tuaj në parti dhe që për 8 vjet nuk ia ke bërë një kritikë, ashtu në heshtje ia ka bërë hyzmetin vetes. Institucionalisht ai tashmë është me koracë. I ka larguar të shumtit mbështetësit e tu nga grupi parlamentar dhe nga kryesia e partisë. Po imitoj Komandantin dhe po të them se dy rrugë ke për të thyer Lul Bashën: me protestat e pëdëistëve në mbarë vendin dhe me një rivotim për kryetar partie. Në të dy rastet del i humbur. Protestave u ka dalë boja dhe askush nuk do t’ia dijë për to. Nëse do të jenë të qeta do të vijë vetë koha që protestuesit do mërziten dhe do bëjnë firo nga protesta në protestë. Po qenë të dhunshme, “ka xhaja biçak” që nuk do të lejojë ato si në kohën tënde. Rivotimi po ashtu do të jetë dështim i yti. Tashmë këshilli kombëtar është i anuar nga Basha dhe ti e di vetë se një humbje në këtë rivotim është fundi i fundit tënd. Ndaj ti nuk do guxosh ta kërkosh një gjë të tillë. Megjithëse unë jam skeptik për vendimin që ka marrë Basha dhe më duket se e gjitha kjo është një lojë e të dyve. Ai vërtet ju ka përjashtuar nga grupi parlamentar, por në parti ju pret krahëhapur kur të doni ju dhe po ashtu ju keni deklaruar se mund të shkoni aty kur t’ju teket. Por më vjen keq t’ju kujtoj moshën ish-president dhe ajo nuk ju lejon të merreni me aventura. “Kartoni i kuq” ju është nxjerr në një moment tepër delikat dhe ju besoj se jeni me mua kur ju them se nuk keni më kohë që ta shlyeni atë. Aq më keq kur ky kartonë ju është nxjerr nga “trajneri” i skuadrës tuaj. Padyshim nën kujdesin e veçantë të arbitrit ndërkombëtar që nuk është nga ata që mund të zbutet pas deklaratave tuaja të përditshme. Është shumë vonë të të këshilloja të ndiqje shembullin e Fatos Nanos që kur e pa se me rikthimet në politikë nuk pati sukses, shijon lekët e tij dhe ato që i dhatë ju kur ju dhuroi fitoren, nëpër kazinotë e Vjenës. Sali, tu dha mundësia të ishe një lis i lartë në politikën shqiptare. Por ju u vetëbëtë një lis butaforik. Ju dha mundësia të nusëronit jo për të dytën herë por edhe për të tretën e të katërtën po ju nusërimin e bëtë çdo herë si nusërimin e parë. Me dhimbje po ju kujtojë një mësim popullor: kur lisi është i lartë dhe i fortë të gjithë e kanë zili dhe në degët e tij këndojnë zogjtë më të bukur dhe më këngëtar. Por kur “lisin e presin, edhe pulat e dhjesin”.