BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Salianji i hedh prapë “benzinë zjarrit” të përçarjes së PD

Salianji i hedh prapë “benzinë zjarrit” të

Për cilindo që ka një kokë e mendon, është e qartë se lëvizja e fshehtë e Salianjit për të rrëmbyer kreun e Grupit parlamentar të PD, është një shishe tjetër me benzinë që i hidhet zjarrit të përçarjes të kësaj partie. Fakti që disa deputetë po dorëzojnë mandatet dhe drejtues të saj në degë të ndryshme po bëjnë dorëheqje, e tregojnë qartë se PD po shkon drejt shkërmoqjes. Kush nuk do ta kuptojë këtë, është keqdashës i PD. Disa e argumentojnë nismën e Salianjit si qëllim për bashkimin e PD dhe të tjerë mendojnë se Salianji i shërben Berishës. Jo, para së gjithash Salianji ka hallin e tij. Qëllimi i tij për t’u bërë drejtues i Grupit të PD, është që të shpëtojë nga dënimi me një vit burgim që i ka dhënë gjykata e shkallës së parë “për kallzim të rremë dhe inskenues i ngjarjes me Babalen” dhe tani pritet që për këtë çështje të shprehet Gjykata e Apelit. Fakti, që gjyqi shtyhet vazhdimisht, Salianji mendon se duke u emëruar në detyrën e re, mund ta impresionojë gjykatën. Duke rrëmbyer kreun e Grupi parlamentar të një partie opozitare, Ervini mendon, se do të të ketë më shumë kredenciale në opinion dhe do ta justikojë dënimin si “politik”,” për shkak të qenurit opozitar ”. Së dyti Salanji duke e përçarë me tej PD, përpiqet të harrojë mbrojtjen që i bëri selisë së PD nga sulmi  terrorist i ushtrisë së Berishës në 8 janar. Ashtu si më kot, ai u përpoq të mohojë inskenimin e Babales, tani përpiqet të lejë në harresë atë ditë, ku u shfaq si “gangster”, me dajak në dorë, për të mbrojtur “të ngujuarit” brenda selisë së PD. Nën hijen e luftës “për bashkim”, ai pretendon të krijojë imazh tjetër, që opinioni t’i harrojë bishtdredhjet e tij, sa nga Alibeaj tek Berisha. Duke u hequr se është mes Berishës e Alibeajt, ku një herë mbronte me zjarr njërin, e herë i sulej me dajak tjetrit, Salianji përpiqet të na mbushë mendjen, se është intelektual i paanshëm dhe shërbëtor i PD dhe i demokracisë. Por a mund të harrohen kollaj deklaratat patetike të Salianjit kundër Berishës? Ja deklarata e tij, pas asaj  kacafytjeje të tmerrshme: “Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha? Plotësisht. ….Berisha kërkon që të bëjë një parti të vogël dhe ta ketë aty, me disa njerëz që të vijë rrotull. Kemi një interes personal që prevalon”. Së treti Salianji, si i afërm i Ilir Metës, duke qenë në krye të Grupit, do t’i krijojë më shumë akses atij për të luajtur rolin e kryeopozitarit në vend, duke e lënë gjithmonë e më shumë në hije Berishën. Dhe nëse kjo nuk arrihet, pasi anëtarësia është hapur kundër Metës, Salianji ka edhe një pikësynim të largët. Ai e ka kuptuar, se Berisha nuk ka të ardhme në PD, jo vetëm se është i izoluar politikisht, por edhe mosha e tij është një pengesë serioze për të qenë udhëheqës për më tej. Duke patur edhe ndihmën e Ilir Metës, ai synon kreun e PD në një të ardhme të afërt. Salianji dhe mbështetësit e tij e dinë, se rezultati në zgjedhjet e 14 majit do të jetë fatal për PD, ndaj ai e ka më të lehtë të ngjitet në krye të saj, duke akuzuar për humbjen drejtuesit e tri copave pëdëiste. Në këtë mënyrë Salianji mendon të shtojë kundërshtarët ndaj Berishës, për të fituar simpatinë, jo vetëm të demokratëve, por edhe të ndërkombëtarëve, që e kanë izoluar plotësisht atë. Pra me nismën e tij, Salianji po kërkon të bëhet me pahir faktor në opozitën shqiptare. Salanji në lëvizjet e tij brenda PD nuk është aq naiv sa hiqet, por një Makiavel i vogël, që kërkon të rrëmbejë shumë. Pavarësisht, se as Salianji vetë nuk e beson se mund të bëjë më karrierë në PD, ka të tjerë që i hanë “kumbullat “ e tij se ai mund të arrijë bashkimin. “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë“- thotë ish presidenti francez Charles de Gaulle. Salianji dhe ata që i shkojnë pas, duhet ta kuptojnë, se nisma e tij “për bashkim” të PD, është si dreka e Xhelalit. Po të luftonte për bashkimin e PD, Salianji nuk kishte pse të mblidhte firma fshehtas për të rrëzuar Alibeajn. Por duhej të ngrihej një komision me përfaqësues nga të gjitha palët, të njoftoheshin të gjithë deputetët për mbledhje dhe pastaj me shumicë votash të zgjidhej në krye të Grupit ai që e meritonte. Qëndrimet kacafytëse në sallën e parlamentit, dorëzimi i mandatit nga disa deputetë, i cili filloi me intelektualin Mark Marku, që e kuptoi se PD po shkonte në theqafje, tregon se bashkimin e PD nuk e bën as dreka e Xhelalit, as nisma e Salianjit e as deklaratat patetike të disa deputetëve që e shohin Berishë si perëndi. Bashkimi ka vetëm një rrugë: largimi përfundimisht i Sali Berishës nga PD e politika, i cili ka mbirë si malinje në kurrizin e kësaj partie që në lindjen e saj.