BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x

Opinion / Editorial

Saliu duhet të nisë “Foltoren” e dytë

Saliu duhet të nisë “Foltoren” e dytë

Kur u shpall “non grata” nga DASH, Saliu, për të justifikuar njollosjen që iu bë, nisi organizimin e foltoreve në gjithë vendin, “për forcimin e demokracisë së brendshme në PD dhe kthimin e saj në pushtet.” Në deklarimet e tij para opinionit, i shumëndershmi Sali përsëriste vazhdimisht : “më sillni një fakt të vetëm dhe unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime”. Pastaj për një vit e ca u hodhi hi syve militantëve të verbër që mbushnin foltoret ,se ai “kishte ngritur padi për këtë në Gjykatën franceze”, duke u ngjallur shpresën se “DASH do t’i kërkonte falje.” Po kur Gjykata franceze nuk ia fërshëlleu , Saliu u mundua të justifikohet se kjo gjykatë “ka ca rregulla të veçanta, por konfirmoj se çështja ime është regjistruar nga avokati.” Saliu mbaroi foltoret,fitoi dhe zgjedhjet e 6 marsit, fitoi “demokratisht”edhe zgjedhjet për kryetar të PD, por ende nuk ka sqaruar se si përfundoi padia e tij në gjykatën franceze!? Pa u kapardisur ende në krye të PD, dhe pasi bëri edhe “ 7 korrikun” që “i shtiu “ethet Edi Ramës”, Sali Berishës i erdhi goditja e dytë nga Mbretëria e Bashkuar, ku pa pritur që ta bënin të njohur mediat,u detyrua ta pranojë vetë. Kjo, jo thjesht se “ishte i panjollosur”, por edhe për ta zbutur sa të mundte vendimin e marrë nga Sekretari i Brendshëm Britanik , se “është shpallur si i padëshiruar nga MB” dhe nuk përmendi fjalën “ non grata”. Tani Sali Berishës i duhet të nisi foltoren e dytë, për të sqaruar akuzat britanike, nëse ai “ka lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë,të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe MB” dhe “Për korrupsion dhe pasurimin tij, dhe rretheve të njerëzve pranë tij”, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet, Damir Fazlliç. Ashtu si DASH dhe MB e akuzojnë Berishën për të njëjtat krime, prandaj tani është e vështirë t’u mbushë mendjen shqiptarëve me postulatin se “unë kam marrë vendimin ta bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre.” Pas kësaj përsëriti prapë sloganin “ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjetër e huaj, apo kushdo, do të provojë – jo të gënjejë – një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime.” Saliu është “i pastër “si bora e maleve të Tropojës! E ç’faj ka ai se erdhi Fazlliç në Shqipëri dhe e detyroi atë si kryeministër dhe familjen të përfitonin 1,75 milionë euro nga shitblerja e tokave në zonën e Porto Romanos. E ku dinte kryeministri se kjo zonë do të shndërrohej në park energjetik!? Pastaj ai nuk di gjë se si ky Fazlliçi u emërua edhe anëtar i Komisionit të Sigurisë! Vërtet emisionet investigative të mediave kanë folur me fakte e dokumente, por ata për Saliun “janë shpifje dhe vetëm shpifje”. Nëse i kanë faktet DASH dhe MB,t’ia sjellin Berishës dhe t’i mbushin mendjen. Pse Berisha është fajtor për 3000 vrasjet gjatë 97, për vrasjen e Azem Hajdarit, siç e akuzojnë bashkëpunëtorët e tij të afërt si Marian Gryka dhe Izet Haxhia, kur ishte president fuqiplotë i këtij vendi. Saliu nuk di gjë, por diçka ka dëgjuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës, Kosta Trebickës, Sokol Olldashit, Dritan Priftit, Gramos Pashkos, etj. Gojët e liga e kanë përfolur se ai ka dashur të hedhë në erë selinë e ambasadës amerikane,por kjo është gënjeshtër me bisht, se Berisha ka deklaruar që është proamerikani më i madh! Nga Spartak Braho është quajtur si “superagjent “, i ngjashëm me Kim Filbin e Esat Toptanin”, por për këtë nuk i ka dalë akoma koha t’i padisë në gjykatë. Atij as që i kujtohet se janë djegur dy redaksi, e gazetës “Koha Jonë” dhe “Tema” , pasi ai është mbrojtësi më i zjarrtë i fjalës së lirë!Të tjerë me dokumenta e akuzojnë se ai është krijues i firmës piramidale Gjallica, me Shemsije Kadrinë, shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës,ndërkohë që ai ka deklaruar me kohë se “paratë e shqiptarëve janë paratë më të pastrat në botë”. Biles edhe opionistë “e pakorruptuar”,nuk i përmendin asnjë nga këta fakte Berishës,por thonë se ai është goditur “politikisht”! Për të vërtetuar ndershmërinë dhe dinjitetin e Saliut,janë ngritur në këmbë edhe profesorë e intelektualë “të shquar”, që ua mbyllin gojën të gjithëve. Kështu pasi e nxorën “të larë” nga non grata e parë duke e kthyer në Saliun e dytë, tani kanë një “mal faktesh” që Berisha është demokrati më i madh, dhe do ta kthejnë në Saliun e tretë. Kështu një profesor i madh paska mbledhur shumë fakte e dokumente ,e do t’i përplasë më vonë kundër dashakeqëve të Berishës,se ”qarqe të caktuara vazhdojnë të thonë shpifje e të pavërteta për doktor Berishën. Asnjë akuzë zyrtare, asnjë fakt dhe asnjë provë nuk ka kundër tij. Është lideri më properëndimor që ka pas e ka Shqipëria.” Sipas një intelektuali tjetër të shquar, është gabim i madh që shqiptarët ende nuk e kanë njohur se “Sali Berisha nuk është person, ai është ide kombëtare e sociale. Sali Berisha është histori.” Një deputet ngrihet e i drejtohet shqiptarëve,çohuni bre, se “kanë shpallur "non-grata" inteligjencën tonë, madje dinjitetin tone”. Një çunak që nuk e ka jetuar kohën e dacibaove kineze, paska vërtetuar se kjo e MB ”është fletërrufeja e fundit, një përpjekje për të përçarë dhe dobësuar opozitën”. Nje deputet që është kërrusur nga privilegjet e Berishës,paska studiuar në analet e diplomacisë amerikane dhe angleze, dhe me plot gojën deklaron se “Nuk jemi në luftë as me SHBA, as me MB, por me lolot e Sorosit në Tiranë.” Çudi me këtë popull, që akoma nuk e paska kuptuar se Sorosi dhe mendja magjike e Edi Ramës, me lobimet e tij po manipulon amerikanët, anglezët, e mund të bindë së shpejti edhe italianët, francezët e ndonjë tjetër, që të njollosin Berishën engjëll! Pra këta profesorë, ideologë, kanë konkluduar s e shpalljet non grada janë të pavërteta, por nuk vërtetojnë që lobimi i Sorosit e Edi Ramës është i vërtetë. Në skenë doli përsëri organizatorja e foltores nr.1, duke qenë e gatshme edhe për foltoren nr.2, Kokalari,e cila pasi e “shpëtoi” Berishën nga non grata amerikane, për non gratën britanike e gjeti shkaktarin e vërtetë “Toni Bleri”, i cili është paguar nga Rama për këtë qëllim”. E ardhmja politike e Salës është e mbaruar, por të çudit fakti se si mund të ketë profesorë dhe deputetët që akoma thërrasin “duam babën”! Akoma më bukur një profesor tjetër i vë kapakun thirrjes së tyre dhe bën betimin se “Do të vazhdojmë betejën krah Berishës edhe më të vendosur për të rrëzuar bandën e Edi Ramës dhe Sorosit”! Deputeti dhe intelektuali mund të mos kenë shumë mend, por dinjitet duhet të kenë patjetër. Foltorja e parë, vërtet Berishën e armiqësoi më shumë me Perëndimin, por ama e bëri kryetar të PD dhe e mundi Lulzim Bashën. Tani të nisë foltoren e dytë, ndoshta i del për hajër dhe bën Kryeministër…