BREAKING NEWS

Tërmet i fuqishëm 4.9 ballë në detin Jon, ja deri ku u ndjenë lëkundjet

x

Opinion / Editorial

Samiti i Parisit, Rusia dhe Ukraina dy probleme gjeopolitike dhe religjioze

Më dt. 9 dhjetor u mbajt “Samiti i Ukrainës” në Paris, me pjesëmarrjen e presidentit Putin, presidentit të Ukrainës komikut Zheleznjij dhe dy presidentëve kryesorë të BE, pritësi francez presidenti Makron dhe kancelarja Merkel. Qëllimi kryesor i Samitit është arritja e Paqes në Ukrainë pas një konflikti disa vjeçar që lindi midis separatistëve rusë të Ukrainës Lindore dhe Forcave Ukrainase dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia pas një rezultati plebishitar të popullsisë rusisht folëse, e cila dëshironte të bashkohej më Federatën Ruse. Takimi do të mbahet në Pallatin Elise në Paris pas 3 vitesh mungese të takimeve midis dy palëve. https://ëëë.reuters.com/article/us-russia-ukraine-summit/france-to-host-dec-9-normandy-summit-in-push-for-east-ukraine-peace-idUSKBN1XP1PU. Aktualisht vendimet e Samitit të Normandisë, të mbajtur në 2016, nuk janë respektuar kryesisht nga Ukraina, e cila ka vazhduar bombardimet dhe masakrat në zonat lindore të saj. Formula “Steinmeyer” e ish-ministrit gjerman tashmë president i Gjermanisë Steinmeyer nuk u zbatua nga ish-presidenti ukrainas Pororshenko, ndërsa presidenti i zgjedhur Zheleznjij premtoi se do të gjejë një zgjidhje dhe se pranoi të takohet me presidentin Putin. Formula Steinmeyer propozonte tërheqjen e trupave ukrainase dhe atyre separatiste nga zonat rusisht folëse në lindje të Ukrainës dhe krijimi i një statusi të veçantë për këto zona. Dihet se Ukraina është një shtet me popullsi heterogjene ku në perëndim me kryeqendër Lviv jetojnë popullsi polonisht folëse dhe në lindje jetojnë rusisht folës dhe në Odesa jetojnë tartarë, shqiptarë e grekë, etj. Problemi i Krimesë është një një problem tërësisht rus dhe historikisht i takon Rusisë, porse në kohën e BRSS iu la Ukrainës për administrim për arsye ekonomike. Është e qartë se Putin kërkon zgjedhje lokale në Donjeck dhe Lugansk dhe vendosjen e një statusi autonom të këtyre zonave duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare të vetëvendosjes së popullit. Presidenti Zheleznjij është më shumë nën presion sidomos nga radikalët ukrainas, të cilët i kërkojnë “të mos kalojë vijën e kuqe” dhe të mos i zërë besë Putin-it, duke mos bërë lëshime. Për këtë arsye dhjetra mijëra ukrainas në Kiev kanë bërë demonstratë këto ditë. Problem i madh i Kievit në këtë periudhe dimri është dhe kalimi tranzit i gazit nga Rusia për në Ukrainë dhe për në vendet perëndimore, gaz për të cilin Ukraina ka nevojë. Në rast lëshimesh ashtu siç i kërkon Putin, sipas mediave perëndimore, të cilat mesa duket kërkojnë një ashpërsim të situatave midis Ukrainës dhe Rusisë paralajmërojnë se Presidenti Ukrainës do të përballet me revolta në Ukrainë dhe mund të dorëhiqet. Presidenti Trump e ka përshëndetur Samitin dhe e quan “përparim të madh”. Presidenti francez Makron ka thënë se do të përkrahë Ukrainën. Shenjat e mira janë se Rusia dhe Ukraina bënë shkëmbim të burgosurish dhe Rusia i dha Ukrainës anijet e kapura disa kohë më parë. Interesant është fakti se Ukraina dhe Rusia kanë një histori të përbashkët dhe se shtetet janë ndarësi të veçanta pas Revolucionit të Tetorit (7 nëntor 1917) si Republika Sovjetike e Ukrainës. E cila u zmadhua dhe u rrit në sipërfaqe gjatë kohës së Stalinit, i cili krijoi një Ukrainë të Madhe pas Traktatit Ribentrop-Molotov, ku i bashkëngjiti Ukrainës zonat polonisht folëse të Lviv (Lvov), Krimenë, Zaporozhen dhe Donjeckun duke e bërë një shtet Bufer në rast lufte me Gjermaninë naziste, por mbajti nën juridiksionin rus zonën e Kaliningradit, sepse Stalini kishte frikë nga afërsia e Polonisë katolike dhe Lituanisë katolike. Sigurisht drejtuesi sovjetik me origjinë ukrainase Hrushov sanksionoi me ligj Krimenë si të Ukrainës, por pas 1990, pra pas shpërbërjes së BRSS, Jelcin si i papërgjegjshëm që ishte harroi të ri-rregullojë kufijtë me Ukrainën, ndoshta duke menduar se Ukraina do të rrinte nën CIS (Komonwealthi i Republikave të Pavarura), por harroi se nacionalizmi ukrainas, i cili u formua nga Hetman Mazepa me të ashtuquajturin “populli ruthenian”, shumë nga të cilët bashkëpunuan me nazistët gjermanë si Stefan Bandera, do të donte të afrohej pas viteve `90 dhe të integrohej në BE. Sigurisht mendohet se ndarja e ditëve të sotme e Ukrainës nga Rusia ka të bëjë jo vetëm me dëshirën e vetëvendosjes, por edhe me dëshirën e vendeve perëndimore për ta shkëputur Ukrainën nga ndikimi historik rus, gjë që e cila ka shkaktuar dhe po shkakton jo vetëm ndarjen zyrtare të Kishës Orthodokse Ukrainase si të veçantë me bekimin e Bartholomeut, por edhe me viktima. Sigurisht interesat gjeo-politike të BE dhe SHBA ndaj atyre të Rusisë janë diametralisht të kundërta, pikërisht duke menduar një ndarje të re të zonave dhe interesave financiaro-ekonomike në favor të BE dhe SHBA në dëm të Rusisë. Kjo përplasje është parashikuar edhe nga Grigori Rasputin, një shërbyes i Carit Nikollaj Romanov. Ky parashikoi këto katastrofa për Rusinë: Katër parashikimet e Rasputinit (Grigori Rasputin): -vdekja e dinastisë dhe Grushti i shtetit (Revolucioni i Tetorit); - Fuqia e BRSS dhe rënia e BRSS; -Lufta e 2 Botërore dhe bomba atomike; -inxhinieria genetike; (https://weekend.rambler.ru/people/43289316/?utm_content=weekend_media&utm_medium=read_more&utm_source=copylink). Samiti i Parisit që po mbahet sot do të jetë në fakt një përplasje e fortë interesash midis BE dhe Rusisë se sa një zgjidhje problemesh midis Rusisë dhe Ukrainës. Shpresojmë që popujt e Ukrainës dhe Rusisë të gjejnë paqen pas këtij Samiti.

Nga Pirro PRIFTI