BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

“Saranda- 2021”

“Saranda- 2021”

- Panairi i IX Kombëtar i Suvenireve Artistike me Qasje Mjedisore -

 Shëtitorja “Naim Frashëri” tashmë e rikualifikuar sipas një projekti europian me investime të Bankës Botërore,, sivjet është hapësira më e populluar dhe më e vizitueshmja, se sa çdo vit tjetër. Aty gjallojnë veprimtari të çfarëdo lloji, koncerte me këngëtarë; shqiptarë e të huaj, panaire si ai i Librit, por edhe i Suvenireve Artistike, miqësore me mjedisin tonë të përbashkët. Pikërisht, këtu, prej nëntë vitesh radhazi, hapet sipari i radhës, duke pritur mysafirë nga i gjithë vendi, por edhe nga të gjitha trevat mbarë shqiptare. I ideuar dhe i realizuar nga stafi i Agjencisë Joniane të Mjedisit, Medias dhe të Informacionit (AJMMI) dhe me mbështetjen financiare të Bashkisë Sarandë, më 19-20 dhe 21 gusht, këtë vit shënjon numrin nëntë. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës, Shkëlqim Hajno, si edhe i gjithë stafi i saj, prej kohësh kanë përjetuar ethet e organizimit dhe të realizimit me sukses të këtij eventi etnokulturor, i cili me stendat e tij të mbushura me zeje të traditës, për tre ditë radhazi, gjallëroi jetën artistike dhe tregtare të Sarandës turistike. Edhe pse me një përvojë të gjatë, meraku për ta kryer çdo detaj me përpikmëri, e çon drejtuesin sa nga Saranda në Gjirokastër, në Berat e në Prishtinë po në Prizren, deri në Ulqin e në Tetovë. Gjithkund ku jetojnë shqiptarët, andej e këtej kufirit zyrtar, të gjithë janë ftuar të sjellin produktet e tyre për t’i paraqitur në Panair. Telefonatat nuk pushojnë deri pas mesnate. “Alo, stafi jeni? Vijmë një ditë më parë, se jena larg, dona 14 tavolina si shoqatë… –Zejçani”. Alo Çimi, kujdes akomodimin se kena disa pjesmarrës të rinj e duan akomodim cilësor. Vendet i duam pranë ujit të detit Jon… Ganimetija. “jam Thëllënxa Gjeçi nga Berati, vij për herë të parë në panairin tuaj, e kam me merak si do dalim, ma bëni hallall që nuk ju lajmërova më herët, por tani më erdhi ftesa, përmes fbukut”… “Alo Mehmet, jam Artan Bilani nga Shkodra. Ju i njihni punimet e mia. Më rezervoni edhe një tavolinë për Pjetër Vukajn, ju e dini ai…”. Nga kjo anë e telefonit stafi futet në mendime. Tre muaj më parë, zemra e Mjeshtrit të vërtetë të pikturave e të punimeve mbi lëkurë dhie, mbi dru e mbi lëkurë pemësh, kishte pushuar e ai, i veçanti i panaireve tona, ishte ngjitur lartë në qiellin e Kelmendit, për t’ua ndriçuar rrugën e artit gjithë artistëve shkodranë e më gjerë. Dritë e nder i dha edhe panairit tonë. Me këtë rast, stafi jonë, i dedikoi Mjeshtrit një certifikatë të veçantë, “Nderi i Panaireve”. E teksa po afrohej ora 19 e 30 minuta, kohë kur starton minuta e parë e Panairit, Çimi dhe shefi i kabinetit të kryetarit, Thoma Nika, kontrollojnë detajet e protokollit zyrtar të ceremonisë së rastit.

1.      Qytetari i parë i Sarandës, vizitori i parë i panairit…

Me cilësinë edhe të Presidentit të Panairit, kryetari i Bashkisë Sarandë, zoti Adrian Gurma, së bashku me të zotët e shtëpisë, presin shiritin e përurimit. Starton kështu dita e parë e Panairit të IX Kombëtar të Suvenireve Artistike me Qasje Mjedisore. Bashkëshoqëruesit e titullarit, bëjnë prezantimin e pjesëmarrësve. Në këtë mënyrë, Qytetari i Parë i Sarandës, bëhet edhe vizitori i parë i stendave të këtij eventi. E kështu, hap pas hapi e stendë pas stende, vijon takimi me miqtë. Secili prej tyre, falenderon AJMMI-n për ftesën dhe kryetarin për mbështetjen që u japin artizanëve nga gjithë hapësirat, për të ekspozuar produktet e tyre artizanale si punime në dru, në metale të rralla, punime me grep dhe në tezgjah, deri në përgatitjen e kostumeve tradicionale të krahinave nga i gjithë vendi. Në hyrje të Panairit, është skulptori Ilirjan Dalani. Së bashku me mjeshtrin, punojnë laiv dy vajza shkolle, të cilat marrin mësime teorike dhe praktike, aty përpara vizitorëve zyrtarë, por edhe para blerësve të shumtë.

- Hë, si ju duket Saranda këtë vit,- pyet zoti Gurma. Sekush nxiton të tregojë emocionet e veta. Shpresa Maskaqi është më e veçanta në rrëfimin e saj. Kjo grua e shëndetshme, bionde e faqekuqe prej Kosove, e njeh shumë mirë Sarandën tonë. Madje thotë se është e dashuruar me këtë qytet qysh prej pranverës së vitit të mallkuar 1999, kur familjarisht u strehua në këtë qytet. – Andaj, tregon Shpresa, - Unë nuk u jam ndarë panaireve edhe sikur asgjë të mos shes. Boll të takoj miqtë e mi të ditëve të vështira., të shëtis me ata në këtë shëtitore moderne, këtu, ku uji i detit Jon na spërkat këmbët me dallgët e tij miqësore. Më tej Kristina Çambiri. Ka ekspozuar veshjet prej leshi, që nga koka deri tek këmbët. Endësja pasionante ka dhjetëra punime me grep e me shtiza, shumëllojshmëri ngjyrash e modelesh, të cilat kërkohen nga tregu vendas, por edhe prej vizitorëve të çdo vendi që vizitojnë Sarandën tonë, gjatë gjithë vitit e jo vetëm në stinën e Verës. Në punimet e Valbona Isufit, por edhe të tjerave, në çdo stende, një sy i kujdesshëm vëren atë art që artizanet, kanë derdhur në secilin punim. Ka shumë dashuri e merak për t’i qëndruar besnike traditës, çka e bën të dallueshme krahinën e çdo vendi. Në çdo punim “lexon” sensualitetin e artizaneve femra, atë ndjenjë të bukur që derdhet në kortinat e qëndisura, në trapezaritë e stërmëdha,, në çorapet për çdo moshë, në… në kostumin e qytetit të Gjirokastrës, punuar me mjeshtri prej firmës Aurel Atika. Fustanella e kostumit karakteristik të qytetit ka 180 deri në 250 pala prej pëlhure të bardhë e peshon diku 10-15 kg, e kur e lëshon nga lartësia 1-2 metra, fustanella qëndron në këmbë pa u përthyer. E ç’nuk gjen nëpër shtatëdhjetë stendat e Panairit të IX! Çiftelitë e Mirditës, produktet prej sapuni të zonjës Çakuli e deri tek produktet e vajrave bimorë të ambalazhuara në enë qelqi të përmasave të ndryshme prej mjeshtres Thanasi nga Çuka. Tashmë, pjesëmarrësit e Panairit, janë bërë mjeshtra me tituj të miratuara prej komisionit –popull, por edhe nga specialistë të Ministrisë së Kulturës etj. Ka disa prej tyre. Madje, njëri nga fshati Shendëlli, aty përballë Vrinës, zoti Pjetër Përkeqi, ka marrë nga kjo ministri, patentën e prodhimit të mozaikëve prej guri, me të cilat mund të restaurohen objekte të vjetra të trashëgimisë sonë. Nuk mund të mos i mungonin Panairit tonë edhe motrat Koçollari. Me stampën An/Art Koçollari, të dy vajzat e Tanes, janë artiste të punimit në argjend, duke krijuar varëse, unaza e zbukurime të tjera dedikuar për ngjarje dhe evente të familjarëve, për çdo moshë e seks. Tepër e veçantë ishte këtë sezon, pjesëmarrja e një grupi nga Shtëpia e Fëmijëve shkollor “Vangjel Pulla” Sarandë. Nën shoqërinë e drejtoreshës Stela Dako dhe të instruktores së përhershme, ato ekspozuan punime artistike me materiale plastike të riciklueshme. Ishte paraqitja e tyre, një leksion i mirë për të gjithë banorët e Sarandës e më gjerë, se si plastikat mund t’i kthejmë në vlera përdorimi për të zbukuruar mjediset familjare, por edhe ato të zyrave nëpër institucione të ndryshme. Nga pikëpamja artistike, punimet e piktorit Reçi, ishin ndër më cilësoret. Ai bashkë me bashkëshorten janë prej tre muajsh banorë sezonalë të Sarandës. Falë edhe dashamirësisë se titullarëve të bashkisë, atij i është ofruar një mjedis i mjaftueshëm për të punuar dhe për të ekspozuar krijimet e tij të realizuara në çast, sipas kërkesave të blerësve. Duke vërejtur me kujdes qëndrimin stoik të artizanëve, para vizitorëve-blerës apo thjesht vizitorë, të ngjan se janë para një komisioni vlerësues e duhet të mbrojnë diplomën para tyre. Patjetër që ashtu është. Sekush, merr sugjerime për cilësinë, merr diplomën nga blerësi i radhës. Në mbrëmje, aty pranë mesnatës, grupi i stafit të AJMMI-t të asistuar edhe nga specialistë të artizanatit e të artit të traditës, kalojnë edhe një herë enkas pranë çdo stende, mbajnë shënime per vlerat e çdo produkti, se nesër do të ndahen çmimet për secilin pjesmarrës, me synimin për të qënë sa më të drejtë në “notat” e vendosura.

2. Torta e panairit dhe çmimet e konkursit…

Dita e dytë e Panairit të IX të Suvenireve, filloi në ora 10 paradite, disi më ndryshe se çdo vit tjetër. Sivjet, flota e anijeve turistike është zgjeruar me gjatë të tjera. Në njërën prej, tyre, u zhvendos e gjithë veprimtaria e eventit. Aty artizanët, aty edhe kamerat e mediave qëndrore e lokale. Më i dallueshmi Viktori i Euro News Albania. Aty stafi i AJMMI-t, por edhe vetë Presidenti i Panairit, kryetari bashkisë z. Adrian Gurma. Mes duartrokitjeve dhe duke shijuar fruta të stinës e me ujin e dhuruar nga firma Nastos, nis ceremonia e ndarjes së çmimeve. Komisioni dha tre çmime të treta, dy çmime të dyta dhe një çmim të parë. Njëherazi u vlerësuan me Certifikatë Mirënjohje 18 artizanë. Secili prej artizanëve u pajis me Certifikatë Pjesëmarrje në këtë Panair. Radhën tashmë e ka rituali i prerjes së tortës dedikuar Panairit të IX, dhuratë nga pastiçeri “LEONORA” Bistricë – Sarandë. Gjithçka fiksohet në aparatin e fotografit Sabiel Shena. Secili merr pjesën e gëzimit që sjell organizimi i një Panairi Kombëtar të Suvenireve. Ndërkohë qe zhvillohen veprimtaritë, anija është duke lundruar me ngadalë në Gjirin e Sarandës, duke i dhënë një tjetër lezet kësaj ceremonie. Më në fund, një foto e përbashkët dhe një premtim nga kryebashkiaku i Sarandës. “Tek Institucioni i kryetarit të bashkisë, por edhe nga i gjithë personeli i saj, do të gjeni përkrahje e mbështetje për ta zhvilluar më tej artin e zejeve të traditës shqiptare”. “Është një event mjaft i rëndësishëm për Sarandën-thotë nënkryetari i Bashkisë Sarandë, Romeo Çakuli, i cili do të këtë mbështetjen maksimale nga ana jonë. Vitin tjetër do ta akoma më mirë organizojmë më mirë, ndofta duke shtyrë edhe ditët e panairit, duke i bërë katër dhe artizanët sarandjotë të kenë edhe një treditor tjetër për të promovuar më mirë vlerat tona”.

3. Pas panairit të IX, nis puna për të X-in…

 Tashmë që Panairi, e mbylli siparin, në natën e tretë të tij, stafi i AJMMI-t është duke përpunuar e sistemuar opinionet vlerësuese që dhanë artizanët, pas mbylljes së tij. Prej tyre, por edhe nga sugjerimet e bashkëqytetarëve të ndryshëm, dashamirës të kësaj veprimtarie të përvitshme, ka nisur puna për përgatitjen e Panairit të dhjetë. Ende pa u ftohur kujtimet, por edhe emocionet e tre netëve që shkuan, i gjithë stafi i shoqatës dhe secili më vete, kanë skicuar disa risi e ndryshime në planin teknik, por edhe organizativ. Ja disa prej tyre. Duke marrë shkas edhe nga propozimi që bëri kryetarja e Shoqatës së Grave Afariste të Prizrenit, Zejçan Celina, do vlerësohet mundësia që ky panair të ndahet në dy sezone, në pranverë dhe në fund të verës. Gjithashtu, do t’i propozohet bashkisë që një treditor të zhvillohet panair i veçantë me artizanet e trevës sonë Sarandë, Finiq, Delvinë e Konispol. Këmbëngulës në propozimet e veta, Mehmeti i qëndron mendimit që një përfaqësi e artizanëve nga këto treva, të shkojë nëpër panairet që organizohen nëpër Shqipëri, por edhe në ato që zhvillohen përtej kufijve tanë. Artizanët, pushuesit e shumtë, por edhe vizitorët vendas, largohen prej Panairit të IX me mbresa e kujtime të shumta. Shkëmbejnë adresat apo kartëvizitat e secilit. Sekush ka blerë nga një artikull simbolik për t’ua bërë dhuratë miqve, por edhe njerëzve të zemrës. Njëherazi edhe ftesën prej AJMMI-t për t’u rikthyer vitin e ardhshëm, në Panairin e X Kombëtar të Suvenireve Artistike me Qasje Mjedisore. Të mirupafshim në “SARANDA 2022”!