BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Opinion / Editorial

Saranda pa kovid-19, rezultat i karantinës kombëtare

Saranda pa kovid-19, rezultat i karantinës kombëtare

Do donim e gjithë Shqipëria të mos kishte asnjë të infektuar nga virusi kovid-19. E gjitha të ishte në ngjyrën jeshile. Pa asnjë shenjë të kuqe. Ky do ishte semafori më i pëlqyer dhe më i dashur për të gjithë. Të mbetesh e pastër dhe pas asnjë të evidentuar pozitiv. Asnjë familje shqiptare të mos ndjente dhimbjen e humbjes së njerëzve të tyre të dashur. Po kjo do ishte mrekullia më e madhe në shkallë globi dhe më shumë një dëshirë në emër të fantazisë se një vështrim real. Qyteti i Sarandës nuk është një ishull i izoluar, ku jetojnë Robinson Kruzotë modernë. Këtu jetojnë me mijëra njerëz, të cilët jetojnë, lëvizin brenda qytetit e zonave përreth, por edhe punojnë sipas fashave orare dhe kohës së programuar nga aktet normative të qeverisë dhe këshillat e mjekëve që jepen të përditshme në të gjitha mjetet e informacionit. Sot është dhjetë prilli dhe qyteti në kushte normale do ishte dyfishuar. Do kishte nisur puna në turizëm dhe gjiri i Sarandës do ishte i mbushur me jahte dhe varaka me vela për relaks të të ardhurve nga skajet e ndryshme të atdheut, po edhe nga larg, deri tutje nga Norvegjia, Finlanda, SHBA, Gjermania. Italia e shtetet më të largëta. Po ja që karantina dhe kujdesi, pse jo edhe frika kanë bërë punën  e vet dhe e kanë mbyllur qytetin në një rrethim të hekurt, gati si një zone si dikur Pash Alimani, ku nuk mund të hysh pa një leje të veçantë. Qyteti zgjohet dhe erret pa zhurmat e zakonshme, ashtu si në gjithë qytetet bregdetare që dita dhe nata shkrihen në një të vetme. Qytetarët sarandiotë në përgjithësi në një masë të ndjeshme i zbatojnë kërkesat e karantinimit  dhe kjo duket pas orës  13.00, ku si me çelës, kyçet tërë qyteti dhe i dorëzohet atyre që shërbejnë gjatë tërë ditës nëpër rrugët e tij, policisë dhe  punonjësve që merren me furnizimin me ushqimet bazë të familjeve në nevojë apo makina e postës që shpërndanë pasionet a  korispodencën nëpër zyrat e shumta të Sarandës.  Në këtë kohë ku pothuaj gjithçka është reduktuar ka një institucion që në gjykimin qytetar është shembulli i funksionimit edhe në këtë periudhë kur janë reduktuar në masë të gjerë veprimtaritë e shërbimeve dhe ato të prodhimit. Është Posta Shqiptare, e vendosur në një godinë në qendër të qytetit të Sarandës, vijon veprimtarinë e saj, si gjatë tërë këtij shekulli, duke bërë detyrën ndaj qytetarëve. Eksperti kontabël, Fatos Mullaj,intelektual  më tregonte ditë më parë për marrëdhënien e tij të punës me postën, dega Sarandë. Ai fliste për të njëjtën sjellje dhe gatishmëri, si edhe në periudhën para koronavirusit. Asnjë ndryshim në shërbime dhe asnjë neglizhencë. Punonjësit model të postës që nuk janë vetëm në Sarandë, po në gjithë Shqipërinë, punojnë njëlloj edhe gjatë kësaj periudhe, duke mos neglizhuar asnjë moment. Është institucioni sipas tij më i organizuar, model dhe korrekt. Dhe në realitet kjo është e vërtetë dhe e vlerësuar, jo vetëm nga kontabilisti Mullaj, po prej tërë qytetarëve që e kanë atë sot një dritare për të komunikuar dhe dërguar dokumentacione  brenda dhe jashtë vendit. Saranda edhe gjatë këtyre ditëve pulson. Në institucionet e lokalet e lejuara për shërbime, janë shtuar rrathët e verdhë  dhe shigjetat e kalimit për të ruajtur distancimin social. Po nuk është kjo e vetmja arsye pse deri sot qyteti nuk ka të evdentuar asnjë pozitiv me koronavirus. Në gjykimin e qytetarëve në masë të gjerë është edhe pse me dhimbje dhe me humbje, jo vetëm ekonomike dhe papunësi, faktori kryesor është ndërpreja drastike e lëvizjes së qytetarëve në vende publike. Mbyllja  e shkollave dhe ndërpreja e lëvizjes së mjeteve publike të transportit nga Saranda në qytet jasht saj në Tiranë apo gjetkë. Zbatimi i kërkesave të institucioneve, veçanërisht ato që jepen nga mjekët, është një nga faktorët që ka parandaluar përhapjen e  pandemisë në qytet dhe rrethina deri në Konispol apo Vrinë. Një masë tjetër është dizinfektimi i rrugëve dhe mjediseve pothuaj përditë. Pastrimi është kriteri bazë. Zbrazja e kazanëve të mbeturinave nuk është bërë kurrë më parë si sot. Edhe disiplina në tregjet e fruta- perimeve, është e ndjeshme.Edhe pse rrugët e objektet gjenden në heshtje dhe janë braktisur, edhe pse qytetarët ndihen të zëmruar, se u mungojnë mundësitë e zhvillimit të ekonomsië, përsëri  mos infektimi deri sot i asnjë prej banorëve të qytetit, vlersohet si një fitore dhe arsyeja që nuk po ndodh nuk është rastësi, po rrjedhoi e masave anti virus, si dhe zbatimit me rreptësi i lëvizjeve dhe karantinimit, dalja në orare të reduktuara deri në moslëvizje të plotë. Sarandiotët nuk janë imun ndaj këtij virusi dhe ai nuk përzgjedh, po deri sot së paku, qyteti nuk është futur në listën e kuqe. E nesërmja nuk i dihet. Po mbyllja  e portave hyrëse nga Kakavija, Porti Sarandë, Qafa e Botës  dhe ndërprerja e lëvizjes për në shtetet fqinje, ka parandaluar lëvizjen e virusit dhe prekjen  e qytetarëve sarandiot. Të gjithë lutemi që mos të kemi asnjë rast në Sarandë. Dhe të mos kemi raste duhet që masat të thellohen e zbatohen me përpikimëri. Ndryshe në se euforia dhe vetëbesimi  se jemi të imunizuar do të na kushtojë shumë shtrenjtë dhe do nisim numërimet me individët e prekur.  Sidoqoftë, arsyeja e mosinfektimit deri sot nuk është besimi tek ndonjë mrekulli as gjendja e qytetit pranë detit. Janë vetëm masat e rrepta dhe zbatimi i këshillave e kërkesave për ruajtjen e distancimit social dhe karantinës që i mbrojnë qytetarët. Në këto kushte duhet të vijojnë deri në zhdukjen e virusit të zbatohen të gjitha masat e marra dhe të shtohen plus edhe të tjera nga vet banorët. Bëhet fjalë për jetën e tyre, të fëmijëve, të moshuarve. E ardhmja është në dorën tonë. Ta ruajmë këtë trend dhe mbrojmë jetën. Dhe kjo nuk mund të arrihet pa zbatimin e këshillave dhe masave të rekomanduara. Kjo është porta nga do hyjë mrekullia. Dhe Saranda le ta mbajë këtë portë të çelur, duke zbatuar rreptësishtë masat dhe këshillat në emër të jetës dhe të nesërmes së banorëve të saj.