BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Saranda, qyteti që nuk fle

Saranda, qyteti që nuk fle

Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë që, në shtëpinë time, një vizitor i huaj të shprehej me superlativa për qytetin tim, Sarandën. Ai ishtë polaku Kamil Benebek. Erdhi në Sarandë nga Londra,( ku punonte me një familjarin tim), me një axhendë disi të pazakontë. Bashkë me bashkëshorten, stjuardesë në një nga aeroportet e Londrës, dhe me djalin 10 vjeçar, Michael, do të qëndronin një javë me pushime në Sarandë, pastaj do shkonin në vendlindjen e tyre, Poloni. Më nderuan me një vizitë të paplanifikuar në shtëpi, dhe Kamil, me intuitën që karakterizon një evropian, i thotë Marjos që e shoqëronte, të mos shqetësoheshim ngaqë shtëpia ishte paksa rrëmujë dhe e zhurmshme nga “zënkat” e nipërve e mbesave, që si çdo verë kthehen nga emigracioni dhe kalojnë pushimet me gjyshërit në Sarandë. Ime shoqe, sipas zakonit, serviri pije, dhe pyeti nëse polaku donte ndonjë birrë. No, no.. tha ai, raki, raki. Ktheu gotën dhe shprehu me një mimikë dalluese kënaqësi. Unë i thashë se polakët pinë birrë, se dallohen edhe këtu si birrë pirës nëpër lokalet e natës. Ai qeshi dhe e miratoi si fakt, por tha se rakia bënte dallim... I thashë se në qytet kishte shumë turistë nga Polonia dhe e pyeta nëse kishte takuar ndonjë bashkëkombës. Tha se kjo ishte e vërtetë, dhe shtoi se, si vet ai, me sa ishte takuar ishin mrekulluar nga bukuria e këtij qyteti, që të josh e të bën për vete, sidomos me shumëllojshmërinë e dritave gjatë orëve të mbrëmjes. Saranda e heshtur gjatë muajve të dimrit gjallërohet tridimensionalisht në pranverë, merr jetë e “digjet” gjatë verës. Gushti është muaji ku “dashuria-dielli-deti” shpërfaqen me gjithë bujarinë për mijëra e mijëra pushues që e shumëfishojnë popullsinë e këtij qyteti Jonian. Duket se vetëm pushohet dhe nuk punohet këtu. Por jo. Është veç iluzion që e krijon zhurmnaja e ditë-netëve, pasi kjo ushtri e stërmadhe turistësh nuk mund të qëndrojë pa një prapavijë njerëzish në shërbim të tyre. Të punësuarit në këtë industri janë me qindra, të ardhur edhe nga qytete të tjera, për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme specialistësh që ka vet Saranda. Ditët në qytet, i ngjajnë pak a shumë, njëratjetrës. Amatorët e sportit të vrapimit, por dhe dhjetëra të tjerë më të moshuar, mes tyre shumë turistë, ngrihen herët dhe zbresin buzë detit. Shëtitorja i ngjan një piste garuesish, të cilët largohen sapo rrezet e para të diellit bien mbi det. Pastaj zbresin tregtarët e suvenireve që ngrenë tezgat bri njëra tjetrës, duke formuar kështu, një “ merkato” të stërzgjatur në gjithë shëtitoren, Të apasionuarit e shëtitjeve me skafe, imbarkohen në skafet- taksi,të prenotuara qysh në mbrëmje, dhe nisin rrugëtimin për të eksploruar dhe shijuar bukuritë e bregdetit Jon. Plazhet, në disa kilometra gjatësi brenda harkut të qytetit, mbushen plot sapo dielli lëshon rrezet mbi qytet. Por jo vetëm. Plazhet me emra vendesh si “Bora Bora”, “Pasqyra”, “Manastiri” (pa përmendur plazhet ekzotike të ishujve të Ksamilit) dhe më tej në veri: “krorëza” me kampingun e vet, e dhjetëra “xhepa” rëre me ujë të kristaltë përgjatë bregut deri në Borsh, e më tej, janë mikpritësit e përditshëm të ushtrisë turistike. Po nuk janë vetëm plazhet. Monumentet e shumta natyrore si “Pllakat”, “Syri i Kaltër”, “Gjiri i Kakomesë”, “Pylli i Butrintit”, pse jo dhe “kanali i Vivarit”, apo vendet historike: Butrinti e Amfiteatri i Finiqit, “kisha e 40 shenjtorëve”,”Sinagoga”, muzetë dhe kalaja e Lëkursit; të gjitha këto janë destinacione që mbushin jetën e përditshme të të gjithë atyre që përzgjedhin Sarandën si destinacion turistik. Vet qyteti, Saranda, është një monument natyre, për të cilin, polaku Kamil Benebek do përmendte një referencë për qytetin, lexuar në një shkrim, autori i të cilit thoshte: ”...ëndërro Monakon, shijo Sarandën”, ç’ka e kishte bindur për aventurën e tij. Dhe nuk janë të paktë vizitorët e gazetarët e huaj, që kanë shkruar dhe ia kanë dedikuar Zotit këtë bukuri të rrallë të krijuar prej dorës së tij. Veç nuk ka pse mohojmë edhe dorën e njeriut, që në këto dekada të fundit ka ndryshuar performancën arkitekturore, infrastrukturën dhe mentalitetin njerëzor, por që ende nuk është e mjaftueshme. Nëse pushtetarët vendorë dhe sidomos, ata qendrorë do ta besonin sinqeritetin e propozimit të një gazetari francez, që shkruante se “duhet ende punë që dora e njeriut të ndërtojë të njëjtën infrastrukturë si në rivierën franceze....dhe nëse kjo ndodh, ky qytet bregdetar shqiptar do të qëndrojë,ndoshta, edhe më lart se Monte Carlo...”, do ta vinin në prioritetet e zhvillimit turistik këtë qytet, që, pse mos ta themi, nuk është parë me këtë seriozitet këto vitet e fundit. E ka bërë të vetën sipërmarrja private, me dhjetëra hotele dhe një infrastrukturë gjigante të industrisë, turistike, shtrirë përgjatë kilometrave të vijës bregdetare. Hotelet dhe sidomos lokalet me emërtime nga më ekzotikët, janë të krahasueshme me ato të brigjeve të Mesdheut, ndërsa lokalet e natës do t’i kishin zili të rinjtë e çdo vendi evropian. Këtë e thonë ata që i provo jnë ditë-netët në Sarandë, ku pas një melodie pianisimo të ditës, nis dalëngadalë simfonia e zhurmshme e orëve të mbrëmjes. Pas fshehjes të diellit tej horizontit ujor në veri të Korfuzit, nis e gumëzhin shëtitorja në disa kilometra gjatësi, ku dendësia e pamat e njerëzve në atë ecejake të zakontë, i përshtatet thënies “nuk ke ku hedh mollën”. Ndërsa hëna në plotësin e saj, teksa ngjitet mbi Lëkurs, derdh dritën mahnitëse mbi qytetin plot “yje” drite. Mbase me tepri, por në mbrëmjet e freskëta të këtij gushti, kësaj turme gjigante që lëviz përgjatë shëtitores, i “shërben”, si jo zakonisht, një lukuni të vetpunësuarish në kioska bare e kioska lodrash, deri tregtar çikërrimash e artizane me punime qëndismash etj. Si asnjë sezon tjetër, këtë verë nuk ka punë vetëm për taksitë që nuk pushojnë në ecejaket e tyre në tokë, por dhe për flotën e taksive ujore. Te “limani” ku ato akustohen mbrëmjeve, pas kthimit nga udhëtimi, turistët ndalen para tabelave e monitorëve guidë që promovojnë papushim vendet e plazhet më të bukura të bregdetit, nga Vivari i kanalit të Butrintit në jug, gjer në Gjipe të Dhërmiut, e më tej. Ndërkaq një duzinë veljerash mbajnë në bordet e tyre pushues të veçantë, parallinj, dhe të tjera, si veljera “Onhezmus”, të mbushura në bord me udhëtar kureshtarë, nisin udhëtimin shëtitës të mbrëmjes përgjatë bregut jonian. Gjuhët e të gjithë botës i dëgjon teksa kalon përmes turmave në shëtitore, ku zhurmnaja e bisedave përzihet me thirrjet e fëmijëve kur provojnë aftësitë e tyre në makinat e forcës, apo në gjuajtjen e shënjestrave me pistoleta e pushkë -lodër. Dhe sapo dita ia lë vendin natës, në orët e para të saj, lokalet, baret dhe restorantet nisin e mbushen, për të mos u zbrazur gjer në agim. Dhjetëra bare e clube, Bar-clube e disko, Bar clube e Tours etj. etj, janë të pamjaftueshme për të përballuar qindra e mijëra vendas e të huaj, që duan të kalojnë orë dëfrimi në to. Me famë për jetë nate në këtë qytet janë klubet: “The original faktory club” me hapësirë për 2500 vetë, “Limani-B&B”, si një industri e pa matë turistike, “Orange Bar Beach” dhe “Orange Coctail Bar music”, “Mango Beach”, “Grant Arena” e dalluar për muzikë të përzgjedhur, “Santa Cuaranta” e famshme, si dhe diskot “Afrika” “Difi live muzic”,etj,etj. Pak pas mesnate shëtitorja “zbrazet”, por qyteti mbetet i zhurmshëm nga lëvizjet e njerëzve dhe ecejaket e makinave. Qetësia bie pak para agimit, kur “të lodhurit” e jetës së natës kthehen të zhurmshëm nga lokalet... Qyteti i pagjumë është i “dënuar” ta pranoj këtë mënyrë jetese.

Nga Panajot ZOTO