BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Opinion / Editorial

Sekti Rama nuk njeh institucionin e dorëheqjes!

Sekti Rama nuk njeh institucionin e dorëheqjes!

Nesër, ditën e hënë,  kryeministri Rama duhet t’u përgjigjet kërkesave për dorëheqje që kanë bërë protestuesit e tragjedisë së Himarës. Përgjigjja e këtij kryeministri arrogant dihet që më përpara. Ai do t’u ofrojë qytetarëve protestues atë që u ka ofruar në këto nëntë vite qeverisje të gjithë shqiptarëve: papërgjegjshmërinë, talljen dhe moskurajon e tij. Nëse do të rendisnim tiparet e kësaj qeverisjeje që ka ravijëzuar ky sekt në pushtet, si keqadministrimi, papërgjegjshmëria, korrupsioni, arroganca, etj. pa diskutim papërgjegjshmëria zë vendin e parë. Rrjedhojë kryesore e saj është korrupsioni galopant dhe endemik, sikurse e ka cilësuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij të fundit për klimën e investimeve në Shqipëri më 3 gusht 2022. Duke e zhveshur nga çdo lloj politizimi tragjedinë e Himarës, vetëm mospajisja me akte nënligjore për dy vjet rresht e ligjit nr. 43/2020 “Për aktivitetet e turizmit detar”, i cili përcakton rregullat, kushtet dhe kriteret që duhet të respektojnë mjetet lundruese për qëllime turistike, i ngarkon me një përgjegjësi të rëndë morale, juridike e penale titullarët e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Turizmit dhe të Transportit, Nëse ligji do të ishte zbatuar si duhet dhe asnjë mjet lundrues nuk do të ishte lejuar t’i afrohej bregut, sot vogëlushja Jonada Avdia do të ishte gjallë! Atë e vrau papërgjegjshmëria e titullarëve të ministrive të mësipërme, prandaj ata duhet të japin dorëheqjen. Por zyrtarët e lartë publikë të sektit Rama nuk e njohin institucionin e dorëheqjes, edhe kur kanë ndodhur tragjedi në përgjegjësi direkte të tyre. Edhe po të duan, ata nuk lejohen të japin dorëheqje, pasi Rama, krahas papërgjegjshmërisë të skajshme të vetën, ka edhe një arsye personale: po dhanë dorëheqjen ministrat e tij, radhën pastaj e ka ai vetë. Letra që drejtori i përgjithshëm i policisë u ka drejtuar institucioneve qendrore dhe vendore, indirekt nxjerr përgjegjësinë e tyre, të ministrive përkatëse dhe të pushtetit vendor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tregon një kurajo personale dhe profesionale. Dashtë Zoti të mos e kooptojë sekti në qeverisje dhe ta bëjë edhe atë të papërgjegjshëm! Tragjedia e Himarës i ka të gjitha tiparet e qeverisjes nëntëvjeçare të sektit Rama, plot me papërgjegjshmëri dhe trafiqe të paligjshme. Të dhënat e skafit masakrues përngjasojnë me mjetet që përdoren rëndom nga trafikantët e drogës. Skafi është i paregjistruar dhe përdoret nga një drejtues policie i përgojuar në zonë. Rastet më të freskëta të përgjegjshmërisë shtetërore përreth nesh janë dy. Dy ditë më parë, drejtuesi i Shërbimit të Jashtëm Sekret Polak “Agencja Ëyëiadu”, Piotr Kraëczyk dha dorëheqjen, për shkak të përgjegjësisë  të ndarjes nga jeta në Tiranë më 20 qershor të tregtarit polak të armëve, Andrzje Izdebski, i shpallur në kërkim prej prokurorëve polakë, për akuzat e mashtrimit të qeverisë në mos sigurimin e 1241 respiratorëve gjatë pandemisë. Për largimin e tij nga vendi, duke iu shmangur përballjes me drejtësinë, përgjegjës mbante Shërbimi Sekret Polak. Rasti i dytë: një ditë më parë, drejtori i Shërbimit Informativ të Greqisë, Panagiotis Kontoleon dhe sekretar i përgjithshëm i zyrës së kryeministrit, Grigoris Dimitriadis, dhanë dorëheqjen, pas akuzave për përdorimin e paligjshëm të sistemit të përgjimit kundër një gazetari dhe ndaj kreut të një partie opozitare. Këto janë reagime normale të zyrtarëve publikë të dy shteteve të përgjegjshme, anëtare të Bashkimit Evropian, Polonisë dhe Greqisë, në situata kur morali dhe përgjegjësia e detyrës së tyre vihet në pikëpyetje nga ngjarje të rënda. Mosdhënia e dorëheqjes, kur këtë akt ta kërkon me forcë morali publik dhe përgjegjësia shoqërore e juridike ndaj detyrës që mbulon, është formë tipike e papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit të sektit në qeverisje. Papërgjegjshmëria ekstreme ndaj jetës së qytetarëve është tashmë një sëmundje e vjetër nëntëvjeçare e administrimit të shtetit nga Rama.