
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Serbia një “vullkan” i nacionalizmit neurotik në Ballkan

Shkruar nga Nga Kastriot Aliaj 3 Qershor 2023

Që nga humbja e luftës në Kosovë, Serbia ka shpërfillur çdo lloj gjuhe diplomatike, për të arritur marrëveshje dhe vendosur urat e paqes. Qëllimi i diplomacisë në kohë paqe, është tejkalimi i dallimeve mes popujve, ndërsa në kohë lufte arsyetimi i dallimeve midis tyre. Por Serbisë nuk i ka hyrë kurrë në punë diplomacia, për sheshimin e mosmarrëveshjeve me Kosovën, përveçse ajo e propagandës për mos njohjen e saj, si dhe për të bindur ato shtete që të tërheqin njohjen. Sepse në leksikun serb nuk njihen fjalët, paqe, liri, demokraci dhe fqinjësi e mirë, por vetëm luftë, genocid, terror, ashtu siç po ndodh në veriun e Kosovës. Megjithëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me përgjegjësi deklaroj para mediave, se unë jam kryeministër për të gjithë banorët shqiptarë e serbë, për t'i trajtuar njëlloj sipas konventave ndërkombëtare, të cilët janë të detyruar të zbatojnë ligjet e shtetit kosovar. Por koha ka vërtetuar se kombi serb, nuk mund të demokratizohet kurrë, sado që të lodhet diplomacia evropiane, sepse ajo i ka zhbërë të gjitha përpjekjet e saj. Ngjarjet që kanë precipituar në veri të Kosovës, nuk janë as të parat dhe as të fundit, por rrjedhim logjik i një kombi që nuk e njeh demokracinë. Serbët duke marrë kurajo nga invazioni rus në Ukrainë, ushqehen me psikologjinë e të qenit sundimtar mbi të tjerët, duke u argëtuar me luftë, genocid, terror, përdhunime, e shkatërrime. Ky është morali i Serbisë në shekuj. Ajo s’mund të imagjinohet pa provokuar sherre e përplasje, ku me nxitjen e Rusisë dhe nacionalizmit neurotik brenda saj, ajo e ka kthyer Nishin një qendër subversive, ku janë instaluar të gjitha shërbimet pro ruse, për të hedhur në erë çdo negocim për paqe në BP. Ajo ngjashëm po vepron si shumë vite më parë, në Kroaci,Bosnjë - Hercegovinë, e së fundi edhe në Kosovë, ku derdhi të gjithë egërsinë e dhunës së saj, kundër paqes lokale dhe asaj rajonale. Në se bashkësia ndërkombëtare ka bërë përpjekje për rehabilitimin e saj, këtë e ka bërë nga që ajo është faktori kryesor për destabilizimin e rajonit. Por diplomacia ndërkombëtare është përqendruar me logjikën e idealizmit pragmatik, për ta bërë pjesë të BE, kur ka lënë pas kultivimin e përkrahjes, me vendet anëtare që nuk e njohin akoma pavarësinë e Kosovës. Atëhere a mund t'i besohet këtij komuniteti, që nuk e ka ndëshkuar Serbinë, por në heshtje ka pranuar rritjen e autoritarizmit të saj? Ajo është trimëruar edhe më shumë, në vullkanizimin e BP me krijimin e enklavave paralele në Kosovë. Serbia po lëviz të gjitha gurët, duke ndjekur rrugën e Rusisë, që të krijoj një Dombas të dytë në BP. Me cilën gjuhë diplomatike mund të flitet me Serbinë? Po pse hesht BE kur ajo nuk e ka përfillur asnjëherë diplomacinë e saj, si edhe atë formalisht të SHBA, kur urdhrat i merr nga Moska? Ajo pas humbjes së luftës në Kosovë, duke mos njohur dhe pranuar krimet që la pas, të gjitha përpjekjet i ka bërë që të rindërtojë identitetin shtetëror të dikurshëm, si dhe të tejkalojë poshtërimin që i bëri NATO, për kapitullimin ushtarak dhe tërheqjen nga Kosova. Diplomacia evropiane nga që i trembet Rusisë, po ushtron më shumë trysni ndaj Kosovës martire, se sa shkaktarëve të trazirave me prejardhje shekullore. Shqiptarët sot po vuajnë indiferentizmin e Evropës, për mos mbështetjen e çështjes shqiptare, që mori qysh me Traktatin famëkeq të Shën Stefanit. Aty zë fill tragjedia e çështjes shqiptare, sepse kur perandoria otomane po jepte shpirt, bëri gabimin më të madh historik, duke i lënë tokat e etnitetit shqiptar nën kontrollin dhe sundimin serb. Ata e dinë shumë mirë që Kosova nuk ka qenë kurrë Serbi, megjithatë ata vazhdojnë t'i bien fyellit me një vrimë, ashtu siç bën edhe tenisti i tyre Novak Diokovic, që zhgarravit nëpër kamerat e "French open" Kosova është zëmra e Serbisë. Në vend që të merret me sportin, futet midis turmave të irrituar të serbëve dhe bën thirrje për luftë. Ky është mentaliteti serb, që duke mbetur peng të nacionalizmit neurotik, nuk kanë bërë asnjë ndryshim, që nga holokausti i parë mbi shqiptarët, nga mesi i tetorit 1912 e deri në Mars të vitit 1913. Egërsia serbe ra mbi popullsinë e pa mbrojtur shqiptare, duke i therur si bagëtia mijra burra, gra të përdhunuara, pleq të mbytur, me qindra shtëpi të djegura e shkatërruara. Ekspansioni sllav u shoqërua me shpërnguljen masive të popullsisë etnike, nga që perandoria e kalbur otomane nuk mori asnjë masë për mbrojtjen e shqiptarëve. Etnia shqiptare që ne sot diskutojmë, janë zonat e Tivarit, Hoti e Gruda, Pazari i Ri, Sanxhaku, (Novi Pazar) Nishi që sot është kthyer në qendër e spiunazhit rus, rrethinat e Manastirit, pa folur për trojet e humbura në kufijtë e jugut. Kështu trojet Shqiptare nga 150 mijë km katrore, në epokën e pushtimit osman u katandisën në 28 mijë e 748 km katrore. Dëshmi e genocidit serb ka qenë edhe nënë Tereza, e cila në ato vite ishte fëmijë, por ajo përjetoj helmimin e babait nga serbët para syve të saj. Kjo barbari e serbëve e detyroj familjen e saj, të emigrojë për t'u vendosur në Tiranë. Kjo natyrë tiranike e serbëve, nuk u ka shpëtuar të huajve jashtë Evropës, kur ajo bënte sehir krimet e tyre. Ndër ta është edhe poeti hebre Leo Freundih, që protestoj kundër zhdukjes së 500 mijë shqiptarëve nga serbët, në vitet 1912-13. Libri i tij " Akuza që ulërijnë", është libri i parë për shfarosjen masive të shqiptarëve, ku vetëm në veriun etnik u masakruan 250 mijë shqiptarë. Libri për "Golgothën shqiptare" ishte një protestë, jo vetëm për zhdukjen masive të shqiptareve, por edhe ndaj Fuqive të Mëdha të Evropës, që nuk reaguan në mbrojtje të tyre. Libri është gjetur me 1982 nga studiuesja shqiptare Safete Juka, me banim në SHBA. Fushata serbe e viteve 1906-13, që filloj me pushtimin e Prishtinës deri ne Durrës, nuk kishte karakter pushtues por pastrim etnik. Kjo fushatë kriminale e serbëve nxiti paturpësisht Fuqitë e Mëdha të kohës, me në krye Francën dhe Rusinë, që ndërmorën aktin me të zi në historinë e Evropës, atë të mos njohjes së Shqipërisë, por kërkonin ta ndanin si tortë midis mbretërive fqinje. Serbisë nuk mund t'i besosh asnjë nismë bashkëpunimi, pa u çliruar nga fronti nacionalist neorotik, ku brenda dëgjohen edhe zërat ogurzinj të klerit ortodoks, si nxitës të natyrës agresive siç po ndodh në veriun e Kosovës,por fatkeqësisht edhe në Mal të Zi. Serbia nuk ka një pikë morale për t'i besuar, sepse në krye të politikës së saj djallëzore, janë mbetjet teknologjike Millosheviçiane, që militojnë në strukturat e shtetit agresiv serb. Këto struktura nuk i kanë dëgjuar kurrë zërat e brendshëm, që bëjnë thirrje në shkretëtirën serbe, për të ndryshuar historinë e ngritur mbi mite dhe gënjeshtra, të shkruara në themelet e një shteti që nuk meriton të jetë anëtar i BE. Ne shqiptarët si një nga kombet më dinjitoz të Evropës, me institucionet e ngritura demokratike, jemi në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë në BP. Ne i bëjmë thirrje BE që na ka aq shumë borxhe, të paktën të dëgjoj zërin e përfaqësueses së Hungarisë mike, për shpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, sa më parë në radhët e BE.
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
