
“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

Serioziteti i fitores “tallava” dhe komedia “Berisha-Meta”!

Shkruar nga Pandeli Bardhi 25 Maj 2023

Fituesi dhe humbësi i zgjedhjeve të 14 Majit, tashmë dihen. Do të ishte më mirë të thuhej që nuk fitoi e majta por, humbi opozita e “humbur”!. Edhe kjo nuk i afrohet shumë të vërtetës sepse të zësh në gojë një opozitë të tillë në gjendjen aktuale ku ndodhet, është më shumë “aksident” në politikë që më shumë ngjan me një grumbull njerëzish pa ideale, pa sens politikani, pa një qëllim të caktuar se për c´farë luftojnë dhe bëjnë luftë, pa alternativa, pa programe por me grushta. Një infeksion të rëndë ka marrë kjo opozitë e cila nuk ka shërim as me “antibiotikët” më të fuqishëm. Ata nuk njohin “shtëpinë” e tyre dhe e sulmojnë herë me sfurqe e leva, herë me vare e tokmakë. Le të shohim më parë “fituesit” të cilët po festojnë në heshtje fitoren e tyre që askush. Ç’është e vërteta, tek ne qytetarët kjo “fitore” nuk na ka stresuar me burrie makinash, që ulërisnin dikur për gjithë natën e ditën, e dëgjuam gonge, daulle e të tjera zhurmuese. Kjo për ne qytetarët e thjeshtë që kemi mbetur “Ç´la dimri gjeti behari”, ishte pozitive. Kur flasim për politikën e politikanët, kemi parasysh se c´farë kanë fituar qytetarët.. E vërteta është që qytetarët, si kanë qenë ashtu kanë mbetur në mos edhe më keq akoma. Po mbushen tre mandate që Partia Socialiste, qeveris e vetme. Kur fiton mbi një kundërshtar të fortë edhe fitorja të shijon më shumë , por, kur fiton me një “Kalë të ngordhur” fitorja, nuk të shijon shumë dhe nuk të relakson. E vërteta është që as Shqipëria dhe as qytetarët nuk fituan. Kur ulemi e bëjmë llogaritë, puna fillon nga tavolina që kemi përpara. A është ajo më e mbushur të themi nga dhjetë vite më parë” Jo vetëm që nuk është më e mbushur por edhe më e zbrazur. Statistikat flasin qartë që qysh nga viti 2013, janë investuar mbi njëqind miliardë dollarë! Ç’farë kanë “ndritur” këto miliarda”? Ku kanë shkuar” A ka ecur përpara ekonomia” A ka patur prioritet bujqësia e degët e tjera të kësaj ekonomie, që po na ngop vetëm me llafe boshe? E vërteta është që të mos i hamë hakun, është bërë edhe punë, por nuk është bërë pak edhe për pasurimin e oligarkëve, të shtetarëve mashtrues me njëmijë e një rrugë e mënyra nga taksapaguesit. A është rritur mirëqenia e qytetarëve, apo ka mbetur “në vendnumëro”? Mirëqenia ka mbetur atje ku ka qenë për të mos thënë që është përkeqësuar edhe më tej. Për të qenë më realistë, janë të shumtë edhe faktorët që kanë ndikuar për keq në ekonomi e kudo, siç është tërmeti i nëntorit 2019, Pandemia, luftërat, apo fatkeqësitë e tjera natyrore si ngrohja globale etj.... Sigurisht që këto kanë ndikuar në të gjithë sektorët e ekonomisë, sikurse janë po aq të vërteta edhe spekulimet në emër të tyre, vjedhje e shpërdorimet me vulën e shtetit. Kemi një drejtësi të varur nën urdhrat e politikës dhe kjo, e bën edhe më të vështirë përmirësimin e gjendjes për të mos ndalur abuzimet e shumta të atyre politikanëve e sekserëve të shumtë që “na qanin hallin” në fushatën parazgjedhore. Ky është një realitet, por edhe që të ndërtosh 1km rrugë me shpenzime shumë herë më të larta nga mesatarja e vendeve të Europës, edhe kjo është e pafalshme. Ajo ç’ka nuk justifikohet me punën e deritanishme të “fituesve”, janë çmimet katastrofike me të cilat përballen qytetarët. Shteti, nuk mund të justifikohet vetëm duke thënë që “Jemi në ekonomi tregu”, por ka edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve. Nga fillimi i vitit të kaluar kur filloi agresioni rus mbi Ukrainën, u tha që rritja e çmimeve, është pasojë e shtrenjtimit të naftës me të cilën janë të lidhura të gjitha degët e ekonomisë, Deri këtu, askush nuk pati pretendim sepse edhe po të kishte ndokush se mos do t´i dëgjonte kush!. Po të vijmë në ditët e sotme, kur nafta ka pësuar ulje të çmimit të saj, të gjitha prodhimet këtu tek ne, jo vetëm nuk po ulen, por në të kundërtën, ato po ngrihen edhe më lart. Shteti, ka caktuar disa Komisione monitorimi që me një “vigjilencë të lartë”,duke ndjekur bursën “shqiptare” vendosin për të ulur çmimin apo për të ngritur atë. E thënë troç, më shumë nga rritja e çmimeve që është sëmundje për të gjitha vendet, tek ne Shteti duhet të ngrejë edhe Komisione për “monitorimin” e spekulantëve në të gjithën sektorët, ç’ka është një tregues i qartë i mungesës së shtetit dhe organeve të kontrollit të tij. Se c´farë administrate kemi, kjo është mëse e qartë, një administratë militantësh që i gëzohen “fitores” për të ruajtur vendet e punës, bashkë me sekserët dhe analistët partiakë në shërbim të politikanëve. Në mungesë të Shtetit, të gjithë e kanë marrë këtë rol, secili për hesap të vet. Na del, që “fitorja” më shumë se e drejtuesve të pushtetit qendror dhe vendore për të ruajtur privilegjet e tyre, në shërbim të qytetarëve nuk ka qenë. Pensionistët dhe shtresat në nevojë nga kjo “fitore”, përfituan vetëm një pesë mijë lekëshe.!. Në këto kushte të kërcesh vallen “Tallava”, sikur ke hequr “Zorrën qorre”, në ekonomi, nuk justifikohet! Ka ikur koha e paraqitjes si “sukses i madh” mbjellja e pemëve, sikur po zbulon “minierat e arrit”, një mburrje kjo që bie poshtë menjëherë sapo të shohësh Kryeqytetin një oaz të madh tymi dhe pluhuri që mbush mushkërive qytetarëve ditë e natë, do të na mbajë të biem në mendime. Të tilla shembuj, janë me qindor e mijëra. Jo për gjë, por për të mos vazhduar më tej trishtimi le të “ngazëllehemi” pak me të ashtuquajturën opozitë që është më shumë se për të qeshur. Kjo opozitë i ngjan një “hani ku nuk merr vesh i pari të dytin, ku Kryetari i zgjedhur nga forumet nuk , por njihet ai i vetëshpallur, ku ligjin nuk e zbaton kush, ku nuk merret vesh kush hyn e kush del, kush mban “hapset e shtëpisë” e kush mban ekonominë, e kush mban vilën, kush drejton e kush dëgjon... As më shumë e as më pak një “Han i Babunes”! Thonë që “Fajin e ka Saliu”! Ishte dikur ky justifikim dhe të vazhdosh të mbetesh tek “Faji I Saliut” apo me vetë Saliun, është kohë e humbur. Aq sa mund të eci Kanguri prapa, aq edhe Saliu mund të japi dorëheqjen. Etja për pushtet atij ja ka errësuar edhe arsyen, edhe shikimin edhe dëgjimin. Saliu, është “pjellë” e këtyre politikanëve, që u janë errur sytë për pushtet, që me mandatet e para të bëjnë pasuri dhe me mandatet e tjera të ruajnë atë që kanë venë “ me djersë” për të mos ja grabitur të tjerët. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ishte edhe për qytetarin e thjeshtë po aq “bindës” sa do të ishte arritja ne destinacion mbas një marshimi të gjatë e një udhëtari që ka mbathur dy këpucë të majta! Jashtë politikës, nuk mund të imagjinohen as Saliu as Meta. Vetëm ndonjë naiv e beson që Saliu dha dorëheqjen në vitin 2013. Ai qëndronte i fshehur prapa një “trungu” të lyer me “llak”që e gjeti pa vështirësi, Për cilindo, ishin të dy me Metan shumë të lexueshëm kur bënin be e rrufe që do të “sikterrisnin” “narkoshtetin” dhe Ramën, apo kur Meta deklaronte sikur “Të gjashtëdhjetë e një Bashkitë, I kishte në “xhep”! Si për të gjithë edhe për Ramën, këto ishin “grimca humori”!. Si të mos bësh humor me Berishën kur ai deklaron: “Fill mbas 14 Majit, Rama do të arrestohet nga amerikanët për “korrupsion galopant dhe abuzime kolosale. Ata, do të vijnë ta marrin me avion dhe t´ja gjejnë vendin. Ajo që nuk mund të them me kompetencë, është nëse amerikanët do të vijnë me avion special apo me avionin e linjës, Për këtë nuk mund tú them me ekzaktësi.”! Të paguash dhe nuk mund të dëgjosh humoristë të tillë. “Dardha” e këtij koalicioni, e ka “bishtin” prapa! Me që të dy krahët e politikës e preferojnë “Ballistin budalla” Mit’hat Frashëri, mirë do të ishte të lexojnë një fjalë të mëncur të tij ku thotë: “Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha betejat, pasi të mbarojnë betejën e fundit mes tyre”.
Më të lexuarat


Përkushtim për lartësimin e figurës së dëshmorit

Për sa kohë do ta kërkoni humbjen nga Rama, e keni te sigurtë opozitën

Evropa – rikthim në vitet `30?

Debat i shkurtër me disa “mendimtarë” që japin versione si të bashkohet Partia Demokratike

Problematika të Vlorës në lidhje me turizmin

Histeria e neoballistëve, nuk mund të errësojë epopenë e lavdishme, LANÇ

“Valkyrie” e mitomanëve post komunistë, si atentatorë “guerrilas” të pandreqshëm!

Shëtitorja në Sarandë është për qytetarët apo për të garuar skutera dhe motorë?!

Ne duhet të shërojmë vetveten, po si...? !

Apeli që apelon
