BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Sfidat dhe mundësitë e Buxhetit 2022

Sfidat dhe mundësitë e Buxhetit 2022

Nga Alqi Bllako

Buxheti i vitit 2022 është një mundësi e mirë që të diskutojmë jo vetëm mbi parashikimin e të ardhurave dhe prioritizimin e tyre në shpërndarje por, më së shumti, mbi perspektivën e zhvillimit ekonomik, të paktën atë afatmesëm. Me vëmendjen në planin afatmesëm, ky buxhet krijon pa dyshim shumë mundësi. Por cilat janë disa nga sfidat, kujdesi ndaj të cilave do maksimizonte përfitimet nga ky buxhet? Unë besoj se ato lidhen me tre elementë: mirëmenaxhimi fiskal, politika për rritje të investimeve private dhe rritje e efikasitetit në buxhetimin e projekteve të zhvillimit, me më shumë përfshirje të ministrive sektoriale.

Së pari, sa i përket mirëmenaxhimit fiskal, për një parantezë teknike, duhet theksuar se nga pikëpamja sasiore, ky buxhet përbën një angazhim të rëndësishëm, në raport me totalin e shpenzimeve të parashikuara, në rreth 34.1% të produktit të brendshëm bruto, të financuar në fakt jo vetëm nga rritja e të ardhurave por edhe nga një deçifit përtej normales, imponuar nga realiteti ekonomik post tërmet dhe post pandemi. Një lajm i mirë për ekonominë është që financimi i investimeve parashikuar për vitin 2022 përbën një vlerë të konsiderueshme si në terma absolutë ashtu dhe në përqindje në raport me produktin e brendshëm bruto.                    Kjo jo vetëm ndihmon konsolidimin e rritjes ekonomike pas recesionit të vitit 2020 por edhe vazhdon financimin e projekteve infrastrukturore të cilat janë pararojë e padiskutueshme e zhvillimit. Megjithatë, ndryshimet ligjore të cilat sanksionojnë detyrimin për një balance primare pozitive duke filluar nga viti 2024, shoqëruar rrjedhimisht më një nivel të ulët të deficitit buxhetor paraqesin një seri sfidash të cilat mund të krijojnë efekte negative nëse nuk merren në konsideratë menjëherë, dhe në vazhdimësi.

Për më tepër, pandemia është ende në proces dhe pavarësisht vaksinimit askush nuk mund të parashikojë me saktësi skenarët e zhvillimit të saj sikurse askush nuk di të thotë sot me saktësi sa shume do të shtrihet në kohë dhe hapësire kriza aktuale energjetike. Rritja e pagave, pensioneve, ndihmës ekonomike si dhe mbështetja për shëndetësinë dhe arsimin janë jo vetëm reflektime të buxhetit 2022 por një detyrim politik dhe social që duhet thelluar dhe përshpejtuar. Njëkohësisht, bujqësia, manifaktura dhe infrastruktura kanë nevojë gjithmonë e në rritje për mbështetje e cila pavarësisht formës në të cilën vjen kërkon angazhim të konsiderueshëm fiskal dhe buxhetor. Thënë këtë, në kushtet e një borxhi i cili duhet tashmë të njohë vetëm ulje dhe me një seri krizash në zhvillim apo tek dera, mirë-menaxhimi fiskal mbetet prioritet absolut.                              Zbatimi me efiçencë i investimeve kapitale sot garanton jo vetëm qëndrueshmëri sa i përket rritjes ekonomike por krijon edhe nje bazë të shëndetshme të rritjes së të ardhurave për të financuar investime të ardhshme duke ruajtur njëkohësisht trendin e një borxhi publik në ulje. Sfida sado e lehtë mund të duket në letër mbetet e vështirë në praktikë ndaj roli i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është përcaktues si në aspektin e garantorit në efiçencën e përzgjedhjes së projekteve sektorialë ashtu dhe në zgjerimin e bazës së tatimpaguesve dhe minimizimin e evazionit.

 

Së dyti, duhet te bëjmë gjithçka mundemi për të rritur investimet private që plotësojnë zinxhirin e vlerës. Investimet publike ndihmojnë pa diskutim në krijimin e parakushteve, por kurrsesi nuk mund të zëvendësojnë ato private, sidomos sa i përket impaktit në qëndrueshmëri dhe gjithpërfshirje. Produktet e prodhuara në vend me synim eksportin, janë në rritje të dukshme por, përgjithësisht, nuk janë komplekse dhe janë të renditura poshtë në zinxhirin e vlerës ndaj dhe roli orientues apo incentivues në këtë aspekt përbën një nevojë dhe mundësi për rezultate të drejtpërdrejta në ekonomi. Nëse arrijmë të përshpejtojmë ritmin e rritjes së investimeve private të orientuara në sektorë që plotësojnë zinxhirin e vlerës, pavarësisht nëse janë investime të brendshme apo të huaja do të jemi të mirëpajisur për të synuar qëndrueshmërinë në terma afatmesëm. Gjithëpërfshirja do të ishte gjithashtu objektiv i radhës, por dhe rrjedhojë e natyrshme.

Së fundmi, mendoj s’është koha të qasemi pak ndryshe në buxhetim, duke filluar sigurisht nga muaji Mars 2022 ku dhe fillon përgatitja për projektbuxhetin afatmesëm 2023-2025, pasi politikbërja buxhetore apo fiskale duhet të ndërrojë kah duke nisur nga ministritë që mbulojnë sektorë zhvillimorë drejt ministrisë së Financave dhe jo anasjelltas.

Ka një arsye jo rastësore pse Ministria përgjegjëse për Financat është përgjegjëse dhe për zhvillimin ekonomik, ndaj nëse nuk trajtohen si dy përgjegjësi të ndara do të vazhdojmë rutinën e imponimit të tavaneve buxhetorë statikë pa pasur në konsideratë lidhjen jetësore midis politikave sektoriale dhe zhvillimit ekonomik. Sfidat dhe mundësitë janë të shumta por besoj se këto tre sfida apo mundësi specifike, të adresuara si duhet do të ktheheshin në një shtysë strategjike për maksimizimin në planin afatmesëm të potencialit të këtij buxheti që votohet sot nen për nen dhe në tërësi. Mirëmenaxhimi fiskal, rritja e investimeve private të orientuara drejt produkteve komplekse dhe ndryshimi i qasjes në politikbërje dhe buxhetim janë të dobishme pavarësisht rrethanave. Por, në rrethanat e vendit tonë, me mjetet e ofruara dhe nga Buxheti 2022, ato do të na lejonin të rritnim më tej optimizmin dhe pritshmëritë për ekonominë tonë.

 

Deputet i PS