Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sfidat Teknologjike dhe roli i KLSH-së

Postuar: 13/08/2019 - 15:38

Zhvillimi i teknologjive të shpërndarjes së informacionit ndërmjet institucioneve të ndryshme, shtetërore apo private me publikun dhe zhvillimet teknologjike ka qenë dhe do të jetë një sfidë për shoqëritë në të gjithë vendet e botës për të kaluar në ato që quhen shoqëri të informatizuara.

Përdorimi i teknologjisë së informacionit në vitet e fundit tregon dobishmërinë e lartë publike të këtyre mjeteve dhe mbështetjen që ato i japin rritjes së cilësisë dhe efektivitetit në kryerjen e funksioneve publike.  

Përdorimi masiv i teknologjisë së informacionit bazohet në modelin e ngritjes së rrjeteve të integruara me të gjitha garancitë e sigurisë së ruajtjes dhe përpunimit të informacionit sipas përcaktimeve ligjore të së drejtës së informimit, mbrojtjes së të dhënave personale dhe informacionit të klasifikuar, etj.

Zhvillimet në teknologjinë e komunikimit dhe informacionit dhe ndërlidhjes kompjuterike këto dy dekadat e fundit i kanë dhënë kuptim nocionit të qeverisjes elektronike, që në shumicën e rasteve është përdorur për t’ju referuar ofrimit të shërbimeve nëpërmjet përdorimit të teknologjisë.

Sektori publik bëhet kështu më transparent dhe i hapur, forcohet demokracia, rritet si përgjegjshmëria ndaj qytetarëve ashtu dhe pjesëmarrja e tyre në procesin e politikë bërjes, administrata orientohet duke vënë në qendër qytetarin, duke i siguruar shërbime online 24 orë ditë, 7 ditë të javës.

Përkufizimi i “qeverisjes elektronike” në teknologji konsiston në zgjerimin e informacionit qeverisës – informacionit që transmetohet në publik, ndërmjet sektorit publik dhe publikut, si një mënyrë për të kuptuar natyrën e ndryshueshme të qeverisësve me qeverisjen në një shoqëri të informatizuar.

e-Qeverisja ose qeverisja elektronike nënkupton, Modernizimin e administratës publike;  Dixhitalizimin e administratës publike, arsimit, shëndetësisë, sigurisë; Zhvillimin e biznesit, tregtisë dhe bujqësisë; Rritjen e demokracisë; Zhvillimin e kulturës, kërkimeve shkencore, qeverisjes lokale, si dhe shumë shërbimeve të tjera.

e-shërbimet (e-services) ose shërbimet elektronike nënkupton përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në ofrimin e shërbimit. Tri janë komponentët kryesorë të shërbimeve elektronike, ofruesi i shërbimit, marrësi i shërbimit dhe kanalet e ofrimit të shërbimit, ku interneti është kanali kryesor i ofrimit të shërbimit elektronik.

Shërbimi elektronik (ose e-service) është një term shumë i përgjithshëm, që zakonisht i referohet 'Ofrimit të shërbimeve me anë të Internetit, të cilat zakonisht mund të ofrohen nga institucionet shtetërore por dhe nga ato private.

Zhvillimi dhe aplikimi i qeverisjes elektronike dhe shërbimeve elektronike në institucionet e administratës publike, institucionet e pavarura dhe të gjitha institucionet e tjera, për të pasur shërbime më cilësore, efektive dhe shumë të shpejta, të cilat drejtpërsëdrejti do të ndikojnë në zhvillimin social-ekonomik; njëherazi të nevojshme edhe si standarde për integrimin drejt Evropës.

Ofrimi i këtij shërbimi nga çdo distancë ndikon në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, mundësi të ngritjes së aftësive, shërbime të përhershme në çdo kohë, prezantim të arritjeve kombëtare, etj.

Centralizimi

Në kohët e sotme lind pyetja disi çorientuese nëse duhet të centralizojmë apo decentralizojmë strukturat IT? "Centralizimi" dhe "Decentralizimi" janë dy skajet fundorë në spektrin organizativ, dhe shumica e institucioneve apo kompanive ndodhen diku në mes të tyre.

Me fillimin e shpikjeve të para në fushën e teknologjisë të gjitha rrjetet e komunikimit ishin të centralizuara. Koncepti i një rrjeti të decentralizuar u prezantua për herë të parë nga studiuesi Paul Baran në vitin 1964, në lidhje me përmirësimin e komunikimeve telefonike. Në një nga periudhat më të tensionuara të Luftës së Ftohtë, studiuesit po kërkonin një alternative të strukturës tradicionale, të centralizuar të rrjetit. Frika ishte se një sulm i vetëm në qendër të njërës prej këtyre rrjeteve do ta bënte të padobishëm të gjithë sistemin e komunikimeve telefonike, edhe nëse shumica e linjave dhe stacioneve të rrjetit do të ishin të padëmtuar.

Baran propozoi "shpërndarjen" e pajisjeve kritike komutuese (ndërlidhëse) dhe të kontrollit përreth rrjetit. Në këtë mënyrë të tillë, nëse një pjesë e rrjetit do të dëmtohej, pjesët e tjera të padëmtuara do të vazhdojnë të punojnë siç normalisht. Në kohët e sotme kjo lidhje quhet Redundante (Do të thotë nëse bie një pjesë e sistemit ngrihet pjesa tjetër për të mos ndërprerë shërbimin).

Në ditët e sotme koncepti i centralizimit është kthyer në një domosdoshmëri pasi përfitimet janë të shumta si, Ulje e shpenzimeve mbi hardware-in; Përmirësimi i produktivitetit për stafin e IT; Rritja e fuqisë blerëse; Lehtësi në përmbushjen e kërkesave ligjore për sigurinë e të dhënave me sistemet e centralizuara të TI; Përmirëson rrjedhën e informacionit.

Strukturat e centralizuara të TI zakonisht ofrojnë reduktime të kostove, veçanërisht për institucione, organizata apo kompani të mëdha. Centralizimi bën të mundur që të gjitha institucionet apo kompanitë të veprojnë në unison. Strukturat organizative të decentralizuara janë zakonisht më të mirat për kompanitë e reja, të vogla (startup) dhe janë të vështira në menaxhim.

Kombinimi i këtyre tre elementëve (e-Qeverisja, e-shërbimet, Centralizimi) me zhvillimet e shpejta të teknologjisë së informacionit si dhe shtrirja e përdorimit të saj, pothuajse në të gjitha fushat e veprimtarisë së shoqërisë, bëjnë evidente kërkesat për shërbime të sigurta dhe të besueshme, me qëllim fundor, lehtësimin dhe përmirësimin e proceseve të aktiviteteve ditore të shoqërisë njerëzore. Zhvillimi i TIK dhe i qeverisjes elektronike në shërbimet e administratës publike do të ulë kostot për qytetarët, biznesin, institucionet shtetërore dhe do të nxisë konkurrencën.

Qeverisja elektronike aplikohet kudo në vendet më të zhvilluara të botës, e posaçërisht në shumë vende të BE-së. Me funksionimin e qeverisjes elektronike në këto vende, qytetarët marrin shërbimet nga administrata publike në mënyrë elektronike përmes e-Portaleve ose portaleve elektronike shtetërore në internet, nga çdo distancë, pa pasur nevojë të presin para sporteleve të administratës.

Në vazhdën e këtij zhvillimi edhe situata në Shqipëri po kalon një zhvillim të vrullshëm por në një ambient jo të konsoliduar. Përgjatë dekadës së fundit në institucionet e Republikës së Shqipërisë kanë implementuar sisteme të ndryshme të menaxhimit të informacioneve. Këto shërbime kanë rritur ndjeshëm aksesin, lehtësinë, transparencën dhe kanë ulur kostot e marrjes së këtyre shërbimeve nga qytetarët dhe bizneset.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve janë miratuar dhe update-uar edhe legjislacioni për shërbimet elektronike në Republikën e Shqipërisë duke iu përafruar ligjeve dhe rregullave të Bashkimit Evropian.

Së fundmi një akt ligjor i futur në fuqi saktësisht VKM nr. 673, datë 22.112.07 “Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit”, i ndryshuar, ka ndryshuar mënyrën e administrimit të sistemeve dhe infrastrukturën hardware dhe software në fushën TIK, për institucionet dhe organet e administratës buxhetore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, si dhe institucionet jobuxhetore.

Nisur nga sa më sipër e-Qeverisja (e-governance) dhe e-shërbimet(e-services) po shkojnë drejt konceptit të Centralizimit të cilin e shqyrtuam më lart.

Në këto kushte nevoja për auditimin e këtyre projekteve apo sistemeve është e domosdoshme. Kontrolli i Lartë i Shtetit, si institucioni më i lartë Kushtetues i kontrollit ekonomik e financiar,

që prej vitit 2011 ka iniciuar proceset e informatizimit dhe unifikimin e burimeve njerëzore nën frymën inovacionit. Kjo do të thotë që është investuar në futjen e teknologjive dhe metodave të reja evropiane në mënyrën e auditimit por edhe në mënyrën e kryerjes së proceseve të punës.

Aftësimin e burimeve njerëzore me anë të zhvillimit të trajnimeve të shumta, shkëmbimit të eksperiencave më të mira me institucionet të tjera simotra të KLSH-s në Evropë dhe në Botë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është anëtar në Organizatat Ndërkombëtare dhe Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit siç janë, INTOSAI dhe EUROSAI. Në kuadër të këtyre zhvillimeve zbatimi dhe implementimi i standardeve INTOSAI janë prioritet kryesor në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Stafi i KLSH inkurajohet dhe nxitet vazhdimisht për pajisjen dhe marrjen e sa më shumë certifikatave, kualifikimeve dhe trajnimeve online.

Në ligjin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Ligjin Nr. 154/2014 datë 27.11.2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, Auditimi i Teknologjisë së Informacionit ka zënë një pjesë të veçantë në llojin e auditimeve që realizohen nga KLSH.

“Në Auditimet e IT-së, Kontrolli i Lartë i Shtetit mbledh dhe vlerëson provat, për të përcaktuar nëse një sistem kompjuterik mbron asetet, ruan integritetin e të dhënave, lejon që synimet e subjektit që auditohet të arrihen në mënyrë efektive dhe përdor burimet në mënyrë efiçente. (Neni 14 Auditimi i teknologjisë së informacionit)”.

Auditimi i Teknologjisë së Informacionit (IT) si një nga llojet më të reja e të vështira të auditimit, përbën pa dyshim sot sfidën institucioneve të auditimit jo vetëm të rajonit tonë, por edhe institucioneve me të zhvilluara të auditimit, anëtare të INTOSAI-t. Në tetor 2012 u themelua Departamenti i Auditimit të Performancës si një risi absolute në aktivitetin e KLSH dhe dy vite më vonë, në tetor 2014 u ngrit Drejtoria e Auditimit të T.I. si risia e dytë në llojin e auditimeve që KLSH kryen.

Gjatë vitit 2018 në përmbushje të objektivit strategjik si dhe rekomandimit të kuvendit struktura e audititimit të teknologjisë së informacionit në KLSH, pësoi ndryshim në dy faza - Ndarjen nga Departamenti i Auditimit të Investimeve të Huaja dhe daljen si drejtori në varësi direkte nga Drejtori i Përgjithshëm. - Krijimin e Departamentit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit.

Nisur nga zhvillimet e mësipërme përgjatë vitit 2018 KLSH ka zhvilluar një seri auditimesh të sistemeve të teknologjisë së informacionit në subjektet e mëposhtme:

1. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

2. Ministria e Punëve të Brendshme , Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

3. Departamenti i Administratës Publike (DAP).

4. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB).

5. Bashkia Elbasan.

6. Agjencia e Prokurimit Publik (APP).

Në këto auditime janë zbuluar 120 gjetje dhe janë rekomanduar masat respektive për përmirësimin e gjendjes.

Në shumicën e institucioneve të audituara përgjatë viteve (2015-2018) janë më evidente, mungesa e Strategjisë së Teknologjisë së Informacionit, Identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin shërbimeve si dhe mënyra e ofrimit të shërbimeve.

Mungesa e Strategjisë në drejtim të teknologjisë, mbart riskun e keq adresimit të burimeve të nevojshme për mbështetjen e veprimtarive të institucioneve të cilave u ofrohet suport.

Identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin shërbimeve dhe garantimin e sigurisë së të dhënave si dhe vazhdimësisë në ofrimin e shërbimit nëpërmjet teknologjisë së informacionit është i pa pamjaftueshëm, çfarë mbart një risk të lartë në mbarëvajtjen e funksionaliteteve të ndërtuara në shërbim të qëllimit dhe objektivave institucionale. Mënyra e organizimit të veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve me rëndësi të veçantë për sistemet, sigurinë, vazhdimësinë e biznesit dhe teknologjinë e informacionit nuk është e konsoliduar.

Duke e lidhur me konceptin e centralizimit, mund të themi se futja e akteve të reja në fuqi në lidhje me administrimin e sistemeve dhe infrastrukturës IT në përgjithësi ka krijuar një kaos ligjor. Kanë qenë të shumta rastet kur KLSH-s i është dashur të propozojë rekomandime për ndryshime ligjore për arsye të mbivendosjes së bazës rregullatore ligjore.

Në vazhdën e këtij zhvillimi të vrullshëm teknologjik sfida e KLSH-së është të vazhdojë të jetë pararojë mbi këto investime teknologjike në sistemet dhe infrastrukturën IT dhe të shqyrtojë në mënyrë të pavarur nëse këto sisteme kompjuterike mbrojnë asetet, ruajnë integritetin e të dhënave dhe me synim identifikimin e përmirësimeve në mënyrën e organizimit, administrimit dhe funksionimit të tyre, me anë të auditimeve të sistemeve të teknologjisë së informacionit.

Të përcaktojë efiçiencën dhe efektivitetin e sipërmarrjeve qeveritare, programeve dhe organizatave publike, duke iu përmbajtur ekonomicitetit. 

Të jetë guardiani i financave publike, duke i ofruar në radhë të parë qytetarëve transparencës e duhur mbi shpenzimet e Qeverisë dhe duke vazhduar të ushtrojë aktivitetet për të cilat është ndërtuar, duke iu nënshtruar Kushtetutës dhe Ligjeve.

Ajo që institucionet e Republikës së Shqipërisë duhet të konsiderojnë është të huazojnë nga më të mirët dhe në mënyrën e duhur për arritur standardet e vendeve të cilat synojmë dhe aspirojmë të integrohemi.

Me Respekt,

Audituesi

Benard HAKA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2019 - 07:45

Ne shqiptarëve nuk na ligështon dhe demoralizon qëndrimi persistent i shpirtngushtësisë franceze, që mbylli portat e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postuar: 20/10/2019 - 07:44

Ende e mbaj mend kur këtu e një dekadë më parë, në rrjetet sociale, shtrohej pyetja dhe hidhej në

Postuar: 20/10/2019 - 07:43

“Gabim historik” u cilësua nga vetë ekzekutivi i BE dhe shumica e vendeve të BE, qënd

Postuar: 20/10/2019 - 07:41

Tani po fillojnë të bëjnë "racizëm" diplomatik, politik, krejtësisht jo normal dhe pady

Postuar: 20/10/2019 - 07:40

....Emmanueli francez, nuk ka shumë kohë që ka dalë në skenë për t'i thënë "Jo" hap

Postuar: 20/10/2019 - 07:39

Pasi derdhëm marazin e zhgënjimit nga “jo”-ja franceze për të na çelur bisedimet e an

Postuar: 19/10/2019 - 14:40

Është për t`u habitur kur në kulmin e diskutimeve për çeljen e negociatave të Shqipërisë në Këshi