BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

SHBA dhe mbështetja për Kosovën

SHBA dhe mbështetja për Kosovën

Në qershor 2023, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian fajësuan për protestat e dhunshme serbe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili autorizoi përdorimin e policëve në fund të majit, për t'i shoqëruar kryetarët shqiptarë, të zgjedhur së fundmi, në ndërtesat komunale në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, duke përdorur forcën, nëse do të ishte e nevojshme. Ky vendim fatal, u muar pa konsultimin paraprak me zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së, dhe pavarësisht këshillave të dhëna më 18 maj 2023, nga SHBA, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe, për të mos futur kryetarët e zgjedhur në ndërtesa, nga frika e telasheve që mund të krijoheshin. Vendimi i Kurtit u pa si një akt provokimi, si dhe si një pengesë për dialogun e udhëhequr nga BE dhe të mbështetur nga SHBA, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Komuniteti ndërkombëtar u indinjua. Dhuna serbe që pasoi, solli lëndimin e 30 anëtarëve të forcës paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forca e së cilës  ishte thirrur për të shuar dhunën. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u shpreh më 2 qershor 2023, se “Këto veprime nga Kosova i kanë përshkallëzuar ashpër dhe në mënyrë të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën.”

Një sanksion i menjëhershëm i SHBA-ve ndaj veprimit të kryeministrit Kurti, ishte tërheqja e ftesës Kosovës për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake “Defender 2023”, ku u përfshinë SHBA-të, vendet e NATO-s dhe partnerët e saj. Ky sanksion paraqiti një goditje të madhe për aspiratat e Kosovës për t'u anëtarësuar në BE dhe NATO. Si arriti Kosova në këtë pozicion të rrezikshëm, ku SHBA-të, mbështetësit dhe mirëbërësit e saj kryesorë, hezitojnë të qortojnë Serbinë, ndërsa në të njëjtën kohë, kritikojnë fort dhe ndëshkojnë Kosovën? Pavarësisht përpjekjeve të emisarëve të Bashkimit Evropian, pavarësisht një parade të vazhdueshme të liderëve shtetërorë, diplomatëve, ambasadorëve, ministrave, të dërguarve specialë, raportuesve, negociatorëve, delegacioneve të huaja dhe zyrtarëve të tjerë të ndryshëm, pika dominuese e ngërçit në procesinj e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë ka qenë gjithmonë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Veri të Kosovës. Për Serbinë dhe serbët në veri, Asociacioni është kusht “sine qua non (parakusht themelor)”. Ata duan që Asociacionit t'i jepet autoritet i gjerë dhe kompetenca ekzekutive. Kosova ka refuzuar me vendosmëri të pajtohet me një Asociacion me fuqi gjithëpërfshirëse, si një shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial. SHBA-të duhet të vetëofrohen, për të garantuar që Asociacioni nuk do të marrë formën e Republikës Serbe në Bosnje-Hercegovinë. SHBA-të kanë qenë historikisht një vend përkrahës i palëkundur i Kosovës. Kosova është një demokraci e pjekur në Ballkanin Perëndimor, me një respekt për sundimin e ligjit pas masakrave të kryer nga Serbia gjatë luftës. Lufta la mbi 10,000 të vdekur, gra të panumërta të përdhunuara si armë lufte dhe rreth një milion refugjatë, si rezultat i spastrimit etnik. SHBA-të udhëhoqën fushatën e sulmeve ajrore të NATO-s kundër Serbisë, për t'i dhënë fund luftës dhe spastrimit etnik, si dhe ndihmuan në rindërtimin e Kosovës. Qeveria amerikane gjithmonë ka ofruar burime të konsiderueshme financiare, zhvillimore dhe diplomatike. Dhe gjithmonë e ka mbështetur Kosovën në fitimin e njohjes nga vendet e tjera(tani mbi 100 të tilla), si dhe i ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për t'u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, pavarësisht nga përpjekjet e pandërprera të Serbisë për të bërë të kundërtën. Dhe Kosova gjithmonë e ka treguar mirënjohjen e saj ekstreme për ndihmën dhe mbështetjen e Amerikës, si me fjalë ashtu edhe me vepra. Kosova vazhdon ta mbajë bazën e madhe ushtarake amerikane Bondsteel në Ferizaj. Kosova doli vullnetare për të strehuar qindra refugjatë afganë, ndërsa ata po kontrollohen për qëllime sigurie, një program që është ende në progres. Kosova ka hapur një ambasadë në Jerusalem sipas kërkesës së SHBA-së. Ajo ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e saj të paprovokuar me Ukrainën, ndërsa Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë. Dhe gjatë kësaj kohe, shumë serbë në veri, me besnikëri vetëm ndaj Beogradit, si dhe bandat e ndryshme të kriminelëve të organizuar, vazhdimisht kanë shkaktuar telashe, duke qenë në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar virtualisht. Incidenti i fundit tragjik ndodhi pikërisht pak ditë më parë. Edhe pse SHBA-të tani janë më të prirura për ta qetësuar Serbinë, në mënyrë që ta inkurajojnë atë, në të njëjtën kohë, që të mos zhytet më tej në përqafimin destabilizues të Rusisë, Presidenti Biden dhe qeveria amerikane duhet ta ndihmojnë Kosovën, duke e këshilluar atë të draftojë programin për Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Veri të Kosovës. Duke i garantuar Kosovës që ky mega-lëshim për Asociacionin, nuk do të krijojë një Republikë Serbe të dytë edhe në Kosovë. SHBA-të duhet ta mbështesin Kosovën në këtë moment shumë të vështirë për të dhe për rajonin, pikërisht në emër të interesave gjeostrategjike amerikane, për të mos lejuar përshkallëzimin e interesave ruse në rajon.