BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

SHBA duhet të ketë problem Kinën dhe jo Rusinë

SHBA duhet të ketë problem Kinën dhe jo Rusinë

Gjeopolitika e SHBA pas Trumpit ka pësuar ndryshime të rëndësishme duke zhvendosur vëmendjen kryesisht demokracia, zhvillimet demokratike, të drejtat e njeriut, dhe të LGBTQ si dhe afrimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me BE. Në vend të parullës së Trump “Make America great again”, Biden doli me parullën “Make America respected again”. Në vënd të Gjeo-Politikës së jashtme të Trump ku Kina është armiku kryesor i SHBA-së, ndërsa Rusia nuk përbën problem dhe mund të merren vesh për një marrëveshje për armatimin bërthamor (sipas Trump).

Biden e riktheu edhe njëherë vëmendjen te Russia ashtu si dhe te gjithë drejtuesit demokratë të shek 20 dhe 21 të cilët që pas Revolucionit socialist të tetorit(7 Nëntori 1917) dëshëronin të vendosnin “Kordonin Sanitar” përreth Rusisë me qëllim që të mospërhapje komunizmi, ashtu dhe sot kur përpara SHBA është një Rusi me një GDP rreth 2 trilionë Dollarë me një popullatë prej 147 milionë banorë, në një kohë kur Kina Komuniste ka një GDP prej 14 trilionë dollarë dhe 1.4 miliardë njerëz, po mundohet të krijojë një tip kordoni jo sanitar, por ekonomiko-financiar nëpërmjet sanksioneve ekonomike. Nëse Trump u mundua të zgjidhë problemet e brendshme të SHBA siç janë dhe mbeten dy më të rëndësishmet:

-          Emigracioni i shfrenuar latin, shumica e drejtuar nga Mafia meksikane e kolumbiane duke ngritur mure ndarëse

-          Deficiti i madh i brendshëm buxhetor

Në të gjitha këto drejtime administrata e Biden e ka drejtuar tehun e politikës së SHBA tek politika e jashtme si afrimi dhe aleancat e jashtme me BE dhe me Indinë dhe përpjekjet për të frenuar ekspansionin kinez në Europën Lindore dhe në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, por edhe për të penguar Rusinë në ekspansionin e saj gjeopolitik për t’u rifutur në ish-vendet e Europës Lindore dhe Qendrore si dhe të Azisë Qendrore. Mesa duket administrata Biden e sheh më të rrezikshme ngritjen nga ana e Rusisë të sistemit BRICKS që nga viti 2001 (pesë ekonomitë e Rusisë, Indisë, Kinës, and Afrikës së Jugut), krijimit nga Rusia pas shpërbërjes së BRSS të CIS (Komonuelthi i shteteve të pavarura) që nga viti 1993 me ish-shtetet e BRSS : Azerbajxhan, Armenia, Bjellorusi, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgistan, Moldavi, Rusia, Taxhikistan, Turkmenistan, Uzbekistan and Ukrainë. Por sot janë larguar nga kysistem Azerbajxhani, Ukraina dhe Gjeorgjia. Një nga problemet më të mëdha të administratës Biden janë përpjekjet e Kinës sidomos fjalimi i fundit i presidentit kinez Xi Jinping, i cili paralajmëroi botën, por mesa duket vetë SHBA për përgjigje të forta nga ana e Kinës komuniste nëse preken interesat e saj.

Kalimi i Kinës në një superfuqi botërore qoftë nga ana ekonomiko-financiare ashtu dhe nga ana ushtarake, mbijetesa e Komunizmit në një formë të veçantë të paparashikuar nga klasikët e Marksizmit, por e parashikuar nga Lenini nëpërmjet sistemit NEP (Novaja ekonomiçeskaja Politike), në të cilën hidhej ideja e ruajtjes së formës kapitaliste të ekonomisë, por me një drejtim monopartiak, ide e cila u përkrah fuqimisht nga strategu komunist kinez Ten Hsiao Ping dhe që u instalua pas vdekjes së Kryetarit Mao, bëri që komunizmi specifik kinez të mbijetojë dhe të konkurrojë fuqimisht Perëndimin duke vërtetuar se sistemi kapitalist i drejtimit mund të mos jetë më i vetmi sistem dominues në botë. Sfidat që ka përpara administrata e SHBA me Biden në krye, janë nga më të rëndat vitet e fundit. Shqipëria ka mbështetur fuqimisht SHBA menjëherë pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri dhe i është shumë mirënjohëse që na ka ndihmuar vazhdimisht gjatë gjithë kohës e deri më sot, qoftë në rimëkëmbjen e ekonomisë, qoftë në rivendosjen dhe përsosjen e demokracisë në vendin tonë dhe tani po na ndihmon në pastrimin e sistemit të drejtësisë të kalbur gjatë këtyre 30 viteve nëpërmjet veting; po ashtu i jemi mirënjohës SHBA  për ndihmën themelore për çlirimin e Kosovës dhe bërjes së saj një shtet të pavarur; dhe së fundmi parandalimin e rënies përsëri nën ndikimin rus të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë rast përplasja është më e madhe sepse në këtë rajon përplasen gjeopolitikat e disa shteteve si Turqia, Rusia Kina. Të tre këto shtete kanë investuar në vende të veçanta për arsye historike, por edhe ekonomike: Rusia në Serbi dhe Mali Zi, Turqia në vendet myslimane si Bosnja dhe ato që kanë komunitete të fuqishëm myslimanë si Maqedonia dhe Shqipëria, madje Rusia dhe Kina, ndërhyjnë edhe në Bullgari e Hungari. Kjo dhe për shkak se BE me 27 shtete, nuk ka politika të qarta të anëtarësimit të shteteve të reja të Europës gjë që ka shkaktuar zhgënjim tek vendet që aspirojnë si Shqipëria. Megjithatë përkrahja e SHBA së Biden në dallim nga administrata Trump, është shumë më e madhe sot për Shqipërinë sidomos në përkrahjen e luftës kundër korrupsionit luftë, e cila ka arritur kulmin në Shqipëri sepse administratat e mëparshme madje dhe e sotmja ka shkaktuar një korrupsion masiv, i cili ka dëmtuar rëndë ekonominë e vendit dhe ka pasuruar në mënyrë të padrejtë individë kryesisht politikanë dhe drejtues. Lufta kundër shkeljeve të ligjit ka marrë një zhvillim të fortë në Shqipëri, por pa ndihmën e SHBA dhe BE kjo luftë nuk mund të fitohet.

Pjesëmarrja e SHBA në shumë drejtime për sa i përket politikës së jashtme dhe ndërkombëtare, ndihma në rivendosjen dhe përsosjen e demokracive në vendet si Shqipëria që aspirojnë të integrohen në BE, por edhe në vende të tjera të botës, tërheqja e trupave nga Afganistani dhe Iraku e Siria, ka vënë në vështirësi këto vende arabe në stabilizimin e demokracisë dhe SHBA ka nevojë edhe për një reflektim -mendoj- për t’u siguruar se kush mund të jetë përparësia në politikën e saj ndërkombëtare atëherë duhet që SHBA të vërë në balancë se kush mund ta dëmtojë atë në të ardhmen: Rusia apo Kina? Në këtë rast vlen konkluzioni i Trump: Kina përbën rrezikshmëri në të ardhmen dhe jo Rusia me gjithë kompleksitetin e saj historik të një BRSS, por që sot është një shtet kapitalist i dëshpëruar për t’u bërë një superfuqi dhe kjo për shkak se edhe blloku perëndimor nuk iu përmbajt marrëveshjes së Rejkjavikut të vitit 1989, ku një nga pikat më të rëndësishme mbeti prishja e sistemit komunist në këmbim të prishjes së koalicioneve luftarake dhe të mospërhapjes në Lindje të influencës perëndimore, por lënien e këtyre vendeve të zgjidhin fatet e tyre duke prishur diktaturën komuniste dhe duke përqafuar demokracinë perëndimore ku shembullin e parë e dha Rumania.

Administrata Biden sigurisht mbetet një administratë shumë profesionale me një bazë të pasur në vendosjen e demokracive perëndimore dhe në ndihmën që u ka dhënë dhe u jep vendeve të tjera në zhvillimin kapitalist.

Sfida është e madhe dhe gjithmonë shpresojmë që përplasja e sistemeve të reja dhe shteteve të reja të fuqishme si Kina, India, Brazili ka një ndikim dhe do të ketë një ndikim të fuqishëm në konkurrencën ekonomiko-financiare botërore, e cila mund të degjenerojë edhe në luftra lokale ndoshta dhe botërore. Kështu që ka rëndësi të madhe se me kë SHBA do të bëjë aleancë për të shmangur katastrofat. Më e mira do të ishte një marrëveshje, por në tregtinë botërore marrëveshjet nuk funksionojnë nëse politikat ndërtohen me kujdes dhe këtu mbetet monumentale fraza e Leninit: “Politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë”. SHBA i ka kapacitetet të bëjë zgjedhjet e duhura.