BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

SHBA ecën me fakte e prova dhe jo me individë

SHBA ecën me fakte e prova dhe jo me individë

Mua patriotizmin dhe respektin, besimin dhe shpresën se vetëm SHBA munden me e çliruar Kosovën ma ka thënë që kur isha i vogël babai im, Sadri KAPITI, i cili na ka edukuar me atdhedashurinë e pamasë për Kosovën, gjë për të cilën kemi kontribuuar aq shumë pavarësisht se Kosova, institucionet e saj as mirënjohjen më të vogël karshi nesh nuk e kanë treguar. Koha e vërtetoi atë se pa SHBA nuk do të kishim sot Kosovën shtet. Tani është bërë çështje publike dhe mediatike “non grata” amerikane për Sali Berishën a thua se ky është problem më i madh kombëtar.

Unë i besoj SHBA-ve dhe nuk i besoj asaj që disa intelektualë e disa media zhurmuese e trilluese të Shqipërisë si dhe disa farë profesorësh të Kosovës janë kundër “non gratës” amerikane ndaj Berishës. Dhe nëse edhe Bashës do t’i vinte një “non grata” nga SHBA unë do të isha po pro SHBA-ve, sepse nuk e di se si mund të jetë e mundur që fantazia e disa individëve edhe “të mençur” të cilët vënë në dyshim vendimmarrjet e Departamentit Amerikan të Shtetit, kur SHBA përtej Atlantikut ndërmori sulmin ajror kundër Serbisë dhe nga SHBA, sot kemi ne shqiptarët shtetin shqiptar të Kosovës. Shpalljet “non grata” nga SHBA janë si rezultat i shumë investigimeve dhe provave dhe nuk merren pse do kjo parti politike apo ajo tjetra.

SHBA ka mbështetur dhe përkrahur edhe Berishën, por edhe Thaçin. Të dy kanë qenë në postet më të larta të shtetit , kryeministra dhe presidentë, të dy i ka mbështetur SHBA. Por Thaçi sot është në burg, dhe madje edhe pa arritur që ta përfundojë mandatin si president i Kosovës atij iu vunë prangat. Dhe a mos duhej që në Kosovë mbështetësit e tij dhe Partia Demokratike të organizonin foltore e protesta kundër këtij rasti. Mua nuk më vjen aspak mirë që një president shqiptar të dalë para drejtësisë, por ama drejtësia është drejtësi dhe duhet respektuar. E di shumë mirë se disa intelektualë e profesorë nga Kosova e kanë mirëpritur dhe mezipritur arrestimin e Thaçit, por si ka mundësi që po këta janë kundër SHBA-ve pse ajo shpalli “non grata” Berishën. Lulzim Basha kundër Berishës bëri diçka normale, e largoi atë përkohësisht nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe nuk e përjashtoi as si deputet e as si anëtar partie. Kjo është diçka më se normale, se nuk mund të jetë e pranueshme që në një parti të madhe dhe kryesore si PD e Shqipërisë të kishte në Grupin Parlamentar të saj një deputet të shpallur “non grata”, ashtu sikurse një gjë të tillë do të duhej ta bënte edhe Partia Socialiste nëse edhe asaj i vjen ndonjë “non grata” p.sh. për Edi Ramën apo për ndonjë deputet e ministër.