BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

SHBA, kundër tentativës politike që anulon SPAK dhe BKH

SHBA, kundër tentativës politike që anulon SPAK dhe BKH

Pozita dhe lidershipi i saj, akuzon opozitën për pengesë në reformën e drejtësisë dhe sidomos dy momenteve kryesore, të cilat janë SPAK dhe BKH!? Të gjithë akuzojnë të gjithë në këtë çështje! Unë personalisht jam i qartë se kush është shumë i interesuar, që të mos përfundojë reforma në drejtësi dhe sidomos të mos fillojnë punë të dy institucionet e hetimit si SPAK dhe BKH! Ky person tragjikomik politik, por dhe ai mbas tij në opozitë, por dhe shumë mbas tyre në pikërisht opozitë dhe ka plot dhe në pozitë, nuk e duan këtë reformë dhe nuk duan këto sisteme të reja institucionesh, aspak në duart e tyre dhe të politikës! Në fakt, establishmenti anti reformë në drejtësi, nuk do të largojë gjyqtarët dhe prokurorët e emëruar politikisht, pasuruar kriminalisht dhe bërë karrierë korruptivisht! Edhe në paraqitjen e tyre për Veting është ONM që nuk i kalon dhe po i shkatërron dhe jo kaq shumë shqiptarët që mbajnë pretencën e tyre në sallën ku bëhen "filmat" e vetingut të gjyqtar-prokurorëve!? Dihet se ONM kontrollohet nga amerikan europianët! Më vjen keq ta them këtë, por shqiptarët "veting" bëjnë vetëm po të ishin nën diktaturë, sepse jua bëna ajo "mirë e mirë"! Por vetes jo! Pranojnë të jetojnë nën krim, nën korrupsion dhe nën pisllëk imoraliteti politik dhe nuk tentojnë një herë të mbushin sheshet dhe rrugët për të vendosur ligjin, aty ku ka vendin dhe të mbyllet kjo histori! Jo nuk e bëjnë! I thonë burrë i mirë një mjeku që vjedh, një infermieri që vjedh, një pedagogu, një ministri, një polici, një politikani, një deputeti, një kryeministri dhe kur vjen dita e drejtësisë, fillojnë ulërijnë, qajnë dhe zemërohen për një akt të drejtë mbi të akuzuarin për krim! Po po, deri atëhere mund ta kenë sharë dhe llapaqenuar, por kur vjen "drejtësia", shqiptarët kanë mëshirë për horrin, hajnin dhe kriminelin! Pse? Sepse jemi një shoqëri akoma nën hije të diktaturës dhe tiranisë përpara saj, ku burgu dhe drejtësia ishin padrejtësi dhe shtypje! Kaq na ka mbetur në kokë dhe kaq "trimëri" kemi për ligjin, duke treguar mëshirë për hajnin dhe kriminelin e çfarëdo lloj ngjyre! Nejse, e dërguara e Trump në Shqipëri tha qartë në kushtet ku të gjithë akuzojnë të gjithë dhe në kushtet ku sidomos opozita ka probleme të mëdha me ndërtimin e SPAK dhe BKH-në, duke propozuar sisteme paralele me anën e Kuvendit, për ti nxjerrë jashtë loje pikërisht SPAK dhe BKH?! Qëllimi i tyre është pikërisht kjo! Anulimi i funksionit të SPAK dhe BKH! Elisabeth Millard thotë: “Është gjithnjë mirë të shihet se çfarë mund të bëhet dhe mund të jetë një rol i rëndësishëm për opozitën dhe qeverinë që të punojnë për të parë se çfarë mund të bëhet tjetër, por mendoj se çelësi është ngritja dhe funksionimi i këtyre institucioneve të rëndësishme (SPAK dhe BKH), mendoj se ky duhet të jetë fokusi në këtë moment”, tha ajo. E dërguara e Trump në Tiranë qëndroi 3 ditë në vendin tonë, ku pati takime me shumë zyrtarë. Ajo deklaroi se ka kërkuar informacione të qarta për ngritjen e organeve antikorrupsion, pasi sipas saj, aty duhet të fokusohet e gjithë reforma në drejtësi. “Ndonjëherë ne në Amerikë përdorim shprehjen “nëse do të ishte e lehtë, do të ishte bërë me kohë”, por ja ku jemi. Kjo është një fushë e rëndësishme për të punuar së bashku dhe mendoj se një nga gjërat që po presim janë rezultatet konkrete dhe e di që janë planifikuar disa institucione në vend. Unë u informova për SPAK-un dhe BKH-në, që mendoj se do të jetë institucione kyçe, të cilat ndërsa do mund të bëjnë punën e tyre të rëndësishme, do të ndihmojnë që të shohim përparim thelbësor në këtë fushë të rëndësishme”, tha ajo. Ajo ja ka prerë shkurt PD-së dhe rreth rrotullakëve të saj dhe Kryemadhit në veçanti, por dhe disa "trimave të pasur" në PS dhe rrethrrotullakëve të saj, andej këndej! E dinë amerikanët që nuk është e lehtë dhe e kuptojnë ata se çfarë loje luan Basha dhe ai pas tij, me propozimin anti SPAK dhe anti BKH! Në fakt të gjithë akuzojnë të gjithë për SPAK dhe BKH! Po pse?! Janë dy strukturat që do të prekin si veting politikën dhe unë po citoj një shkrim të pikërisht gazetës SOT në 7-9-2017: Reforma në drejtësi nuk do të prekë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, pasi pas tyre do ta kenë radhën politikanët. Pas vetingut i hapet rruga ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këto dy organe pritet që të sjellin tërmet në Shqipëri dhe në fund të vitit pritet të ngrihen. Por si do ngrihen Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe Byroja e Hetimit? Sapo të jetë ngritur KLGJ dhe KLP do bëhen shpalljet për vendeve vakante në këto organe. Fillimisht SPAK pritet të punojë me rreth 10 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa më pas stafi do të shtohet. Ndërkohë Byroja e Hetimit do jetë një tjetër organ, i cili do hetojë vetëm zyrtarët e lartë, pasi SPAK do ketë në vëmendje dhe krimin e organizuar. Në Tiranë kanë mbërritur disa agjentë të FBI dhe ata janë duke trajnuar disa të rinj për t’i bërë anëtarë të Byrosë së Hetimit. Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues. Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt. Një agjent i FBI do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë udhëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajnime. Nga ana tjetër edhe në SPAK SHBA-BE do kenë zyrat e tyre. Elementi tjetër është që fokusi i saj do jetë vetëm korrupsioni në nivele të larta, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, etj. Ndërsa Prokuroria e Posaçme do fokusohet te krimi i organizuar dhe te korrupsioni në nivele të tjera. Edhe pse Byroja është organ varësie i SPAK, ajo do funksionojë si në një godinë më vetë dhe do ketë detyra specifike.

Dakord, dhe kush më shumë se ata që tani propozojnë një "institucion vetingu nga parlamenti" janë kundër SPAK dhe BKH?! Kush ka sabotuar më shumë deri tani për ngritjen e këtyre dy institucioneve dhe kush ka mendimin se "të huajt duhen përjashtuar nga reforma dhe vetingu" pikërisht në politikë! Nuk e di se sa mund të jetë e qartë shoqëria jonë që shpesh herë ka mëshirë për mjekun hajdut, për gjyqtarin hajdut, për prokurorin hajdut dhe për nëpunësin hajdut! Por amerikanët dhe europianët, janë të qartë se kush pengon dhe kush po bën të pa mundurën që reforma në drejtësi, por sidomos SPAK dhe BKH të dështojnë! Të shikojmë në se do t’ja dalin kësaj rradhe! Jo me ne poshtë jo, por me ata, që kanë në dorë punën e ligjit në SPAK dhe BKH! 

Nga Besi BEKTESHI