BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Sheikët e bashkive dhe komunave përballë furtunave

Sheikët e bashkive dhe komunave përballë furtunave

Në lëmin e korrupsionit në Shqipëri, në këto 30 vjet të ashtuquajtura demokraci, që ka qënë anarshi, kanceri i korrupsionit ka prekur gjithë strukturat shtetërore që kanë shirë sa majtas djathtas me divizën: që sa ke karrige, ha merr dhe ik, se s’të vjen më ky çiflig. Ndryshimi i sistemit erdhi si një uragan i shkatërrimit të ekonomisë kombëtare 50 vjeçare dhe përvetësimi dhe grabitja e gjithë resurseve nga drejtuesit e ndërmarrjeve, uzinave, fabrikave dhe plantacioneve me pemëtore, agrume, ullinj dhe institucioneve shtetërore. Paralizimi i gjithë ekonomisë, i hapi rrugë korrupsionit duke përvetësuar ndihmat dhe kontributet e ndërkombëtarëve nga një grup i privilegjuar njerëzish që ishin pararendësit e “demokracisë”, ose më saktë të hajdutërisë. Kjo shtresë e pseudodemokratëve duke përvetësuar pasurinë e popullit, që ishte një kapital i akumuluar nga puna skllavëruese, e papaguar e punëtorëve dhe fshatarëve dhe ndihmat e ndërkombëtarëve, që vërshuan nga shumë vende të botës, krijuan një klasë pasanikësh si spekulator mjeshtëror, që nisën rrugën e biznesit. Paralelisht me hajdutokratët e pasurisë kombëtare, u futën në garë dhe pushtetarët e niveleve të larta dhe të ulëta duke komunikuar në mënyrë kapilare, nga ministritë, te komunat dhe bashkitë. Korrupsioni mori qytetarinë dhe preku politikën, qeverinë dhe gjithë shoqërinë. Me përtesë, apo me shumë vonesë, drejtësia ka filluar të stigmatizojë disa kryetarë të bashkive, që kanë abuzuar me tenderat apo privilegjet, që kanë krijuar për një kastë të privilegjuarish të pushtetit në bazë. Kohët e fundit vërejmë se SPAKU, i ka ndezur motorët e alarmit të furtunës, që nisin nga pushteti vendor me kryetarët e bashkive, që premton se do ngjitet me ashensorin e drejtësisë në pushtetin qendror, ku preh e gjahut do të jenë dhe ministrat e radhës. Ky sinjal alarmi, ka ngjallur një shpresë dhe optimizëm në popull, se drejtësia u zgjua dhe do korri pa dallim, sa majtas djathtas, çfarëdo gjahu që t’i dalë përpara. SPAKU, ka nisur me pak, por shpresojmë se do fusi në lak “nuset” e pushtetit me duvak, që kanë tre mandate që shijnë me tendera me përqindje të lartë dhe s’dinë ku i kanë, pronat, pasuritë dhe paratë. Në sytë e publikut është fiksuar portreti i Fatos Tushes, për abuzime me tendera, që është i freskët, por është harruar kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika që u arrestua dhe pastaj u lirua, sepse korrupsioni i kryebashkiakut u transferua te gjykatësi, që e deklaroi të pafajshëm. E njëjta tablo është me kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu, që e shpëtuan nga dënimi liderët e Partisë Demokratike, që e kishin besnik në atë karrige. SPAKU, duhet ta hetojë se si shpëtoi Shpëtimi dhe Mziu dhe në vend të tyre të shkojë para drejtësisë gjykatësi që i ka gjykuar, ose t’i bashkojnë të tre bashkë në një furrik. Nuk janë të pakët rastet, kur kryetarët e bashkive zgjidhen tre mandate rresht. Pas tre mandatesh shpëtoi Vlora nga Shpëtimi, Durrësi nga Dako, Kamza nga Mziu, Lushnja nga Tushe, e shumë bashki të tjera, që u ka mbirë korrupsioni te dera. Në një karrierë 12-vjeçare disa kryebashkiakë, e kryetarë komunash kanë vënë pasuri të paimagjinueshme dhe sot janë pronarë lokalesh, hotelesh, restorantesh, tokash dhe depozita bankare brenda dhe jashtë shtetit, në shifra të pabesueshme. Sot ata së bashku me disa ministra, janë sheikët e Shqipërisë. Pasuritë e tyre e kanë burimin kryesisht te korrupsioni me tenderat. Veprimet korruptive me tenderat i kanë sjellë vendit një dëm shumë të madh në infrastrukturën, urbanistikën dhe planimetrinë e qytetit. Ujkomania e kryebashkiakëve, ka bërë që të shkatërrohet konfiguracioni i qyteteve, veçanërisht ato bregdetare si Durrësi, Vlora, Saranda e deri te qytete të vogla si Orikumi, ku është prishur komunikimi me detin apo me malin, pasi janë bërë pallate kryq e tërthor, duke mos u ndalur makutëria e kryebashkiakëve dhe aleatëve të tyre drejtor. SPAKU, duhet të ndalet në të dy anët e “lumit” të demokracisë. Te e majta duhet të gjykojë shpëtimët që i kanë shpëtuar drejtësisë dhe te e djathta mëzinjtë e babalet, që me babëzitë e tyre nuk ndalen dhe nga drejtësia nuk duhet të falen. Korrupsioni i kryebashkiakëve nuk duhet të kufizohet te tenderat, por edhe te shpërdorimi i fondeve publike, që i kanë përdorur për paisje zyrash me një luks sheikësh, për udhëtime jashtë vendit, për ceremoni e bankete të pajustifikuara. Në dukuri të tilla s’është përgjegjësi e drejtësisë, por e qeverisë, që i lënë të livadhisin si të duan “pronarët” e bashkive dhe komunave. SPAK-u, nuk duhet të harrojë ministrat e radhës që kanë qarkulluar duke vjedhur e përvetësuar fondet publike, që janë larguar nga pushteti, duke festuar fitoret e hajdutërisë. Sot kemi një administratë të veshur me kostumin shtetëror, që është e korruptuar nga drejtori te nëpunësi, që sa hyn në zyrë, s’të shohin në sy, por në duar. Korrupsioni është futur në çdo qelizë dhe është bërë modë e të qënit punonjës administrate, duke filluar nga drejtorët qendrorë dhe duke zbritur te drejtorët e bashkive, të doganave, tatimeve dhe nuk ndihen të kërcënuar e frikësuar, se shteti është asfiksuar. Emërimet në administratën publike, janë nepotike, me një klientelë që lufton për karrige dhe si dridhet qerpiku. Sundimtarët shtetar harrojnë, por populli i vuajtur nuk harron dhe i kujton aktorët e mashtrimit dhe përvetësimit, duke filluar nga politikanët, kryeshtetarët dhe duke zbritur te shembujt e njohur si Kryeprokurori Llalla, Guvernatori i Bankës Fullani e deri te gjykatësi Gjin Gjoni, e shumë të tjerë që janë në karrierë. E gjithë kjo shpurë hajdutësh është lehtësisht e identifikueshme si nga Kryeministri dhe drejtësia dhe s’ka nevojë të dyshosh, t’i akuzosh, t’i penalizosh, por mjafton të shikosh vilat, hotelet, restorantet, trojet dhe tokat, pa folur për depozitat bankare dhe në asnjë rast s’je i gabuar. Po risjell për lexuesin një fakt real nga koha e monizmit. Në një fshat të Dibrës, në Murr, shteti kishte akorduar një fond për ndërtimin e një shkolle të mesme bujqësore. Nga fondi i shkollës, kryetari i kooperativës dhe sekretari i partisë kishin përvetësuar një pjesë të fondit dhe kishin ndërtuar nga një shtëpi për vete. Një plak i moçëm i bën një letër anonime Enver Hoxhës, ku i parashtron situatën. Sipas praktikës së Komitetit Qëndror të Partisë, dërguan dy instruktor për të verifikuar letrën. E mblodhën popullin e kooperativës edhe në prezencë të Kryetarit Degës Punëve të Brendshme, që ishte mik i dy drejtuesve dhe iu kërkua që të flisnin. Nga frika askush nuk foli. Ikën instruktorët dhe pa sosur ata në Tiranë mbërriti letra tjetër anonime, që krijoi një shqetësim për udhëheqjen e lartë. U nisën dy instruktorë të tjerë të porositur që në presidium s’do ketë asnjë kuadër të fshatit veç dy të deleguarve, që i bënë thirrje popullit të mos kenë frikë se është porosi e shokut Enver. Në këtë situatë merr guximin letërshkruesi, një burrë i moshuar dhe iu drejtohet dy të deleguarve me dialektin dibran: “O të delegum, urdhëro fol i thanë ata. E shikoni çi atë vilë atje (e tregon me gisht), ajo është e Krietarit të Kooperativës or t’ai. E shikoni çi atë vilën tjetër, ajo është e sekretarit të partëis. A kanë vjedh a s’kanë vjedh, un sun di gjë. Veçse kam një kërkesë: “që çi atë kurs ta bëj në verë, se sun e bëj dot në dimër se jam plak””. Instruktorët se kuptonin gjuhën ironike të dibranit, por ja deshifruan disa të pranishëm, që për këtë denoncim që bëri do ta fusin në burg. Pa folur për peripecitë se është temë e gjatë, edhe prokuroria edhe qeveria, s’kanë arsye të lodhen gjatë, por të filtrojnë pasuritë e pushtetarëve, ato flasin vetë dhe s’kanë nevojë për ekspertë. Pushteti në këto 30 vjet është ngritur mbi katër këmbë të fuqishme si: “militantizmi, nepotizmi, klientelizmi dhe krahinarizmi, duke mohuar meritokracinë. Ky sfond i ka deziluzionuar të rinjtë dhe ka bërë të kenë humbur besimin dhe shpresën te pushteti dhe të marrin arratinë nëpër rrugët e Europës dhe të botës. Duke mos funksionuar meritokracia në kriteret e punësimit, ka lulëzuar mediokriteti dhe kanë hyrë në dyert e administratës së shtetit të paaftët dhe shumë specialistë ekselentë, që kanë mbaruar në universitetet më prestigjioze të botës, nuk janë pranuar nga pushteti i korruptuar. Ministrat, drejtorët, kryebashkiakët apo komunarët, e quajnë institucionin si pronë private dhe sillen si padronë me vendin e punës duke e shitur si mall tregu. Qytetarët nevojtarë e quajnë të natyrshme që për të siguruar një vend pune duhet paguar. Çmimi varet nga punëdhënësi. Zyrat e shtetit janë kthyer në ferr, punësimi te privati një humnerë. Për të çrrënjosur këtë virus të së keqes së përbashkët duhet që SPAK-u, nga njëra anë dhe Kryeministri nga ana tjetër, duhet të sillen si spartanë për të çrrënjosur këtë psikologji virusale që ka hedhur rrënjë të thella në ndërgjegjen shoqërore.

Në këto 30 vjet, populli shqiptar ka parë qamet dhe vetëm drejtësi pret. Kohët e fundit kanë dalë mbi ujë korrupsione nga disa kryebashkiakë, por flagrant është rasti i tenderit të Ministrisë së Brendshme për uniformat e Policisë së Shtetit. Kur dëgjon raste kaq flagrante natyrshëm lind pyetja, se këta shtetarë ku e gjejnë kurajon të abuzojnë me fondet publike, a nuk kanë sado pak një ndjenjë frike. Nga ju buron kurajo dhe fuqia: nga injoranca, grykësia, makutëria, paaftësia apo nga padija. Rastet janë të njohura dhe të denoncuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por as ministrat, apo kryeministrat nuk janë shqetësuar dhe s’janë ndalur për këtë situatë të kontaminuar. Kryeministri Rama i paralajmëroi kryetarët e bashkive se për çdo abuzim në detyrë nuk do ta kenë përkrahjen e qeverisë. Kjo është njëra anë e medaljes, ana tjetër është se kryeministri duhet t’i penalizojë rreptësisht kryebashkiakët në rrugë administrative për çdo shkelje që konstaton. Korrupsioni e krimi në këto 30 vjet kanë lulëzuar, se nuk janë ndëshkuar. Populli shikon, dëgjon e mediton, por nuk beson, se një ditë do ndëshkohet ky korrupsion që po lulëzon. Koha po vërteton se të majtë e të djathtë, në korrupsion janë aleatë, u është ngjallur oreksi janë bërë lugat, duke filluar nga poshtë lartë. Konstatimet, apelimet e dënimet nongrata, nuk bëjnë të mundur të ndryshojë situata. Vetëm kur të ketë dënime penale dhe të sekuestrohet pasuria e përfituar me abuzime e korrupsion, vetëm atëherë situata ndryshon. Ndryshe të korruptuarit janë zotër të vendit. Balzaku thotë se: “Privilegjin për ta ndjerë veten kudo si në shtëpi të tyre e kanë vetëm mbretërit, prostitutat dhe vjedhësit”. Këto tre kategori shoqërore, në Shqipëri kanë bërë histori, se s’ka pasur drejtësi, veçse pandëshkueshmëri. Urojmë që SPAKU, mos ta ketë fushatë. Populli duhet të udhëhiqet nga deviza: “Denonconi, denonconi, denonconi, kurrë mos pushoni, ndryshe nuk do shpëtoni”.